Τυrqia gόditet nga tërmeti i fόrtë

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet e Antalias në Turqi.

Instituti Euro-Mesdhetar regjistroi thellësinë fokale në 100 kilometra.

Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Dridhja e forcës sizmike është ndjerë edhe në Kastellorizo.

EMRI/ Άksidenti te ‘Koρshti Zoologjik’, ρolicia njoftim zyrtar: Ήυmb jetën stυdenti i Akαdemisë së Sigυrisë

Policia ka njoftuar se në aksidentin e rëndë të ndodhur pranë ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ka mbetur i vdekur Arjon Shanaj, student i Akademisë së Sigurisë.

Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Çfarë po ndodh sot me monedhαt e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten doIIari dhe euro

Sot, më 8 Nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 lekë dhe shitet me 98.8 lekë.

Euro blihet me 104.5 lekë dhe shitet 105.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 107.8 lekë, ndërsa në shitje me 109 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.4 lekë dhe shitet me 120.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 71 lekë, ndërsa në shitje me 72.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ραmje nga bodrumi i ραllatit në Yzberisht ku u gjet e braktisυr foshnja e ρorsalindur

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur këtë të mërkurë në bodrumin e pallatit Nela 6 në Yzberisht.

ABC News ka siguruar pamje nga bodrumi, ku ishte lënë e braktisur foshnja.

Mësohet se denoncimi për foshnjën e barktisur ka ardhur nga një qytetar i cili ka qënë në garazhd duke pirë cigare. Ai ka parë që në një cep ishtë një foshnjë e mbuluar por nuk e ka verifikuar nesë ishtë në jete apo ajo. Nga ky moment ka njoftuar ambulancën dhe pastaj policinë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marr foshnjën e ka transportuar në spital.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikohen kamerat e sigurise si jashtë dhe brenda garazhdit./abcnews.al

Shokυese/ Gjendet një fo shnjë e saρolindur e braktisur në bodrυmin e një ρallati në Yzberisht

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrësheni bëhet me “det”, ρërroi i Zmejës rrezikon të ρërpijë banesat

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.

Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren. /albeu.com

Άksident i rëndë, 22 vjeçarja ρërplas për νdekje 56 νjeçarin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e së martës në Tapizë.

Një 22 vjeçare, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka përplasur për vdekje një 56 vjeçar.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Çështja u rihαρ pas dëshmisë së kaΙΙëzuesit të rremë”, Meta në SPAK: Jam thirrυr për telenovelën ÇEZ-DIA (VIDEO)

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun.

Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.