RAMA: QEVERIA IME S’DO TË LARGOHET PASJELLË BASHKIMIN EUROPIAN NË SHQIPËRIDHE PA E BËRË VENDIN ANËTARE TE SAJ! METUTJE DO SHOHIM E DO BËJMË

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria e tij nuk do të largohet nga pushteti, “pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë vendin anëtare të saj”.

edi rama

“Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama në konferencën me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi progres raporton për Shqiprinë.

Kryeministri theksoi se afrimiteti i vendit me Unionin është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.

“Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat”, tha Rama.

Edi Rama: Raporti ka edhe arritjet, edhe problemet në të gjitha fushat. U thotë shqiptarëve se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se çfarë duhet të bëjmë më mirë për të arritur objektivin.

Ata që nuk e duan këtë qeveri duhet të ndihen shumë mirë, sa më pranë BE të jemi aq më shumë kujdes do të kenë, Ndihuni mirë të gjithë, qoftë mbështetës e kundërshtarë të kësaj qeverie pasi i ka bërë detyrat.

Afrimiteti me BE është garanci për të gjithë, mbështetës e kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive që shkojnë e vijnë, kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE.

Më tutje do të shohim e bëjmë sipas asaj që do të vendosë populli.

“Duhet të njohim Kosovën…”/ Vuçiç tregon KUSHTET për anëtarësimin e Serbisë në BE: Brenda një viti anëtarësohemi

“Nëse doni që ne të sjellim në pushtet ata që ranë dakord me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, nuk është problem”

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar popullin e tij se për të hyrë në Bashkimin Europian, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës.

Në një konferencë për media në Bruksel, Vuçiç shtoi po ashtu se një tjetër kush është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, për luftën me Ukrainën.

“Më thoni, a dëshironi që të jetë kështu politika? Nuk mendoj se duhet ta njohim një Kosovë të pavarur, nuk mendoj se duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Më thoni, a mendoni se duhet bërë kjo? Unë nuk do ta bëj. Më thanë bëjeni brenda një viti dhe ja ku jeni në Bashkim Evropian. Është gjeopolitikë e pastër

Nëse doni që ne të sjellim në pushtet ata që ranë dakord me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, nuk është problem, zgjidhni ata. Vetëm para kësaj ata duhet t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe ja ku jemi me një shpejtësi të pabesueshme anëtarë të Bashkimit Europian”-, tha Vuçiç referuar edhe protestave që kanë nisur në Serbi kundër tij.

“Me praktikantet e bëmë t reshe, kam qejf të shkoj me ty”/ Skandal, mjeku në Tiranë i “fυt duart” pacientes

Një skandal lidhur me mjekun e Qendrës Shëndetësore nr.10, Sinan M po trajtohet sot në emisionin “Stop”.

Një qytetare i drejtohet fillimisht një farmacie pranë qendrës për shkak të shqetësimeve shëndetësore, ku takon doktorin, i cili prezantohet si mjek dhe i mat tensionin. Ai e fton qytetaren të shkojë në qendrën shëndetësore për një kontroll më të plotë.

Biseda mes tyre:

Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…

Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!

Qytetarja – Po ma bëre…!

Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.

Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!

Qytetarja – Ok!

Dr. Sinan M – Sa?

Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.

Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?

Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.

Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?

Qytetarja – Jam e ve.

Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?

Qytetarja – Nga L***!

Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.

Qytetarja – Është i ulët?

Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë kështu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske kështu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Në qoftë se do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Në qoftë se ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx

Qytetarja – Doktor?

Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.

Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?

Qytetarja – Do i bëj, se…

Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?

Qytetarja – XX!

Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?

Qytetarja – Po! Po!

Dr. Sinan M – Prapë sot?

Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.

Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?

Qytetarja – Të rregullta i kam pas.

Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?

Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.

Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!

Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.

Qytetarja – Doktor!

Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…

Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…

Dr. Sinan M – Kishe marrë…?

Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!

Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.

Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?

Qytetarja – U bënë vite.

Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.

Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!

Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.

Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.

Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!

Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!

Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…

Qytetarja – Po prit! Më lësho dorën!

Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?

Qytetarja – Ncuq!

Dr. Sinan M – Nuk ke?

Qytetarja – Jo!

Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?

Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.

Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!

Qytetarja – Po sot?

Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.

Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.

Dr. Sinan M – Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.

Dr.Sinan M – Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?

