Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

Pas konferencës për mediat ku trajneri Sylvinho u përpoq të sqaronte çështjen e Armando Brojës, djemtë kuqezi zbritën në fushë për seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Anglisë. Me playoff-in tashmë të siguruar, Shqipëria kërkon ta mbyllë sa më mirë këtë fazë, ndonëse kundër “3 Luanëve” duket se do të jetë gjithë mbrëmja malore.

Grupi i lojtarëve duket në formë teksa merr këshillat e fundit nga Sylvinho në prag të sfidës mbyllëse te grupit, ndoshta me mendjen te kundërshtarët e mundshëm me të cilët do të përballemi në fazën playoff.

Në fotot e publikuara nga seanca stërvitore vihet re një moment i bukur kur Myrto Uzuni ka kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën e duket se i jep zemër para ndeshjes. Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.


Siç shpjegoi trajneri Sylvinho, sulmuesi i Burnley-t ishte i mërzitur se u zëvendësua pikërisht nga Uzuni kur kishin kaluar më pak se çerek ore nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni do të jepte më pas asistin për golin vendimtar të Asllanit.

“Fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në konferencën për mediat. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.

Mbetet për t’u parë se si ka qenë rezultati i kësaj bisede dhe nëse Broja do të jetë të dielën në fushë si titullar, apo do të ulet në stol.

Ndjesë dhe duartrokitje, Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.

Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.

Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mirë e në të keq.

Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit.

Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë, raporton Panorama Sport.

Kisha zvicerane përdor Inteligjencën Artificiale për të biseduar në dhomën e rrëfimit me një Jezus digjital

Një kishë në Zvicër ka rikrijuar ngjashmërinë e Jezu Krishtit duke përdorur një model të inteligjencës artificiale, sipas “ThisOurPlanet”.

Hologrami qiellor është i aftë të bisedojë në 100 gjuhë të ndryshme.

Kisha raporton se dy të tretat e njerëzve që folën me Jezusin IA pretenduan se kishin pasur një përvojë ‘shpirtërore’ në kabinën e rrëfimit.

Instalacioni është quajtur me të drejtë ‘Deus in Machina’, një referencë për një frazë latine që përkthehet “një Zot nga një makineri”.

Projekti është pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm me laboratorin kërkimor të universitetit lokal, Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernës, mbi realitetin se si njerëzit lidhen me IA-në në një mjedis shpirtëror.

Si funksionon Jezusi IA?

Modeli Jezusi IA funksionon në mënyrë të ngjashme me një robot bisede LLM të kontrolluar nga zëri, siç është Llama, ChatGPT ose Gemini.

Përdoruesi bën pyetjet e tij dhe IA-ja formulon përgjigjen ndërsa animon fytyrën në mënyrë që të duket sikur ‘flet’.

Avatari i IA-së është vendosur në një kabinë rrëfimi – tradicionalisht e ngjashme me një prift që strehohet në njërën anë të saj – dhe u ofron udhëzime pjesëmarrësve të ulur në anën tjetër të kabinës.

Ekrani që paraqet animacionin e Jezusit është vendosur pas rrjetës tradicionale që ndan të dyja anët e kabinës, zakonisht duke krijuar një ndjenjë anonimiteti.

Vetë programi i inteligjencës artificiale është trajnuar mbi tekste teologjike, që do të thotë se Jezusi i inteligjencës artificiale mund të përdorë të gjitha këto informacionin për të ofruar përgjigje të arsyetuara.

Si u arrestua gjatë një koncerti në Zvicër këngëtarja Eva Ndoja dhe si doli e pafajshme para gjyqit?

Këngëtarja shqiptare Eva Ndoja arriti të këndojë vetëm disa minuta kur në një restorant afër Zürichut hyri policia zvicerane dhe e arrestoi. Kjo ndodhi në prill të vitit 2024. Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), Ndoja është e popullarizuar te një segment i adhuruesve të muzikës në botën shqiptare në Ballkan dhe në mërgatë.

