Shqipëria në “luftë”, Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Anëtarësimi në BE, më afër se kurrë, jemi promotorë të paqes dhe stabilitetit”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një objektiv historik për vendin. Deklarata u bë gjatë Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë, ku u fol gjerësisht për rolin e diplomacisë dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

“Shqipëria është një vend i vogël, por me suksese të admirueshme. Kreditet në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë më parë,” u shpreh Rama në fjalën e tij. Ai vlerësoi punën e trupës diplomatike shqiptare, duke theksuar se shërbimi i jashtëm duhet të shndërrohet në një pikë referimi për talentet që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit.

Një shembull konkret, sipas Kryeministrit, është puna e bërë në ambasadën shqiptare në Bruksel pranë Komisionit Evropian. Ai veçoi qasjen e re dhe bashkëpunimin mes Ministrisë së Jashtme, ministrave të Shtetit dhe ambasadorit Ferit Hoxha si një model pozitiv. “Është krijuar një bërthamë e qëndrueshme, një nga investimet më të bukura ndër vite në shërbimin tonë diplomatik,” tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, duke i bërë thirrje përfaqësuesve diplomatikë të jenë promotorët më të vendosur të këtyre vlerave. “Kemi detyrimin të mirëmbajmë marrëdhëniet me faktorin shqiptar dhe të përcjellim mesazhin tonë si një komb i përkushtuar ndaj ardhmërisë evropiane dhe partneritetit me botën demokratike,” u shpreh ai.

Prekëse/ U υ diq në aksident, 2 vajzat në Fier shkojnë në ditën e parë të shkollës pa babanë, shoqërohen vetëm nga nëna

Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.

Në këte ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa , nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë.

Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “ Jakov Xoxa” për të nisur rrugëtimin e dijes.

Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja. Sakaq, mesojme se rreth 13 mijë nxënës u rikthyen në shkollë në gjithë territorin e qarkut te Fierit, rreth 900 fëmijë u ulën për herë të parë në banka.

Megjithatë, statistikat tregojnë për një ulje të numrit të nxënësve në Patos, me 110 nxenes me pak krahasuar me vitin e kaluar. Rënie ka edhe në Roskovec, me 50 nxenes me pak se vitin e kaluar.

Shkolla 9-vjeçare “Jorgo Sopiku” në Luar është shndërruar këtë vit në shkollë vartëse. Situata paraqitet edhe më problematike në Mallakastër, ku në klasën e parë janë ulur vetëm 64 nxënës, nga 93 që ishin një vit më parë.

U ekzekutua në mes të Shkodrës / Babai i Kristian Kolës bën deklaratën e fortë: Do marr hak, e υ▪︎as atë që…

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën pak ditë më parë ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me breshëri plumbash për arsye që ende mbeten mister për policinë.

Ende pa një përgjigje është edhe babai i Kristianit, Marash Kola, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Shqipëria Live, Semiljana Azizi, rrëfeu se si e mori vesh lajmin fatkeq të të birit.

Ai gjithashtu shtoi se e mendon edhe hakmarrjen nëse policia nuk e zgjidh vrasjen misterioze.

“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.

Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.

Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.

Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam friks nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër,” tha Kola.

Deklarata e motrës

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike.

Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë.

“Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë.

Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te.

“Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam prit me fol në darkë dhe s’munda. Ai nuk ka pasur asnjë problem, gjithmonë fliste me mua ose babain. Asnjë gjë nuk dimë, asnjë gjë nuk kanë thënë. Nuk është e lehtë të fusësh djalin në dhe,” u shpreh ajo me lot në sy.

Mariza Kola theksoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe vonesat në reagimin e institucioneve pas ngjarjes, ndërsa theksoi se “nuk janë marrë në pyetje nga policia”.

“Babën nuk e kanë lënë me pa vëllanë kur është transportuar. Është vonuar një orë ambulanca për të shkuar. Tërë Shkodrën për ta marrë në këmbë e merr për një orë,” tha ajo në Euronews, duke ngritur dyshime për mënyrën se si është menaxhuar situata nga autoritetet.

