FIFA publikon renditjen e kombëtareve! Kosova ngjitet në vendin e 79, por Shqipëria …

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin e FIFA për muajin janar. Qeveria e futbollit botëror publikoi renditjen e parë për vitin 2026 me kuqezinjtë që e nisin vitin në të njëjtin pozicion sic e mbyllën edhe 2025, në vendin e 63 me 1401.07 pikë të grumbulluara.

Ajo që ka fituar sërish pozicion që është pikërisht përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e nisin vitin 2026 në vendin e 79, një shkallë më lart në krahasim me klasifikimin e publikuar në fund të vitit 2025 me skuadrën e drejtuar nga Franco Foda që shkon në 1308.84 pikë.

Sigurisht që Kupa e Afrikës e mbyllur këtë të dielë ka ndikuar jo pak në klasifikimin e parë të FIFA për këtë vit, me dy skuadrat finaliste që kanë bërë shumë shumë progres duke ngjitur shkallë në këtë renditje.

Kështu Maroku edhe pse humbi në finale e sheh veten mes 10 ekipeve më të mira të botës duke u pozicionuar në vendin e 8, një ngjitje me 3 vende në krahasim me muajin e kaluar.

Ndërsa skuadra kampione e Afrikës, Senegali fitoi 5 vende dhe ngjitet në vendin e 12, një pozicionim që zbret Italinë në vendin e 13. Përsa i përket kreut, Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina kampione e botës në vendin e dytë dhe Franca në të tretin.

Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë …

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi të personave të tjerë, duke iu bashkëngjitur të dhëna diskriminuese, madje edhe numra telefoni.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 22 vjeçare nga Fieri, të cilës i kanë hapur profile false në Instagram dhe Tik Tok. Vajzës së re i kanë publikuar fotot personale dhe numrin e telefonit, madje i denigrojnë edhe figurën, pasi e akuzojnë se punon si prostitutë.

“Mua më kanë hedhur në ‘Tik Tok’ dhe shkruajnë se unë dal me lekë. Mua më kanë hedhur fotot dhe çmimet. Detaj tjetër është se më kanë shkruar në Instagram. Kanë vendosur numrin tim të telefonit. Më pas më kanë shkruar lloj-lloj numrash, je për takim”, thotë e reja.

Sipas saj, këto profile janë hedhur ditët e fundit, madje ajo ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës.

“Më thanë do të presësh 1 javë. Më morën intervistë. Unë u thashë se dyshoja te 3 goca që më kanë hedhur. I ka hedhur një B.Sulaj dhe një Silvana. Këtë bionden, Silvanën, e njoh nga koha kur kam punuar te një lokal. Vinte si kliente. Dyshoj se ndoshta e kanë bërë se mund të kem lekë, t’ia marrim, t’ia vjedhim. Dyshoj që edhe mos më marrin lekët”, thotë ajo.

Më tej shkruan se ka kontaktuar në Instagram me një nga këto gocat.

“Ato kanë hedhur edhe një kushërirën time. Çupën e dajës, ajo është në Angli është e martuar. Këto e kanë bërë se duan të më marrin lekë me zor. Më kanë kërkuar 1 milionë lekë. Në mesazhe s’ma kanë shkruar dhe e dyshoj kur vinte ajo goca që pinte kafe te lokali”, vijon qytetarja.

Ajo ka kontaktuar me disa nga këto personazhe në Tik Tok, ku duket një gjuhë rruge, pasi e kërcënojnë se do të djegim, do të vrasim, do të fusim në dhe’. 22 vjeçarja u kërkon që të fshijnë postimet në Tik Tok, por merr mbrapsht kërcënime dhe sharje të rënda.

