Ηοroskoρi për sot, e dieΙ 17 kόrrik 2022

Dashi

Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. Mund te planifikojne sot fejesa apo edhe martesa. Pritet nje periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kene flirte dhe takime me shumice por qe asnjera nuk do te kete te ardhme. Neptuni do ua shtoje deshiren per shpenzime. Do blini veshje dhe produkte per plazh. Kujdes mos e kaloni kufirin sepse do ngeleni pa lek.

Demi

Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale. Ne te kundert mund te lidhen me dike qe nuk ben per ta. Do keni nje deshire te cmendur per te shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk eshte shume e favorshme.
Binjaket

Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte dhe i mbrojtur nga planetet. Do ndiheni mire prane atij qe dashuroni dhe do flisni hapur per gjithcka. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do takojne para se te fillojne aventura. Eshte me mire keshtu ne menyre qe te mos zhgenjeheni. menaxhojini me kujdes financat. Te gjitha perpjekjet qe do beni sot do te shperblehen me vone.
Gaforrja

Edhe pse do keni disa mosmarreveshje te vogla ne mengjes me partnerin tuaj, gjerat do stabilizohen me vone. Do kaloni edhe disa caste romantike. Beqaret duhet te pranojne ftesen per te shkuar ne nje feste. Atje do takojne persona interesante dhe qe ia vlen te krijosh nje lidhje. Saturni do favorizojne financat. Per disa mund te kete edhe permiresime te ndjeshme.
Luani

Sot per ata qe jane ne nje lidhje, do jete nje nga ditet me te bukura dhe me me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume te mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqaret do kene fat dhe. Ka shume gjasa qe personi me te cilin te krijoni nje lidhje te jete i shenjes se ujorit. Ne sektorin financave kerkohet me shume maturi. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet sepse do keni probleme.
Virgjeresha

Nen ndikimin e Marsit do perballeni me disa situata te sikletshme ju qe jeni ne cift. Gjithsesi mos u shqetesoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe ne mbremje do te rindizet pasioni. Per beqaret nuk do jete dite me fat dhe nuk do kete takime interesante. Ekulibri buxhetor do te mbrohet. Disa do jene me te favorizuar dhe do kene nje permiresim te ndjeshem te te ardhurave.
Peshorja

Ju qe jeni ne cift duhet te perfitoni nga kjo dite e bukur per dashurine. Qendroni sa me shume kohe bashke dhe shkembeni puthje pafund. Beqaret do jene gjithe kohes te rrethuar nge njerezit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitoje zemren. Beni edhe pak durim. Ne planin financiar do keni goxha fat dhe papritur do merrni shume te konsiderueshme. Perfitoni nga kjo!
Akrepi

Sektori i dashurise do marre bekimin e yjeve sot. Te gjitha konfliktet do te zgjidhen dhe ju do vendosni baza me te forta ne lidhjen tuaj. Per beqaret ka mundesi qe nje shoqeri e vjeter te kthehet ne dicka me teper. Mos enderroni te pamunduren, por dhe mos e lini kete mundesi t’iu ike. Mos abuzoni me shpenzimet gjate kesaj dite. Ruani nje ekililiber qe te mos keni probleme.
Shigjetari

Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen. Beqaret nuk do jene te vendosur per te kerkuar personin e duhur. Cdo gje do jete ne doren tuaj. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Nuk do keni probleme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.
Bricjapi

Gjerat do shkojne mire ne planin sentimental per ciftet. Kujdes, nese filloni te flisni per cdo gje tjeter pervec dashurise ai edhe mund te merzitet. Tregohuni te matur! Beqaret do jene ne medyshje per te ruajtur lirine apo per te perjetuar emocione te forta duke u lidhur me dike. Reflektoni me kujdes! Me financat do keni fat dhe do jeni te mbrojtur. Me ne fund do ia plotesoni edhe qejfin vetes.
Ujori

Jeta juaj ne cift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gezim dhe emocione. beni vetem kujdes qe seksualiteti te mos dale mbi ndjenjat. Beqaret nen influencen e Merkurit do tregohen shume kerkues dhe nuk do bien ne dashuri me te parin qe do takojne. Me shpenzimet do tregoheni shume te kujdesshem. Kjo do e mbaje situaten ne ekuiliber.
Peshqit

Jeta juaj ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Do rivendosni bashkepunimin dhe gezimi do iu pushtoje. Do jete nje nga ditet qe keni enderruar. Per beqaret do favorizohen dashurite platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak per te bere per vete ate qe doni. Ne planin financiar do keni probleme. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos shpenzoni pa kufi.