Në rrjetet sociale Ndoja ka mbi 130’000 ndjekës. Pronarët e një restoranti në fshatin Brüttisellen shtypën fletëpalosje me portretin e këngëtares për të paralajmëruar koncertin e saj. Ndoja u arrestua për shkak se, siç dyshonte policia, po punonte pa leje të punës në Zvicër. Ajo kaloi një natë në paraburgim dhe prokuroria lëshoi një dënim kundër saj. Kjo është e mundur në Zvicër kur bëhet fjalë për vepra të lehta penale. Eva Ndoja nuk e pranoi dënimin dhe doli në gjyq para disa ditësh në një gjykatë afër Zürichut.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” kështu e përshkruan daljen e Eva Ndojës para gjyqit: “E veshur e tëra me të zeza, me syze dielli të vendosura mbi kokë dhe me mantelin hedhur mbi supe, Eva Ndoja ulet një vit e gjysmë pas ngjarjes në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Ajo nuk e pranon dënimin, sipas të cilit ka ushtruar aktivitet fitimprurës pa leje. Në vend të kësaj, ka marrë një avokat. Për procesin gjyqësor ajo ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton. Me gjykatësin flet qetë dhe e vendosur. Ajo thotë: ‘Jam këtu që ta paraqes çështjen drejt’. Dhe: ‘Kërkoj të drejtën time’.

Megjithëse ka qenë duke kënduar kur policia hyri brenda, dhe megjithëse organizatorët e kishin përdorur fytyrën e saj në fletëpalosje, ajo thotë: ‘Nuk kam punuar atje’. Ndoja rrëfen një histori krejt tjetër”.

Ajo thotë se ishte thjesht mysafire në lokal dhe pasi të pranishmit e panë aty, e lutën të këndojë ca këngë, gjë që Ndoja e bëri, siç tregoi vetë. Si dëshmitare ajo solli edhe pronaren e klubit ku kishte kënduar. Sipas “NZZ”, 43-vjeçarja – shtetase zvicerane me origjinë shqiptare – është më shumë se thjesht pronare klubi. “Sipas burimeve të informuara, ajo prej vitesh punon si ndërmjetëse për vajza të reja nga Europa Juglindore. Këto vajza duhet të sjellin qarkullim në klube – te bari, si këngëtare ose si animatore. Ato duhet të veshin rroba provokuese, të kërcejnë me mysafirët meshkuj, t’i nxisin për të pirë dhe të marrin pije të shtrenjta”.

Nga “NZZ” pronarja e lokalit përshkruhet si nyje e rëndësishme lidhëse mes pronarëve të klubeve dhe grave që i ndërmjetëson. Ka kontakte edhe me drejtues klubesh që janë gjykuar në procedime të kaluara. Vetë ajo nuk është ndëshkuar penalisht. I njëjti model shihet në disa hetime të tjera të kantonit të Zürichut mbi klubet ballkanike: gra të reja, mungesë lejesh pune, kushte shfrytëzuese.

Në disa aksione të policisë janë arrestuar këngëtarë nga viset shqiptare, të cilët kanë performuar pa leje pune në Zvicër. Në shënjestër të policisë zvicerane ka qenë edhe këngëtarja serbe Seka Aleksiq. Edhe ajo u arrestua për mungesë të lejes së punës. Policia gjeti në disa lokale ballkanike edhe armë, municion, një pistoletë me shurdhues, shkopinj gome dhe një shkop bejsbolli.

Eva Ndoja tha para gjykatës se arrestimi i shkurtër në Zvicër i kishte nxjerr shumë telashe. I është ndaluar hyrja në Zvicër dhe njëherë policia e ka mbajtur gjatë në aeroportin e Zürichut. Para gjyqit Ndoja tha: “Tek ne ka vrasje. Dhe unë po dal para gjykatës për këtë”.

Në fund 36-vjeçarja Eva Ndoja triumfoi. Gjykata e shpalli plotësisht të pafajshme. Gjykatësi tha se tek ajo nuk është gjetur as veprimtari fitimprurëse, as qëllim për të hyrë në Zvicër për të punuar.

