FOTO/ Habit motra e Uanda Narës tregon: Ajo donte që të lidhesha me Ikardin, sa herë shkoja në …

Zaira Nara, motra e Uanda Narës, ka treguar një histori të pabesueshme që ka ndodhur shumë vite më parë dhe që përfshinte edhe Mauro Ikardin.

Ajo ka zbuluar se në periudhën kur Uanda ishte e martuar me Maksi Lopez, ajo kishte tentuar që të lidhte motrën e saj pikërisht me Mauro Ikardin, atë me të cilin ajo do të niste vetë një histori të denjë për telenovela.

Uanda më prezantoi Mauron, ajo ishte martuar me Maksi Lopez dhe unë isha single. Së bashku vendosën që të më prezantonin dikë, ai dikush ishte Mauro Ikardi, shok skuadre i Maksit te klubi ku luanin.

Unë nuk dëshiroja, por organizonin gjithmonë diçka. Sa herë që shkoja në shtëpinë e motrës time, ai ishte atje. Falë Zotit nuk u dhashë kurrë të drejtë, pasi më pas u bë babai i dy mbesave të mia bukuroshe”, shpjegoi Zaira.

Uanda u bë e rëndë dhe insistonte, ma solli surprizë, kur unë vazhdoja t’i thosha “jo”, kur u organizua një udhëtim. Asokohe u inatosa me të.

Pastaj u lidha me një djalë, u ndava prej tij dhe shkova në Itali për të shfryrë nervat me motrën time.

Sapo mbërrita, më tha “Po dal me Mauron”. Unë desha të flisja për problemet e mia, më kishte paguar biletën e gjithçka për të biseduar, por sapo mbërrita më tregoi këtë gjë”, zbuloi Zaira ngjarjet e ndodhura disa vite më parë.

Galeria fotografike (

1 / 11

)

FOTO/ Çfarë po ndodh me Egli Takon? Ish-banorja e Big Brother VIP PROBLEME financiare!

Këngëtarja Egli Tako ka dhënë një njoftim të papritur në rrjetet sociale, duke njoftuar mbylljen e kanalit të fansave, i cili quhej “Egli’s Family GCH”, për shkak të problemeve me pronësinë.

Në njoftimin e saj të ndarë në “Instagram”, ajo sqaroi situatën, duke u shprehur e zhgënjyer: “Zemrat e mia, duke uruar të jeni mirë, dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për gjithë suportin dhe dashurinë që ma jepni me kursim, dua t’ju lajmëroj se ky kanal nuk është në pronësinë time dhe mund të bëni unsubscribe lirisht, pasi e di që e keni suportuar në nisje të projekteve të mia, por nuk do të ketë më asnjë aktivitet lidhur me mua dhe emrin tim në vazhdim”.

Ajo u kërkoi ndjekësve të bënin unsubscribe dhe premtoi se do të hapë një kanal të ri për projektet e saj muzikore: “Deri në hapjen e një kanali të ri mbi projektet e mia muzikore, po ju një përqafim të madh dhe ju dua shumë!” por çfarë ndodhi me Eglin?

Qëkur doli nga “Big Brother”, artistja nisi të angazhohej më seriozisht me muzikë, duke gjetur çdo hapësirë për bashkëpunime.

Por mes shumë kontratash të lidhura, duket se disa prej tyre kanë shkuar keq. Dështimi i parë nisi me bashkëpunimin me Fifin.

Ka qenë artistja nga Kosova, ajo që kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte.

Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre.

 Pas këtyre problemeve për fitime më të mëdha të kërkuara nga Egli, e njëjta situatë është përsëritur me kanalin e fansave.

Artistja ka kërkuar që të ketë fitime më të mëdha nga audienca e krijuar, çfarë edhe ka nisur përplasjet mes saj dhe atyre që menaxhonin kanalin. Pas pretendimeve, Egli, ka bërë thirrje që ndjekësit të largohen nga kjo faqe.

Duket se problemet me financat që pas daljes nga “Big Brother” kanë qenë kryefjala e karrierës së Eglit. Pretendimet e këngëtares kanë qenë shumë të larta, në krahasim me atë që ajo ofron.

