Alfred Cako tr*ndit vendin: Ja kush fshihet pas vr*sjes së Sokol Olldashit, si Rama ‘el*minoi politikisht’ Veliajn…

Shqipëria duket se është mbërthyer nga kthetrat e dy familjeve politike, ët të Ramës dhe Berishës. Alarmin e ka dhënë konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako, i cili ka zbardhur planin sekret që, sipas tij, po luhet pas kuintave për të çimentuar pushtetin në dekadën e ardhshme. Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, ai i pretendon se Edi Rama, pas katër mandateve si kryeministër, synon të bëhet President i Republikës për 10 deri në 14 vite, ndërsa paralelisht ka nisur lëvizjet për të eliminuar çdo pengesë politike. Cako trondit opinionin duke deklaruar se pas vrasjes së Sokol Olldashit fshihen të njëjtat skema të errëta që sot po përgatitin terrenin për një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës.

Sipas tij, Rama ka “neutralizuar” Erion Veliajn për t’i hapur rrugën dorëzimit të Bashkisë së Tiranës tek familja Berisha, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese që i duhen për t’u bërë President. Në këtë plan, sipas tij, në vitin 2027 ai parashikon edhe emërimin e një kryeministreje femër, ndërsa qytetarët do të përballen me rrezikun e humbjes së plotë të sovranitetit kombëtar. Ndërkohë konspiracionisti i njohur Cako paralajmëron se Kodi i ri Penal dhe marrëveshjet me OBSH do të kthehen në armë kundër lirisë së fjalës dhe popullit shqiptar, ndërsa vendi rrezikon të boshatiset nga emigrimi masiv. Në fund teoricieni i njohur, Alfred Cako i bën thirrje për zgjim kombëtar, duke u shprehur se më mirë “një fund i tmerrshëm, sesa një tmerr pa fund”.

JA REAGIMI I PLOTË Z, ALFRED CAKO:

Operacioni President, si po shitet sovraniteti i Shqipërisë

Ja pse do të kandidoj për President, nëse ky do votohet nga populli; E.K.Rama, lideri i Rilindjes dhe flamurit të shqyer të ylberit – që po shpopullon Shqipërinë e po thyen portat e shtetit në favor të të huajve apo që po lufton me deputetët pa shtyllë kurrizore t’ia japë këtë fundvit sovranitetin kombëtar Organizatës mafioze të Shëndetësisë Botërore, OBSH, në raste pandemish (nënkupto plandemish që ka mundësi të rifillojnë në dimrin e 2026-’27) – do të zgjidhet pas mandatit të katër si Kryeministër, President i Republikës për dy mandate ose për 10 vjet (ndoshta dhe 14 vjet nëse e rrit mandatin e tij nga 5 në 7 vjet). Edi Rama është 61 vjet dhe më 2027 ai do të jetë 63 vjeç. Ai synon tu shërbejë liberalëve ndërkombëtarë deri në vitin 2037 ose 2041 në moshën 73 apo 77 vjeç.

Nëse ndodh kjo, Rama hyn në garë në fund të mandatit të Presidentit B.Begaj më 2027 dhe për këtë i duhet të ndryshojë kushtetutën, veprime për të cilat do t’i duhet të joshë opozitën me pazare si këto veprimet për t’i dhënë asaj hapësirë në pushtetin lokal – pas lirimit të drejtorive, – t’i falë kryebashkinë e Tiranës në vjeshtë ndoshta për Argitën që më pas ta katapultojnë në krye të PD dhe kryeministre të viteve ’30.. Pengesë që Rama të bëhej President ishte E.Veliaj dhe goditja e tij u bë për ta liruar vendin dhe për t’ia dhënë Tiranën familjes Berisha dhe Rama të bëhet President me kompetenca shumë të gjera. Pengesë për këto plane të këtyre dy familjeve që në bashkëpunim me Klubin Bilderberger dhe Fondacionin Soros po punojnë për vete dhe për ta dhe jo në interes të popullit shqiptar, ishte edhe Ilir Meta.

Po kështu këta vranë të gjithë së bashku edhe S.Olldashin. Dyshja e ndërkombëtarëve Berisha-Rama nuk duan rivalitet në skemat e tyre të sundimit dhe kontrollit të popullit shqiptar të cilin kanë shumë vjet që e pshurrin mbi kokë Për të forcuar pozitat e tij si diktator i fshehur, sot si kryeministër dhe nesër si President, ai po përgatit një Kod Penal të ri në bashkëpunim me disa juristë shqiptarë, eunukë sorosianë, – për të vrarë fuqinë e fjalës së lirë të cilën e shohin si pengesë dhe një liri që sot konsiderohet nga Rilindasit e berishianët si një privilegj që si takon popullit, shoqërisë dhe mediave. Por liria për të folur është një dhuratë e Zotit për të gjitha speciet. Nuk ka ndonjë bilbil a laraskë, ndonjë sorkadhe, qen a qingj, që duhet të këndojë me dekret dylberistësh.