Dr.Sinan M – Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni? – i thashë unë. A ikim, hamë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…

Pacientja – Të zuri halli ty, doktor?

Dr.Sinan M – Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?

Qytetarja – Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?

Dr. Sinan M – A t’i heq pak kartelat?

Qytetarja – Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!

Dr. Sinan M – Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!

Qytetarja – Tani, këtu jemi në zyrë.

Dr. Sinan M – Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!

Qytetarja – Qendër shëndetësore!

Dr. Sinan M – Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.

Qytetarja – Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!

Dr. Sinan M – Unë dhe t’u afrova, për vizitën.

Qytetarja – Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!

Dr. Sinan M – Po më shtyn kështu!

Qytetarja – Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!

Dr. Sinan M – Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa…  vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.

Qytetarja – Jo! Jo! Doktor, të lutem!

Doktori  – Mirë!

Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.

Dr. Sinan M – Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?

Qytetarja – Ça gote?

Dr. Sinan M – Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!

Qytetarja – Eh, ç’na stresove doktor!

Dr. Sinan M – Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!

Qytetarja – Vij për vizitë e më thotë doktori, “dua të shkoj me ty”…

Dr. Sinan M – S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?

Qytetarja – Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!

Dr. Sinan M – Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…

Qytetarja – Nejse, se sot ke pi një çikë ti…

Dr. Sinan M – Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.

Qytetarja – O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!

Dr. Sinan M – Normal, që do zhvishem!

Qytetarja – Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?

Dr. Sinan M – Jo ti…

Qytetarja – Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!

Dr. Sinan M – Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!

Doktor Sinani thotë se ka pasur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.

Dr. Sinan M – Megjithatë dëgjo! Unë mendoj kështu!

Qytetarja- Hë!

Dr. Sinan M – Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!

Qytetarja – O doktor!

Dr. Sinan M – S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!

Qytetarja – Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!

Dr. Sinan M – Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti

Qytetarja – Jo! Jo!

Dr. Sinan M – Jam i keq!

Qytetarja – I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tani? Do ma heqësh këtë?

Dr. Sinan M – Po ti e din, që në fund hiqet ai…/Tv Klan

Buxheti/ Nga 2026, kush ka fëmijë nën 18 vjeç merr zbritje 48 mijë lekë nga tatimet e paguara

Për herë të parë vitin e ardhshëm do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale, në mars të vitit 2026.

Pra për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të përfitohet një zbritje në vlerën e 48 mijë lekëve.

“Në vitin 2026 do të zbatohet për herë të parë politikat e zbritjes së shumës prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç. NË baza të përllogaritjeve rezulton se administrata tatimore do të kompensojë rreth 1.5 miliardë lekë”, thuhet në relacion.

Për vitin që vjen kostoja për këtë zbritje është parashikuar në vlerën 1.5 miliardë lekë ose 15 milionë euro. Nga një përllogaritje rezulton se kjo zbritje planifikohet të jepet 31.250 fëmijë.

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1.2 milionë lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n vitin që vjen.

“Ta di targën i tha”, Berisha: Ervis Martinajn e zhduku Rama!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me zhdukjen e biznesmenit të njohur të botës së krimit, Ervis Martinaj.

“‘Ta di targën, i tha’, dhe e zhduku Ervis Martinajn. Ai nxjerr bandat dhe të vret!”, deklaroi Berisha gjatë një daljeje për mediat.

Sipas tij, Rama ka krijuar një sistem ku bandat kriminale përdoren për eliminime dhe frikësim politik.

“Ky është shteti që ka ndërtuar Rama, ku krimi komandon dhe drejtësia hesht,” theksoi Berisha.

Kreu i opozitës shtoi se zhdukja e Martinajt mbetet një prej ngjarjeve më të errëta që, sipas tij, tregon lidhjen e pushtetit me krimin.

“Rama e di të vërtetën. Ai nuk kërkon drejtësi, sepse është pjesë e krimit,” përfundoi Berisha.

PËRGJIMET e SPAK/ Balluku SMS ish-kreut të ARRSH-së: Deputeti i PD ka nja dy toka te ‘bypass’ në Vlorë. Berberi: Sa e përcolla!

Një pjesë të mirë të dosjes së prokurorisë për tunelin e Llogarasë e zënë përgjimet mes Belinda Ballukut dhe Ervis Berberit, të cilat SPAK i ka përftuar nga celulari tip “Blackberry” që ish-drejtori i rrugëve e mbante në shtëpi.