Galeria fotografike (

1 / 5

)

Pritje “gala” për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish prezantuesja e Fox News takohet edhe me këngëtarin Kostandin Argjiro

Një pritje e veçantë i është rezervuar ambasadores së re amerikane në Athinë, ish-moderatoren e Fox News, Kimberly Guilfoyle. Si mbështetëse e zjarrtë e presidentit amerikan Donald Trump, ajo u përfol fillimisht për poste në administratën e tij, por përfundimisht u caktua ambasadore në shtetin fqinj.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Greqi udhëtoi për në Athinë me një avion privat nga Florida dhe menjëherë pas mbërritjes së saj, të shtunën në mëngjes, ajo u përgatit për paraqitjen e saj të parë publike në kryeqytetin grek.

Gjatë këtij eventi, Ambasadorja e re e SHBA-së në Greqi pati bisedën e saj të parë me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, i cili mori pjesë në festimin e Ambasadës Amerikane të 250-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinës Amerikane.

Siç raportojnë mediat greke, sot ajo do të marrë pjesë në Qendrën e Athinës për të dëgjuar të dashurin e saj Konstantinos Argyros.

Ambasadorja e re e SHBA-së është takuar përsëri me këngëtarin e njohur dhe gruan e tij, Aleksandra Nika, dhe së fundmi është argëtuar me këngët e tij në gala-në e organizatës jofitimprurëse The Hellenic Initiative në Londër.

Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish
Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish
Pritje "gala" për ambasadoren e re amerikane në Greqi, ish

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Ish-truproja i Fatos Nanos tregon pengun e tij të madh: As PS dhe as PD nuk donin që ai të bëhej president

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.

Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

E paprecedentë/ Gazetari: Të gjithë njerëzit e Ballukut kanë fshirë postimet me të në rrjetet sociale

Bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, kanë fshirë fotografitë me të nga rrjetet sociale, pasi zëvendës-kryeministrja u mor e pandehur nga SPAK, sipas gazetarit Flavio Qarri.

Ai ka bërë një vëzhgim në rrjetet sociale, ndër të tjera dhe në profilet e disa prej personazheve që u angazhuan fuqishëm në fushatën elektorale të Belinda Ballukut, ku ka zbuluar se shumë prej tyre i kanë fshirë fotot e saj.

“A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?”, pyet gazetari Qarri.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Belinda

Bashkëpuntoret zhdukin çdo gjurmë të saj

Të premten e zezë të 31 tetorit pushteti mediatik i socialistëve është përpjekur ta minimizojë. Vdekja e Nanos, e më herët gjyqi i Veliajt ishin stuhia perfekte për Belinda Ballukun bashkë me heshtjen e zhurmshme të mediave kombëtare për të kaluar sa më lehtë kafshatën e pakapërdijshme të spak. U krijua madje nënkuptimi se Rama nuk do e shesë si të tjerët por një zhvillim i beftë ka ndodhur. Enturazhi i ngushtë saj prej dy dekadash ka zhdukur çdo gjurmë të këtij bashkëpunimi nga rrjetet sociale. A është ky preludi i zhdukjes së Belës edhe nga qarkullimi jo vetëm nga interneti? Ka dështuar takimi i orëve të vona mbrëmë në Kryeministri?

P.S përmendje të veçantë meriton vetëm asistentja e saj e cila ende ruan postimet e garës së dikurshme se kush servilosej e para duke postuar fotot e shefes. Të tjerat dinë diçka më shumë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflavio.qarri%2Fposts%2Fpfbid02UkYLWFPD9BvZLN81Cj5BuQLyAZP6p7i3BE72pDwyuLERyZft3nmPtKf9YWwWMwocl&show_text=true&width=500

Çfarë i tha Nano në takim Millosheviçit? Rama: E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit

Një prej momenteve që ish-kryeministrin Fatos Nano e kanë sulmuar politikisht, duke e etiketuar edhe si tradhëtar, është takimi me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Detajet e pakta nga ajo se çfarë u tha në atë takim i kanë hapur edhe më tepër rrugë spekulimeve. Por kryeministri Edi Rama, në fjalën e lamtumirës për Nanon, tha se e dinte se çfarë kishte folur aty.

Rama tha se nëse një ditë publikohet ajo që Nano tha, askush nuk do vërë në dyshim kontributin patriotik të tij.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e rallë politike.

PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotore e interesave madhore të kombit. Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradit. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

“Të ndalohet sa më shpejt”, Spartak Ngjela: Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteteve të Kombit

Spartak Ngjela shpreh revoltën për vendimin që ish-kryeministri Fatos Nano të varroset në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Ai e quan këtë një “shkelje të rëndë kundër historisë së Shqipërisë”, the kërkon që të ndalohet menjëherë dhe trupi i Nanos të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Reagimi i Ngjelës:

Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë

Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.

Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa në shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteteve të Kombit shqiptar.