Presidenti i kontrollit dhe luftës

Unë e ndjej dhe besoj që Presidenti i ardhshëm do të ‘zgjidhet’ nga populli. Rama mund të vendosë një kryeministre femër më 2027. Kjo është tabloja e zymtë që unë shikoj deri në fund të viteve ’30. Ndërkohë shqiptarët do vazhdojnë të largohen nga keq-qeverisja e qëllimshme sipas planeve të Cubriloviqit, nëse ata do vazhdojnë të flenë gjumë e do t’i lejojnë këto skema ogurzeza që duan të vrasin lirinë, demokracinë dhe vetë ekzistencën e kombit, mbi kokën e tyre. Po kështu, më 2027, nëse do të ketë luftë Evropë-Rusi dhe Evropë-USA (për Kanadanë e Groenlandën) Rama do të nxjerrë ligje për shërbim të detyrueshëm ushtarak për fasha moshash të ndryshueshme dhe me terror do t’i mobilizojë e do t’i çojë në fushat e kasaphanës në Poloni, Bjellorusi, vendet baltike, Skandinavi, etj. Gjithashtu parashikoj që do t’ja japë, në rast të një PLANDEMIE në fillim të vitit 2027, sovranitetin ndonjë njeriu me ngjyrë të dërguar nga OBSH, i cili do drejtojë dhe menaxhimin e Plandemisë dhe zbatimin e Ligjit Ushtarak me NATO-n, kundër Rusisë.

Stop planit për Shqipërinë pa shqiptarë

Për të ndalur këto plane ogurzeza unë kam shpallur kandidaturën për President dhe do luftoj:

1- Ta prish kodin penal në pikat që godet liritë themelore të qytetarëve dhe mediave;

2- Nuk do lejoj dërgimin e ushtarëve shqiptarë në thertoren e luftës;

3- Do prish marrëveshjen me OBSH për p(l)andemitë;

4- Do ndal hemorragjinë e largimit të shqiptarëve;

5- Do rregulloj ligjin për emigracionin në Shqipëri dhe ligjet për tu bërë qytetar shqiptar në favor të interesave të shqiptarëve.

6- Do ndal planet për ta bërë Durrësin metropol të të huajve dhe do rishikoj çështjen e dhënies së Sazanit e Butrintit të huajve.

“Një fund i tmerrshëm më mirë se një tmerr pa fund”

Ka shumë njerëz që ky vendimi im ju duket utopi. Jeta ka treguar se arritjet e mëdha fillojnë me ëndrra “utopike”. Për këtë qëllim dua të ngre një Komitet me këshilltarë për të hedhur piketat për realizimin e këtij plani shumë të vështirë por jo të pamundur për të rrëzuar dy bajlozët e politikës 35 vjeçare, Berisha&Rama të cilët synojnë ta mbajnë pushtetin dhe sundimin e popullit shqiptar (kjo është gjysma e së keqes) në bashkëpunim me interesat antishqiptare të të huajve, kushdoqoftë ai. Kush dëshiron të vendosë një tullë në murrin e këtij objektivi strategjik, le të më shkruajnë këtu në personal. Mos harroni që po luftojnë populli kundër dy familjeve se kush do sundojë Shqipërinë. Socialistë, demokratë, indiferentë, zgjohuni. Motoja ime është: Fitore! Por dhe nëse nuk fitojmë, më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund!

Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por mesojeni tani djali dhe vajza e tij kane

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për procesin gjyqin për korrupsion ndaj Sali Berishës, që sapo ka nisur.

Haxhiu deklaroi se kur liderët që pengojnë demokracinë nuk largohen, atëherë proceset gjyqësore ndaj tyre janë të zakonshme. Analisti tha se nuk e përcakton Berishën si të korruptuar apo jo, por shtoi se “djali dhe vajza e tij kanë bërë namin”, duke funksionuar si një strukturë e organizuar.

