Natën e kësaj të enjte, 9 nëntor, Arjanit Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador.
Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin. Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.
Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerët i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë dërguar në një tjetër qendër shëndetësore kur ndërroi jetë pas disa minutash.
Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë.
Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks(vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin,
me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Millosh Obrenoviqi, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane. Millosh Obrenoviqi vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.
Një person i quajtur Miljan Vidovic ka rrahur pamëshirshëm një kamarier në oborrin e një restorani në Serbi. Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur shumë reagime sidomos pas një videoje tjetër ku vëllai i sulmuesit, një kickboxer, shihet duke kërcënuar pronarë të lokaleve me reket, e të cilën më pas e demantuan si një shaka. Por, sipas portalit Klix videoja në Fruska Gora duke rrahur kamarierin nuk duket shaka.
Në video shihet se si personi me emrin Miljan godet kamarierin pasi ai gjoja i është drejtuar vajzës së tij në menyrë të pahijshme.
Derisa godet kamarierin me shuplaka dhe grusht ne barkë ky person shoqërohet nga dy burra tjerë. Sipas mediave në Bosnjë, vëllezërit Vidoviq janë nga Bijeljina dhe të dy ishin kikboksier të suksesshëm. Ata janë të njohur për policinë për disa krime, përfshirë edhe rrëmbimet.
Miljan Vidoviq gjatë është filmuar në shoqërinë e banditëve të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq, para tubimit të SNS-së në Pançevë.
Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga njëpohim i tillë.
Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately”(për një farë kohe) u shqiptarizuan.
Admirali Pavlos Kountouriotis – Presidenti i parë i shtetit grek, arvanitas. Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president 2 herë rrjesht. Sot,po bëhen përpjekje për të na bindur, se edhe në jugun e Shqipërisë, jeton një shumicë e «popullsisë autoktone greke».
Atëhere studiuesi Aristidh Kola guxon të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »
Ku qëndron e vërteta?
Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij « Mjeshtria e Historianit » shprehet : «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi…do t’ia lëre vëndin shijes së informimit » (f84M.B. ) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike. Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….
“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)
“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)
“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)
“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)
« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)
« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.)
Gjenerali Theodoros Pangalos – Presidenti i dytë i shtetit grek, arvanit.
Mund të rendisim edhe shumë dëshmi të tjera në këtë drejtim.
Këto dëshmi, jo vetëm që nuk përmënden nga ana e historiografisë sonë, por shpesh nga akademikët dhe sidomos « analistët » dhe « gazetarët »(pa përgjithsuar), janë quajtur si «nacionalizma, qe ju ka ikur koha në shek XXI».
Por si u arrit, që kjo shumicë shqipfolëse, të kthehej në minorancë?
Kjo u bë realitet, për shkaqe të politikës ndërkombëtare. Më 3 shkurt 1830, Kongresi i Londrës krijon një mbretëri të ashtuquajtur greke.
Vetë Anglia, qysh më 1830, nuk donte që mbretëria e re të kapërcente malin Parnas. Kjo, thoshte ajo, pasi nuk ka Grekë më pertej. Nga Parnasi në Pind, banorët janë pothuaj të gjithë Shqiptarë dhe Vllehë. Meqë raca greke, ose e greqizuar, nuk i kalonte 350 mijët, u pa e udhës që kjo mbretëri e vogël të shtrihej deri në Pind, dmth deri në gjirin e Prevezës dhe të Lamisë „(f435Zh.F.)
Janë disa faktorë, që e bënë gjuhën greke, gjuhë zotëruese të popullsisë në Jugun e Gadishullit Ballkanik mbas shekullit të XIX.
Faktori i parë ka qenë politika shfarrosëse që u ndoq ndaj popullsisë shqipfolëse, duke shfrytezuar besimin fetar.
– Lufta e nisur në vitin 1821 me synimin për t’u çliruar nga sundimi osman, u shndërrua në një luftë civile, e drejtuar kundër shqiptarëve musliman. Por ngjarjet e atyre viteve treguan, se nuk u kursyen nga kjo fushatë, as edhe shqipfolësit ortodoks.
– Së dyti, marrëveshja me Turqinë për shkëmbimin e popullsisë muslimane (turke) në shtetin helen, me ate greke (ortodoksë) në Turqi. « Popullsitë e reja hynë gjatë periudhës së krijimit të shtetit grek si dhe pas vitit 1922 (bëhet fjalë për shkëmbimin e popullsisë turke të Greqisë me popullsine greke të Turqisë. Në 1922-in sipas marrëveshjes dy palëshe ku 1 3000 000 banorë erdhën në Greqi dhe 500 mijë “turq” ikën në Turqi.