Me respektimin sublim për
Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano

Spartak Ngjela
2 nëntor 2025

FOTO/ Policia greke dh unon të riun SHQIPTAR, ndodhet në gjendje të RËNDË në spital!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios” në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, ka përfunduar në gjendje të rëndë pas një ndalimi të dhunshëm nga policia.

Sipas dëshmive të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, rreth orës 20:30, dy efektivë policie ndaluan Mitsin për mungesë dokumentesh dhe e trajtuan me dhunë ekstreme.

“E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij në një mesazh denoncues dërguar redaksisë së JOQ.

Më pas, i riu u dërgua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë.

Pak orë më vonë, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shumë të rëndë  me fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë të shumta në kokë e trup.

Policia greke pretendon se i riu “është vetëdëmtuar”, por dëshmitarët dhe familjarët e tij e mohojnë kategorikisht këtë version.

FOTO/ Policia greke dhunon të riun SHQIPTAR, ndodhet në gjendje

Ata kërkojnë publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, të cilat autoritetet refuzojnë t’i bëjnë publike pa urdhër gjykate.

“Më thanë se gjithçka ishte në rregull, por kur u ktheva pas një ore, pashë ambulancën që e çonte në spital. Ai më tha: ‘Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët,’” tregon shoku i Kristianit.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi për atë që e konsiderojnë një akt brutal dhune policore me motive diskriminuese ndaj një të riu shqiptar pa dokumente.

Kush ishin 50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

Mijëra qytetarë, socialistë, personalitete nga rajoni e krerët e besimeve fetare i dhanë lamtumirën Fatos Nanos në homazhet që zgjatën rreth 5 orë.

Të majtë e të djathtë u bënë bashkë, me mungesën e Berishës. Nga Kosova erdhi Albin Kurti, nga Maqedonia e Veriut zv.kryeministri dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Trupi i Nanos u përcjell nën shtratin e një topi dhe me tingujt e këngës “I did it my way”.

Që nga fëmijëria, pjesëmarrja në politikë, arrestimi, qëndrimi në burg, pafajësia, divorci, martesa e dytë me Xhoanën e deri te pesë tentativat për vrasje.

 Nano ka qenë për 13 vite kryetar i PS-së, ka dhënë plot 5 herë dorëheqjen, tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i PS-së.

Fatos Nano dinte pesë të gjuhë të huaja. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave. Gjatë burgimit atij i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Dashuria për futbollin dhe cigaret.

Njihuni me sekretet e Fatos Nanos nëpërmjet një profili me 50 fakte.

1- Fatos Nano ka lindur më 19 shtator 1952 në Tiranë. Është djali i vetëm i katër fëmijëve të Thanas dhe Marie Nanos. Motrat e tij janë Sashenka, Vjollca, që janë dhe më të mëdha në moshë, ndërsa Mimoza është motra e vogël.

2- Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij, Thanas Nano, ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.

3- Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun gjatë asaj periudhe.

4- Pasi përfundoi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri”, Nano studio në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi Politike. Në nivel të arsimit është vlerësuar si nxënës i shkëlqyer dhe një nga studentët më të mirë të universitetit. Fatos Nano di pesë gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht dhe serbo-kroatisht. Cilësohej si një nga pedagogët më të kualifikuar.

5- Fatos Nano ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Më konkretisht: në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën. Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.

6- Koha më e shkurtër e qëndrimit kryeministër ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj. Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste për 36 muaj. Nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005, kur dha dorëheqjen.

7- Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 deri në vitin 2009.

8- Fatos Nano mban titullin “Doktor Profesor i Shkencave Ekonomike”. Titullin e parë e ka marrë në vitin 1980 dhe titullin profesor kur ishte kryeministër në vitin 2003 nga Fakulteti i Ekonomisë së Tiranës. Mban tituj nderi nga dy universitete italiane. Në vitin 2000 Universiteti i Ndërkombëtar i Milanos, e dekoroi me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Barit. Ka marrë titullin “Honoris Causa”, edhe nga Universiteti Europian i Tiranës.

9- Pas mbarimit të universitetit, për katër vite, Fatos Nano zhvendoset në Elbasan, ku punon si ekonomist në Kombinatin Metalurgjik. Më pas transferohet në Tiranë, ku punon fillimisht si ekonomist në kooperativën e Priskës.

10- Ngjitja e karrierës profesionale të Nanos nisi pas rikthimit në Tiranë në vitin 1980. Ai emërohet të punojë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Një post që i dha mundësinë të kishte kontakte më të shpeshta me botën perëndimore për shkak të udhëtimeve.