“Një lider duhet të largohet me votë. Kur bëhet pengesë për demokracinë dhe nuk largohet, krijimi i atmosferës për procese gjyqësore është i gatshëm, sepse liderët gjatë mandateve të tyre bëjnë shkarje. Ky është rrëfimi për këtë që po flasim. E para, duhet të nisem nga një proces. Berisha e ka patur një takim, marrëveshje që do apo jo të largohet nga politika, apo do të mos jetë pengesë e demokracisë. Ai ka zgjedhur të bëjë betejë dhe beteja e tij ka qenë non grata dhe procesi gjyqësor. Kjo është fabula jashtë procesit gjyqësor.

Atëherë, kur e kemi këtë fabul, fabula tjetër është rikthimi në poliitkë. Mundohesh të zhvlerësosh procesin gjyqësor duke e bërë politik. Mobilizon njerëz, militantë dhe bën betejë politike me gjyqësinë. Kjo betejë politike, mund të bëhet duke u viktimizuar, për shkak të mungesës së ideve, duke e bërë me një sistem gjyqësor që kontrollohet nga pushteti, apo betejë me ata që kanë krijuar SPAK.

Pse ka qenë e rëndësishme ky gjykim për Berishën? Për shkak se ka qenë një personalitet i fortë politik, me beteja të forta, shumë herë të padrejta. SPAK dhe ngritja e tij, ka mundur të bëhet vetëm duke ngritur akt akuzë ndaj një njeriu të tillë.

Këto janë gabimet e liderëve që i kanë bërë brutalisht dhe Berisha është njëri prej tyre. Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë… Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet.

Nuk mund të mohojmë këtë. Shkëlzen Berisha dhe Argita. Argita ka patur numrin aq të madh të firmave që pagunian fee (tarifë) për tu mbrojtur nga ajo. Si mundet kur sapo kishte ndërtuar firmë, të kishte kaq biznese për ti mbrojtur?

Sistemi i drejtësisë sot është krijuar prej Berishës, ose sistemit të Berishës. Nuk ka mundur askush të kalojë pa nënshkrimin e Argitës. Ka qenë proces korruptiv serioz, i pavërejtshëm sepse ka të bëjë me ekselencën akademike dhe gjysmë politike. Sistemi i drejtësisë ka qenë i kontrolluar krejtësisht nga familja Berisha. Nuk mund ti harrojmë këto.

Proceset gjyqësore që kanë qenë në këtë sistem gjatë kohës së Berishës, nuk kanë mundur të kalojnë pa një pullë ku njerëzit e familjes Berisha kanë thënë se si duhet të kalojë procesi, ata kanë vendosur. Kurrë sistemi i drejtësisë nuk ka qenë më korruptiv se në këtë periudhën, 2005-2015. Madje edhe sot ne kemi pasojat e saj. Kemi miliona referenca”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Ju del emri si spiun i sherbimeve sekrete! Arben Malaj i pervishet Baton Haxhiut dhe i zbulon detajet e renda

Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale tek disa analistë të parapaguar edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqësore me Shqipërinë, SHBA dhe BE , ku shpesh media përmendet edhe emrii juaj klasifikohet aktivitet kriminal i dënueshëm me dhjetra vite burg.

Ndaleni shoku Baton, këtë “zjarrvënës” përçarrës në kohezionin etnik shqiptar dhe në kulturën shqiptare. Para pak ditësh, ky shpifës jo i paqëllimshëm, ndoshta Veton Surroi e di më mirë se kushdo pse e paguajnë shtrenjtë, nxiti përçarje krahinore, kur deklaronte se e majta nuk e kthen dot kokën nga Veriu për keqtrajtimin që i ka bërë gjatë kohës së komunizmit.

Një gjë është e vërtetë: në varfërinë tonë materiale ishim të barabartë, njësoj siç theksonte Churchill se: “kapitalizmi ndan në mënyrë të pabarabarë pasurinë dhe sociakistët ndajne nê mënyrë të barabartë varfërinë”.

Të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore kishin të njëjtën pagë si në Tiranë, në Tropojë dhe në Sarandë.

Mësuesit, mjekët, ndihmës -mjekët, drejtuesit dhe punëtorët be çdo institucion dhe ndërndarje homogjene, kishin një sistem pagash të barabartë, nga Veriu në Jug.

Një pjesë e mirë e minierave dhe industrisë përpunuese ishte në veri, ku pagat ishin të mira dhe zbutnin varfërinë.

Në shkollat e mesme dhe universitete ne ishim njësoj dhe respektonim maksimalisht njëri-tjetrin, madje edhe duke u martuar pa asnje dallim krahinore, etnik apo fetarë..

