Ndodh ne Francë/ Shqiptari “GA Υ” VRET burrin e tij, dënohet me 30 vite burg! (EMRI)

Një shqiptar u dënua me 30 vite burg në Francë, pasi vrau partnerin e tij.

Sipas medieve franceze, vendimi u mor nga Gjykata e Apelit pas disa orësh diskutimesh.

Pas pesë orësh diskutimesh, juria e Gjykatës së Apelit në Poitiers e ka dënuar Ismail Garon me tridhjetë vjet burgim për vrasjen e partnerit të tij, ngjarje e cila ndodhi në vitin 2023.

Fakti që viktima konsiderohej si bashkëshort ka përbërë një rrethanë rënduese për dënimin.

Një personalitet i vështirë për t’u kuptuar

Siç raporton La Nouvelle République, i pandehuri, me origjinë shqiptare, që ishte strehuar nga viktima prej gati tre vitesh në Poitiers, është treguar veçanërisht demonstrativ gjatë procesit.

Ai e ka marrë shpesh fjalën në bankën e të akuzuarve, duke këmbëngulur që të gjykohet vetëm mbi bazën e provave.

Juria ka shqyrtuar disa raporte ekspertësh për të përcaktuar nëse çrregullime të mundshme psikike mund t’i kishin cenuar gjykimin, si edhe për të konfirmuar lidhjen bashkëjetuese me viktimën.

Prova shkencore dërrmuese

Analizat toksikologjike të kryera disa orë pas ngjarjes nuk zbuluan asnjë gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh, sipas raportit të një eksperteje të paraqitur në gjykatë.

Mjeku ligjor i plotësoi këto të dhëna me vëzhgime të detajuara, përfshirë fotografitë, të cilat mundësuan rindërtimin e skenarit të vrasjes./LaNouvelleRépublique

‘Hijet’ e një SKANDALI/ Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të BIZNESMENIT Salillari!

Një javë më parë Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtorit të Salillarit, i cili kishte përfituar konçensionin për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt rreth 60 milionë euro.

Por rezulton se historia nuk mbaron me kaq, pasi edhe një pjesëtar tjetër i familjes duket se gëzon të njëjtën dhunti si kryefamiliari, Engjëll Agalliu, djali i Hektorit, i cili ka përfituar nga një projekt edhe më i madh.

Objekti i veprimtarisë ka të bëjë me një sërë aktivitetesh, që nga prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë, e deri te ofrimi i shërbimeve imobiliare e shitblerja e pronave të patundshme.

Kapitali fillestar ishte 100 mijë lekë të reja.

Një shifër modeste, e barazvlefshme maksimumi me dy muaj qira zyrash, por që nuk e stepi aspak Ministrinë e Energjitikës ta shpallte Albanian Solar Power përfituese të një lejeje gjigante prej 82 megavatësh, një projekt që kërkon të paktën 80 milionë euro investim.

Më 4 qershor të vitit 2025, Këshilli i Ministrave i miraton Engjëll Agalliut lejen për “Ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier” për 49 vjet dhe në këmbim shteti do të marrë falas në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Si babai, Hektori, ashtu edhe djali, Engjëlli, janë punonjës të firmës Salillari. Të dy zgjohen çdo ditë në mëngjes. Në orën 07:00 dalin njëri pas tjetrit nga pallati i ndërtuar nga Salillari dhe nisen për në punë, duke udhëtuar me të njëjtën makinë të firmës Salillari.


Këtu duhet sqaruar edhe njëherë, se pavarësisht lidhjeve të ngushta familjare me oligarkun, të dy ata mbulojnë pozicione modeste pune.

Pra, për ta përmbledhur: nga një familje e zakonshme punëtorësh të thjeshtë, në vetëm pak vite, babë e bir janë në qendër të dy mega-projekteve që çdo kompani e madhe dhe me eksperiencë do t’i ëndërronte.

Se si, se pse, se çfarë, këtë nuk mund ta themi dot. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se tashmë toka në Boçovë të Fierit është në duart e Agalliut, i cili ka lejen dhe është gati të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës.