BE: Jaυën e ardhshme haρen negociatat me Shkυpin dhe Tiranën

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur votimin e Kuvendit maqedonas në favor të propozimit francez, duke paralajmëruar se në javën e ardhshme do të zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke hapur formalisht negociatat e anëtarësimit.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin i cili tash shtron rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një rast historik dhe ju e shfrytëzuat atë. Një hap i madh drejt të ardhmes suaj, të ardhmes evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ngjashëm ka reaguar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se votimi i 16 korrikut ishte një hap i madh i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkupit dhe po ashtu ka paralajmëruar se javën e ardhshme Shqipëria do të nisë negociatat e anëtarësimit.

Më 16 korrik, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugën integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë. /REL

Gazetαrja ρërlotet teksa njόfton Ιajmin për hαpjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE

BE dhe Shqipëria do të zhvillojnë të martën konferencën e parë ndërqeveritare, me qëllim nisjen e rrugëtimit të integrimit të vendit, që është diçka që ndodh pas 30 vitesh pluralizëm në vend.

Kjo mbart një simbolikë historike pavarësisht se tashmë shumë e kanë humbur shpresën për një integrim të shpejtë tonin në familjen europiane për shkak të zvarritjeve të vazhdueshme.

Diçka e tillë ka qenë emocionuese edhe për vetë gazetaren e ABC, e cila raporton prej 20 vitesh mbi rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Fill pasi ia çoi këtë lajm redaksisë së abcneës.al, Zykaj u fut LIVE në prolin e saj në Facebook duke mos i mbajtur edhe lotët.

“Dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur, siç është ai i nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kam ardhur të raportoj që student këtu dhe tashmë janë bërë 20 vite. Tani kemi ardhur në fazën finale. Kjo është shumë emocionuese”, tha Zykaj.

“Yyy rrαcë roρsha, i dini deΙe shqiptarët”, gazetari shρërthen ndaj pronarëve në jug: I mbani vetë shezlongët bosh, o do na q*ni o s’ka ρlazh

Shkruan gazetari Arsen Rusta

Plazhi Bosh!!! Ja pra erdhi dita.  Abuzuat nga Jugu në veri me çmimet. Tani mbajeni shezlonget për vete.  Shtrihuni aty, ju pronarët që nga kufiri Shqipërisë nuk dilni dot se jeni në kërkim nga europol e interpol. Ndërsa këtu jeni biznesmena falë aferave.

Plazhet në shqipëri i ka braktisur shtresa e mesme. Sepse shezlonget janë super ngjitur

Të rastis ti me familjen e ngjit ke një tufë “laskarash” hashash drogë kokainë e heroinë dhe zhurma sikur janë lëshuar nga burgu e direkt në plazh

Të rastis ndonjë “bundërr” instagrami që të bën shfaqe nudo në kufijtë e pornografis.

Të rastis tabela nuk lejohet termus

Të rastis tabela ti i varfër ose i pamundur ik nga këtu plazhi është për borgjezët.

Të rastis noi grup që fjalorin e kanë K…RI, P, Qi….A Ropt Fisin e ku ti kenë.

Po kush është ai budalla që do vi në këto plazhe ndyrsira në menaxhimi e të bekuara nga natyra.

A mos harroni, futini ndonjë të vrar për pse më sheh shezlongu im etj etj etj me njëri tjetrin.

Situata e sotme sështë tak fak. Ka vite qe akumulohet. Tani mbajeni shezlonget pijini lëngun edhe ato hotelet e biznesmenëve në Vlorë.