I vetmi moment kritik ishte pas vitit 1990, kur me të drejtë shumë specialistë dhe banorë të zonave veriore zbritën, edhe duke zaptuar toka në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Atëherë pati fodullë dhe shpirtzinj edhe si ju që i quajtën padrejtësisht “çeçenë”.
Por ata u integruan shumë mirë, punojnë në institucione dhe ndërmarrje publike, kanë bizneset e tyre, sakrifikuan për mirë-arsimimin e fëmijëve dhe përmirësuan kujdesin shëndetësor dhe mundësitë për punesim.

Edhe në SHBA shtetet kanë diferenca të ndjeshme në të ardhurat për frymë.
Baton, paraja e pistë nga burime edhe kriminale tek disa analistë të parapaguar edhe nga shërbimet sekrete të vendeve jo miqesore me Shqipërinë,SHBA dhe BE , ku shpesh media përmendet edhe emrii juaj klasifikohet aktivitet kriminal i dënueshëm me dhjetra vite burg.

Provoi Berisha në vitin 1997 të keq-përdorte vëllezërit tanë fisnikë të veriut si mercenarë kundër Jugut, dhe dështoi turpshëm.

Një provë e qartë, Baton, është edhe fakti që konkurrimi politik në këto 33 vite nuk ka nxitur dhe as ka krijuar ndasi krahinore.

Të majtët dhe të djathtët kanë bastionet e tyre, por kurrë nuk kanë nxitur urrejtje krahinore.
Vëllezërit tanë nga Veriu e gëzojnë bregdetin e vendit të tyre deri në Ksamil si në shtëpinë e tyre.
Po ashtu sikurse ne ndjehemi të respektuar dhe si në shtëpinë tonë me çdo pjesë të Veriut tonë fisnik, për nga shpirti i tyre dhe nga magjia e mrekullive natyrore.

Në fillim tè viteve 2000 Banka Botërore nuk deshi të investonte asnjë dollarë në Bathore sepse ajo nuk investon asnjëherë në toka me konflikte pronësore.

Ishte vevetisja socialiste deri 2005, që garantoj BB se çdo zgjidhja e çdo konflikti pronësore mbetej përgjegjesi e jona.

E dyta pas një diskutimi të brendshëm përballë një zhvendosje të mijëra familjeve nga Veriu në përzgjon opsionin e legalizimit për të zhvendosurit nga Veriu, përara urbanizimit. Nëse do to kishim përzgjedhur urbanizimin si hapi i parë do të kishte më pak kosto financiare por shumë më shumë kosto shprtërore, të pa përballueshme. Do të nxitej ndarja Veri -Jug. Vendi do të shkiste në instabilitet shoqëror dhe politik, nga ku do te përfitonin dhe fërkonin duart vendet jo miqsorë dhe emisaret tyre mediatik të mirë para-paguar.

Tani ti hedh helmin e dytë: kërkon publikisht shkatërrimin e RTSH, pasurisë më të madhe të identitetit tonë kombetare!

Çdo njeri i kulturuar do të ofronte opsione ristrukturimi, jo shkatërrimi.
Mos të kanë detyruar oligarkët të ndezësh këtë flakë shkatërruese në RTSH, se aty mund të ngrihen kullat e oligarkëve për të cilët ti je shërbyesi më I babëzitur dhe pa asnjë limit moral?
Ndal, bre Veton, se Shqipëria ka shumë më shumë se ty, personalitete të kultures shqiptare, që e duan këtë vend dhe vet-shiten për para të pista.

Ndal, bre Baton, se personalitetet e kulturës shqiptare kanë rreënjë atdhe-dashuri hekurore, ndërsa ju jeni një bar i keq që mbin dhe lulëzon kudo dhe kursehet ku gjen para të pista, dhe vet-vetë ofrohet për shërbime të pista./Shkrim nga Arben Malaj

“Do iki nga Shqipëria!” Shp*rthen Dorina Mema: Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve

Aktivistja e njohur Dorina Mema ka shpërthyer në një reagim të fortë emocional dhe pa doreza gjatë emisionit “Off The Record” në A2 CNN, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore, një prej nismave më të debatueshme të javëve të fundit në skenën politike shqiptare.

Kuvendi miratoi ligjin me 77 vota pro, 36 kundër dhe 2 abstenime, duke ndezur një valë reagimesh nga figura të shoqërisë civile, organizata feministe dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. Por ndër zërat më të drejtpërdrejtë dhe të ashpër ishte pikërisht Mema, e cila nuk i kurseu kritikat ndaj klasës politike dhe mënyrës sesi po trajtohen çështje thelbësore të barazisë dhe lirisë sociale.

