Edhe Gjykata e Lartë rrëzon Belerin: Olta Xhaçka nuk duhet hetuar

Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për Olta Xhaçkën.

Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal dhe tashmë me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoninë në seancën gjyqësore të se hënës, edhe Gjykata e Lartë vendosi po njësoj.

Beleri e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale. E teksa refuzoi hetimin e çiftit socialist, SPAK mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik.

Ka vetëm 156 mijë banorë, Curaçao, kombi më i vogël që kualifikohet në Botëror: Asnjë lojtar nuk ka lindur aty

Curaçao do të jetë kombi më i vogël që merr pjesë në Botërorin 2026, një ëndërr e bërë realitet në një natë që do të mbetet përgjithmonë në histori. Ishulli i vogël karaibik festoi arritjen e pabesueshme pas barazimit 0-0 kundër Xhamajkës, një pikë që mjafton për ta dërguar në Amerikën e Veriut verën e ardhshme me një biletë vetëm vajtje që dukej e pamundur për t’u siguruar. Është një sukses i orkestruar nga Dick Advocaat, i cili në moshën 78-vjeçare mori kënaqësinë të tërhiqte grupin e tij të lojtarëve drejt kompeticionit më të bukur nga të gjitha, që deri tani kishte qenë vetëm një iluzion i thjeshtë.

Curaçao kualifikohet në Botëror

Ishulli karaibik ka vetëm 156.115 banorë dhe të gjithë dje dolën në rrugë për të festuar rezultatin historik. Curaçao u kualifikua në Botëror për herë të parë në historinë e tij dhe do të ketë mundësinë të përballet me të mëdhenjtë dhe të ëndërrojë të jetë Këpuca e Qelqtë e kompeticionit: fakti që është aty në fazën e grupeve është tashmë një hap gjigant përpara dhe do të paraqitet në nisje si kombi më i vogël nga të gjithë, duke kaluar edhe Islandën që disa vite më parë kishte vendosur rekordin. Pas kësaj arritjeje të madhe është dora e Dick Advocaat, i cili në moshën 78-vjeçare pasuroi karrierën e tij me një kualifikim që dukej i pamundur për t’u arritur.

Ka vetëm 156 mijë banorë, Curaçao, kombi më i

Asnjë lojtar i grumbulluar nuk ka lindur në ishull

Por të gjithë janë holandezë, duke qenë se kombi bën pjesë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta dhe u mundëson qytetarëve të ketë dy pasaporta dhe rrjedhimisht mundësinë e zgjedhjes në fushën sportive. Shumë prej tyre vendosën të përfaqësojnë përfaqësuesen e vogël karaibike pa asnjë pritshmëri, por u gjendën duke shkruar historinë e një vendi të tërë dhe do të duhet të përballen me mijëra emocione të Botërorit që luhet vetëm pak hapa larg shtëpisë.

Del VIDEOJA tronditëse: Momenti kur një 29-vjeçari shqiptar masa kron për υdekje me grushte 58-vjeçarin grek në Athinë

Prokuroria e Athinës ka nisur procedim penal kundër një 29-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka rrahur për vdekje një shofer grek 58-vjeçar në Neos Kosmos, për krimin e vrasjes me dashje, pas një sherri për zënien e rrugës nga viktima dhe debatit që denigroi në fatalitet.

Media greke tashmë ka zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët, teksa mban kaskë të bardhë, zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën.

Ky i fundit qëndronte në sedilen e shoferit, i palëvizur pasi shqiptari nuk i jep asnjë shans, duke e goditur pa ndërprerë mbi 6 herë nga xhami i makinës, informon “Zougla”.


I dyshuari është person me precedentë, teksa mediat greke publikuan edhe fotot të tij, por jo identiteti. Sipas burimeve të prokurorisë, tre arrestimet e mëparshme të 29-vjeçarit kishin të bënin me kundërvajtje. Këto vepra penale nuk kërkojnë që i pandehuri të mbahet në paraburgim.

Del VIDEOJA tronditëse: Momenti kur një 29-vjeçari shqiptar

Shqiptari u mbrojt duke thënë se i kishte zënë rrugën dhe pas debatit të parë janë ndarë, por greku ka vijuar me ofendimet, e ka ndjekur dhe më pas spërkatur me spraj te palestra.

Kjo bëri që të humbte qetësinë, ta ndiqte me motor dhe më pas sulmonte fizikisht. Tërbimi i tij solli edhe fatalitetin.