Unë kam qenë plot tre herë të dokumentuara e filmuara. As mos i shkelni janë mashtruese nga ai që sot bën i lënduar për reklamën e keqe që do 40 e 60 euro në tetor dhe mëngjezin ta jep me ….. e dhomat i ka të ndyra e pa higjenë.

Yyyy rracë ropsha hajduta. Ci dini ju shqiptarët dele. Se keni zënë ju detin dhe ne o do na q….i ju me çmimet hajdute o do rrimë pa plazh.

Hapni pak sytë Budva, Greqia, Italia, Kroacia, pa futur Turqin paketa që juve ja u fut aq sa ja keni fut shqiptarëve ndër vite.

Braktisni hajdutët

Le të bëjnë ata plazh me dashnoret e tyre në shezlonget e pordhës. Maksimumi 2 deri në 5 vite do falimentojnë.

Me pak fjalë shqiptarët ti shihni me dylbi, ja u paskeni fut rusëve, ukrainasve e dolët zbuluar me mungesën e tyre.

Plazh ka Det po, rërë Po, ska hoteleri turizëm, shërbim, kukturë edukatë, standart. Turista? Pafund ka edhe turista

Çmimet e kriρυra zbrazin jugυn; ρυshuesit “Ιeksion” ρronarëve të bizneseve në jug

Ndërsa Shqipëria është në pikun e sezonit veror, kjo e shtunë e ka gjetur Vlorën dhe Sarandën të zbrazur nga pushuesit. Plazhet e qytetit thuajse janë të boshatisura.

Nga ana tjetër shërbimet hoteliere në Vlorë raportohet se po funksionojnë me 50% të kapacitetit të tyre.

Operatorët turistikë pranojnë se çmimet e larta kanë ulur numrin e pushuesve vendas. Në Sarandë numrin më të lartë të turistëve e mbajnë shqiptarët e Kosovës, duke u ndjekur nga Polakët e Gjermanët.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në Jalë, ku vihet re një ulje drastike e turistëve si asnjëherë me parë.

Një tjetër arsye për uljen e numrit të pushuesve janë prurjet e pakta që vijnë nga Europa lindore kryesisht nga Ukraina e Rusia. Lufta ka ndikuar si në rritjen e çmimeve ashtu edhe në uljen e numrit të pushuesve.

Gjithçka e tij, makina, avioni, jαhti, pallati etj, janë të veshur në ar. Njihυni me sυlltanin e kohëve moderne me pasuri marrάmendëse

Ka njerë mbi këtë Tokë që nuk ekzistojnë as në ëndrra.

Hassanal Bolkiah ibni Omar Ali Saifuddien III – ose Sulltani i Bruneit siç njihet nga shokët e tij – mendohet të ketë një vlerë neto prej rreth 30 miliardë paund. Dhe ai nuk ka frikë të mburret për paratë e tij.

Sulltani erdhi në pushtet më 5 tetor 1967, duke marrë detyrën nga Omar Ali Saifuddien për t’u bërë sundimtari i 29-të i vendit.

75-vjeçari është gjithashtu kryeministër, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Jashtëm. Pra, nuk është çudi që ai ka grumbulluar një sasi jashtëzakonisht të madhe pasurie, e cila shkon me titullin e tij fuqiplotë.

Titulli i tij i plotë është Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah ibni Al-Marhum Sulltan Haxhi Omar ‘Ali Saifuddien Sa’adul Khairi Waddien, Sulltan dhe Yang Di-Pertuan nga Brunei Darussalam.

Sa i përket pasurisë së tij, ai ka aq shumë para sa dikur shpenzoi rreth 15,000 £ për një prerje flokësh.

Ai është i njohur po ashtu për avionët e tij privatë të veshur me ar. Avioni Boeing 747, me vlerë rreth 350 milionë funte, ka një lavaman ari, dritare dhe tavolina të veshura me ar, sedilje lëkure dhe shtesa të tjera me vlerë 100 milionë funte brenda. Disa raporte pretendojnë se ai ka dhe 7000 makina luksoze. Koleksioni i tij përmban, sipas shumë burimeve, 365 Ferrari, 275 Lamborghini, 258 Aston Martin, 172 Bugattis, 230 Porshe, 350 Bentley, 600 Rolls Royce, 440 Mercedes Benze, 265 Audivers dhe 237 BMW3.