Familja e Kristian Kolës kërkon drejtësi dhe përgjigje për rrethanat e vrasjes së 34-vjeçarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar me babain. Duam drejtesi, ia leme ne dore drejtesise”, tha mes lotesh e motra e Kristian Koles.

Si ndodhi ngjarja
Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit.

Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë.

Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër.

Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh.

Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin.

Rasti që ka trazuar rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

Moderatorja Ola Bruko ka komentuar videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku ish-CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, u pa i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota gjatë një koncerti në Boston.

Në një postim në rrjetet sociale, Bruko shkroi: “Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron! Kështu do përfundoni të gjithë ju që s’e keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift…”.

Reagimi i saj vjen pak kohë pas divorcit, ndërsa moderatorja është tashmë në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.

“S’dua të shoh më mal me sy”/ Si Egli Tako përjetoi humbjen e frikshme, e vetme në Mal të Zi

Një ngjarje e frikshme ka tronditur ish-finalisten e Big Brother Albania 4, Egli Tako, e cila përjetoi një situatë të rrezikshme gjatë një udhëtimi në Mal të Zi. Ajo humbi në male për disa orë, një përvojë që e la atë të frikësuar dhe e vetme në një ambient të panjohur.

Egli ka ndarë përjetimet e saj në rrjetet sociale, duke treguar se si u ndje kur u gjend e humbur në majat e thepisura të maleve. Ajo përshkruan momentet e panikut dhe frikës, duke e bërë këtë histori edhe më tërheqëse për ndjekësit e saj.

“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë,” shkruan ajo në një prej postimeve të saj, duke theksuar intensitetin e përvojës së saj.

“Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot.” – ka shkruar Egli.

Gjatë atyre momenteve të frikshme, Egli ndjeu se paniku po e kapte, duke menduar për mundësinë e mosdaljes më kurrë nga mali. Ajo e ndau një foto të vetes si kujtim, një veprim që tregon thellësinë e frikës që përjetoi.

Fatmirësisht, pas disa orësh të pasigurisë, Egli arriti të gjejë rrugën e duhur dhe të shpëtojë nga situata e rrezikshme. Kjo përvojë e ka lënë atë me një ndjenjë të thellë frike ndaj maleve, një ndjenjë që ajo e ndan me ndjekësit e saj.

“I urrej malet nga sot,” shkruan ajo, duke treguar se si një aventurë e tillë mund të kthehet në një traumë të thellë.

Kjo ngjarje na kujton se natyra, edhe pse e bukur, mund të jetë gjithashtu e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Me këtë përvojë, Egli Tako na tregon se ndonjëherë aventurat më të mira mund të kthehen në situata të rrezikshme.

Tenton të vjedhë një shtëpi në Tiranë, por i riu kapet nga i zoti dhe rrihet keq fare

Një 33-vjeçar e ka pësuar keq në Tiranë, pasi sipas policisë, në momentin që ka tentuar të vjedhë me dhunë në një banesë në kryeqytet, është përballur me të zotin e shtëpisë, i cili ka arritur ta neutralizojë duke e goditur me grushte.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.Z., 33 vjeç, ndërsa ka proceduar penalisht pronarin e banesës me arsyetimin se ka vepruar në kushtet e vetëgjyqësisë.

“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S.L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë në banesën e shtetasit S.L., i cili, me vetëgjyqësi, e ka goditur me grushte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Publikohet VIDEO, ja si u largua AUTORI i υ▪︎asjeve në SHKODËR (PAMJET)

Këto janë pamjet kur autori Ragip Gila 29 vjeç largohet me makinën tip BMW, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.

Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.

29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.

BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.

Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.

29-vjeçari mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur.

Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.

Dinamika, viktimat dhe të plagosurit:

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Burime nga grupi hetimor bëjnë se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. 31-vjeçari ndërroi jetë në spital. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Skeda e autorit Ragip Gila:

Ragip Gila nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar në fund të dhjetorit 2023 me një arsenal armësh në Shkodër, si dhe ju gjet një sasi droge.

Ai u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burg. Ai nuk është dënuar për armëmbajtjen pa leje dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë proces gjyqësor.