11- Gjatë viteve 1984-1990, Fatos Nano do të ishte një nga ekonomistët e parë që paraqiti projekte për reformat social-ekonomike dhe reformën e Ekonomistë në Europën Juglindore. Në të njëjtën kohë do të punonte edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

12- Në vitet 1989-1990 ishte një ndër intelektualët që kërkon ndryshime në ekonominë e vendit. Së bashku me kolegët pedagogë, Gramoz Pashko, Leontiev Çuçi dhe Anastas Angjeli përbënin bërthamën e një grupi profesorësh liberalë në Universitetin e Tiranës.

13- Gjatë kohës që ishte i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës u shpall “Qytetar Nderi” nga dy qytete. Në mars të vitit 1996 u bë “Qytetar Nderi” i Kuçovës dhe në prill të po atij viti, qyteti ku ishte burgosur, Tepelena i dha titullin “Qytetar Nderi”.

14- U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin, vajza simpatike, qe e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Pas 27 vitesh martese, çifti u divorcua në vitin 2001.

15- Fatos Nano, në vitin 2001, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën. Ceremonia u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos. 29-vjeçarja Nano jetonte në Athinë ku dhe ishte divorcuar në vitin 1998 nga martesa e parë.

16- Martesa e parë e Fatos Nanos u bë në një ambient familjar, në shtëpinë e të atit të tij në Tiranë. Ndërsa martesa e dytë u bë me një ceremoni gjigante në Kishën Ortodokse në Tiranë dhe më pas në qytetin e Durrësit.

17– Martesa e Fatos dhe Xhoana Nanos, dhe divorci i ish-kryeministrit ishin një ngjarje që lanë shenjë në sjelljen politike të vendit. Duke sfiduar mentalitetin e kohës, ish-kryeministri Nano deklaroi publikisht lidhjen e tij me gruan shumë vite më të re në moshë, divorcin dhe nisjen e një jete të re. Në një intervistë televizive, pak kohë para ceremonisë së martesës, Xhoana Nano, asokohe 10 vite më e re kishte deklaruar me Fatos Nanon do të bënte më shumë se një fëmijë dhe se mosha nuk përbënte asnjë problem mes tyre.

18- Fatos Nano ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë, nga martesa e parë me Rexhina Nanon. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin.

19- Sipas të dhënave mediatike, ndaj Fatos Nanos janë bërë pesë tentativa për vrasje. Një ndër atentatet ka ndodhur në Berat, një në Shkodër, një në vilën kryeministrore, një kërcënim në zyrë dhe ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.

20- Fatos Nano ka bërë 1 353 ditë burg. Ai u dënua me 12 vjet burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997.

21- Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit. Lirimi i tij ishte një kërkesë e opozitës së majtë, por edhe e ndërkombëtarëve si një lëvizje për të qetësuar trazirat në vend.

22- Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos, në një nga kapitujt e librit të Ylli Polovinës, “Të jesh apo të mos jesh” se çfarë Nano bëri para se ta arrestonin.

Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi. Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”. Aty m’u thye filxhani. Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë. Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar”, ka treguar Kristina.

23– Gjatë kohës që ishte i burgosur mori vetëm 24 orë leje. Në dhjetor të vitit 1995 i vdes e ëma dhe shteti i dha vetëm një ditë leje për ta varrosur. Ndërkohë që trajtimi i tij në burg, sipas dëshmive, nuk ndryshonte nga ai të dënuarve të zakonshëm.

24- Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së tij, Rexhina, gjatë qëndrimit në burg, Fatos Nanos i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Ndërkohë që në të gjitha seancat gjyqësore ai sillej nga policia në pranga. Dosja e Fatos Nanos për shpërdorimin e ndihmave italiane ishte 3200 faqe. Në të përfshiheshin dhe vendime të dhëna nga qeveria e Adil Çarçanit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, nuk pranoi të ishte ai njeriu që do të gjykonte Nanon.

25- Avokat Idajet Beqiri ka rrëfyer në media para disa kohësh detaje nga jeta në burgun 313 në Tiranë dhe në atë të Bënçës në Tepelenë, ku ndodhej i izoluar së bashku me kryesocialisti Fatos Nano.

