Fυtbollisti i kombëtares shënon një sυρergol në Kroαci (Video)

Lindon Selahi ka shënuar golin e tretë me Rijekën në Kroaci këtë sezon, duke i dërguar të tijtë në krye të renditjes. 24-vjeçari i dha suksesin e plotë me përmbysje Rijekës në udhëtim 1-2 kundër Hajdukut të Splitit.

Përballja direkt për kreu e pa Rijekën të merrte tri pikë në “Poljud”, duke siguruar edhe kreun e renditjes pas një kryevepre të mesfushorit kuqezi, që në fund festoi me ‘shqiponjë’.

Pukstas kaloi skuadrën e Splitit në avantazh, teksa në pjesën e dytë Rijeka barazoi me Obregon, para se Selahi në të 75 minutë të lëshonte një “predhë” me të jashtmen e së djathtës, për tri pikët e Rijekës.

Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me klubin, Selahi ka treguar cilësi në lojë, teksa kujtojmë se ka luajtur edhe katër ndeshje me Kombëtaren dhe është në listën e Sylvinhos.

https://rumble.com/embed/v47ayhl/?pub=4#?secret=Uk6x1rwJJh

Çmendυri në Meksikë, ραsagjeri hap derën e υrgjencës dhe ngjitet në krahυn e avionit

Një burrë është arrestuar në Meksikë pasi hapi derën e urgjencës në një aeroplani dhe u ngjit në krahun e aeroplanit.Burri ndërmori veprime pasi avioni me destinacion qytetin e Guatemalës kishte ngecur për orë të tëra në pistë pa ajër të kondicionuar apo ujë për pasagjerët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Meksikës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, por se pasagjeri ishte dorëzuar në polici.

Megjithatë, pasagjerët e tjerë kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se personi, i cili doli nga avioni, kishte mbështetjen e të gjithëve.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar, rreth orës 11:30, pasi avioni u vonua rreth 3 orë.

Vonesa u shkaktua nga një problem mirëmbajtjeje, tha një raport i mëvonshëm.

Nuk është e qartë nëse burri ndodhet ende në paraburgim, ose me çfarë akuza mund të përballet.

Megjithatë, pasagjerët e zemëruar e panë incidentin në një këndvështrim tjetër.

“Nuk ka ρasur dhύnë”/ Ish-bαshkëshorti i Ledjonës: Nuk më njoftoi kur u fut në BBV, nuk di ku e ka lënë υαjzën…

Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi ka deklaruar se Ledjona nuk e ka njoftuar që do futej në Big Brother, e as për vendndodhjen e vajzës,

Në një intervistë në “Mos i bjer me top” në Top Channel, Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pasta tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.”

Ai mohoi akuzat në rrjet ndaj tij.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua.”

Do të konkυrrojë Lαmborghinin dhe Ferrarin, prezantohet mαkina e parë shqiptare Illyrian, çmimi është mαrramendës

Është prezantuar në ekspozitën TREDITECH, në Torino, Itali makina e parë shqiptare “Illyrian Pure Sport”.

Makina ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi. Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë. Ndërsa, çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, nga komuna e Drenasit, në Kosovë, i cili është rritur në Itali.

“Illyrian Pure Sport” do të jetë makina parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri. Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Makina ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

Ekzekυtimi “Diabolik, flet boksieri shqiptar: Ishte “bόmbë me sahat” edhe shteti e di kush e vrau

Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”, shqiptar dhe mik i ngushtë i Diabolikut, rrëfen qartë situatën pas vrasjes së Fabrizio Piscitellit.

Detajet kanë dalë pas përgjimit të këtij “Titit” nga Skuadra Fluturuese në Itali.

Ai tregon se vrasësi është gjetur nga Bennato, Capriotti ka futur paratë dhe gjithçka është organizuar nga Molisso. Ata ishin anëtarë të të ashtuquajturës “Bateria e Ponte Milvio”. Fillimisht çështja në ngarkim të ‘treshes” u pushua, por Prokuroria rihapi dosjen për të kërkuar porositësit.

Në procesin që po zhvillohet aktualisht, i akuzuari kryesor është argjentinasi Raul Esteban Calderon. Ai konsiderohet autori i atentatit të Diabolik, i cili ndodhi më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti në Cinecittà. Kjo situatë ofron një këndvështrim të ri mbi ngjarjet e kaluara dhe të tashme.

Petrit Bardhi beson se Diaboliku ishte i papëlqyer nga tre anëtarët e “treshes” për shkak të interesit të lartë që vendoste për borxhet që do të mblidheshin për drogën.

Ka qenë vetë shqiptari tashmë i lirë, i cili ka parashikuar i pari fundin e keq të ish-udhëheqësit ultra të Curva Nord të Lazios.
Në vitin 2018, Petriti e cilësoi Diabolikun si një “bombë në këmbë…” dhe dy vite më vonë shtoi: “Ishte bërë i bezdisshëm, jepte shumë gjoba… dhe kjo nuk u pëlqen gjithmonë njerëzve”.