Por, a është Engjëll Agalliu pronari real i këtij projekti apo thjesht emri që duhej të dilte në letër?/Piranjat

E TRISHTË/ Partnerja e ish-banorit të “Big Brother VIP” humb fëmijën! (FOTO)

Partnerja e këngëtarit Endrik Bebam, Klea, ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se ka humbur fëmijën që po priste.

Klea e ndau lajmin e trishtë me ndjekësit e saj, duke publikuar disa fotografi ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.

Çifti tashmë është prindër të një fëmije tjetër, dhe partnerja e ish-banorit të “Big Brother VIP” ka tentuar që shtatzëninë e dytë ta mbajë të fshehtë.

Vetëm pas humbjes së foshnjës, Klea vendosi t’a bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.

Postimi i saj është një reflektim i ndjeshmërisë dhe guximit për të folur hapur për humbjen, një temë shpesh e ndjerë por rrallë e ndarë publikisht.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

DOSJA e SPAK/ Balluku urdhëronte të ‘bllokohej’ firma e lidhur me deputetin e Librazhdit: Mos ta shoh të marrë më tendera!

Në dosjen e SPAK zbulohet se Belinda Balluku ishte në dijeni të çdo veprimi dhe gjithçka bëhej sipas urdhrit të saj.

Madje në një moment ajo urdhëron dhe cilat kompani duhet të fitojnë tenderat dhe cilat jo e këto madje të përjashtohen kategorikisht nga të gjitha procedurat e tenderimit në republikën e Shqipërisë.

Në një komunikim të datës 28 tetor 2021, ministrja i kërkon drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit, që firma e konsulencës “Civil Cons”, e lidhur me ish-deputetin demokrat Lefter Gështenja, të mos marrë më asnjë punë në territorin e Shqipërisë.

“Mos ta shoh të marrë tjetër punë në Republikën e Shqipërisë”, urdhëron Balluku, ndërsa Berberi i përgjigjet se “është e lehtë”.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “whatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons“.

Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”.

Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto roman?”.

DOSJA e SPAK/ Balluku urdhëronte të ‘bllokohej’ firma e

Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.

Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet i librazhdit i PD”.

Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.

Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”.

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij.

Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt.

Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues.

Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha.


Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në këtë pikë pasi strukturat shtetërore nuk bënë detyrën.

“Kanë bërë denoncimin në Policinë e Roskovecit, pas tre ditësh ka ardhur punonjësi i hipotekës në bashki, Soni Kosaçi dhe nuk ka vepruar. U veprua  vetëm pas tre muajsh. Po të ndërhyej që kur bëra denoncimin nuk do të ishim sot duke kaluar në karvan vuajtjesh prej një viti e gjysëm”, thotë Jorgo Hatia.

Nusja e nipit të Jorgo Hatias, i njohur edhe me emrin Mehmet, thotë se videon që tregonte xhaxhain e bashkëshortit të veshur si grua duke thyer arrestin e shtëpisë, u detyrua ta realizonte sepse donte të mbronte familjen e saj.

“Nëse njerëzit do ta dinin problemin tim, besoj se do më cilësonin spiune. Kur ai fut burrin tim në burg, kur fut vjehrrin, dhunon vjehrrën dhe don të penalizojë familjen time, atëherë çfarë të bëj?”, shprehet Klarisa Hatia.

Familja Hatia i bën apel strukturave të larta shtetërore të mos neglizhojnë konflikte të tilla, pasi nëse do të ishte ndërhyrë në kohë, situata nuk do të kishte arritur deri në këtë pikë, ku familjet e dy vëllezërve jetojnë mes dhunës dhe kërcënimeve të përditshme./shqiptarja

Gjykimi i boksierit në Goran Gogic në KAOS/ New York Post: 3 shqiptarë tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 MIJË dollarë!

Një përpjekje për të korruptuar jurinë ka cuar në kaos gjykimin federal të ish-bokserit të rëndë Goran Gogic në New York.

Sipas autoriteteve amerikane, tre persona të lidhur me organizata kriminale shqiptare dhe familjen mafioze Gambino ofruan një ryshfet prej 100,000 dollarësh për të nxjerrë Gogic jo fajtor në gjykimin e tij për trafikim të kokainës.

Gjyqtari Joan Azrack vendosi të shpërndajë jurinë, duke e ndërprerë gjykimin e nisur të hënën, vetëm në ditën e parë.

