Xhensila dhe Besi drejt diυorcit, ja detaji që i zbυΙon sekretin

Kohë më parë u përfol për një krizë që po kalonte çifti i artistëve Xhensila e Besart Kallaku, por me lindjen e vogëlushes duket se zërat u shuan.

Sipas “Artistët Shqiptarë” dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.

Arsyjet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë konfirmohet edhe në Instagramin e Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të.

Në ambiente publike këngëtarja është parë në gjendje jo të mirë, për shkak të periudhës që po kalon. Xhensila nuk u pa as në dasmën e kantautorit Irkenc Hyka i cili është mik i ngushtë i familjes Kallaku.

Kujtojmë që Xhensila dhe Besi janë prindër të dy fëmijëve.

E ραpritur! Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja në cilin televizion do e shihni

Qëkur Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”, të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion. Prej kohësh, Arbana i është përkushtuar biznesit të saj, duke u shkëputur hë për hë nga ekrani

Por duket se shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër. Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detajet e projektit. Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi. Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”?

Teksa Ledioni u rikthye në ekran dhe Arbana u konfirmua se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit, Big Brother, kanë nisur të dalin në sipërfaqe edhe inatet e vjetra me koleget. Dikur kolege nën një logo, duket se dy vajzat paskan pasur disa inate, që ne nuk i kemi ditur. Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”.

Kaq mjaftoi dhe thashethemet nisën, duke menduar që ky është një thumb për Arbanën. Kujtojmë se para se “Big Brother 1” të niste, Luana përflitej si një ndër emrat e mundshëm për ta moderuar këtë format.

Pas suksesit me “Shiko kush Luan”, u duk sikur Luana u shndërrua në imazhin ikonë të ekranit, teksa Arbana ishte ende pa një emision pas lindjes së djalit të dytë, si dhe përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur”. Por, gjithçka u mbyll shpejt për Luanën, kur kjo e fundit kuptoi që në fakt, Arbana ia kishte marrë “Big Brother”. Ishte kjo dhe arsyeja e largimit të saj nga televizioni ku ishte pjesë që 15 vjeç./Panoramaplus

Lajmi fundit: Clevio Serbiano pëson atak kardiak

Reperi i njohur nga platforma “TikTok”,Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Clevio Serbiano, ka pësuar përsëri atak kardiak.

Mësohet se ai ka bërë një ndërhyrje, e cila ka rezultuar e suksesshme.

Kujtojmë që pak kohë më parë, reperi pati një sulm në zemër, lajm të cilin e konfirmoi ai vetë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjendet pa shenja jete një foshnje në tυαΙetin e një Ιokali

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Angli. Një foshnje e porsalindur është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds. Mësohet se foshnja është lënë në tualet nga nëna e saj e cila më pas është zhdukur.

Mjekët kur mbërritën e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë në vendngjarje.

Menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën”- shkruan The Guardian

Të e ksiton Rikja?’, Ilnisa nuk ndαΙet, sherr me Meritonin: Silleni si da shnorë

Një kërcim mes Meritonit dhe Rikës duket se ka bërë xheloze Ilnisën. Kjo e fundit në një debat me Meritonin i ka kërkuar atij llogari pse ka bërë këtë veprim.

Ilnisa: Ajo të lahet nga koka te këmbët me ujë të bekuar kur të përmendë emrin tim. Është komplet pis para meje, në çdo sens, në rregull?

Meritoni: Pse je kaq e shqetësuar?

Ilnisa: Se nuk më pëlqen fare ajo, fare. Nëse ke raport, ke raport si një njeri normal me të. Jo si dy dashnorë apo ish-dashnorë, ça jeni.

Më pas gazetarja i thotë se çfarë i kanë thënë Sara dhe Meri, fjalët e të cilave mesa duket e kanë nervozuar edhe më shumë Ilnisën.

Ilnisa: U bënë këto të më thonë mua ‘shihe ça bën’, e ndërkohë kishin të drejtë. Se në fakt ti ishte duke bërë diçka, sipas mënyrës tënde, se ty aq ta pret aq bën, e kupton?

Meritoni: Faleminderit

Ilnisa: U eksitove ti nga muzika. Apo të eksitoi Rikja? O Zot i madh, hapu dhe të futem. Unë kisha menduar se kisha pritshmëri të tjera. Të më ulësh ti mua?

Meritoni: Nuk është puna a të kam ulur apo jo, se e di ti që nuk e kam bërë asnjëherë

Ilnisa: Ti më ule para të gjithëve sot

Shokυese në Greqi/ Vëllai mban trupin e υdekur të motrës për javë të tëra në shtëρi, si u zbulua ngjarja

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Selanik të Greqi, teksa një grua është gjetur e pajetë nga policia në banesën ku ajo jetonte në qendër të qytetit.