“Situata është e paqartë, por shteti duhet të provojë fajin – jo qytetari pafajësinë”. Edhe pronarja e lokalit kishte thënë se Eva Ndoja nuk ishte paguar për performancën e saj. Këngëtarja mori dëmshpërblim për procesin gjyqësor dhe një kompensim moral – rreth 6000 franga gjithsej. Pas shpalljes së vendit, ajo u largua nga gjykata. Kur Ndoja dhe avokati hipin në veturë, ajo tha edhe një gjë: “E kam merituar pafajësinë. Besomëni”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 15 nëntor 2025

Dashi

Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju ngelet me asnjë çështje pa sqaruar. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe shume persona do kërkojnë t’i bëjnë për vete. Ne planin financiar ka rrezik qe Saturni te sjelle goxha vështirësi dhe probleme. Bëjini sytë katër dhe kujdes me shpenzimet.

Demi

Do keni nevoje për me shume ngrohtësi dhe emocione sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë sa me shpejt dëshirat. Beqaret nuk do jene ende gati te fillojnë një histori dashuria kështu qe serish do mbeten vetëm. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni nëse nuk doni te keni vështirësi dhe probleme.

Binjaket

Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot lidhur me disa çështje te rëndësishme dhe me ne fund do ju gjeni nga një zgjidhje. Periudha e stresuar do marre fund. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar do keni shume fat. Gjendja do ketë edhe me shume përmirësime nga sa ju e keni pritur.

Gaforrja

Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me humor te mire dhe do argëtoheni pa fund me njeri-tjetrin. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë shpejt e shpejt një histori dashurie afatgjate. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Do i vini fre vetes kur te shpenzoni.

Luani

Jeta juaj ne çift do kaloje një faze delikate gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne disa momente situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret nuk do mund te krijojnë dot një lidhje serioze edhe pse shume persona do iu vijnë rrotull. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit ëndërruar megjithatë vështirësi apo probleme te mëdha nuk do ketë. Me mire merrini gjerat me pozitivizëm. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një lidhje te sinqerte dhe afatgjate. Ne planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Qëndroni me këmbë ne toke dhe mundohuni t’i zgjidhni gjerat një e nga një.

Peshorja

Pas një periudhe jo shume te favorshme për jetën tuaj sentimentale, sot gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare. Beqaret do realizojnë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë gjithë rrjedhën e jetës. Problemet financiare nuk do kenë te mbaruar dhe kjo nga keqmenaxhimi i te ardhurave.

Akrepi

Nuk do merreni vesh si duhet sot me atë qe keni ne krah dhe here pas here mund te lindin debate goxha te forta. Mos u bëni kokëfortë, por mundohuni qe here pas here te hapni rruge. Beqaret me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Financat do jene te stabilizuara, megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju te kryeni shpenzime marramendëse.

Shigjetari

Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme te cilat nuk keni për t’i harruar aq lehte. Beqaret do ndihen gati për te filluar një lidhje me te parin qe do ju dale para. Gjendja e financave do mbetet e mire ehe pse mund te kryeni ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Bricjapi

Dite shume normale dhe here pas here rutine kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do ece si ju e kishit menduar. Beqaret do kërkojnë gjithë ditën shpirtin e tyre binjak, por nuk do mundin dot te fillojnë menjëherë një lidhje. Merrni kohen e duhur për ta njohur atë. Ne planin financiar do jeni me te organizuar se kurrë me pare dhe gjendja nuk do ketë probleme.

Ujori

Dite shume e tensionuar dhe e mbushur me debate te forta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mezi do prisni te mbaroje dita. Beqareve do ju ndryshoje tërësisht rrjedha e jetës. Ne momentin qe me pak e presin do realizojnë edhe takimet me te bukura. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur nëse nuk doni te mbeteni pa para me pas.

Peshqit

Do jeni sharmante gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni një komunikim te fortese partnerin. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar do mundoheni te zgjidhni problemet qe ju kishin dale kohet e fundit.

Atentatet në vend, Prençi: Duhet të krijohet xhandarmëria, policia e keqpërdorur nga politika

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi është shprehur është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë në Shqipëri.

Prençi tha se strukturat e policisë duhet të depolitizohen dhe të mos keqpërdoren nga politika.