Nuk dihet se ku i ruan ato, megjithëse disa raporte tregojnë se ai i jep me qira koleksionistëve të makinave për të siguruar të ardhura të mëtejshme. U përfol se ai zotëronte më shumë se gjysmën e të gjithë makinave Ferrari të shitura midis viteve 1990 dhe 2000.

Por kaq madhështore wshtë dhe ndërtesa ku ai banon. Pallati Istana Nurul Iman është ndërtuar në vitin 1984. Ai shtrihet në një sipërfaqe të madhe prej dy milionë metra katrorë dhe është vendi më i madh në botë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Ai vjen i kompletuar me një kupolë floriri 22 karatësh, 1700 dhoma, pesë pishina të mëdha dhe 257 banja – sepse atij i pëlqen qartë larmia kur ka nevojë për tualet.

Ai gjithashtu ka 110 garazhe, të cilat mund të shpjegojnë se ku ruan koleksionin e tij të jashtëzakonshme të makinave. Çuditërisht, dikush llogariti se ka 564 llambadarë të cilëve u nevojiten 51,000 llamba për të punuar. Siç pritet nga çdo udhëheqës i pasur, ai ka kopshtin e tij zoologjik privat që përmban 30 tigra të Bengalit, disa skifterë dhe një mori flamingosh.

Por kaq madhështore wshtë dhe ndërtesa ku ai banon. Pallati Istana Nurul Iman është ndërtuar në vitin 1984. Ai shtrihet në një sipërfaqe të madhe prej dy milionë metra katrorë dhe është vendi më i madh në botë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Ai vjen i kompletuar me një kupolë floriri 22 karatësh, 1700 dhoma, pesë pishina të mëdha dhe 257 banja – sepse atij i pëlqen qartë larmia kur ka nevojë për tualet.

Ai gjithashtu ka 110 garazhe, të cilat mund të shpjegojnë se ku ruan koleksionin e tij të jashtëzakonshme të makinave. Çuditërisht, dikush llogariti se ka 564 llambadarë të cilëve u nevojiten 51,000 llamba për të punuar. Siç pritet nga çdo udhëheqës i pasur, ai ka kopshtin e tij zoologjik privat që përmban 30 tigra të Bengalit, disa skifterë dhe një mori flamingosh.

Pallati nuk është i hapur për publikun, por përdoret për funksione të rëndësishme shtetërore dhe festa specifike myslimane, kur rreth 110,000 njerëz e vizitojnë gjatë festës së Fitër Bajramit. Vlerësohet në rreth 1.3 miliardë paund, por ka të ngjarë të mos dalë kurrë në tregun e hapur.

Sulltani është martuar tre herë. Ai u martua me Raja në 1965, por gjithashtu u martua me Hajah në 1982 dhe Arinaz në 2005, duke pasur 3 gra në të njëjtën kohë, deri sa me dy gratë e fundit u divorcua përkatësisht në 2003 dhe 2010.

Nuk ndαΙet Youtube-ri britαnik, pas Arta Nitajt, ρυblikon foto dhe video të një tjetër modeleje shqiρtarë në shtrαt me…

Duket se “YouTube-ri” britanik Teddy Grey s’ka ndërmend të ndalet dhe vijon të hedhë akuza të rënda ndaj modeleve shqiptare.

Teddy Grey, i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, ka publikuar ditën e djeshme në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe ku e akuzon Nitajn se kërkon 5 mijë euro për një natë, ndërsa sot hedh akuza ndaj modeles Arta Elezajt.

Ai ka publikuar sot foton e Elezajt në shtrat me një mashkull teksa shkruan: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.

Kujtojmë që dje ai publikoi foto +18 të Arta Nikajt si dhe një bisedë ku një shqiptar ankohej se kishte paguar shumë shtrenjtë (5 mijë euro) për një natë me modelen e njohur.

Gjendet zgjίdhja për kσncerin e gjίrit, Britania e Madhe miraton dy medikαmentet

Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor në Britaninë e Madhe ka miratuar dy barna me qëllim kursimin e kancerit të gjirit të gratë dhe vajzat sipas Qendrës për Kancerin të Clatterbridge.

