Ε rëndë: ModeΙja fυtet për oρeracion, i ρυshon zemra në dυαrt e mjekëνe

Luana Andrade, një influencuese e njohur braziliane, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29-vjeçare në një spital privat në Sao Paulo.

Andrade po i nënshtrohej një operacioni liposuctioni. Gjatë procedurës, ajo përjetoi disa komplikime dhe zemra e saj u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit, shkruan Daily Mail.

Andrade kishte shkuar në spitalin e qytetit të saj Sao Paulo, në Brazil, ku doktorët thanë se u detyruan të ndërprisnin procedurën prej një embolizmi pulmonar që pacientja kishte pësuar. Disa orë më vonë vajza kishte pësuar katër arreste kardiake.

Shqiptari fut në kυrth 13-υjeçaren greke dhe e ρër*hύnon, vëllai i saj zbυlon mesazhet tronditëse

Autoritetet policore të Evias janë vënë në alarm pasi nëna e një 13-vjeçareje denoncoi se vajza e saj ishte joshur nga një 30-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, gruaja iu drejtua oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Kalkidë të shtunën 4 nëntorit dhe u shpreh se vajza e saj është njohur me 30-vjeçarin përmes rrjeteve sociale majin e kaluar dhe se kur kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe, burri me këmbëngulje i kërkoi asaj të takohej.
Më në fund arriti ta bindte që ta takonte në një vend të izoluar në Nea Styra, ku siç u ankua ajo, teksa ndodheshin në makinën e tij, ai fillimisht i përkëdheli pjesët intime dhe më pas bëri dashuri me të.

Historia u zbulua kur vëllai i 13-vjeçares gjeti mesazhet e dërguara nga 30-vjeçari dhe njoftoi nënën e tij, e cila kontaktoi autoritetet.

30 -vjeçari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Akuzat me të cilat përballet janë “veprime gjenitale me ose përballë të miturve” dhe “fyerje e dinjitetit seksual”.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent.

“Këmba 2 herë në αΙΙçi”, haΙΙa përshkruan gjendjen shëndetësore të 3-νjeçares

3-vjeçarja e dhunuar nga edukatorja në kopshtin privat “4 Stinët” ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Halla e saj shpjegon për emisionin “Opinion” në Tv Klan se këmba që i ka thyer edukatorja Majlinda Dehima i është vendosur për herë të dytë në allçi për të shmangur ndërhyrjen kirurgjikale.

Familjarja thekson se gjendja psikologjike e vogëlushes si dhe prindërve të saj është e rënduar nga ngjarja traumatike.

Familjarja: Vajza është te Amerikani, po ndiqet aty. Eshtë marrë masa më e thjeshtë e mundshme sepse ne si familjarë duam që ta shmangim ndërhyrjen kirurgjikale. Është vënë në allçi për herë të dytë dhe e vetmja gjë që na ngelet është që të lutemi që këmba t’i shkojë në vend dhe mos të ketë nevojë për gjëra të tjera.

Blendi Fevziu: Është akoma në spital ë?

Familjarja: Po, po patjetër. Me shumë besim, nesër besoj se do e nxjerrin sepse e shikojnë që fëmija dhe dua ta theksoj, edhe prindërit janë në gjendje psikologjike shumë të rëndë. Jam unë që jam halla, por prindërit pas 8 ditësh horrori që kanë kaluar… nuk e di… ne presim që ta nxjerrim sepse është më mirë që të qëndrojë në ambiente familjare sepse edhe pjesa e mjekëve, infermierëve ka traumat e veta.

Tentoi t’i ikte ρolicisë, mαkina me emigrαntë bëhet thërrime, 8 të νdekur(Foto)

Tetë persona u vranë kur një shofer i dyshuar për kontrabandë qeniesh njerëzore u përpoq t’u shmangej autoriteteve dhe u përplas kokë më kokë me një automjet tjetër, tha të mërkurën Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas, SHBA.

Përplasja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit në autostradën amerikane 57 pranë Batesville, rreth 83 milje në jugperëndim të San Antonios. Shoferi 21 vjeç, i cili ishte në një Honda, u ishte shmangur autoriteteve nga Zyra e Sherifit të Qarkut Zavala dhe “kaloi një makinë në një zonë të ndaluar”.

Shoferi u përplas kokë më kokë me një Chevrolet SUV, duke bërë që automjeti të shpërthejë në flakë. Fotot e publikuara treguan të dyja automjetet të shkatërruara plotësisht, me mbeturina të shpërndara nëpër autostradë.