Report Tv ka siguruar edhe vendimin e lirimit nga qelia të Ragip Gilës, më 4 mars 2025. Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryente vepër penale, të mos shoqërohej me persona me precedent penal dhe të mos posedonte armë. 6 muaj më pas, Ragip Gila shkaktoi një masakër në mes të Shkodrës./Lajm nga REPORT TV

“Më bënte si i fortë, doja ta qëlloja…”/ Zbardhet dëshmia e autorit të υ▪︎ asjes në Shkodër: E kam pasur …

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ragip Gila, 30 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje. Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason:

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë çoi në vdekjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Gila u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, gjatë së cilës u rrëzua nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke pësuar një dëmtim në këmbë. Në ato momente, ai është detyruar të dorëzohet, duke thënë:

“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë.”

Menjëherë pas arrestimit, ai u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas dha deklaratën e parë. Policia dyshon për porositës të mundshëm. Megjithatë, policia nuk e ka marrë të mirëqenë versionin e dhënë nga Gila.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse 30-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar nga persona të tjerë që mund ta kenë porositur vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, aktualisht i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Nuredin Dumanin tentuan ta helmojnë në burg? Ish-prokurori zbulon si qëndron e vërteta: Ka pasur…

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur sot në një emision televiziv, në lidhje me Nuredin Dumanin dhe shtrimin e tij në spital.

Lidhur me teoritë se Dumani është tentuar të helmohet apo të vritet në burg nga kundërshtarët për të ndaluar dëshmitë e tij mbi ngjarjet kriminale, ish-prokurori tha se kjo nuk është e mundur.

Sipas Karanxhës, Dumani është gjatë gjithë kohës nën vëzhgim për shkak të statusit që ai mban, si “i penduar i drejtësisë”.

Nuredin Dumani në RREZIK për jetën? Gazetarja zbardh TË VËRTETËN, ja çfarë ndodhi në Urgjencë me të penduarin e drejtësisë

“Rreziku që Nuredin Dumani të helmohet apo t’i ndodhë diçka tjetër, është shumë i vogël. Kjo sepse ai është gjithë kohën nën vëzhgim për shkak se është i penduar. Siguria e tij është shumë e lartë. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore duhet monitoruar për të shmangur çdo përkeqësim. Dumani përfiton mbrojtje nga shteti deri në fund të jetës. Pra edhe në rast lirimi, ai do duhet të mbrohet dhe sigurohet nga shteti deri në fund të jetës.”-, tha ish-prokurori.

Çfarë do të ndodhë më 11 shtator? Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Rama një ditë para mund të…

Sot, i ftuar në një , gazetari Bashkim Hoxha u ballafaqua me kureshtjen e qytetarëve për formimin e qeverisë së re.

Një qytetare telefonoi gjatë transmetimit live për të pyetur se çfarë pritet të ndodhë më 11 shtator, kur kryeministri Edi Rama do të shpallë kabinetin e tij të ri, Rama 4.

Pritshmëritë dhe spekulimet mbi emrat e ministrave kanë qenë të shumta, por Hoxha vendosi të japë një përgjigje të qartë, duke e vendosur realitetin mbi parashikimet.

“Kërkohet një parashikim për një vendim të paparashikueshëm. Sipas praktikave që ka kryeministri Rama, ai qeverinë e shpall si surprizë, madje edhe për vetë ministrat, të cilët e mësojnë aty në mbledhjen e Asamblesë. Siç e dëgjojmë edhe ne, siç e mëson edhe publiku. Por, nga ana tjetër, unë nuk e ndjek politikën në mënyrë të veçantë. Politikën e shoh vetëm në raportin që ka me qytetarët dhe me problematikat e jetës së tyre. Prandaj nuk mund të jem parashikues i mirë në këtë rast. Nuk mund të parashikohet asgjë për diçka të paparashikueshme. Rama një ditë para mund të thotë: ‘Dua qeveri me profesionistë.’ Një ditë tjetër thotë: ‘Jo, e dua me politikanë.’ Varet si e mendon dhe si informohet.” – u shpreh Hoxha.