Në një bisedë, një nga vajzat me të cilat kontakton e pranon se e ka hapur ajo këtë faqe. “Më ka sharë dhe më ka kërcënuar, do të vras, do të marr policinë. Donte t’më fuste brenda. Gjoja sikur unë i kisha hedhur unë një foto në Tik Tok. Unë këtë denoncim e kam bërë në Policinë e Tiranës. Unë kërkoj që të mbyllet dhe mos të bëhet më. Cënohem unë, familja ime, dajot që kam. Më thonë dil përjashta. Unë me aq mundësi sa kam, punoj, mbledh ndonjë lekë. Paguaj qiranë dhe u jap ndonjë lekë. Familjen e kam në një fshat të Fierit” shton më tej vajza.

Aktualisht, e reja punon në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë si kameriere.

“Deri në momentin që të mbledhim lekët t’ia çoj familjes. Mamin e kam me astme”, shton ajo, ndërkohë tregon edhe një detaj nga ato që e kërcënojnë dhe shantazhojnë: Unë dyshoj se ata punojnë në zonën e Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit. Punojnë me lekë, janë prostituta. Këto i kanë bërë të gjitha

Pas kësaj ankese, Fiks Fare kontaktoi me Sektorin e Hetimeve të Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Shefi i këtij sektori, Osman Fuçia, tha se ka dijeni për këtë problematikë, madje i ka marrë kallëzimin 22 vjeçares.

“Kemi dijeni, i kam marrë kallëzim dhe shtesë kallëzimi. Materialet i kam referuar në Prokurorinë e Tiranës. Kam kontaktuar edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku specialistët duhet t’i kenë kërkuar Tik Tok-ut mbylljen e faqes. Ne vetëm i referojmë. Duhet të ketë pasur ngarkesë”, thotë Fuçia.

Duket se, rrjetet sociale janë bërë makth për qindra qytetarë apo edhe për institucionet ligjzbatuese. Janë hapur dhjetëra dosje penale, madje ka pasur raste që individë të veçantë janë dhunuar dhe plagosur edhe gjatë lidhjeve direkte. Ndërkohë që ka pasur mijëra dosje të tjera, për gjobëvënie, shantazh apo kërcënime./Topchannel

“Autori grek pushtoi forcërisht katin e burgut”, Dervishi dhe Zhabina japin detaje për υrasjen e Jani Aliajt në Greqi

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Xhevahir Zhabina, të ftuar në një emision televiziv, dhanë detaje për vrasjen e të burgosurit Jani Aliaj në burgun e Koridhalosit në Greqi, sot pasdite.

Ferdinand Dervishi: Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16.00.

Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe.

Xhevahir Zhabina: Historia mes Aliajt dhe Çiços nisi në fund të viteve ’90 dhe gjithë ata që jetojnë në Tepelenë-Gjirokastër e dinin. Kanë qenë bashkë në burg në Greqi.

Konflikti ka patur ulje-ngritje deri te vrasja në ish-Bllok ku Jani Aliaj vrau Elton Çiçon. Vrasja e prindërve të Çiços nuk ka lidhje, se ishte për grabitje.

Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, Lala tregon detaje: Hetuesit e BKH u shtangën kur hynë në kullë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga aksioni i SPAK në dy kulla në Tiranë, për evidentimin e call centerave mashtruese, pas denoncimit të një emisioni italian.

Lala tregon se agjentët e BKH u shtangën pasi hynë në ambientin e call center, pasi ishte boshatisur gjithçka. Ajo shton se më pas u zbulua se me automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë në rrugën e Elbasanit.

Madje, gazetarja tregon se në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale dhe t’i hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

“Ishte emisioni Le Iene që në muajin Janar, mbërriti në SPAK dhe i dorëzoi prokurorëve disa materiale filmike dhe të dhëna të tjera, që flisnin për një call center në një nga kullat e Tiranës. Sipas tyre ky call center ka mashtruar qytetarë të BE-së.

Investigimi kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori. Ai pretendonte në rrëfimin e tij, se ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Për shkak të masave të larta të sigurisë, pasi bëhej fjalë për një nga kullat kryesore në Tiranë, ku është edhe ambasada e Israelit ishte e pamundur që gazetarët të hynin atje. Ata infiltruan një person, që siguroi jo vetëm kartën për të hyrë në call center, por të filmonte edhe disa nga punonjësit kryesorë.

