Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi, kontrabanda me ‘rrënjë’ nga Rumania e BuΙΙgaria

Një rrjet i sofistikuar kontrabande karburanti është zbuluar dhe shkatërruar nga autoritetet greke, pas një operacioni të gjerë policor që çoi në arrestimin e 22 personave. Sipas informacioneve zyrtare, grupi kriminal importonte karburant të falsifikuar nga Rumania e Bullgaria dhe e shpërndante atë nëpër pika karburanti të kontrolluara prej tyre në Greqi.

Policia greke zbuloi një zonë magazinimi në Sindos, ku bëhej transferimi dhe manipulimi i karburantit. Dyshohet se rrjeti përdorte tretës kimikë, të sjellë kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria, për të përzier karburantin, i cili më pas shitej në treg si produkt i rregullt.

Gjithashtu, hetimet zbuluan manipulime të sofistikuara në disa pompa karburanti, ku përmes softuerëve të modifikuar, sasia reale e karburantit që hidhej në automjete ishte më e vogël nga ajo që shënohej në pompat e furnizimit. Kjo skemë mashtruese u përdor për të fituar në mënyrë të paligjshme nga klientët e painformuar.

Nga 22 arrestimet e kryera:

13 janë në rajonin e Atikës (Athinë),

3 në Selanik,

2 në Trikala,

2 në Igumenicë,

1 në Volos,

1 në Spartë.

Gjatë operacionit, policia konfiskoi qindra mijëra euro cash, të dyshuara si fitime të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Të arrestuarit pritet të përballen me akuza për:

Kontrabandë karburanti,

Evazion fiskal,

Mashtrim konsumatorësh,

Manipulim të sistemeve të matjes në pompat e karburantit.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po përpiqen të identifikojnë të gjithë rrjetin dhe rrugët e shpërndarjes së karburantit ‘mashtrues’ në territorin grek.

PAMJE të RËNDA/ DeΙ VIDEO e sherrit MASlV në Korçë, th▪︎ka dhe karrige kokës!

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar mes dy grupimeve në një lokal, pranë parkut të qytetit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga News 24, në pak minuta sherri verbal mes dy grupeve është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinje të bejsbollit, si edhe thikës.

Fillimisht shihen vetëm tre persona në konflikt, ku njëri prej tyre shtrihet në tokë dhe dhunohet me grushte.

Edhe pse sherri duket se qetësohet për pak sekonda, më pas ai degradon edhe më keq, ku 54-vjeçari Dritan Pine plagos me thikë Sotiraq Shkurtën dhe Mihal Zhidron.

Në sherr përfshihen të gjithë personat e pranishëm, duke goditur edhe me karrige apo me shkopinj bejsbolli. Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale.

Aktorja e njohur publikon fotot e  d. hυnës që përjetoi nga i fejuari: Nuk kam dashur kurrë ta bëj çështje pubΙike, por…

Aktorja britanike, Danielle Mason, ka bërë një deklaratë tronditëse publike, duke akuzuar ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, për dhunë fizike ndaj saj.

Sipas saj, incidenti ndodhi në nëntor 2024, pas një feste fejesë në një hotel luksoz në Angli.

42-vjeçarja, e cila është gjysmë motra e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, publikoi në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me fytyrë të dëmtuar, duke i treguar ndjekësve pasojat e dhunës.

Në një seri postimesh të tjera, ajo ndau detaje nga betejat ligjore me 45-vjeçarin Dopson, duke theksuar se tashmë ka siguruar një urdhër ndalimi nga Gjykata në Slough.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Mason tregoi se episodi ndodhi pas një feste në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham. Ajo tha se u ndje e detyruar të dalë publikisht për shkak të një videoje të publikuar nga ish-i fejuari, ku ai shfaqej me shenja në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima.

“Unë u vetëmbrojta. Ai më sulmoi dhe unë reagova për të mbrojtur veten. Nuk kam dashur kurrë ta bëj këtë çështje publike, por nuk mund të lejoj të përhapet një narrativë e rreme.”

Çifti ishte lidhur në vitin 2023, pasi ishin njohur rastësisht në një supermarket, ndërsa shoqëronin fëmijët e tyre në shkollë. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhënie të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-partnerin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin televiziv “My Big Fat Gypsy Wedding”.

Aktorja e njohur publikon fotot e tmerrshme të dhunës që

FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP shijon PUSHIMET në JAHTIN luksoz, POSTIMET e ArjoΙa Demirit ÇMENDIN rrjetin!

Ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri, këtë verë e kaloi në Kosovë, ku prezantoi emisionin “21 gradë” në “RTV 21”.

Përveç angazhimeve në ekran, ajo nuk i ka munguar as ditët e relaksit.

Me sa duket, Arjola di si t’i balancojë punën dhe argëtimin.

Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë foto ku shihet duke shijuar jetën në një jaht.

Pamjet e qejfit dhe atmosferës luksoze e kanë bërë edhe më të komentuar këtë verë.

Galeria fotografike (

1 / 8

)

I riu turk provokon rëndë me tre gishta para institucioneve të Kosovës, thotë se e bëri nga dashuria për serbët: Nuk është simboΙ terroristësh

Një shtetas turk me rreth 32 mijë ndjekës në rrjetet sociale ka provokuar rëndë duke bërë simbolin çetnik të serbëve para disa institucioneve të Kosovës.

