LAJMI I FUNDIT/ Plagosja e Erjon Vishkullit, Karamuço jep DETAJE: Prokurori e di nga ka ardhur ρΙumbi, mbaj përgjegjësi për këtë! Ju tregoj pse u sekuestruan kamerat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar plagosjen e Erjon Vishkullit, i cili u godit në sy me plumb gome gjatë protestave në Tiranë. I ftuar në emisionin “Noë” me Erla Mëhillin, Karamuço u shpreh i bindur se prokurori që po heton ngjarjen tashmë e di se çfarë ka ndodhur.

Sipas tij, veprimet hetimore të kryera deri tani tregojnë se prokurori ka krijuar një panoramë të qartë të ngjarjes. Karamuço nuk dha në pjesën e deklaratës së përcjellë detaje të tjera për provat apo përgjegjësit e mundshëm të plagosjes.

“Në Amerikë kanë një sistem që quhet përditësim. Prokurori i çështjes duhet të dilte dhe të informonte publike mbi veprimet që po bëhen dhe nuk dëmtojnë hetimin. E them me përgjegjësi, prokurori e di se çfarë ka ndodhur. Para se t’i sekuestronte kamerat, i ka parë. Para se të sekuestronte armët, i di se nga ardhur plumbi.

Gjithashtu edhe nga Italia kanë ardhur të dhëna në rrugë operative, por duhet të vijnë me letërporosi. Për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo çështje, Prokuroria duhet të hapë dyert për transparecën. Kryesorja është se çfarë ka gjetur dhe për çfarë dyshon. E ka detyrim. Prokuroria ta bëjë detyrën si institucion europian perëndimor”, tha ai.