Në momentin që SPAK arriti të sigurojë materialin, iu drejtua gjykatës për urdhër kontrolli, pasi nuk kishte të dyshuar ende. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër kontrolli për 28 ambjente.

Në 16 Janar agjentët e BKH, pa njoftuar policinë, ndërhynë në momentet e para. Ka qenë interesant aksioni. Agjentët e BKH, marrin njërin nga punonjësit, për të siguruar kartën e ashensorit, hyrjes, pasi nuk hyhej dot. Kur shkon me ta, hyjnë në ambjent, hetuesit befasohen, pasi në ambjentin e call center, ishte boshatisur gjithçka.

Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

U vunë në gjurmim dhe u shpallën në kërkim. Një prej mjeteve u ndalua dhe u shoqërua drejtusi ne Polici. Gjatë marrjes në pyetje, u zbërthye dhe tregoi se kishin bërë zhvendosjen e call centerit.

Me iniciativë, agjentët njoftuan policinë dhe zbarkuan në kullën te rrugë a Elbasanit. U zbuluan materialet, serverat, portofolet ne kriptomonedha, që mendohet të ishin 10-12 milionë në muaj.

Në këto momente, pasi u bë sekuestrimi, policia arrestoi 6 persona, dy të tjerë u arrestuan me iniciativë. Sot kanë dalë 8 persona për masë, 6 janë lënë në burg dhe 2, arrest në burg me afat 20 ditor. Nga ana tjetër, 3 organizatorët kryesorë, tre vëllezër me mbiemër Preka. Njëri prej tyre zotëron kompani call center. Janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar edhe prova të tjera.

Në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, t’i hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Për fat të keq, call center mashtrues janë kthyer në shqetësim serioz. Kam patur dosje hetimore që e kanë treguar këtë. Miliona që përfitohen, pastrohen edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në fokus të autoriteteve.

Mekanizmi, ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin.

Sipas bisedave me hetues që merern më çështje të tilla, dyshohet se shkojnë 10-12 mln euro portofolet dixhitale vetëm në një muaj. Mund të ketë muaj të tjerë që është më e lartë. Maksimumi ka qenë 30 mln euro. Për tu ndalur në rastin konkret, duhet parë i gjithë aktiviteti, por nuk duhet të nxitohemi për të arritur në konkluzione”, tha Lala.

Edi Rama gati linçimin e Elisa Spiropalit, kryeministri fut në “listë të zezë” ministren e Jashtme dhe “armiken” e …

Në korridoret e Partisë Socialiste, politikës dhe diplomacisë po qarkullon gjithnjë e më fort një skenar që trondit themelet e pushtetit të Edi Ramës. Kryeministri duket se ka nisur një fushatë të hapur linçimi politik ndaj ministres Elisa Spiropalit, duke e futur Ministren e Jashtme në atë që brenda PS quhet “lista e zezë”.

Burime nga brenda grupit parlamentar pohojnë se znj. Spiropali përflitet hapur si një figurë potenciale për kryeministre tranzitore, në rast se Rama largohet me detyrim apo “me dëshirë”, për shkak se qeverisë së tij i kanë plasur shumë skandale. Këto biseda nuk zhvillohen më në fshehtësi, por në kafe, mes deputetëve socialistë, pa asnjë drojë.

Pikërisht kjo duket se ka alarmuar Ramën, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka sulmuar ashpër Spiropalin në mungesë të saj, duke e etiketuar si dështim. Mesazhi ishte i qartë: nuk ka dhe nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën.

Kryeministri, sipas burimeve, po godet preventivisht çdo figurë që perceptohet si kërcënim për fronin e tij. Më herët, rivalë të tillë si Tahiri dhe Veliaj përfunduan jashtë loje, ndërsa zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku shihet si objektivi i radhës në rast se i kërcënon pozitat, megjithëse ky skenar edhe s’mund të ndodhë, duke qenë se ajo është një hap larg burgut, pasi po hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Mirëpo përballë kësaj situate, ministrja Elisa Spiropali, e njohur edhe si armike e betuar e zv/kryeministres Balluku, shihet nga shumë socialistë si një alternativë e pranueshme për stabilitetin e partisë.