Gjashtë persona ishin në Honda, tha Olivarez. Në fuoristradën Chevrolet ndodheshin dy persona. Të gjithë u vranë, thanë zyrtarët. Disa nga njerëzit në Honda ishin nga Hondurasi, sipas mediave amerikane.

“Edυkatorja më rrahυ bam-bam”- Dëshmia rrënqethëse e 3-vjeçares që u Ιëndua në kopësht. Si i drejtohej edυkatorja të mitυrës: Ku je këtu mi? Ty ta kemi qejfin…

Babai i tre vjeçares që u dhunua në kopësht ka rrëfyer dëshminë e të bijës në lidhje me ngjarjen e raportuar në kopësht.

I ati i vogëlushes, tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë për emisionin “Stop” se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.

–Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.

(Momenti kur edukatorja e godet në këmbë vajzën)

Babai përplas tavolinën.

–Tani nga ky moment e deri në orën, në çfarë ore e keni marrë ju… Nga ky moment, kur e keni marrë vajzën? 3 e sa?

Babai i vajzës: Në 3:20 kemi mbërritur në kohë të shpejtë se s’kishim mundësi.

–Që e morët ju e çuat në spital…

Babai i vajzës: Në 3:20 po…

–Vajza pastaj vetëm qan në pamje, në video… dmth ky është momenti. E dëgjove zhurmën e asaj? Tashi unë nuk jam ekspert audio, as Genti, po unë kam përshtypjen, që… se falë Zotit, se ka Zot në të gjitha… që është pa mikrofon, është kamera ambientale, që dëgjohet. Tashi dome e pa prapë, apo jo?

Babai i vajzës: Jo, jo. S’dua të shoh asgjë! Është një fëmijë që ka mbajt shumë suport. A kupton? Edhe tani me këmbë të thyer në spital domethënë, për pak gjë, fillon e qesh.? Trauma, të gjitha…Çohet vajza në darkë, bërtet me të madhe edhe thotë “edukatorja”… Që vajza ime nuk flet plotësisht, por dy netët e fundit në Spitalin e Traumës filloi duke folur, siç flasim ne tani “edukatorja më rrahu”. Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë.

–Si tha, edukatorja më rrahu tha?

Babai i vajzës: Po? Rrjedhshëm fare! Po ta morësh, nuk flet dot ashu, nuk e thotë dot fjalën “edukatorja më rrahu”, në botë nuk e thotë, dot. Aty e tha. Edhe “mbylle gojën, qepe gojën, mos e fut ke goja, bam-bam”… Saimir, unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë…

I ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë për emisionin “Stop” si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.

Gazetari: Në çfarë ore ju shkuat në datën 1 Nëntor tek spitali i Traumës?

Babai i vajzës: Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të 2 si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte konsultë dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.

Gazetari: Ky doktor, ai thërriti oficerët e Policisë Gjyqësore?

Babai i vajzës: Doktori nuk ka shprehu një interes të tillë për të kërkuar një shpjegim apo investigim që meqenëse, prindërit nuk dinë gjë nga ky kopsht, atëherë do të merret oficeri përkatës që të zbardhte çështjen ose të bënte pyetjet që ai di. Ne, pasi hymë brenda që pamë grafinë, nuk erdhi njeri afër që të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur. Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”.

Gazetari: Dhe ai nuk i kishte shkuar më tej zbulimit të ngjarjes? Ishte mjaftuar me pohimet e drejtoreshës?

Babai i vajzës: Po. Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë.

Edukatorja dhunuese, Majlinda Dehima, tha para uniformave blu se mendon që vajza e ka lënduar vajzën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.

Dëshmia e edukatores Majlinda Dehima:

“Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit.”

“Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

5-νjeçarja Solei dhυnohet nga edυkatoret në Durrës, drejtoresha nuk Ιejon të ëmën të marrë ραmjet filmike

Pas skandalit ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja në kopshtin S”tinët” në Tiranë, një tjetër rast dhune ndaj të miturve është bërë publik.

Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Durrës në muajin shtator.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh në një kopsht privat dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë.

Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në korrik, ku edukatore Mirela e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni drejtoresha e kopshtit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes, sipas JOQ.

Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopshtit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna.

Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

Emίgrαnti shqiptar υjen nga Anglia dhe i prezaηton famiΙjes të dashυrën, nënës i bien të fίkët pasi…!!