Me njohuri profesionale të arteve marciale, fundi ishte tragjik. Ai ia goditi fort kokën në timon, e grushtoi dhe gjaku u përhap përreth. Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë të pranishëm dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

“Ka rënë çmimi i gjelit të detit”, Trump batuta me Turqinë: Nuk dua që Erdogan të më telefonojë duke u ankuar

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka kursyer batutat, gjatë një fjalimi në Uashington, ku përmendi disa prej arritjeve të administratës së tij, përfshirë edhe marrëveshjen që Arabia Saudite të investojë 1 trilion dollarë në SHBA.

Teksa po fliste për rënien e çmimeve të ushqimeve, Trump tha se çmimi i gjelit të detit, që në anglisht quhet “Turkey”, ka rënë me 33%. Ai pastaj i kërkoi të pranishmëve të mos e ngatërrojnë me shtetin e Turqisë, pasi nuk do që Erdogan ta thërrasë në telefon duke u ankuar.

“Po shkonim drejt vdekjes. Ishim në një drejtim shumë të keq. Sipas statistikave, gjeli i detit (Turkey) ka rënë me 33%, dhe nuk e kam fjalën për Turqinë, ata janë mirë. Nuk dua që Erdogani të më marrë në telefon dhe të thotë nuk kam  rënë me 33%. Duhet të kujdesemi për miqtë, i kemi miq të mirë”, u shpreh Trump

U shkrinë së qeshuri, Trump publikon videon me CR7 në Shtëpinë e Bardhë: Jemi dy më të mëdhenjtë

Cristiano Ronaldo duket se ka kaluar pak kohë vetëm me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë para se Presidenti ta lavdëronte atë gjatë një darke gala për delegacionin nga Arabia Saudite të martën.

Ronaldo u shfaq publikisht në Shtetet e Bashkuara që kur u akuzua për përdhunim nga një mësuese amerikane në vitin 2017 pas një takimi në Las Vegas, akuzë të cilën e ka mohuar gjithmonë.

Pas mirëseardhjes që i bëri Trump gjatë fjalimit të martën në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë shpërndau të nesërmen një video ku të dy burrat shihen duke ecur njëri pranë tjetrit në Shtëpinë e Bardhë.

“Two GOATS. “CR7 x 45/47”, shkruhej në përshkrimin e videos nga Shtëpia e Bardhë. Video u publikua njëkohësisht edhe nga llogaria zyrtare e yllit portugez në Instagram.

E fejuara e Ronaldos, Georgina Rodriguez, shihet gjithashtu për pak duke ecur pranë tyre.

Shqipëria do të goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen

Sinoptikania Lajda Porja bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.

Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.

Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”

Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.

“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.”

“Frymëmarrje” për Armando Brojën: Vjen lajmi i mirë nga Anglia

Armando Broja edhe në ditët e tij jo të mira, është një personazh që mbetet në qendër të vëmendjes. Në përballjen e fundit ndaj Anglisë, ai ishte pika e diskutimit edhe për gazetarët anglezë duke qenë së luan në Premier League.

Sulmuesi i Burnley u aktivizua vetëm në minutën e 75-të në ndeshjen ndaj 3 Luanëve ku në ato minuta që u aktivizua, u duk shumë i motivuar, për të bërë një figurë të mirë. Por mesa duket gjendja e tij psikologjike, për momentin, nuk është më e mira dhe është ajo që ndoshta po i kthehet në pengesë.

Si për të konfirmuar momentin e keq të tij, Broja nuk arriti as ta mbyllë ndeshjen, pësoi një dëmtim duke dalë nga fusha me barelë dhe me ankthin se cili do të ishte problemi i tij i ri fizik.

Në fakt, gjërat nuk duken aq keq sa u menduan në fillim dhe mediat angleze, raportojnë se paraditen e djeshme Broja është rikthyer te Burnley. Sulmuesi shqiptar ka kryer një kontroll mjekësor me mjekët e klubit. Për fatin e mirë, nuk do të ketë asgjë për t’u shqetësuar, pasi kontrollet e mëtejshme ndaj tij konfirmojnë për një ndrydhje të kaviljes, që do ta mbajë atë vetëm pak ditë jashtë fushe. Bëhet fjalë për një dëmtim që rikuperohet brenda 4-5 ditësh.

Kështu që, Broja do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit të Burnley-t shumë shpejt për të vazhduar sezonin normalisht.