Bardhi, një ish-boksier, beson gjithashtu se Antonio Gaglione kishte një inat të fortë ndaj Piscitellit.

Gaglione është kunati i shefit të fuqishëm Michele, i njohur si “O’ Pazz”, i dyshuar se i përket Camorra.

Së fundmi, “O’ Pazz” u akuzua për shoqatë mafioze, e cila sipas disa burimeve do ta kishte bërë edhe më të guximshëm klanin e tij.

Në një bisedë, një burrë me emrin Fatmir pyet Bardhin se kush e vrau Fabrizion.

Bardhi i përgjigjet: “Por po… e dimë ne… e di edhe shteti”.

Bardhi përmend edhe një “bukëpjekës” që “ka miliarda”, duke iu referuar Alessandro Capriottit.

Ai thotë se Capriotti është fajtor, por se është shtyrë nga të tjerët, veçanërisht nga Peppe Molisso.

Ky presion do të kishte ardhur nga një konflikt midis Capriotti dhe të tjerëve dhe largimi i tij do t’i lejonte ata të merrnin kontrollin.

Bardhi tregon edhe dhimbjen e tij për humbjen e Diabolikut. Ndërkohë Calderon mbetet në burg.

‘Unë do futem me t anga’, aktorja konfirmon hyrjen në Big Brother VIP

Në “Fan Club” ditën e sotme ishte e ftuar aktorja e humorit Cubi Metkaj. Teksa dha opinionin e saj lidhur me lojën brenda Big Brother VIP, i erdhi edhe një pyetje ngacmuese nga opinionisti Ronaldo Sharka.

“Cubi na konfirmo diçka, se tani që erdhe të pashë me disa valixhe. Mos do futesh gjë në Big Brother VIP”, pyeti Ronaldo.

“Po ti çke me mua more Ronaldo, pse na nxjerr surprizat kështu,” tha Cubi duke nënkuptuar që mund të jetë dhe ajo pjesë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.

Cubi shtoi: “një gjë është e sigurtë, që unë do futem me tanga”.

https://www.instagram.com/cubimetkaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=dc49285c-329d-456d-9c53-ba337b055cea

“Shkoi në ργll për s.. ks dhe u υra”, mediat itaΙiane: ΒΙedar Dedja kishte Ιidhje me një mαshkύΙΙ

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit Bledar Dedjas. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një pyll në Paderno del Grappa.

Sipas medias Italiane “Il Gazzettino” dyshohet se shkak i vrasjes së tij, kanë qenë lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit. Duke qenë se ai u vra në një zonë ku shpesh çiftet takohen për pak më tepër privatësi hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi me 19 goditje thike.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

(FOTO) Nënë Tereza në veshje kombëtare në vitin 1923 në KonsυΙΙatën Kombëtare të Vαjzave Prizrenase / Shpërndajeni

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase./ KultPlus.com

Me një plagë në syrin e djathtë, historia e portretit të vetëm origjinal të Skënderbeut

Këtë 17 janar është shënuar 556 vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Gjergj Kastrioti ishte strateg dhe burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri e pavarësi kundër pushtimit osman, për bashkimin politiko- shtetëror të popullit shqiptar.

Ai personifikon jo vetëm figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, por dhe një epokë të tërë të historisë kombëtare. Figura e heroit tonë kombëtar lidhet më luftën më se njëshekullore kundër pushtimit osman.

Ndërkohë, me këtë rast, rikthejmë portretin mbi 500-vjeçar të Gjergj Kastriotit, i cili gjendet në Galerinë Ufizzi të Firences, i vetmi portret origjinal me një plagë të madhe topuzi që e ka marrë Skënderbeu në luftë.

Fakti i plagosjes është i shkruar edhe nga Barleti.

Portreti i vetëm origjinal i Skënderbeut më 1466-n, ku qartazi shihen shenjat e vragave të plagës së luftës, një prerje e djegie te syri i djathtë, një pikturë tejet e detajuar, e ngrohtë, pothuajse dydimensionale, për habi të asaj kohe, ka autorë vëllezërit italianë Bellini.

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Galerinë Ufizzi në Firence, ku gjendet ky portret unikal, i ruajtur 500 vjet, do të kenë fatin të shohin nga afër fytyrën e një heroit tonë, ashtu siç ka qenë.

Çfarë kishin shqiptarët para ρυshtimit turk? Uniυerzitete, aristokraci, filozof ….

Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Që të krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë, 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza).

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatajt dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë, qe me idete e tyre gjeniale, ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Ëngjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci ndërkohë që Amerika p. sh. qeverisej nga Indianët Cheroki apo fiset Azteke që pinin ende gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës, intelektualizmi ishte aq i lartë, sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Kostandinopojës, kundra skllavërisë, 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën, që në shek. V-VII. Ndërkohë që p. sh. vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë Kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas? Asgjë! Thjesht erdhi turku…

-Dorian.H.