“Unë mendoj që sonte hipokritët e Shqipërisë janë analfabetët që kemi votuar dhe haram vota e çdo shqiptari për ata deputetë. Haram ajo rrogë që ata marrin nga taksat e këtyre shqiptarëve që unë mund të jem e para që do largohem që këtu nga kjo Shqipëri!”, – u shpreh ajo me ton të lartë, mes duartrokitjeve dhe reagimeve të forta në studio.

Mema tha se ndjehet e zhgënjyer dhe e lodhur nga “politikbërja e shurdhët” që sipas saj, nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve, por vetëm klientelizmin dhe interesa të mbyllura grupesh. Ajo kujtoi me emocione rrënjët e saj, duke treguar se dashurinë për atdheun e ka marrë që e vogël, gjatë viteve kur punonte si cicerone në kalanë e Skënderbeut në Krujë, ku e kishte mësuar anglishten dhe italishten me ndihmën e babait të shkrimtares Mimoza Ahmeti.

“Unë rrija në këtë Shqipëri se e dua vendin tim. Unë jam rritur në kalanë e Skënderbeut. Kam punuar 10 vjet cicëron, si dija anglisht e italisht, ma mësoi babai i Mimoza Ahmetit në Krujë. Isha nxënëse dhjeta dhe ashtu më është rrënjosur në gjak dashuria për vendin tim, trimëria, patriotizmi,” – tregoi ajo.

Aktivistja vijoi duke akuzuar klasën politike se hipokrizia dhe mungesa e vlerave morale po e shkatërrojnë shoqërinë shqiptare. Ajo u shpreh se shumë nga deputetët që votojnë ligje “në emër të popullit” janë të shkëputur nga realiteti, dhe nuk kuptojnë më se çfarë përfaqësojnë.

“Haram vota që i është dhënë këtyre analfabetëve të cilët janë të gjithë kundër, janë të gjithë hipokritë, janë të gjithë homofobë. Po t’i pyesësh tamam, unë e ti ndoshta jemi më të dashura me një trans, më të kuptuara me një homoseksual, ku mundohem gjithmonë të gjej fjalët që mos t’i cenojmë, mos t’i lëndojmë si njerëz, ndërsa këta maskarenj po mbajnë karriget duke shitur fëmijët e Shqipërisë për t’i bërë qejfin atyre që i kanë sponsorizuar për t’i sjellë në atë karrige,” – u shpreh ajo e revoltuar.

“Kush eshte POLITIKANI MADH tjeter në listën e zezë të SHBA”, deklarata e Vangjelit në Top Story, Tr*nditet Gjokutaj kur e zbulon

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke lënë të kuptohet se një tjetër anëtar i qeverisë shqiptare mund të jetë në prag të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Vangjelit, zhvillimet e fundit që lidhen me hetimet e SPAK dhe me qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë janë vetëm “fillimi i një serie tronditjesh politike” që pritet të pasojnë muajt në vijim. Ai tha se informacionet që qarkullojnë në Tiranë janë të mjaftueshme për të kuptuar se “valë të tjera goditjesh” do të vijnë shumë shpejt dhe se “ajo që duket sot, është vetëm maja e ajsbergut”.

“Është vetëm fillimi. Nisur nga hetimet e mëparshme të SPAK, çfarë duket është shumë më pak se çfarë vjen më pas. Ajo që vjen më pas është edhe më e rëndë. Një tjetër lëvizje tektonike pritet të vijë. Është një sekret publik që qarkullon në Tiranë për një tjetër anëtar të tryezës qeveritare, i cili u ka thënë ‘jo’ amerikanëve. Kanë shumë instrumente për të ndërhyrë, dhe një nga instrumentet është ‘non-grata’,” – tha Vangjeli.

Deklarata e tij shkaktoi habinë dhe skepticizmin e panelit në studio, sidomos të avokatit Genc Gjokutaj, i cili e pyeti menjëherë për burimin e këtij informacioni, duke e vënë në dyshim bazueshmërinë e asaj që u tha. Por Vangjeli u përgjigj prerë:

“Burimi jam unë.”

Në debat e sipër, Gjokutaj reagoi duke e cilësuar këtë si një spekulim pa prova konkrete, duke thënë se “në një shtet serioz, lajmet e tilla duhen mbështetur me fakte e jo me thashetheme politike”.

“Kështu skenarë sajojmë të gjithë, s’mund të mbash me të tilla budalliqe,” – u shpreh ai.