Zërat shtohen se Rama mund të detyrohet të largohet për shkak të aferave korruptive dhe skandaleve kriminale që kanë mbërthyer qeverinë në nivelet më të larta (ministra dhe drejtorë të rëndësishëm nën hetim nga SPAK). Por i joshur pas pushtetit, Rama po shfaq gjithnjë e më shumë tipare autoritare.

Ai jo vetëm që mbron vartësit e tij nën hetim nga SPAK, por tashmë ka kaluar në sulm frontal ndaj rivalëve të brendshëm.

Siç thoshte dikur Miladin Popoviç (partizani jugosllav, sekretari politik i komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë), “partia forcohet duke u pastruar”, por në PS duket se pastrimi po kthehet në spastrim politik. Sulmi ndaj Spiropalit shihet si sinjal paralajmërues për këdo që guxon të mendojë për një Parti Socialiste dhe qeveri pa Ramën.

Lufta për pushtet ka nisur dhe po zhvillohet brenda mureve të selisë rozë. Dhe në këtë betejë, duket se askush nuk është më i sigurt. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Çfarë tha Rama për Spiropalin?

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të mbajtur këtë të premte. Në një fjalim të gjatë që ai mbajti, theksoi se përveç Televizionit Publik Shqiptar një tjetër dështim i madh i qeverisë është Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Elisa Spiropali.

Sipas tij, duket sikur në këtë dikaster punojnë vetëm 3 veta: ministrja, sekretarja dhe roja. “Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar.

Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër.

Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin.

Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, theksoi Rama, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mbahen kontaktet me diasporën. “Vijmë tek diaspora.

Është shumë e rëndësishme që në aspektin e diplomacisë, sa i përket parlamentit edhe grupet e miqësisë të angazhohen siç do angazhohet kryetari i Kuvendit dhe të gjithë ata që shkojnë jashtë të përfshihen në kontaktin me shqiptarët.

Kontakton me diasporën do e mbajmë, na duhet një kontakt i vazhdueshëm”, nënvizoi ai. Fjalimin e tij të gjatë, kryeministri Edi Rama e mbylli me fjalët: “Faleminderit për durimin. Dy amanetet e mia janë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Televizioni Publik Shqiptar!”.

VIDEO/ Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, publikohen pamjet e vjedhjes së bizhuterive të çmuara

Një dokumentar i ri pritet të hedhë dritë mbi grabitjen spektakolare të ndodhur në Muzeun e Luvrit më 19 tetor 2025, ndërsa misteri mbi fatin e bizhuterive të vjedhura vijon të mbetet i pazbardhur.

Sipas Le Parisien, në pamje ekskluzive që do të transmetohen në emisionin Sept à Huit, një nga autorët shihet duke tentuar të thyejë një vitrinë, fillimisht me një send të fortë dhe më pas duke goditur xhamin me grushte për të marrë bizhuteritë. I veshur me një jelek verdhë e zi, ai më pas i bashkohet bashkëpunëtorit të tij për të çmontuar një vitrinë të dytë dhe për të grabitur sende të tjera me vlerë.

Tre muaj pas ngjarjes, katër persona të dyshuar ndodhen në paraburgim, por bizhuteritë ende nuk janë gjetur. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë: ato mund të jenë fshehur jashtë Francës, në ndonjë vendstrehim brenda vendit, apo edhe në fund të lumit Senë.

“Prioriteti ynë mbetet rikuperimi i bizhuterive”, deklaroi prokurorja e përgjithshme e Parisit, Laure Bekou, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë pa përjashtuar asnjë skenar. Ajo shtoi se nuk ka prova që tregojnë se sendet e vjedhura kanë kaluar kufirin, por nënvizoi se çdo mundësi mbetet e hapur.