G. rύαja nga Shkodra: Shoku i b. ύrrit erdhi një natë kυr isha υetëm dhe…

Një grua dyshon se bashkëshorti e trad/hëton e për këtë shkak është bërë një zbulin që gruaja ka bërë së fundmi. Kjo është historia e saj e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam një 36-vj/eçare dhe jam lexuese e rregullt e faqes tuaj. Jam nga Shkodra dhe jam e martuar, por fëmijë nuk kam. 

Prej vitesh jetoj me burrin në Itali, këtu jemi stabilizuar mirë. Burrin e dua dhe e respektoj shumë.

Por ai mesa duket nuk më do dhe tani kam zbuluar se as nuk më respekton. Burri punon me turne, sepse bën dy punë.

Unë nuk punoj sepse kam një problem shëndetësor që akoma nuk më lejon të dal në punë. Burrin e kam shumë të pashëm, por asnjëherë nuk kam dyshuar se ai më tradhëton.

Deri para një muaji, kohë kur më kanë lindur dyshime të forta se ai më tradhëton.

Ishte ora 23:00 një darkë, e bie dera e shtëpisë. Vjen kolegu i burrit tim dhe e kërkon sepse s’po i përgjigjej në telefon.

Kishin një urgjencë tek puna, e duke qenë se burri nuk i hapte telefonin, shoku i tij që punojnë bashkë kishte ardhur ta thërrasë tek shtëpia.

E forta është se mua burri më kishte thënë që në orën 22:00 se atë natë do të ishte turni i tretë.

E imagjinoni tani si u ndjeva unë?I thashë që dyshoj se më tradhëton e tha nuk është ashtu si mendoj unë.

Nuk më jep më shumë shpjegime dhe kemi 1 muaj që zihemi. Çfarë duhet të bëj?

Të kthehem tek prindërit në Shqipëri? Kështu nuk duroj dot sepse ai po përpiqet ta kalojë si pa të keq, e pa asnjë sqarim…”, shkruan ajo.

Ѕa kohë dυrojnë fe mrat pa k.rγer marrd hënie?! E ρаbеѕυeshme cfare iu ndodh kur kαΙojnë më shuυmë se..

Sa mund të durojnë femrat pa bërë s e.ks dhe se cilat ishin efektet që sillte mos aktiviteti sek.sual?

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Revista gjermane “Petra”, e cila zhvilloi një sondazh ku morën pjesë më shumë se 1000 gra nga mosha 29 deri në 39 vjeç.

Edhe pse pritshmëritë ishin se femrat nuk mund të durojnë gjatë pa se.ks, nga ky hulumtim rezultoi se 58% e të anketuarave thanë se fare lehtë mund të durojnë pa se.ks!

33% pranuan se kanë mbi 2 vjet pa bërë se.ks, 40% deklaruan se kanë më shumë se 1 vit pa marrëd.hënie, dhe 27% se kanë mbi 6 muaj pa raport se.k sual.

Ndërkohë sa u përket efekteve anësore, ekspertët thanë se mungesa e marrëd hënieve se. k suale ishin më se të dukshme.

Femrat që kishin 3 muaj pa bërë s.eks filluan të shfaqnin sjellje disi të çorientuara,

ato që kishin 6 muaj pa s.eks shfaqën shenja stresi dhe ato që kishin 1 vit pa kryer marr ëdhënie se.k suale ishin një hap para shtrimit në… ‘çmen dinë’. 

S kandαΙ në lοkaIin në Tirαnë, qγtetari fiΙmοn s kenαt e n χehtα mes një ÇlFΤl

Disa pamje të t.urpshme janë duke qarkulluar në internet, pasi personi që e ka fotografuar kete skene thote

se behet fjale per nje situate qe ka ndodhur në ambientet e një lokali të njohur në Tiranë pranë Fakultetit të Histori Filologjise. 

Ky cift qe shihni edhe ju ne foto, kanë shkëmbyer puthje pasionate dhe madje vajza i ka hipur mbi prehër të dashurit të saj.

Foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ një qytetar dhe shkruan se nuk e kupton se si të rinjtë lejohen të dhurojnë skena +18 në ambiente të tilla pu/blike.

Siç dallohet në foto djali i ka futur duart në pjesët intime vajzës.

Dhe më keqja është se askush nga drejtuesit e kafes në fjalë nuk u kanë thënë asgjë.