Pobleme? Broja sdo jete me pjese e Kombetares? Tr*ndit Silvinjo, zbulon detajet e forta per playofin

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Andorra dhe sigurimit të play-off për në Botërorin 2026.

“Broja? Kam bërë tani një mbledhje të vogël, me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë.

Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6.

Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo, pyeta si janë të tjerat, e pashë që ishte i mërzitur, nuk e kam kuptuar pse.

Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në play-off dhe është një natë e mrekullueshme.

Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (fitorja e Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe.

A mund ta luajmë “play-off” siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.

Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.

Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për kundërshtarët pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, tha Sylvinho për Supersport.

Trajneri i kombëtares, Sylvinho, dhe kapiteni Gjimshiti dolën në një konferencë për shtyp një ditë përpara sfidës me Anglinë, duke folur edhe për fitoren ndaj Andorrës.

Trajneri Sylvinho u ndal tek episodi me Brojën pas ndeshjes, ku lojtari shfaqej i mërzitur, dhe theksoi se kishte biseduar me të, gjithçka ishte zgjidhur dhe thjesht Broja ishte i zhgënjyer.

“Ishte një ndeshje e vështirë, Andorra është një skuadër e fortë për tu mundur në shtëpi. Ndaj Anglisë humbëm 0-1, po ashtu e prisnim që të mbronin me zemër. Sa i përket Brojës, fola me të dhe me grupin, dhe ai moment u zgjidh. Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, por tani është një moment i bukur për të gjithë, jemi në play-off dhe le ta shijojmë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por le ta shijojmë,” tha Sylvinho.

E RËNDË: Merr fund enigma, zbardhet kush e ka zhd*kur letrën e SPAK për Sali Berishen

Nga Adrian Thano

I dashur doktor,

Ti ke qenë gjithmonë transparent për 21 janarin. Për një dekadë e gjysmë u ke çjerrë maskën gjithë puçistëve që nuk puçizuan dot as veten, terroristave me çadëre që u bënë pisqolla, pisqollat që u bënë kallash, kallashët që përfunduan lapsa. Kur këto u shkrinë si bora në bjeshkë, bëre deklaratën epike se po të ishte nevoja, do vrisje edhe 300 të tjerë, madje edhe vetë Edvinin e zi.

Ku ka nevojë një repertor i tillë heroizmi, një trim i tillë baladash të fshihet pas rojes së pallatit. Jo more zotëri, ti nuk fshihesh as pas rojes, as pas fletëve. Fletët fshihen pas teje.

Ti si gjithmonë je shumë më lart se procedurat, sesa postierët, sesa letra që humbasin rrugës. Ti je ai që e njeh drejtësinë më mirë se drejtësia vetë, aq sa në vend që të të thërrasin ty, duhet t’i thërrasësh ti ata të SPAK-ut e t’u japësh ca udhëzime.

Një copë letre përballë gjithë kësaj opulence nuk është asgjë. Letrat janë për njerëzit e zakonshëm. Ti je doktor. Ti nuk pret thirrjen, ti e paralajmëron thirrjen! E ke thënë vetë, me mijëra herë, para mikrofonëve, që Skapi i Ramës nuk të tremb. Sepse je njeriu që, sipas teje, ka pasur gjithmonë të drejtë. Dhe të drejtët, siç dihet, shkojnë vetë në prokurori, si kalorës të dritës, për të pastruar emrin e tyre.

Si të mos shkosh vetë, o doktor? E vërteta do triumfojë. Nëse triumfon, aq më mirë për ty. Nëse s’triumfon… prapë do gjesh një arsye pse nuk triumfoi. Ti ke furnizim të pashtershëm. Ke kapërcyer çdo logjikë, çdo fakt, çdo autopsi, çdo provë video, çdo gjë që bota e ka parë me sy. Do ta kapërcesh edhe këtë letrën.

Andaj, mos u merr me postën, doktor. Nuk ka rëndësi nëse ka ardhur letra, apo nëse u tremb postieri i gjorë nga emri yt. Rëndësi ka që ti, trim i pashoq, i pastër si bilbili në pranverë të ngrihesh e të shkosh vetë në SPAK. Kështu, pa formalitete. Bëhu si gjithmonë hero i vetëshpallur, dhe tregoju se nuk të tremb as ftesa, as e vërteta, as e kaluara.