Hetuesit ende nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse grabitja ishte e porositur. “Është një pistë që po shqyrtohet, por nuk mund të konsiderohet më e besueshme se të tjerat”, tha Bekou, duke përfunduar se autoritetet do të vijojnë hetimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 19 Janar 2026

Dashi

Jeta juaj ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Gjendja e financave do jene me e mire se me pare. Do mund te kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Demi

Edhe pse kohet e fundit rutina ka mbizotëruar ne jetën tuaj ne çift, sot gjerat kane për te ndryshuar rrënjësisht. Do bëheni një me partnerin dhe do krijoni një ambient fantastik. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do ju bëjnë ftesa para se te pranojnë propozimet e tyre. Ne planin financiar priten goxha probleme dhe vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Pjesa me e madhe e atyre qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite interesante dhe te mbushur me te papritura te këndshme. Shfrytëzoni çdo moment. Beqaret duhet te dalin dhe te njohin sa me shume persona. Sot fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Do keni aq para sa te kryeni shpenzimet e duhura.

Gaforrja

Do ju duhet te harxhoni goxha kohe sot për te zgjidhur te gjitha problemet e mbetura pezull. Gjithsesi fale bashkëpunimit te ngushte me partnerin, do e keni gjithçka me te lehte. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Financat duhen pasur me kujdes se kurrë me pare. Gjendja mund te përkeqësohet nga ndonjë pakujdesi e vogël.

Luani

Te gjitha keqkuptimet qe kishin lindur ne jetën tuaj ne çift, sot do te shuhen njëherë e përgjithmonë. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me atë qe keni ne krah. Beqaret do takohen me persona vërtet interesante, me te cilët mund te krijojnë pa frike një lidhje. Gjendja financiare do jete goxha me e mire nga sa e kishit menduar, kjo fale ndihmës se yjeve.

Virgjeresha

Do ketë edhe momente delikate sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe tregoheni te kujdesshëm me çdo veprim. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te shumta mund te mendojnë edhe t’i japin fund gjithçkaje. Beqaret nuk duhet te nxitohen qe te marrin vendime sepse do pendohen shpejt. Dite e bukur dhe plot fat për financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Do përjetoni ndjesi te forta gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me se miri. Shfrytëzoni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret nuk do i marrin seriozisht ftesat qe do ju behet dhe do pendohen shume shpejt për këtë gjë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Tregohuni sa me te kujdesshëm me shpenzimet.

Akrepi

Do keni shume mosmarrëveshje sot me partnerin tuaj dhe asgjë nuk do ece si e kishit menduar. Nuk do ndaleni dot se e kritikuari atë. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri sepse gjerat mund t’iu kthehen ne kahun e kundërt. Gjendja financiare nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël. Do dini mire si ti menaxhoni ato para qe keni.

Shigjetari

Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni aspak dëshirë te ndaheni për ndonjë çast. Beqaret do jene te pafat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Miqtë do i mbajnë pranë dhe do i argëtojnë. Financat do jeni goxha delikate. Mos bëni çmenduri sepse do mbeteni pa para shume shpejt. Nuk do dini nga te shkoni me pas.

Bricjapi

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia juaj me te të vazhdoje për një kohe te gjate. Beqaret do kenë çaste entuziazmuese dhe te mbushura me takime interesante. Shfrytëzoni secilin prej tyre. Financat mundohuni t’i menaxhoni me shume kujdes derisa gjendja te behet akoma me e qëndrueshme.

Ujori

Dashuria ne çift do jete akoma me e madhe sot. Te dy me partnerin do keni te njëjtat ide dhe mendime mbi jetën dhe gjerat do ju shkojnë me se miri. Beqaret nuk do kenë ditën më me fat kështu qe do ju duhet ende te presin edhe pak për te gjetur dashurinë e madhe. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni gjerat. Tregohuni te kujdesshëm.