Është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë, sepse duhet të ndahen njëherë e mirë detyrat e rendit dhe sigurisë publike dhe kontrollit të territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit. Rëndom sot duke qenë një shtet shumë i vogël, edhe një shoqëri e inkriminuar fatkeqësisht. Është kriminalizuar rëndë politika. Sot Policia e Shtetit keqpërdoret nga pushteti qendror dhe vendor për shkak të modelit të qeverisjes me urdhra arbitrarë, arrogantë. Drejtori i Policisë ndihet i pafuqishëm. Duhet të thirret në skenë xhandarmëria. Që mos e zbehë një kryetar komune apo bashkie, punën e një drejtori policie.

Në një trafik droge të mos ketë mundësi një kryetar bashkie dhe deputet të telefonojë. Politika është e departizuar, por depolitizimin s’e ka arritur kurrë. Kushdo që ka qenë në pushtet e ka keqpërdorur policinë. Unë nuk kam zbatuar urdhrat e dy ministrave të Brendshëm. Sot policët shkojnë dhe mbështesin një urdhër verbal të kryeministrit apo ministrit për prishje ndërtimesh pa leje, apo për skuterat dhe monopatinat”.-tha Prençi.

SHBA i kërkon Greqisë të largojë kompaninë kineze nga porti i Pireut!

Administrata Trump i ka kërkuar Greqisë që të largojë pronarët kinez që kanë në zotërim portin e Pireut. Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, në një intervistë me televizionin lokal Antenna TV, deklaroi se është koha që Porti i Pireut t’i hiqet Kinës dhe të dalë sërish në shitje.

“Është për të ardhur keq, por mendoj se ka mënyra për ta anashkaluar këtë, që diçka të mund të zgjidhet, pavarësisht nëse ndjek një rrugë për rritjen e prodhimit në fusha të tjera ose ndoshta që Pireu të mund të jetë në shitje. Mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi infrastrukturë amerikane këtu për të ndihmuar në mbështetjen e rajonit. Ndoshta, në fakt, për të rritur prodhimin nga portet dhe zonat e tjera për të balancuar ndikimin kinez me portin e Pireut”, tha ambasadorja e SHBA.

Guilfoyle shtoi se Uashingtoni e sheh Greqinë si një qendër energjie në rritje, thelbësore për sigurimin e pavarësisë energjitike “për t’iu kundërvënë interesave ruse dhe kineze”.

Kina investoi shumë në Greqinë e mbytur në borxhe gjatë krizës së gjatë ekonomike të vendit, me qëllim që ta bënte atë një qendër për eksportet kineze. Athina e joshi në mënyrë aktive Pekinin, ndërsa kompanitë nga vendet e tjera perëndimore i kthyen shpinën Greqisë, të frikësuara nga problemet e saj financiare dhe burokracia famëkeqe.

Cosco, kompania shtetërore kineze e transportit detar, siguroi shumicën e aksioneve në portin më të madh të Greqisë, Pireun, në vitin 2016, duke e bërë atë një pjesë kyçe, të ashtuquajturën kokën e dragoit, të projektit të saj global të infrastrukturës, të njohur si Iniciativa “Një Brez, një Rrugë”.

Greqia shiti portin e Pireut nën presionin e kreditorëve evropianë të vendit dhe Cosco ishte e vetmja kompani që paraqiti një ofertë.

Demokrati tr*ndit Sali Berishën: E kujton si të pritën vlonjatët në 1999, kur dridhej fëmija në bark të nënës?! E morën në ballë për ty, se do shkonte gj▪︎ku deri në gju

Vlora as ka qenë e as është e kuqe. Demokratët e Vlorës  janë tradhëtuar nga të vetët.

Nga Gëzim Zilja, ish-kryetar i Bashkisë Vlorë, PD

I njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? E dini ju sa fituan ata më 1992, sesi luftuan e rezistuan në vitin 1997, kur i vunë gjoksin në kuptimin e vërtetë, armëve të kriminelëve të KSHP-e ve dhe bandave të caushëve? E mban mend o Sali Berisha sesi të pritën demokratët vlonjatë më 1999, kur dridhej fëmija në bark të nënës, që të kishin bërë disa prita që nga shamizezat komuniste me pirgje zhavori në Novoselë e deri policia e shtetit që bënte sikur të mbronte.