Në fund të fundit, për ty, kjo nuk është as dramë, as krizë. Është thjesht episodi i radhës i serialit të gjatë që ke shkruar vetë

Pa ironi të përkorë,

ai qytetari që të ka dëgjuar për 14 vjet me adhurimin që meriton vetëm saga jote e pafundme

‘Po me kerkoi SPAK do i…’ – Bamir Topi g det Berishen dhe ben paralajmerimin e forte per 21 Janarin

Ish-presidenti gjatë protestës së përgjakshme të 21 Janarit, Bamir Topi, thotë se nuk e ka marrë ende një ftesë nga SPAK për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.

Duke folur në një emision televiziv, Topi nuk e komentoi mospërgjigjen e Sali Berishës ndaj ftesës së SPAK, por tha se nëse ky institucion të thërret për të dëshmuar, nuk është “çështje vullneti”, por është detyrim që të paraqitesh.

“Gjithçka që unë kam pasur për të dhënë mesazhe për 21 Janarin i kam dhënë pafundësisht. Mes institucionit dhe individit, unë kam pasur gjithmonë besueshmërinë te institucionet. Nuk kam fletëthirrje nga SPAK, por nëse do të më thërrasin, është detyrim.

Lexo gjithashtu:Dy ish-banorë të BBVIP nuk reagojnë pas tragjedisë së Gjestit

Çdo njeri që thirret duhet të shkojë, është detyrim, nuk është çështje vullneti nëse dëshiron apo jo. Cilido që të jesh, kudo të jesh, nëse ata të kërkojnë, patjetër. Është detyrim”, deklaroi Topi.

I d*nuar përjetë! Vjen lajmi i keq për Aldo Baren ish-polici i RENEA-s që u shndërrua në vr*sës

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ulje dënimi të Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i “bandës së Lushnjës”. Bare i është drejtuar gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli, megjithëse është është i dënuar me burg të përjetshëm. Aktualisht, ai është i dënuar me burg përjetëe dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai i ishte drejtuar më herët gjykatëve të tjera, të cilat nuk e kanë pranuar kërkesën e tij. Më pas, Bare iu drejtua Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, në të cilën sërish kërkon ulje dënimi disa ditore dhe si baze ligjore referon ligjin për të drejtat e të dënuarve.

Kush është Aldo Bare?

Alfred Shkurti, i njohur ndryshme me emrin Aldo Bare, është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen. Bare hyri në botën e krimit në vitin 1997, pasi atij i vrau vëllanë banda e Artur Dajës, gjatë një përleshje me armë zjarri. Ish-oficeri i forcave speciale (RENEA), krijoi bandën kriminale për të ekzekutuar personat që i vranë të vëllanë, Ramadan Shkurti. Për këtë krim, Aldo Bare vrau dhe më pas masakroi duke i prerë kokën, rivalin e tij në Lushnje, Artur Daja. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në vitin 2009, ai u ekstradua në Tiranë ku dhe u dënua.

Akuzat për Aldo Baren

Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

“Masakra e Lushnjës”

Në ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, në 11 tetor 2017 pranë komisariatit të policisë së Lushnjes u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Grupi kriminal i krijuar nga Laert Haxhiu me qëllim ekzekutimin e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ish-drejtues i “bandës së Lushnjës”. Personi në fjalë shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes. Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë. Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti./ZËRI

“I kam ngjarë hallës së babit”, stërnipi i Vaçe Zelës mahnit shqiptaret: Kam talent si ajo (Video)

Marlon Zela, vogëlushi me kaçurrela të dendur dhe sy plot shkëlqim, u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të episodit të fundit të “X Factor Kids” në Tv Klan. Që në hapat e parë në skenë, prezenca e tij plot energji dhe buzëqeshja e sinqertë tërhoqën vëmendjen e jurisë, por ishte një detaj i vetëm ai që ngriti kureshtjen e publikut: prej kujt e ka trashëguar talentin?

Pyetjes së Eneda Tarifës, Marlon iu përgjigj me një sinqeritet sharmant dhe një natyrshmëri që vetëm fëmijët mund ta shprehin:

“I kam ngjarë hallës së babit.”

E habitur, Eneda e pyeti sërish për t’u siguruar, por vogëlushi e bëri akoma më të qartë:

“Halla e babit tim është Vaçe Zela.”

Në atë moment, salla shpërtheu në duartrokitje dhe juria mbeti e emocionuar. E madhja Vaçe Zela, një nga ikonat më të rëndësishme të muzikës shqiptare, dukej se kishte lënë gjurmë të fuqishme në brezin e ardhshëm të familjes. Eneda Tarifa nuk e fshehu respektin:

“Shumë, shumë respekte për hallën tuaj, na ka dhënë shumë. Tani të shohim nëse e ke edhe ti atë talentin e saj.”