Pas 1922, vijnë në Greqi popujt grekë të Azisë së Vogël, të cilët sjellin zakone dhe tradita të reja në Greqinë deri atëhere të mbizotëruar nga arvanitasit (f 351 A .K.) Shumë shqiptarë muslimanë, duke i etiketuar si “turq”, para dhe mbas Luftës së II-të Botërore, u zbuan me dhunë nga tokat e tyre, drejt Turqisë dhe vendeve të tjera përreth.
– Dhe së treti, përpjekjet për mosarsimimin në gjuhën e vatrës, e popullsisë shqipfolëse dhe lufta psikologjike që i bëhej asaj.
Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936.
« Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte, Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)
Gjithashtu u ndalua vënia e emrave shqiptarë.
Deri para disa dekadash, në fshatrat arvanitase të Biotisë (dhe në pjesën tjetër të Greqisë) ekzistonin sa e sa emra helenë (arbërorë) si p.sh. Platon, Pindar, Epaminonda, Pelopida, Pluton, Aristidh, Themistokli dhe më pas u ndaluan pagëzimet me kësisoj emrash dhe u zëvëndesuan me emra hebraikë si: Joanis, Thomas, Jakovos, Maria etj (f 522A.K.)
Për të shuar çdo gjurmë të kësaj “shumice shqipfolëse”, shumë figura të njohura të periudhave, që nga lashtësia dhe deri në shk 19, që kanë bërë historinë e Greqisë, në tekstet historike paraqiten me origjinë të ndryshuar. Këto falsifikime e kanë zanafillën që në periudhën bizantine e deri në ditët e sotme.
“Shumë shpesh ka ndodhur që grekët t’i përvetsonin emrat e personazheve të shquara dhe t’iu shtonin një emër tjetër të gjuhës së tyre të gjinisë mashkullore” (f281N.V.)
Në Simpoziumin për periudhën fanariote, zhvilluar më 21-25 tetor1970 mbajtur në Selanik nga D.Soutzo, familja thesprote Gjika, emërtohet si familje princërore greke e Vllahisë dhe Moldavisë (f136P.P). Kohët e fundit u bë përpjekje e organizuar dhe perfundimisht e dështuar që të provohej se të gjithë këta heronj arvanitas (Kolokotrone, Grive, Andruce madje dhe Suliote) ishin vllehë! » (f480A.K.)
Ndryshimi i etnisë u është bërë jo vetëm figurave të shquara historike, por edhe fiseve të tëra shqipfolëse. Fisi i famshëm i suliotëve nga historiografia helene paraqiten si grekë. Për të fshirë faktet historike, metoda e ndjekur ka qënë ajo e zhdukjes së dokumentave të shkruara.
Nga fisi i gegëve thuhet se vijnë shumica e farave suliote dhe kjo do të ishte një pikëpamje e sigurtë, sikur qeveritarët me Maurin dhe Papakostën nuk do të digjnin arkivin e farës suliote të Boçarëve, që deri atëhere (1832) e ruante si një send të shenjtë Noti Gj. Boçari në Amfisë. (f 258A.K.)
Po sa është popullsia arbërore sot në shtetin Grek ?
Sipas Aristidh Kolës, Arvanitasit që ndodheshin në Greqinë e 1922, përbënin shumicën epopullsisë greke (f397 A.K.) Ndërkohë që sipas të dhënave greke ,më 1928 vetëm 18, 773 qytetarë e quanin veten shqipfolës.
Historiani Sherif Delvina shprehet :Nuk bej gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi.
Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, Eubea, Morea e zona të tjera që megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtë të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Helladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Atje dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitete arbërore . (« Lidhja » nr.25 v1991)
Sipas të dhënave po të vitit 1991, shteti Grek njihte një shifër prej 50 mijë shqiptarofolës duke harruar sigurisht regjistrimin mbi baza etnike të popullsise, si dhe emigrantët e pas viteve 90. Në paraqitjen e librit të Thanas Moriatit, ishte edhe deputeti i Pasokut ,arvanitasi Teodor Pangallos, i cili tha: “Arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, pasi ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e “gëlltitën” të shkuarën e tyre ,sepse në mënyrë fanatike qenë të bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën e mësuesve arritën ta zhduknin gjuhën arvanitase…” .Edhe në ditët e sotme, arbërorët përbëjnë një numër të rëndësishëm të popullsisë në shtetin helen.