Megjithatë, Vangjeli insistoi se ka sinjale reale nga diplomacia perëndimore për masa të reja që lidhen me emra të rëndësishëm të pushtetit aktual, të cilët sipas tij janë përfshirë në skema të dyshimta dhe kanë refuzuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë interpretuar si një paralajmërim për një tjetër “tronditje” politike në Tiranë, ngjashëm me rastet e mëparshme të shpalljeve “non grata” që kanë përfshirë figura të njohura të politikës shqiptare.

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ 66-vjeçari humb në të njëjtën rrugë ku janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundit

Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.

Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje, raporton TCH

Bashkëshortja e tij, Florida Çunami sqaroi se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.

Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.

Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë.

Rriten kostot e jetesës, largohen pensionistët e huaj

Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqimeve, te cilat tani janë mbi mesataren europianë po largojnë pensionistët e huaj që kishin zgjedhur vendin tonë për të jetuar.

Sipas të dhënave të INSTAT grup-mosha mbi 60 vjeç përfaqëson një pjesë të rëndësishme te të huajve në vendin tonë. Vitin e kaluar 3007 persona në këtë grup-moshë ishin me leje qëndrimi në vendin tonë më rënie 15.5% në krahasim me vitin 2023.

Ndonëse numri i përgjithshëm i të huajve me leje qëndrimi është rritur (nga 21,460 në 2023 në 21,940 vitin e kaluar), grup-mosha mbi 60 vjeç është tkurrur si në numër, ashtu edhe në përqindje.

Ulja e këtij grupi lidhet lëvizjen e pensionistëve të huaj drejt vendeve të tjera me kushte më të favorshme për qëndrime afatgjata ose me kosto më të ulët të jetesës.

Të dhënat tregojnë se profili i migracionit drejt Shqipërisë po bëhet më aktiv dhe më i ri në moshë, me rënie të komponentit “rezidencë e përhershme pas pensionit”.

Në grup-moshën deri në 19 vjeç, numri është rritur pak nga 1,891 në 2023 në 1,947 persona në 2024 persona çka përbën rreth 9% të totalit të emigrantëve në vendin tonë. Kjo kategori përfshin kryesisht fëmijë dhe të rinj që jetojnë në Shqipëri si pjesë e familjeve të huaja ose të prindërve që punojnë në vend. Pesha e qëndrueshme e këtij grupi tregon se flukset familjare nuk kanë ndryshuar ndjeshëm.

Grup-mosha 20–29 vjeç është rritur më shumë se çdo kategori tjetër, nga 3,811 persona në 2023 në 4,356 persona në 2024, ose 14%, duke zënë 20% të totalit të personave të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri. Kjo tregon një zgjerim të ndjeshëm të prurjeve të të rinjve, apo punonjës sezonalë apo studentë që po e shohin Shqipërinë si destinacion për studime, punë etj.

Në grup-moshën 30–39 vjeç vihet re gjithashtu një rritje e fortë vjetore me 11.7% me një numër total 5,395 persona në 2024. Kjo grup-moshë zuri 24% të totalit të emigrantëve. Kjo moshë përfaqëson kryesisht njerëz aktivë në tregun e punës, profesionistë që vendosen për periudha të mesme ose afatgjata për arsye ekonomike. Rritja e kësaj grupmoshe tregon se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë të huaj në moshë pune, të cilët e shohin vendin si një hapësirë me mundësi punësimi ose investimi.

Në kategorinë 40–49 vjeç, numri i të huajve arriti në 4,283 persona në 2024 me zgjerim 10%. Edhe kjo grup-moshë përfshin individë aktivë profesionalisht, shpesh me përvojë të konsiderueshme, që mund të punojnë në sektorë si ndërtimi, energjia apo shërbimet financiare.

Grup-mosha 50–59 vjeç ka shënuar një rënie me 15%, çka tregon se të huajt e kësaj moshe nuk zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, ndoshta për shkak të moshës afër daljes në pension./Monitor

“Paketa e Maleve”: 56 kryebashkiakë refuzojnë Edi Ramën

Kryeministri u dha ultimatum bashkive që deri më 31 tetor të dërgonin hartat e tokave që do “investohen” nëpërmjet “Paketës së Maleve”. 56 kryetarë bashkish refuzuan ta zbatojnë, duke mos firmosur për pazaret që favorizojnë klientët e qeverisë me dhurata prej qindra hektarësh…

Pas grabitjes së bregdetit dhe pronave shtetërore përmes ligjit të “investimeve strategjike”, Edi Rama po shtyn me urgjencë projektin “Paketa e Maleve”, një plan i maskuar si nxitje investimesh për zonat malore, por që në thelb synon tjetërsimin e tokave dhe pyjeve publike e private në favor të një rrethi klientelist. Urdhri për dorëzimin e hartave të tokave u dha më 23 tetor 2025, ndërsa shumica e bashkive refuzuan të firmosin, nga frika se do të mbeten përgjegjës ligjërisht për këtë aferë.