Me besim të plotë në vetvete, Marlon u përgjigj pa hezitim:

“Po, e kam!”

E menjëherë më pas nisi të këndonte. Zëri i tij i pastër, tingulli i ëmbël dhe interpretimi i sinqertë i lanë të gjithë të mahnitur. Juria u pa duke buzëqeshur, ndërsa publiku ndoqi me admirim paraqitjen e tij, që për moshën e vogël ishte më shumë se premtuese.

Në prapaskenë ndodhej Hysni Zela, babai i Marlonit, i cili nuk i fshehu emocionet. I prekur, ai u shpreh:

“Unë akoma kam emocion… këndoi shumë bukur, por kur të vijë mosha 17-18 vjeç atëherë do të shihet.”

Deklarata e tij la të kuptohej se familja e ruan me maturi pritshmërinë, pavarësisht talentit të dukshëm të djalit.

Performanca e Marlon Zelës jo vetëm që ndezi emocionet në sallë, por riktheu në skenë një pjesë të shpirtit të Vaçe Zelës – një trashëgimi artistike që duket se vazhdon të jetojë përmes brezave. Një moment i bukur, i pastër dhe i paharrueshëm për ndjekësit e “X Factor Kids”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Dielë 16 nëntor 2025

Dashi

Dite shume delikate dhe e mërzitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si e kishit programuar, bëni kujdes. Edhe beqaret do mundohen me çdo mënyrë te bëjnë për vete dike, por nuk do ia arrijnë dot. Financat do ju marrin shume kohe dhe mund, por me pak durim mund t’ia dilni ta stabilizoni situatën. Asgjë nuk është e pamundur.

Demi

Kontrollojeni veten gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe mos thoni gjera për te cilat te pendoheni shpejt. Partneri mund te mërzitet aq shume saqë mund te kërkoje te qëndrojë vetëm për disa kohe. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te kërkuar dashurinë. Financave do ju kushtoni kohen dhe vëmendjen e duhur. Nuk priten vështirësi.

Binjaket

Mos bëni gabim te luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse mund te vuani edhe me shume vete. Çdo gjë ne këtë bote kthehet mbrapsht. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë dhe do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do gjendeni ne një situata te vështirë dhe me zor do ja dilni te ruani qëndrueshmërinë.

Gaforrja

Venusi do krijoje një klime te nxehte dhe plot ngjyra ne jetën tuaj ne çift. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë atij qe dashuroni sepse jo gjithmonë jepen mundësi te tilla. Beqaret do kenë shume njohje te reja, por nuk do arrijnë dot te hedhin hapa me tej. Nuk do e lënë veten te çliruar. Me paratë do keni shume fat. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme.

Luani

Dite rutine dhe pa as me te voglin emocion kjo e sotmja për te dashuruarit. Ndryshoni sa me shpejt nëse nuk doni qe marrëdhënies qe keni dertuar prej kohesh t’i vije fundi. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te shkëlqyera. Ne planin financiar do mundoheni dhe do vuani shume qe te rivendosni ekuilibrin.

Virgjeresha

Do i përkushtoheni tej mase sot atij qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete fantastike. Kënaqësi dhe emocione pa fund do përjetoni. Beqaret do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do mund te hedhin dot asnjë hap edhe pse do kenë mundësi pa fund për njohje te reja. Financat do jene te favorizuara nga yjet. Do e keni te lehte te kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite shume e qete dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do shkëmbeni çdo ide apo mendim me partnerin dhe marrëdhënia sa do vije e do përmirësohet. Beqaret do e kërkojnë dashurinë ne vendet e gabuara kështu qe nuk do arrijnë te gjejnë as sot. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni probleme.

Akrepi

Do ju mungoje tërësisht sensi i humorit gjate kësaj dite dhe here pas here mund te konfliktoheni ashpër me atë qe keni ne krah. Kujdes! Beqaret duhet t’i shprehin me zë te larte pëlqimet ne mënyrë qe personat ne fjale t’i dëgjojnë. Po humbet kohe duke u stepur do ua rrëmbejnë nga duart. Gjendja financiare do vazhdoje te mbetet e mire.