Një djalë shqiptar që jetonte në Angli disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.

Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.

Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeç are ishte shta tzënë.

Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fi kët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.

“Një djalë është rikthyer nga emig racioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze.

Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë,

sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shta tzënë.

Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40.

Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fi kët”, tha gazetari.

E varrosën për së gjaΙΙi, bizηesmeni tregon si arriti të telefononte të vëllanë nën dhê

Një biznesmen rus, i cili u va.rros për së gjalli në Moskë të Rusisë, arriti të telefononte të vëllanë

nga brenda varrit e më pas t’i lutet atij që t’i paguante një borxh të vjetër.

41-vjeçari Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u va.rros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Ai duhej të paguante një shumë prej 410 mijë paundësh britanikë, siç raportojnë mediat ruse. 

I var.rosur për së gjalli dhe nën dhe, 41-vjeçari arriti të telefononte të afërmit.

Pasi mori telefonatën, vëllai arriti të paguante vetëm 16.430 paund si dhe t’u falte atyre automjetin e tij tip BMW-535 në këmbim të lirimit Khikkmetit

500 eυro ora?! Kush është rυsja 19 υjeçe që ka t ërbυαr ρΙeqtë politikanë të Tiranës?

Eskortat e huaja kanë pushtuar dhe ‘çmendur’ Tiranën. Vajza nga Rusia, Gjerogjia, Vietnami, Kazakistani, Azerbaxhani, Venezuale, Kolumbia, Brazili, Korea, Libia, Kina etj., kanë ardhur si turiste në Tiranë dhe Durrës.

Ato kanë marrë apartamente të ndryshme me qira ku ushtrojnë aktivitetin seksual kundrejt shumave nga 100 deri në 400 euro.

Reklamimin e bëjnë hapur në një faqe internet të quajtur ‘Tirana escorts’.

Disa prej tyre, siç është vajza nga Rusia që e thërrasin Vasiliana, frekuentohen nga politikanë të moshuar dhe biznesmenë.

Një burim nga grupi i vëzhgimit i këtij aktiviteti që ndalohet me ligj në Shqipëri, tha se çmimi për Vasilianën nga Rusia dhe Amelia nga Gjeorgjia ka shkuar 500 euro ora dhe mbi 2 mijë euro nata, për shkak të kërkesave të shumta që vijnë nga personazhet VIP.

Ndryshe nga prostitucioni tradicional, ky aktivitet nuk ka një tutor dhe kokë drejtuese, por vajzat organizohen vetë.

Shërbimet inteligjente, në dijeni deri në detaje të këtij fenomeni, janë të shqetësuar pasi mes eskortave mund të jenë infiltruar edhe spiune ruse.

ΒΙen një ραketë cigαre, shοkοhet nga ajo që zbυlon

Një grua u shokua kur bleu një paketë cigaresh dhe pa se fotografia e përdorur si mesazh paralajmërues ishte ajo e babait të saj që kishte ndërruar jetë.

Nëna e dy fëmijëve Jodi Charles, u tmerrua kur vajza e saj 14 – vjeçare mori paketën në dorë dhe njohu gjyshin e saj.


42 vjeçarja u shpreh e revoltuar që imazhi i të atit ishte përdorur për diçka të tillë.

Ajo tha se ishte ‘110 përqind’ e sigurt që fotografi ishte e babait të saj David Ross, i cili ndërroi jetë në moshën 66 – vjeçare në 2015-ën

dhe se nuk ka shanse që ajo të ketë dhënë leje për përdorimin e fotos së tij.

Ai kaloi 10 muaj në spitalin Basildon, të Essex, pasi u shtrua në 2014 -ën dhe qëndroi në kujdes intensiv për shumë kohë.


Gruaja tha se dikush i ka bërë atij foton në fjalë. Në të shfaqet një burrë pa ndjenja në një shtrat spitali me tub frymëmarrje në gojë.

Por stafi i spitalit i ka hedhur poshtë pretendimet e 42 – vjeçares, ndërsa Komisioni i Bashkimit Europian thotë se imazhi është i dikujt tjetri, por Jodi kërkon prova.

Kjo foto është një prej 42 imazheve të përdorura në paketat e duhanit si shenjë paralajmëruese për rrezikun që i shkakton ai shëndetit.

Këto imazhe janë pjesë e ligjeve të Bashkimit Europian, në përpjekje për të ulur numrin e duhanpirësve