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në fazën e presionit të hapur ndaj kryetarëve të bashkive, për të përshpejtuar projektin e ashtuquajtur “Paketa e Maleve”; që në propagandë shitet si “strategji zhvillimi për zonat malore”, por që në realitet është një skemë e re grabitjeje pronash publike dhe private në emër të investimeve strategjike.

Në takimin e zhvilluar më 23 tetor 2025, Rama u ka lënë kryebashkiakëve afatin e fundit deri më 31 tetor për të dorëzuar hartat e tokave dhe pyjeve që do të përfshihen në projekt, duke paralajmëruar ndëshkime politike për ata që vonojnë.
Por deri në datën e ultimatumit, vetëm 5 bashki; Tropoja, Elbasani, Belshi, Përmeti dhe Skrapari, e kanë zbatuar urdhrin dhe kanë dërguar dokumentet përkatëse.
56 bashki të tjera e kanë shpërfillur, duke refuzuar të firmosin aktet që do t’i bënin përgjegjës për dhënien “falas” të qindra hektarëve në duart e klientëve të qeverisë.

Presion dhe Task-Forca për “ndarjen kolektive të fajit”

Sipas burimeve të “Pamfletit”, në takimin e 23 tetorit, Rama ka folur me tone ultimative:

“Zgjohuni nga ky gjumë dhe mos kini frikë të firmosni. Çdo konflikt apo përgjegjësi do ta marrë përsipër qeveria. Brenda tetorit duhet të dërgoni hartat e tokave që do miratojë qeveria.”

Por refuzimi masiv i bashkive për të dërguar dokumentet ka treguar se frika e përgjegjësisë penale është më e fortë se presioni politik.
Në përpjekje për t’i qetësuar, Rama u ka kërkuar të krijojnë “Task-Forca” lokale, për të ndarë përgjegjësinë në mënyrë “kolektive” mes drejtuesve të bashkive dhe nëpunësve të tyre teknikë, me qëllim që në rast hetimi të mos përgjigjet askush individualisht.

Por edhe ky marifet juridik nuk ka funksionuar, pasi në fund, sipas ligjit, aktet përfundimtare të tjetërsimit të pronave do t’i nënshkruajnë vetë kryebashkiakët, të cilët do të mbajnë përgjegjësi direkte për çdo shkelje ligjore.

“Paketa e Maleve”: grabitja e pasurisë që ka mbetur

“Paketa e Maleve” është skema e re e grabitjes së pasurive shtetërore dhe private, pas asaj që u krye në bregdet dhe mbi ish-pronat e ndërmarrjeve shtetërore e repartet ushtarake.
Ashtu si me ligjin për investimet strategjike, që u përdor për të privatizuar tokat bregdetare dhe resortet turistike përmes kontratave “1 euro” dhe Korporatës së Investimeve, tani radha ka ardhur te malet, pyjet dhe kullotat.

Sipas dokumenteve të brendshme të qeverisë, që disponon “Pamfleti”, Rama ka përcaktuar paraprakisht emrat e “investitorëve” që do t’i përfitojnë tokat, përfshirë disa oligarkë dhe kompani të huaja që do marrin 10 vjet përjashtim nga taksat dhe pronësi të plotë mbi tokën.
Në shumë raste, këto janë toka private të ndara me ligjin 7501 ose me vendime gjyqësore të formës së prerë, të cilat do të grabiten përmes vendimeve bashkiake të inskenuara si “zhvillim ekonomik”.

Regjistrimet në Kadastër, të bllokuara qëllimisht

Për të lehtësuar procesin, qeveria ka bllokuar regjistrimet në Kadastër, duke penguar pronarët legjitimë të regjistrojnë tapitë e tyre në zonat malore.
Kjo është bërë që toka të konsiderohet “pa pronar të identifikuar” dhe të përfshihet në “Paketën e Maleve” si pronë shtetërore që mund të jepet për investim.
Në thelb, është një formë moderne e eksproprijimit të paligjshëm, ku shteti grabit tokën për ta dhënë më pas klientëve të pushtetit.