Shigjetari

Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe pritet te vijnë çaste fantastike. Shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte fundit. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te filloni te kryeni shpenzime pa fund.

Bricjapi

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Për ta e rëndësishme është te mos ketë zënka dhe debate. Beqaret duhet te kenë me shume besim tek vetja gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Nuk priten vështirësi.

Ujori

Gjithçka do ndodhe si me magji gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do merrni propozime surprize te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Beqaret do pëlqejnë dy persona njëkohësisht dhe do e kenë te vështirë te bëjnë një zgjedhje, Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Financat do përmirësohen fale një promocioni qe do merrni ne pune.

Peshqit

Dite shume e qete dhe pa ndonjë surprize te madhe kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë për momentin. Beqaret do bëjnë çdo lloj sakrifice për te gjetur dashurinë e madhe. Gjithçka ka për te ndryshuar ne jetën e tyre. Financat do jene te favorizuara gjithë kohës nga yjet. Do arrini jo vetëm te shlyeni borxhet, por edhe te hiqni disa para mënjanë.

Shqipëria “mposht” Anglinë pa zbritur në fushë, shkak bëhet UEFA

Shqipëria do të përballet me Anglinë të dielën e 16 nëntorit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 18:00.

Pas sigurimit të fazës “play-off” të Botërorit, kuqezinjtë janë të motivuar në maksimum, për të dhuruar spektakël edhe në Tiranë.

Ndërkohë që edhe UEFA u ka dhënë një “dorë” djemve shqiptarë.

Në një sondazh të hapur së fundmi, UEFA pyet ndjekësit se cili prej ekipeve do të fitojë të dielën, Shqipëria apo Anglia?

Kuqezinjtë udhëheqin me 51% të votave, ndërkohë që për anglezët kanë votuar 38%. Ndërsa, 11% e votuesve mendojnë se sfida do të mbyllet në baraspeshë.

Shume vite me e re! Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.

E bujshme! SPAK urdher kontrrolli pronarit te TV te madh ne Shqiperi! Kane zbuluar korrupsion te madh, pritet qe

Një vendim gjykate ka hapur rrugë për SPA K dhe BKH që të kryejnë kontrolle të thelluara në pronat dhe aktivitetet biznesore të Artan Dulakut, i njohur si “bos” në fushën e ndërtimit dhe medias. Burime të WebLajm konfirmojnë se hetimi ka të bëjë kryesisht me pronat që dikur ishin të përdorura nga Ushtria, dhe konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.

Operacioni policor dhe kontrolli gjyqësor vijon, ndërsa SPAK ka arsyetuar para gjykatës se kontrolli është i domosdoshëm për të siguruar prova që lidhen me manipulimin e kontratës për përdorimin e portit ushtarak. Sipas burimeve, kontrolli nuk përqendrohet vetëm te Dulaku, por përfshin edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë që dyshohet të jenë përfshirë në procedurat që mund të kenë shkelur ligjin.

ℹ️ Pasqyra historike dhe ecuria e çështjes

📜 Dhënia e Qirasë / Koncesionit të Portit dhe Baza e Limionit

  • Porti i Limionit dhe baza ushtarake pranë tij kanë qenë në qendër të dyshimeve prej kohësh. Deri në vitin 2020, territori dhe objekti ishin pronë e Ushtrisë. Gjatë asaj periudhe, qeveria miratoi një vendim (VKM) që mundësoi dhënien me qira të portit dhe bazës “Marina Bay” për zhvillim rezidencial dhe turistik.
  • Kompania “Marina Bay Saranda”, në bashkëpunim me “Concord Investment” dhe “Kastrati Group”, morën të drejtën e përdorimit të portit dhe bazës për një periudhë të gjatë, duke planifikuar investime në vilat, hotelin dhe infrastrukturën e jahtëve.
  • Ky veprim ngjalli reagime dhe ankesa në treg, pasi disa aktorë publik dhe ish-oficerë të ushtrisë argumentuan se territori i portit dhe baza kishin karakter strategjik ushtarak, dhe veprime të tilla nuk mund të kryheshin pa miratim të organeve kompetente të ushtrisë dhe strukturave të larta shtetërore.