Bisedat janë të vitit 2022 dhe në disa prej mesazheve zbulohet se në zyrat e qeverisë qanin hallet edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Një prej tyre është edhe ish-deputeti i Vlorës Arbi Agalliu, që siç duket kërkonte të dinte diçka më shumë për tokat që kishte në Vlorë.

PËRGJIMET e SPAK/ Balluku SMS ish-kreut të ARRSH-së: Deputeti i

Zv.kryeministrja lë porosi që deputeti të dëgjohet pasi është djalë qytetar, ndërsa Berberi e siguron se do të bindet duke thënë se e ka patriot.

Biseda Balluku dhe Evis Berberi për ish-deputetin e PD, Arbi Agalliu:

Belinda Balluku: Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep i PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostrades Oendrimi shume I dashur; shume I mire se eshte djale qytetar.

Evis Berberi: Patjeter, e kemi patriot.

Belinda Balluku: Por ne nuk kemi ca i bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.

Evis Berberi: Ok, ne japim mendim pasi ka marre leje.

Biseda e Arbi Agalliut dhe Evis Berberit:

Arbi Agalliu: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.

Evis Berberi: Mirembrema, neser ne mgis.

Arbi Agalliu: Miremengies! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.

Evis Berberi: Pa prob.

Evis Berberi i mesazh Belinda Ballukut: Sa percolla Agalliun.

FOTOT/ E pazakontë, zbulohet rrjeta e merimangës më e madhe në botë dhe ndodhet në kufirin shqiptar-grek! (350 metra dhe mbi 11 mijë specie)

Rrjeta më e madhe e merimangës në botë gjendet në një shpellë squfuri, pikërisht në kufirin greko-shqiptar.

Thellë brenda një shpelle të errët, të mbushur me squfur në Sarantaporo, në kufi, studiuesit kanë zbuluar rrjetën më të madhe të merimangës në botë, me më shumë se 111,000 merimanga.

Më konkretisht, sipas një studimi të botuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology, kolonia masive e merimangave përbëhet nga një rrjetë kolosale në një zonë përgjithmonë të errët të shpellës.

Rrjeta shtrihet rreth 350 metra përgjatë murit të një tuneli të ngushtë dhe të ulët pranë hyrjes së shpellës. Studiuesit vunë re se është një mozaik me mijëra rrjeta individuale, në formë hinke.

Kjo është prova e parë e sjelljes koloniale në dy lloje të zakonshme merimangash dhe ka të ngjarë të përfaqësojë rrjetën më të madhe të merimangës në botë, tha udhëheqësi i studimit Istvan Urac, një profesor i asociiuar i biologjisë në Universitetin Sapientia në Rumani.

“Bota natyrore ende na ruan surpriza të panumërta. Nëse do të përpiqesha t’i shprehja me fjalë të gjitha emocionet që më përmbytën (kur pashë rrjetën), do t’i përshkruaja ato si admirim, respekt dhe mirënjohje. Duhet ta përjetosh për të ditur vërtet se si është”, tha Urak për Live Science.

Ky qytet spektakolar merimangash ndodhet në “Shpellën e Squfurit”, një shpellë e formuar nga acidi sulfurik i prodhuar nga oksidimi i sulfurit të hidrogjenit në ujërat nëntokësore.

Megjithëse studiuesit zbuluan prova të reja emocionuese rreth kolonisë së merimangave në shpellë, ata nuk ishin të parët që panë rrjetën gjigante.

Speleologët nga Shoqata Speleologjike Çeke e zbuluan atë në vitin 2022 gjatë një ekspedite në Luginën e Bromoner.

Gjithashtu, një ekip shkencëtarësh vizituan shpellën në vitin 2024, duke nxjerrë mostra nga indet që Urak analizoi para se të niste ekspeditën e tij në Shpellën e Squfurit.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

“Kemi turqit me vete” – Belinda Balluku flet me Berberin për tenderin e tunelit të Llogarasë

Në darkë o zemër”, kështu i shkruan Belinda Balluku vartësit të saj Evis Berberit kur e ftojn në shtëpi për të diskutuar për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në bisedat mes tyre, Belinda Balluku lë takim me vartësin e saj Ervis Berberi mbrëmjen e 29 gushtit 2021.