Rasti, i cili lidhet me një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në historinë e SHBA-së, do të rifillojë pas 30 ditësh me një juri anonim dhe pjesërisht të izoluar, sipas vendimit të gjykatës.

Të dyshuarit dhe lidhjet me krimin e organizuar

Tre të dyshuarit, Mustaga Fteja, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa, u arrestuan dhe akuzohen për pengim të jurisë.

Sipas prokurorëve:

Afrim Kupa, 52 vjeç, u kap në një incizim të fshehtë duke ofruar ryshfet dhe ka lidhje të dokumentuara me mafian shqiptare dhe familjen Gambino.

Valmir Krasniqi, 35 vjeç, kosovar dhe menaxher i një restoranti në Bay Ridge, gjithashtu ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

Mustaga Fteja nuk rezulton të ketë lidhje direkte me mafian, por është pjesë e planit të korrupsionit.

Sipas prokurorëve, të tre kanë diskutuar mënyrën e dhënies së ryshfetit brenda një shtëpie në Staten Island, duke përdorur anglishten dhe shqipen.

“Si do ta paguani? Kush do të japë paratë?” pyeti Fteja.

“Paratë,” u përgjigj Kupa.

“Do më japësh mua? Sa?”

Një, njëqind mijë,” konfirmoi Kupa.

Detaje mbi gjykimin e Gogic

Goran Gogic, 46 vjeç, i lindur në Mal të Zi, ka luajtur boks në Gjermani nga 2001 deri në 2012, me rekord 21-4-2.

Ai akuzohet për trafikimin e 22 tonëve kokainë, me vlerë mbi 1 miliard dollarë, nga Kolumbia në Evropë përmes SHBA-së.

Autoritetet amerikane thonë se Gogic punonte me furnizues kokainash dhe anëtarë të ekuipazheve të dyshimta në anije tregtare.

Tre nga transportet e tij u sekuestruan nga autoritetet në vitin 2019, duke përfshirë një ngarkesë me vlerë mbi 1 miliard dollarë, e konsideruar si një nga sekuestrimet më të mëdha në histori.

Gogic ndodhet në paraburgim pa të drejtë lirimi në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ndërsa prokurorët e konsiderojnë një trafikant të rrezikshëm të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit.

Masat ndaj të dyshuarve

Afrim Kupa u mbajt pa garanci.

Valmir Krasniqi u mbajt pa garanci dhe mohoi përfshirjen, duke thënë se pyetja “Është bërë?” i referohej takimit në shtëpinë e tij, jo ryshfetit.

Mustaga Fteja u lirua me një garanci prej 150,000 dollarësh.

Prokurorët besojnë se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë plan. Të tre mund të përballen me deri në 20 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Sa para ka fituar Michael Jackson që nga vdekja? Do të shokoheni…

Sipas Forbes, që nga viti 2009 pasuria e Michael Jackson ka sjellë 3.5 miliardë dollarë të ardhura.

Vetëm vitin e kaluar ai fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë.

Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit. Edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në botë.

Ndërkaq, traileri i parë i filmit biografik për Michael Jackson ka bërë histori, duke u kthyer menjëherë në një fenomen global.

Vetëm disa orë pas publikimit, ai u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, traileri arriti më shumë se 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga “Lionsgate” dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Mbretit të Popit e luan Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, i cili do të interpretojë xhaxhain e tij në ekran.

Në krah të tij luan aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait të Michaelit.

Kasti përfshin gjithashtu Miles Teller si avokati John Branca, Kat Graham si Diana Ross, Nia Long si Katherine Jackson, Laura Harrier si Suzanne de Passe, Kendrick Sampson si Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël.

Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka habitur edhe vetë producentët.

Presidenti i “Motion Picture Group” në Lionsgate, Adam Fogelson, deklaroi se pritja për filmin ka qenë shumë më e madhe se parashikimet, duke shtuar se ekziston mundësia që historia e Michael Jackson të vijojë edhe me një film të dytë.

Shpëtoi biznesmenin 85-vjeçar nga mbytja, Giorgia Meloni përshëndet aktin e shqiptarit: Hero!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar italian, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej.

Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.

“Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni.

Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.

Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta.

Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.

Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë.

Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.

Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur.

Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.

85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg.

Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale.

Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ Beatrix Ramosaj gjen lumturinë, kush është partneri i huaj i këngëtares! (Lidhja DISKRETE në SHBA)

Pas disa momente të vështira në jetën e saj personale, Beatrix Ramosaj ka gjetur dashurinë.

Ajo, për të cilën kemi folur pak muaj më parë, tashmë është konfirmuar nga disa pamje, që zbulojnë se këngëtarja po shijon një romancë të re.

Vite pasi u largua nga Shqipëria, pas gjithë bujës që shoqëroi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Shtetet e Bashkuara.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Beatrix shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Ajo duket e qetë, duke shijuar atmosferën sportive, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është shoqëruesi në krah të saj një djalë që dyshohet se është partneri i saj i ri.

Djali në fjalë bëhet me dije se është i huaj dhe se në fakt është djaloshi që prej disa muajsh është në lidhje me Trixën.

Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë.

Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private.

Të paktën kështu ka qenë deri pak muaj më parë, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë.

Në “Instastory” ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet. Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht.

Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja kishte nisur një lidhje të re dashurie.

Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.

Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori.

Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental.

Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht.’

Galeria fotografike (

1 / 15

)

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 22 nëntor 2025

Dashi

Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni vërtet mire. Nëse jeni beqare duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen ne mënyrë qe te njihni sa me shume persona. Ne planin financiar do iu mungoje realizmi dhe mund te bëni goxha gabime.

Demi

Sipas te gjitha gjasave jeta ne çift do ece ne drejtimin e duhur. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do mendoni si te ndërtoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Me financat tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm qe te mos keni vështirësi as me vone.

Binjaket

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te rëndësishme. Beqaret do ndihen me fat duke qene se yjet do iu krijojnë mundësinë e takimeve mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Para se te merrni vendime ne planin financiar duhet t’i bëni mire e mire llogarite sot, përndryshe mund te keni probleme serioze.

Gaforrja

Ndikimi i planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Ata do iu ndihmojnë te gjeni rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Beqaret do e dashurojnë pavarësinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gatite fillojnë një lidhje. Mundësitë ne fakt nuk do mungojnë. Sektori i financave do jete shume i turbullt. Duhet shume kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Luani

Pritet qe jeta sentimentale e beqareve te jete mjaft harmonike sot. Secili do mendoje te beje surpriza dhe ta beje tjetrin te ndihet sa me mire. Beqaret do jene te vetmuar edhe këtë dite dhe kjo sepse do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për te dale. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete eksplozive gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do ndihen me afër se kurrë me një mik te vjetër. Shprehini me mënyrën tuaj ato qe ndjeni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim sepse gjendja mund te arrije katastrofën.

Peshorja

Dite goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt partneri ka ndryshuar. Për beqaret çështjet e zemrës do marrin një drejtim pozitiv. Me paratë do i keni punët mire dhe do dini si t’i menaxhoni si duhet ato. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Akrepi

Do merreni vesh me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te joshin cilindo qe do iu dale para. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe do kryeni edhe disa transaksione.

Shigjetari

Planetët do ju ndihmojnë te vendosni qëndrueshmërinë sot ne jetën ne çift. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë çmenduri te cilat as nuk do ju shpërblehen. Për financat mos u qani. Gjendja nuk do jete e shkëlqyer, por te ardhurat do ju dalin aq sa për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi

Dite e zjarrte dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do kërkoni te mos ndaheni asnjë çast. Beqaret do kujdesen për çdo detaj ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje me personin qe pëlqejnë. Financat nuk do jene aspak te mira. Shpenzimet qe do kryeni do jene te pafundme kështu qe bëni kujdes.

Ujori

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni aspak vesh me partnerin. Atmosfera do jete shume delikate. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur hapa ne jetën sentimentale. Duhet ende kohe për te reflektuar. Për financat nuk do shqetësoheni aspak. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa pritej.

Peshqit

Lëreni veten sa me te lire sot dhe bëni atë qe ndjeni ne lidhjen tuaj. Askush nuk do mund t’iu gjykoje apo t’iu kritikoje. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës se pare e cila nuk ka për t’i zhgënjyer. Merkuri do jete si thike me dy prese ne planin financiar. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse mund te mbeteni ne një gjendje te vështirë.