Djemtë e Vlorës e morën në ballë për ty dhe kurrkush nuk guxoi të të prekte një qime floku se do vente gjaku deri në gju. E mban mënd që të vajti gjuha poshtë e desh u mbyte nga emocionet kur pe sheshin e Flamurit mbushur tej e tej sa nuk nxinte më, duke brohoritur emrin tënd si njeriu i shpresës? E bënë se besonin te ty, se ishte bërë një padrejtësi dhe donin demokracinë. E di se ku janë sot qindra djem, burra, vajza që ishin gati të jepnin jetën për ty dhe shokët e tu? Sigurisht që nuk e di. Se pushteti për ty është gjithçka.

Policia sekrete e Fatos Nanos, pasi ti ike shëndosh e mirë në Tiranë, i ndoqi këmba- këmbës, i burgosi ku mundi, i la pa punë, u terrorizoi familjet po ata nuk u përkulën. Mbetën pa punë dhe shumë prej tyre kaluan nga Italia deri në Amerikë e u qan zemra për Vlorën e Shqipërinë. Kur demokratët rimorën pushtetin më 2005, askush nuk u kujtua për ta dhe fëmijët e tyre. Zgjodhe rreth vetes servila, intrigantë e hajdutë.

Pas humbjes më 2013 u bëre “dhuratë” demokratëve Lulëzim Bashën të përkëdhelurin e Familjes, “un pezzo di merda” ose “piece of shit.” Ky karagjoz që zot kishte paratë dhe gënjeshtrën e zhyti edhe më thellë në baltë PD-në, duke mbledhur njerëz si vetja e tij. Era që ka lënë ai në mjediset e PD-së është si era e plëncit të palarë mirë, do dekada të iki nga zyrat tuaja. U duk se kundërvolucioni në revolucion, i dhjetorit 2021 dhe statuti i ri do bënte dhe Europën e Amerikën të çuditej. “ O Balo të hëngri tënja se e kishe të ligën brenda”

Punët e PD-së shkuan zi e më zi. Ata që mblodhe rreth vetes janë si ty, të imitojnë ty, e bëjnë si ty. Në librin e Thimi Mitkos, “Bëleta Shqiptare,” këtu e 170 vjet përpara gjendet dhe ky proverb: “Nuk bëhet vreshti me urata po me kazma e lopata” Ju dhe ata  të listës së famshme që i ke zgjedhur me dorë janë të lumtur se do bëjnë pallë nja katër vjet pastaj kismet. Ju Belindër, Joridra e të tjerë mos imitoni flamurët e tritanët.

Po si more Belind të dërgoi komandanti për lesh e ti erdhe i qethur dhe i rruar? Si nuk i the komandantit ç’është ky i pavarur në Tiranë, kur mua kryesia më ka dërguar (si Diogjeni dikur) të gjej ca kandidatë… Nejse. … Me konferenca nuk merrët pushteti e as me lapa-llapa. Parlamentarët e PD-së pak nga pak po fillojnë të ngjajnë më zengjinenë dmth estradë hesapi, mirëpo derri do plumb.

Mirë këto, po ç’borxh u kishin juve të Tiranës, demokratët e Vlorës, që ia diktuat sërish  kandidatin, pavarësisht se edhe kryesia e Vlorës nuk bëzajti. Nga na i nxorre këtë mollopupin Dioniz, që nuk e njeh as shkalla e pallatit, e nuk ka qenë kurrë demokrat veç një fluger si dikur ata në oborret e shkollave shtatëvjeçare prej teneqeje e kartoni. Thonë që ka ardhur me rekomandim nga Europa. se atje ka një kushuri që është shok me këtë e atë… Hajde PD hajde! Kush e shiti e kush e bleu Dionizin!!??

Po demokratët e Vlorës, janë MAJA e dinjitetit, besnikërisë, mençurisë dhe atdhetarisë! E kanë marrë disa herë në ballë për Berishën, por  nuk do bëhen therror edhe për anonimët e Vlorës se ashtu ju do prapanica, flamurëve, gazëve, e tritanëve. Vlora nuk është e kuqe e as ka qenë ndonjëherë e kuqe. Por PD-ja në qendër e tradhëtoi Vlorën qysh kur ia dorëzoi kollozëve e Patozëve dhe disa  palaçove të tjerë.