Duket se ky i fundit ka keqkuptuar orarin dhe ka shkuar në orët e para të mëngjesit, por Balluku e ka sqaruar me një sms të dytë.

“Në darkë o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku, ku në një SMS tjetër i kërkon: “Po futem në garazh Hajde lart më mirë Shkalla H”.

Ndërkohë një ditë pas takimit mes tyre, më 30 Gusht, janë takuar me 3 shtetasit turq, të cilët ishin pjesë e kompanisë që fitoi tenderin e tunelit të Llogarasë.

Pjesë nga dosja:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpeton erind situaten? Ben sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens ben po mos na hidhen ne fyt pala tjeter.  Si fillim ta shtyme qe ti japim kohe vetes”.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Neser ne 8 tek une, perballe me zyren tende”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Ne darke o zemer.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Une jam ne Viene Po le colin ne shkolle Kthem ne dreke”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Une mberrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha per pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem ne garazh, Hajde lart me mire, Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Ketu jam Ok”.

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Ke kane me vete?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqi?”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës i “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 Gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 Gusht 2021, në orën 15:33.

“Prit t’i çoj fjalën atij k▪︎rυës që më kërcënon me sms”- Berisha nxjerr mesazhin e Ballukut për Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një seri mesazhesh, për të cilat thotë se janë komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit, pjesë e dosjes së SPAK-ut.

Në mesazhet e publikuara nga Berisha, Balluku në një moment teksa i dërgon mesazh Berberit duke thënë: “Po po, prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms”.

Sipas Berishës, Balluku i referohet këtu kryeministrit Edi Rama.

“Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilson: “atij k*urves.”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

"Prit t'i çoj fjalën atij k*rvës që më

Presidentja e Meksikës ngacmohet se▪︎suaI¡sht, sigurimi reagon me vonesë (VIDEO)

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u ngacmua seksualisht të martën pasdite nga një burrë i panjohur, i cili iu afrua dhe tentoi ta puthte, ndërsa turma përreth e shihte e habitur pa reaguar menjëherë.

Ngacmimi përfundoi vetëm kur ndërhyri Juan Jose Ramirez Mendoza, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Presidentes.

I gjithë incidenti i pazakontë u filmua nga kalimtarët.

Reagimi i vonuar i ekipit të sigurisë së Sheinbaum, e cila, ashtu si paraardhësi i saj Andres Manuel Lopez Obrador, ka refuzuar idenë e një garde presidenciale, ka rihapur debatin për nivelin e mbrojtjes së krerëve të shtetit në Meksikë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë, 45% e grave meksikane kanë përjetuar ngacmime në rrugë.

Sheinbaum po ecte në këmbë nga Pallati Kombëtar drejt Ministrisë së Arsimit, kur burri iu afrua, e përqafoi, tentoi ta puthte dhe e preku. Ajo e largoi me qetësi, por e shqetësuar, ndërsa më pas u dëgjua t’i thoshte bashkëpunëtorit të saj: “Mos u shqetëso.”

Kodi Penal Federal e klasifikon kontaktin fizik pa pëlqim si ngacmim seksual, i dënueshëm me deri në pesë vjet burg. Në Mexico City, dënimi arrin deri në katër vjet, plus gjobë dhe urdhër ndalimi. Disa media raportuan se agresori ishte arrestuar, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar.

Organizatat për të drejtat e grave e quajtën incidentin dëshmi të normalizimit të dhunës seksiste në vend dhe apeluan që presidentja ta përdorë rastin për të dërguar një mesazh të fortë kundër këtij fenomeni. Ministria e Grave deklaroi se “asnjë grua, pavarësisht pozitës, nuk është e përjashtuar nga ngacmimet seksuale” dhe se “raportimi i tyre është thelbësor për drejtësinë dhe ndryshimin kulturor”.

Aktivistja Diana Luz Vazquez shtoi: “Nëse një burrë guxon ta bëjë këtë ndaj një presidenteje, imagjinoni çfarë përjetojmë ne të tjerat.”

Ngjarja ndodh në një moment kur siguria e zyrtarëve në Meksikë është në pikëpyetje, pas vrasjes së kryebashkiakut Manzo, ndërsa vendimi i Sheinbaum për të mos pasur një trupë të posaçme mbrojtjeje po kritikohet ashpër.