Shumë prej tyre as që e dinë etninë e tyre të origjinës. Për këtë qëllim, ka vetëm një mjet: Të njihet e vërteta HISTORIKE ! /usalbanianmediagroup.com/
Teksa shqiptarët janë janë ngritur në protestë për rastin tronditës të 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja në kopësht, Genta Gjalpi ka shokuar me deklaratën e saj në një InstaStory.
Ish-banorja e “Big Brother” në një intervistë virtuale me ndjekësit ka thënë se nëse ka pasur ëndërr të bëhet mësuese por fatmirësisht nuk u bë pasi sipas saj fëmijët janë të pabindur e do i ‘degjeneronte në shpulla’.
“Kam pas ëndërr të bëhem mësuese. Po më mirë që nuk u bëra. Me këta nxënës që janë në qarkullim do i kisha degjeneruar në shpulla se janë shumë të pabindur”, shkruan Genta Gjalpi para 223 mijë ndjekësve në Instagram.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka rrugë tjetër, përveç grevës së urisë, pasi opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese
Nga gazetarët, Berishës iu kujtua edhe deklarata e tij kur ishte kryeministër dhe u thoshte opozitës së asaj kohe që “ejani në katin e parë të kryeministrisë që të bëni grevë urie”.
Berisha ironizoi duke u shprehur se greva e socialistëve në atë kohë ishte me pica dhe bërxolla.
Pyetje: Opozita po diskuton mbajtën e grevës së urisë, por nëse kthehemi në kohën, ju ironizonit opozitën në atë kohë duke i thënë ejani në katin e parë të kryeministrisë bëni greve? A ju step kjo deklaratë e bërë nga ju që të mbani grevën e urisë?
Sali Berisha: Greva e urisë e filluar nga Edi Rama, po të them një gjë. Nga kjo konferencë shko te piceri era, shko aty, merri faturat dhe po të garantoj që dy vakte ishin piza dhe një vakt dërgohej bërxolla. Absolutisht. Unë sigurisht nuk mund ta pranoja për uri një grevë. Unë kisha porositur që të ruhej siguria e tyre. Filluan të thoshin kemi ftohte. Unë i thashë hajdeni në katin e parë të kryeministrisë, nuk i konsideroja armiq ata.
Ajo grevë urie nuk ishte. Të gjitha mund ti filmonim, por nuk doja ti turpëroja.
Pyetje: Nëse jemi sot, e diskuton opozita mbajtjen e grevës së urisë të vërtetë, është si opsion kjo?
Sali Berisha: Është e vërtetë. Nuk kemi rrugë tjetër. Ne Edi Rama nuk mundet kurrë të na mohojë të drejtat tona kushtetuese.
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e futbollistit 14-vjeçar, Drinor Berisha. Berisha ishte futbollist i shkollës së futbollit të Malishevës.
“E nderuara familje Berisha. Të nderuar drejtues dhe staf i FC Malisheva. Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen tragjike të më të dashurit tuaj, futbollistit të gurpmoshave të reja të FC Malisheva, Drinor Berisha. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen tonë për humbjen e një djaloshi të ri dhe të talentuar sikur Drinori.
Ikja e tij e hershme nga kjo botë preku zemrat e gjithsecilit në komunitetin e futbollit dhe ndali në lule të rinisë ëndrrat e tij. Drinori ishte një djalë i talentuar që ndriçoi rrugën e futbollit me pasionin dhe aftësitë e tij. Në këto momente jemi pranë familjes Berisha, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e Drinorit do të jenë burim ngushëllimi dhe force për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar FFK-ja të enjten.
Ngushëllime familjes Berisha i ka shprehur edhe skuadra e Malishevës. “Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcën për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari. U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël”, ka shkruar ndër të tjera Malisheva.
Eralda Rama 18 vjeç me banim në Koplik i ka dhënë fund jetës së saj dje në mënyrë tragjike. E reja ka konsumuar fostoksinë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ajo është dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’ia dalë.
Shkaqet që e çuan të renë të ndërmerrte këtë akt të rëndë për jetën nuk janë bërë ende me dije.
E reja në lule të jetës, ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga shoqëria dhe të afërmit në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur hidhërimin e tyre për ikjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË
Mesditën e djeshme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.