Shtetasi Uygar Yalç?n ka ngritur tre gishtat përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe para fotografisë së Adem Jasharit në Pallatin e Sportit në Prishtinë.

Pasi ka marrë qindra komente revoltuese, i riu turk i është drejtuar me një mesazh edhe më të çuditshëm ndjekësve të tij. Ai ka thënë se e ka bërë gjestin për të treguar dashurinë ndaj serbëve, madje ka tentuar të arsyetojë duke thënë se nuk është një simbol terrorist, njëlloj si “Allahu Akbar” fjalë që është thënë nga terroristë por megjithatë kjo s’e bën atë fjalë terroriste.

Ai gjithashtu thotë se për shkak të reagimeve të shumta, ka vendosur t’i heqë fotot, por shprehet se mezi pret të bëhet lajm në portalet turke.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Mbi 10 mijë trëndafila, brenda ditëΙindjes së “çmendur” të Luana Vjollcës

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen në mënyrë madhështore, duke marrë një surprizë që la pa fjalë ndjekësit e saj.

Që në mëngjes, motra e saj Marina e surprizoi me një ambient buzë pishinës, të dekoruar plot ngjyra dhe dashuri. Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishin mbi 10 mijë trëndafila, të shpërndarë kudo në hapësirën festive, duke e kthyer festën në një skenografi përrallore

Pamjet e publikuara nga vetë Luana në Instagram tregojnë detaje nga dekorimi i veçantë dhe kanë marrë mijëra reagime brenda pak kohe.

Në vijim, moderatorja ndau edhe poza provokuese në bikine, të cilat ndezën rrjetin dhe u komentuan gjerësisht nga fansat e saj.

Ditëlindja e Luanës u kthye kështu në një ngjarje të madhe në rrjete sociale, duke përforcuar edhe një herë statusin e saj si një ndër figurat më të ndjekura dhe më të komentuara në showbizin shqiptar.

I vetëm dhe në rreshtin e fundit, pubΙikohet fotoja e Aleksandër Vuçiç në Kinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në Kinë me rastin e 80-vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Në foton e zyrtarëve të huaj me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus, Vladimir Putin shfaqet edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç, por ndodhet i vetëm dhe në rreshtin e fundit.

Pozicionimi i tij në fund është bërë edhe një objekt tallje në Serbi.

Vuçiç është i vetmi lider i vendit të Ballkanit Perëndimor por edhe në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Konflikti për trafikun e dr. ogës, υritet uΙtrasi i Partizanit të Beogradit

Një tifoz i Partizanit, u vra mbrëmjen e kaluar para një kafeneje në Detelinara, Novi Sad.

37-vjeçari Dejan Mirković mori plagë të rënda, që i morën jetën menjëherë, ndërsa policia vazhdon kërkimin për të dyshuarin, i cili është identifikuar si G. V.

Dyshohet se viktima dhe autori ishin ulur në të njëjtën tavolinë në bar. Mes tyre nisi një sherr verbal sipas dëshmitarëve, që thonë se më pas të dy dolën jashtë lokali dhe autori i dyshuar nxori një thikë dhe e goditi disa herë Mirković-in.
Si viktima, ashtu edhe i dyshuari njihen në rrethet e tifozëve. Sipas Kurir, besohet se konflikti lidhej me trafik droge, megjithatë hetimi do të përcaktojë motivin e kësaj vrasjeje.

Kina zbuΙon armë të reja në një paradë ushtarake ku morën pjesë Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

Një nga mesazhet kryesore të dalë nga parada ushtarake e fundit në Kinë është aftësia e këtij vendi për të prodhuar me shpejtësi një gama të gjerë armësh moderne, sipas ekspertëve të sigurisë dhe analizës ushtarake.

Sipas Michael Raska, analist dhe pedagog në Universitetin Teknologjik të Nanyang në Singapor, para një dekade, teknologjia ushtarake kineze që prezantohej në paradat zyrtare ishte shpesh “kopje të thjeshta” të pajisjeve shumë më të avancuara të zhvilluara nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, parada e këtij viti nxori në pah një arsenal shumë më inovativ dhe të larmishëm, veçanërisht në fushën e dronëve dhe raketave. Sipas ekspertëve, struktura qeverisëse hierarkike e Kinës dhe burimet e saj të mëdha financiare i mundësojnë vendit të prodhojë armë të reja në sasi të mëdha dhe me ritme më të shpejta krahasuar me shumë vende të tjera, përfshirë ato perëndimore.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ushtria kineze është në gjendje t’i integrojë me sukses të gjitha këto sisteme të reja armësh në mënyrë efektive. Raska thekson se madhësia e madhe e ushtrisë kineze dhe mungesa e përvojës në betejat moderne janë faktorë kufizues të rëndësishëm, raporton BBC.

Në këtë paradë ishin të pranishëm edhe presidenti rus, Vladimir Putin dhe lideri i Korese se Veriut, Kim Jong Un.

Taksa e ndërtesës rritet deri në 5Ο%, nëse keni …

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.

Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.

Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Monitor