Sipas informacioneve të para, trupi i gruas u gjet në orët e para të pasdites kur efektivët e policisë u thirrën në rrugën Agios Dimitriou për të transferuar në klinikën psikiatrike një burrë, i cili ishte vëllai i gruas.

Kur policia ka hyrë në banesë ka gjetur trupin e një gruaje të mbuluar me dhjetëra batanije, ndërsa sipër saj kishte mobilje, foto dhe kryqe. Sipas informacioneve, trupi mësohet se është gjetur në kalbje të avancuar dhe ka qëndruar për shumë kohë pas vdekjes në shtëpi.

Nga këqyrja parpaprake, dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe patologjike, por do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet përfundimtare.

Ndërkohë banorët e lagjes flasin për një erë të keqe të fortë javët e fundit nga banesa, pasi trupi është gjetur në kalbje të avancuar. Vëllai i saj, i cili u dërgua në klinikën psikiatrike, jetoi me trupin në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas të dhënave fillestare, trupi i gruas duket se ka qenë në shtëpi prej të paktën një jave.

Nuk përbαΙΙon υdekjen e djaΙit, ish-efektivi υret të gjithë familjen e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat vendase bëjnë me dije se një ish-efektiv policie në gjendje të rënduar psikologjike ka ekzekutuar familjen e tij e më pas veten.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja emocionale e autorit pasi nuk përballoi dot vdekjen e djalit.

Ish-efektiv i policisë me inicialet M.D., ka qëlluar bashkëshorten djalin e tyre dhe më pas veten, në banesën e tyre në Podgoricë, shkruan Vijesti.

“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë.

Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

Ρërdori skemën e tij dhe fitoi, Luiz Ejlli takon fitυesin e “Βig Βrother Canada”

Luiz Ejlli është bërë një emër shumë i njohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për njerëzit që jetojnë me kilometra jashtë Shqipërisë.

Gjatë koncertit të tij në Kanada, ai ka takuar fituesin e “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs, i cili ka përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe Luizin.

Në foton e postuar së bashku në profilin e tij në Instagram ai shkruan:

Jam shumë i lumtur që Luiz Ejlli arriti të shkojë në Kanada për të performuar. Në Mars 2023, mora shumë mesazhe që më thoshin se duhet t’i kushtoja vëmendje “Big Brother”-it Shqiptar. Unë e ndoqa atë sezon dhe e mbështeta Luizin për shkak të strategjisë së tij. Njoha kaq shumë shqiptarë. Mësova për një vend të mrekullueshëm dhe një popull të mahnitshëm që përshkruheshin keq në mediat e Amerikës së Veriut. Mësova për shkrimtarët e mëdhenj Ismail Kadare dhe Naim Frashëri. I uroj Luizit gjithë të mirat dhe shpresoj që vitet e ardhshme t’i sjellin atij gëzim dhe sukses. Unë do të vazhdoj të avokoj për turizmin shqiptar dhe për shqiptarët në Kanada. E vetmja gjë që mbetet për të bërë është t’i vizitoni një ditë.

Ai tregon se sa i mrekullueshëm është turizmi shqiptar dhe iu rekomandon të gjithëve ta vizitojnë atë të paktën një herë.

E rëndë/ Nëna mbγt υαjzën 4 vjeçare

Një ngjarje e rënda ka ndodhur në Los Anxhelos, ku policia gjeti të vdekur një vajzë 4 vjeçare, me nënën e saj të akuzuar për vrasjen e saj.

Oficerët morën një telefonatë në lidhje me vrasjen e një fëmije në Los Anxhelosit të enjten mbrëma, dhe menjëherë shkuan në vendngjarje, ku gjetën 4-vjeçaren pa ndjenja në një makinë.

Maria Avalos, 38 vjeç, e cila është nëna e fëmijës, është arrestuar menjëherë. Raporti i autopsisë i ekspertit mjekësor të qarkut të Los Anxhelosit, i publikuar të shtunën, vendosi se vdekja e fëmijës ishte një vrasje.

Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se vdekja e 4-vjeçares është shkaktuar nga “mbytja

Ngjarje e rëndë në shtëρinë e futbollistit të njohur, grαbitësit i vrasin tezen dhe ρΙagosin nënën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku të afërmit e lojtarit të AEK-ut, Rodolf Pizarro, kanë përjetuar një sulm vrasës.

Konkretisht, familja e meksikanit është grabitur, ndërsa tezja e tij është gjetur e vdekur.

Nëna e Pizarros është plagosur dhe është shtruar në spital.

Sipas mediave vendase, motivi kryesor i autorëve ka qenë grabitja, por nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të donin të rrëmbenin nënën e futbollistit, ndërsa tezja e tij është qëlluar për vdekje.

Nëna e lojtarit të klubit grek është plagosur dhe është shtruar në spital në gjendje stabile, si edhe një person i familjes gjithashtu.

Ngjarjen e kishte denoncuar punonjësja e shtëpisë, e cila i gjeti disa orë pas grabitjes.