Peshqit

Mos kërkoni aventura te tjera sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me tani. Beqaret do kenë mundësi edhe për aventura fantastike, por edhe për dashuri serioze dhe afatgjata. Gjithçka do jete ne dorën e tyre. Financat do jene goxha te kënaqshme. Do i kryeni shpenzimet e domosdoshme pa asnjë problem.

Ndrec Pjetri kritika Berishës: Prej 4 vitesh në PD nuk shkel asnjë ambasador, po mashtrohen demokratët për “mbështetje ndërkombëtare”

Më i votuari i listës së hapur të PD në Durrës, Ndrec Pjetri kritikoi lidershipin e PD nga takimi i Ervin Salianjit me demokratët e Lezhës.

Pjetri tha se demokratët po mashtrohen, ndërsa shtoi se prej 4 vitesh në selinë e PD nuk shkel asnjë ambasador.

Ndrec Pjetri: Problemet e PD janë të shumta. Ka filluar një propagandë sikur Ramën do e heqin ndërkombëtarët, do e marrin si Maduron… Në 4 vjet, në PD nuk shkel asnjë ambasador, si do kemi mbështetje nga ndërkombëtarët. Mashtrim për demokratët, për t’i mbajtur peng.

Kur nisëm lëvizjen me Ervinin, PD filloi të bëjë analizë. Në Durrës, problemet që dolën ishin 3, bandat, trysnia e shtetit dhe e treta pse kemi rënë nga 2021 me mijëra vota, pse jemi më keq, kemi marrë më pak mandate.

Argumenti që u dha ishte përçarja. Me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër, përveç përballjes. Kush thotë rrugë tjetër i shërben regjimit.

Shifra marramendëse! Ja cila është pasuria e Jamarbër dhe Argita Malltezit e sekuestruar nga SPAK

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive në pronësi të tyre.

Vendimi i Apelit konfirmon masën e sigurisë pasurore të vendosur më herët, e cila përfshin shuma të konsiderueshme monetare në llogari bankare, apartamente, njësi shërbimi, truall, vila, si dhe kuota në disa shoqëri tregtare.

Sipas vendimit, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprave penale që po hetohen nga SPAK, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse për heqjen e sekuestrit është konsideruar e pabazuar.

LISTA e plotë e pasurive të sekuestruara

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me ne emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi

Stelinës i dëmtojnë shtëpinë shqiptarët

Një rrëfim ka ardhur nga Stelina brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila ka ndarë me banorët një eksperiencë traumatike nga jeta e saj në Pizë.

Ajo ka treguar se si u bë shënjestër e disa personave, të cilët i identifikoi si shqiptarë, ngjarje që e detyroi të braktiste gjithçka dhe të arratisej.

Sipas Stelinës, makthi filloi kur vuri re se po vëzhgohej vazhdimisht.
“Më kishin pikasur disa persona që ishin shqiptarë… Kisha vënë re që më ndiqte një makinë ditët e fundit: ose rrinte e parkuar përpara shtëpisë, ose më priste pak më tutje,” tregoi ajo.

Edhe pse fillimisht mendoi se ata “rrinin për qejf”, një paralajmërim nga një i njohur ia ndryshoi perceptimin: “Kujdes se të kanë pikasur.”

Ajo shpjegoi se dyshimet e tyre lidheshin me stilin e saj të jetesës dhe paketimeve të shumta që bënte.
“Ata kishin menduar se unë pjesën e rrobave e përdorja për të kamufluar punë të tjera ilegale,” sqaroi Stelina.

Situata degrdoi në një thyerje të dhunshme të banesës së saj, të cilën ajo e përshkroi me terma të rëndë.

“Kthehem në shtëpi dhe e gjej të thyer dhe të sakatuar… E preva biletën në momentin e fundit dhe u nisa për në Shqipëri. Ika me idenë që do kthehesha sërish… por nuk u ktheva më kurrë nga frika,” përfundoi ajo rrëfimin e saj të dhimbshëm.