Qendra thekson se bëhet fjalë për dy barnat “Alpelisib” dhe “Trodelvy”, me të cilat deri më tani janë bërë disa teste në pacientë të sëmurë me kancer gjiri dhe kanë dhënë rezultat, raporton abcnews.al.

“Alpelisib është një trajtim për një lloj të caktuar të kancerit të avancuar të gjirit (ER pozitiv/HER2 negativ) në pacientët me një mutacion specifik të gjenit PIK3CA.

Ky medicament përdoret në rastet kur sëmundja ka avancuar dhe është futur në sistemin endokrin të njeriut”, thekson qendra.

Ndërkohë, sipas tyre, nga “Trodelvy” mund të përfitojë gratë me kancer të gjirit në nivel të avancuar.

“Ai është tashmë i disponueshëm rast pas rasti për një numër të kufizuar pacientësh në Qendrën e Kancerit Clatterbridge.

Ne po punojmë për t’i ofruar këto barna pacientëve që mund të përfitojnë sa më shpejt që të mundemi.

Onkologët tanë, specialistë të kancerit të gjirit do të diskutojnë situatën me pacientët e kualifikuar sapo trajtimi të jetë i disponueshëm këtu”,

njofton qendra duke theksuar në fakt se barnat nuk janë ende për përdorim të gjerë pasi pavarësisht miratimit për përdorim, nevojiten ende teste për t’u bërë.

Mbesa grαbit paratë e gjγshes dhe e mbγt me jastëk

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjermani.

Gjyshja Christine S. 81-vjeçe ka luftuar për jetën për disa minuta, pasi u mbyt nga duart e mbesës së saj.

Kjo e fundit i grabiti gjyshes mijëra euro dhe më pas vrau të moshuarën.

Pas ngjarjes, të premten e 15 korrikut Sarah u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.

Autorja e krimit të rëndë është një infermiere geriatrike dhe nënë e një fëmije.

Sarah kujdesej për gjyshen e saj Christine, e cila qëndronte me të në shtëpi për kujdes afatshkurtër, dhe kishte të dhënat e saj bankare.

Mbesa e mbyti gjyshen me jastëk.

Ρarashikimet e ‘frίkshme’ të Baba Vangës kanë nisur ndodhin, ja çfarë thonë mbi ρrofecitë e saj

Evropianët përballen me mungesën e ujit dhe këtë e lidhin me këshillën e politikanëve në disa vende të bllokut të BE-së për të kursyer ujin.

E quajtur “Nostadamus i Ballkanit” nga Daily Mail, e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 84-vjeçare, ajo dyshohet se paralajmëroi se qytetet e mëdha do të përballeshin me temperatura në rritje.

Sipas kësaj media, parashikimet e saj kanë peshë, pasi banorëve të Kentit u është bërë paralajmërimi që të përdorin ujin për nevoja esenciale.

Gjithashtu edhe vende të tjera në Angli janë në gjendje kritike, për shkak se konsumi i ujit është rritur për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, si dhe për faktin se disa lumenj dhe përrenj kanë një nivel të ulët uji, i cili është nën 1 metër.

Megjithatë, Britania e Madhe nuk po përballet vetëm me temperatura të larta dhe thatësirë, e cila ka prekur jugun e Evropës, në radhë të parë Portugalinë, Spanjën dhe Italinë, ku përdorimi dhe përdorimi i ujit është i kufizuar edhe për qytetarët.

Ndërsa Daily Mail spekulon nëse kjo profeci e Baba Wanga-s do të realizohet, nga ana tjetër, ngushëllohet se disa nga parashikimet e saj nuk janë realizuar, si për shembull bota do të përjetojë një ngjarje të tmerrshme, cunami vdekjeprurëse dhe një tjetër pandemi.

Sërish, nga ana tjetër, ka kujdes, para së gjithash për shkak të rritjes së numrit të personave që vuajnë nga Covid-19 dhe pandemia e lisë së majmunëve, por që nuk shkaktoi frikë të tepruar