⚖️ Sekuestrimet dhe sfidat juridike

  • Në mars 2023, GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), me propozimin e SPAK-ut, vendosi të sekuestronin “Bazën Ndihmëse të Limionit, Sarandë”, duke argumentuar se ndërhyrjet ligjore dhe kontratat e lidhura janë bërë në shkelje të ligjit dhe pa konsultim me strukturat ushtarake.
  • Kompania Marina Bay Saranda e apeloi vendimin e sekuestrimit në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por nisi humbje juridike. Pas rrëzimit të rekursit, vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit u mbajtën në fuqi.
  • Sipas burimeve nga Zoom.al, kompanitë që përfaqësojnë Kastratin dhe Dulakun kanë ngritur ankesa në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar që vendimet e tre shkallëve janë të papajtueshme me dispozitat kushtetuese.
  • Artikulli “Tri shkallët e gjyqësorit sekuestruan ‘Bazën e Limionit’” raporton se vendimi për sekuestrimin është një nga pikat kryesore që po argumentohet në Kushtetuese. Sipas një tjetër burimi, “Kastrati humb gjyqin në Gjykatën e Lartë, Porti i Limionit mbetet nën sekuestro”, kompania humbi sfidën juridike në Gjykatën e Lartë dhe nuk arriti të rrëzojë masën e sekuestrimit.  Për më tepër, lajmet e vjetra raportojnë se porti i Limionit gjatë vitit 2019 ishte dhënë me koncesion si pjesë e paketës së porteve ku “Limion” dhe “Marina Rodon” ishin shpallur për përdorim 35-vjeçar nga shoqëritë Kastrati dhe Edil Al.

E bujshme! Nis rrethimi i madh i Edi Ramës: SHBA e BE, gati për g*ditjen finale! Ja plani për të mos mbyllur mandatin

SPAK dhe shërbimet partnere të BE-së dhe SHBA-së kanë goditur bazat e sistemit të ndërtuar nga Edi Rama për të mbajtur pushtetin, përmes tenderëve, PPP-ve dhe strukturave të lidhura me bandat. Hetimet nuk ndëshkojnë individë, por mënyrën se si funksionon qeverisja…

Në trembëdhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, drejtësia ka rrëzuar një nga një shtyllat mbi të cilat ai ka ngritur pushtetin e vet. Hetimet ndaj ministrave, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të lartë nuk janë raste të zakonshme korrupsioni. Ato kanë zbuluar se problemi nuk është tek individët, por tek mënyra se si funksionon vetë sistemi.

Në çdo dosje të madhe, drejtësia ka goditur skemat dhe mekanizmat e abuzimit që Rama ka ndërtuar si pjesë e një modeli qeverisës të qëllimshëm. Ai përpiqet të paraqesë çdo hetim si devijim personal të një zyrtari, me justifikimin se “kanë ngrënë mollë pas shpinës së tij”. Por drejtësia ka nisur të ndëshkojë prodhimin e “mollëve”, jo konsumatorët e tyre.

Rasti Tahiri e tregoi qartë këtë prirje. Ish-ministri nuk u dënua për trafik narkotikësh apo përfitime direkte, por për kanabizimin e vendit në vitin 2016, një proces që u mbështet politikisht nga vetë Rama. Në atë kohë, përkrah tij ishte Koço Kokëdhima, deputeti më me ndikim në jug dhe person i afërt me strukturën qendrore të PS-së.

Hetimi për tenderët në shëndetësi e çmontoi sistemin e PPP-ve, modelin e promovuar nga Rama si shpëtim ekonomik. Ato rezultuan kanale transferimi parash nga buxheti drejt rrjeteve private, me kompani fantazmë dhe administratorë të rremë. E njëjta logjikë është gjetur në aferat e inceneratorëve, energjisë dhe koncesioneve natyrore.

Drejtësia po heton gjithashtu lidhjet midis politikës dhe grupeve kriminale, që kanë shërbyer si bazë elektorale dhe financiare për pushtetin. Shërbimet partnere të SHBA-së dhe BE-së i kanë dokumentuar me hollësi këto lidhje dhe kanë burime të afërta edhe brenda rrethit të Ramës. Të dhënat e tyre tregojnë se rrethimi ndërkombëtar ndaj tij ka nisur, me qëllim të qartë: të mos i lejohet ta mbyllë mandatin.

SPAK nuk po vepron si trupë prokurorësh të izoluar, por si pjesë e një strategjie më të gjerë që synon çmontimin e sistemit Rama. Faza e parë është shembja e trashëgimisë së tij politike, përmes ekspozimit të çdo strukture të ndërtuar mbi korrupsionin. Pasi të jetë rrëzuar themeli i pushtetit, do të vijë koha e përballjes personale./Pamfleti