Anullohet Big Brother ALbania! Ish banorja ben njoftimin e papritur, ja cfare po ndodh ne Top CHannel

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big Brother Vip Albania 5.

Duke pare nga vitet e kaluara kur Big Brother Vip ka nisur edicionin e saj me muajit dhjetor dhe janar edhe kete vit pritej e njejta gje.

Por diten e sotme ish banorja e Big Brother, Genta Gjalpi beri nje deklarate te forte ne rrejtin e saj social Tik Tok duke shkruar “Sa u merzita qe nuk ka Big Brother Albania sivjet”.

Nuk dihet nese ish banorja ka informacione te brendshme per ceshtje e spektaklit por kaq u desh qe fansa te shumte te komentonin ne postimin e saj.

Gjithsesi ky nuk eshte nje informacion zyrtar nga Top Channel apo nga autore te Big Brother Vip Albania, dhe ne na mbetet vetem te presim per te pare nese do te nise edicioni i peste i BBVA percjell

Postimi:

SPAK keto dite ka kontrrolluar gjithe njerezit e Ballukut! Klodiana Lala: Do tr*nditet Zv Kryeministrja kur te marre vesh qe

Gazetarja Klodiana Lala foli në emisionin “Kjo Javë” mbi të rejat më të fundit lidhur hetimet ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, tashmë e pandehur për tunelin e Llogarasë. Lala theksoi se kemi të bëjmë me një skandal që duhej të trondiste qeverinë.

“SPAK është duke vijuar hetimet. Është zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë. Bëhet fjalë për 50 mln euro dëme në buxhet. Duhej të kishte tronditur qeverinë. Ka patur heshtje nga Rama dhe Balluku. Është një aferë që përtej është denoncuar nga ish zv Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për njeriun më të pushtetshëm pas kryeministrin është numri 2.”

Sakaq, Lala shton se pas daljes së lajmit për marrjen si të pandehur të Ballukut, SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle ndaj vartësve të saj dhe mund të kemi akuza të reja për tendera dhe afera miliona euro.

“Nëse prokurorët do kërkojnë një masë nuk jam ende në gjendje ta them. Gjitha ditët, që kur është raportuar SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle, në banesa të vartësve, ka marrë celularë dokumente tenderësh me rrugët dhe aferat që shkojnë mln. Është një hetim intensiv gjatë kësaj kohe. Në të ardhmen mund të ketë dhe akuza të reja në raport me të. Hetimi është dinamik, grupi i oficerëve që merret me kontrollet, ekspertët me këqyrjen, ekspertët financiarë. Po pyeten zyrtarë të ministrisë.”

Më tej, dha dhe një panoramë të hetimeve për tunelin, që përfshin dhe marrjen e telefonave të Evis Berberit, ish kreu i ARRSH, person kyç në hetim.

“Të gjithë personat e pandehur faktet penale janë të njëjta, ndryshon vetëm personi. Ekstrati kryesor për tatë që akuzohet ka dalë, aktet e ekspertimit ruhen se janë assi në mëngë. Për supervizimin, skandal tjetër si një shtetas tjetër kishte arritur të terrorizohej se konsideronte batërdi faktin që tuneli po bëhej me garanci skandaloze. Janë zbërthyer disa celularë të Evis Berberit. Në momentin që dosja shkon për gjykim, ka debat për provat. Janë pyetur mbi 100 veta. Është një histori që sapo ka nisur. Është pyetur numri 2, qeveria duhej të ishte tronditur. Zonja Balluku, moralisht nuk mund të qendrojë. Duhej të ishte larguar dhe të ishte një qytetare e thjeshtë para drejtësisë.”

Lala nënvizon se Balluku nuk mund të bënte asnjë veprim pa miratimin e kryeministrit Rama dhe se kjo aferë mund të implikojë dhe të në të ardhmen.

“Fakti që zonja Balluku ishte duke u hetuar, sigurisht që Rama kishte informacion. Po kryheshin kontrolle ditë pas dite. Gjatë gjithë kësaj kohe 1 vit e gjysëm, gjërat kanë rrjedhur. Historia e tunelit nuk është vetëm një histori e Belinda Ballukut. Nuk mund të vepronte pa aprovim. Është një histori që mund të prek të nesërmen dhe kryeministrin e vendit.”