Qëllimi politik: para dhe kontroll

Burime nga qeveria pohojnë se Rama po nxit “Paketën e Maleve” për të mbajtur gjallë sistemin e financimit politik dhe për të shpërblyer klientët që e kanë mbështetur financiarisht në fushatat elektorale.
“Paketa e Maleve” është valixhja e re e korrupsionit electoral, një mënyrë për të gjeneruar para të pista në emër të “zhvillimit rajonal” dhe për të ruajtur besnikërinë e rrjetit të tij ekonomik e politik.

 “Paketa e Maleve” është projekti i fundit i grabitjes shtetërore në një Shqipëri ku çdo ligj, çdo reformë dhe çdo nismë “zhvillimi” përdoret për të shitur pasuritë kombëtare në tregun e klientëve të pushtetit.
Kryebashkiakët e kanë kuptuar rrezikun dhe po hezitojnë të firmosin, sepse nesër do të jenë ata që do të përgjigjen para SPAK-ut, jo kryeministri që ua kërkon.
Në fund, ashtu si “bregdeti” u shndërrua në mall privat, edhe malet dhe pyjet shqiptare po bëhen monedhë e re politike në duart e Ramës./Pamfleti

Nga dashuria te planet për martesë, Salianji rrëfehet për Grida Dumën: Është pjesa më e rëndësishme e imja! (Video)

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, që kohët e fundit duket më i frymëzuar nga ndjenjat sesa nga politika, ka folur sërish për lidhjen e tij me moderatoren dhe ish-kolegen e partisë, Grida Duma.

Në një intervistë për ‘TAR’, Salianji u pyet se sa krenar është për Dumën, pyetje të cilës ai iu përgjigj pa hezitim: “Jam shumë krenar. Është fat dhe pjesë e botëkuptimit tim.”

Ndërsa i përket martesës, Salianji tha se nuk do të thotë që dy njerëz të jenë bashkë, duhet të jenë të martuar.

“Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim”, deklaroi Salianji.

Gjithashtu Salianhi tha se beson tek dashuria dhe nuk futet te ata njerëz që mendon se ajo ekziston vetëm në filma.

“Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj”, tha ai.

Pakoja misterioze në bazën ajrore ku qëndron aeroplani i Trump, 7 ushtarakë u sëmuren sapo e hapën

Një pako e dyshimtë u dërgua në një bazë ushtarake amerikane në Maryland të enjten, gjë që bëri që të paktën 7 persona të sëmuren dhe të dërgoheshin në spital, raporton CNN.

Disa persona u transportuan në Qendrën Mjekësore Malcolm Grow në bazë pasi u hap pakoja, e cila përmbante një pluhur të bardhë të panjohur, thanë tre burime të njohura me hetimin.

Një deklaratë nga Baza e Përbashkët Andrews, e cila ndodhet jashtë Uashingtonit, DC, tha se një ndërtesë në bazë u evakuua pasi një individ “hapi një paketë të dyshimtë”.

“Ekipet e ndihmës së shpejtë të Bazës së Përbashkët Andrews u dërguan në vendngjarje, të cilat përcaktuan se nuk kishte kërcënime të menjëhershme dhe ia kanë dorëzuar vendin e ngjarjes Zyrës së Hetimeve Speciale. Një hetim është duke vazhduar aktualisht”.

Një nga burimet e njohura tha se një provë fillestare në terren nga ekipi i Hazmat nuk zbuloi asgjë të rrezikshme përveç hetimit, dhe përpjekjet për të identifikuar natyrën e substancës së bardhë mbeten në vazhdim.

Shkalla e çdo sëmundjeje të raportuar nga ata që ishin afër paketës nuk dihet ende, por dy burime të njohura me incidentin i thanë CNN se individët e dërguar në spital u trajtuan për simptomat e tyre dhe më pas u lanë të lirë.

Dhoma ku u hap zarfi, e vendosur në një ndërtesë ku ndodhet Qendrën e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore, mbetet e mbyllur.

Hetuesit po vlerësojnë gjithashtu propagandën politike që ishte përfshirë në paketë, thanë dy burimet.

Baza e Përbashkët Andrews është baza ushtarake përmes së cilës personalitete të rëndësishme si presidenti, zëvendëspresidenti dhe sekretarët e kabinetit udhëtojnë rregullisht për punë zyrtare. Presidenti Donald Trump ishte në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën.

Qendra e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore funksionon si një ndërlidhës midis Byrosë së Gardës Kombëtare dhe njësive të Gardës Kombëtare Ajrore në çdo shtet dhe territor.