Ja çfarë kujton Idajet Beqiri nga ajo kohë:

Në kushtet e vështira të burgut 313 erdhi dhe vuajti së bashku me ne në 30 korrik 1993 edhe Fatos Nano. Fillimisht kam menduar se “si bythëpambuk Tirane” nuk do i duronte dot këto kushte skandaloze në burg dhe do thyhej. Por isha i gabuar. Fatos Nano sillej dhe qëndronte në burg si burgaxhi i regjur. Më zgjuarsinë e tij, me batutat e tij të hidhura, jo vetëm që i vinte të gjithë në lojë, por gjithashtu i shkujdeste aq keq gardianët dhe oficerët e burgut, sa e thyente sa herë të donte izolimin e egër që i bënin”.

26- Historiani amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij ‘Shqipëria e re’, tregonte se si ndryshoi Fatos Nano pas daljes nga burgu.

Nanoja dukej ndryshe nga ç’kishte qenë përpara burgosjes së tij- më i shëndoshë dhe me mjekër. Këshilltarët e tij të afërt treguan se Nanoja kishte vuajtur në burg dhe doli prej andej një njeri i ndryshuar, me më pak kontroll të vetvetes. Megjithatë ai mbeti i mençur dhe dinak. Prapa hekurave, ai kishte qëndruar aktiv në parti, duke pasur furnizim të pandërprerë me lajme, cigare dhe pije”.

27– Në vitin 2000 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas marrjes së pafajësisë, Nano fitoi edhe mbrojtje morale për akuzat për korrupsion. Më vonë edhe Sali Berisha ka deklaruar se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar. Në vitin 2002, Fatos Nano dëmshpërblehet nga shteti për burgim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh. Nano, paratë e burgut ia dha ish-bashkëshortes së tij, Rexhina Nanos, si edhe apartamentin e tij në Tiranë.

28- Në një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë të zbardhur nga Wikileaks bëhej edhe një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo ishte zgjedhur kryeministër.

Ambasada tregon detaje të jetës së tij:

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka…. …Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të”, është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës.

29– Është akuzuar si pasardhës i komunistëve dhe bllokmenëve. Ndërkohë që ka meritën se transformoi Partinë Socialiste nga një parti që idealizonte Enver Hoxhën dhe Marksin, në një parti moderne të majtë dhe arriti ta integrojë në partitë e majta evropiane. Meritë kjo që është njohur së fundmi nga ish-rivali i tij më i madh Sali Berisha. Në 25 vjetorin e PS-së, Berisha duke iu drejtuar me anë të një mesazhi socialistëve, vlerësonte Fatos Nanon si reformator.

Fatos Nanos, në një garë, nga anëtar i thjeshtë arriti të zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkëpusë PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60-vjeçar i partisë së një njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-në në organizmat e socialistëve europian dhe ka meritën e pranimit të rotacionit jo vetëm në parti por dhe në nivel vendi!, shkruante Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij, ku sulmonte kryetarin aktual të PS-së, Edi Ramën, se e ka mbushur PS-në e sotme me kriminelë.

30– Batuta më e fortë e Fatos Nanos është për kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Ramën. “E mora nga Parisi me thonj të paprerë dhe shitësh ikonash të vjedhura”, deklaronte Nano në një nga takimet elektorale. Ndërsa një tjetër batutë e famshme ka qenë për LSI-në. “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” e pati quajtur Fatos Nano LSI-në e Ilir Metës, kur u themelua, atë shtator të vitit 2004

31- Një tjetër thënie e famshme e Fatos Nanos është përshkrimi që i bënte historisë së vendit tone me një fjali të vetme. “Ne kemi kaluar nëpër çdo gjë si komb – copëtim, diktaturë, madje dhe anarki”, ka deklaruar Nano.

32– Fatos Nano ishte një nga figurat kryesore të intelektualëve që u thirr në takimin e famshëm të Presidentit Ramiz Alia me inteligjencën në gusht të vitit 1990. Së bashku me të ishin Sali Berisha e shumë të tjerë që përbënë bërthamën e politikës në 25 vitet e fundit.

33- Në moshën 39-vjeçare, Nano do të marrë një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e Adil Çarçanit. Emërohet zëvendëskryeministër për reformat në ekonomi. Ylli politik i Fatos Nanos nis të shkëlqejë që në momentet e para. Në shkurt të vitit 1991, Nano emërohet nga Partia e Punës si kryeministër. Një nga arsyet që Nano depërtoi në qendër të pushtetit në një kohë shumë të shkurtër, ishte fakti që vendi po ndërmerrte reforma shumëplanëshe. Vetëm një politikan që nuk kishte qenë funksionar i mëparshëm mund ti bënte.

34- Në 31 mars 1991, qeveria Nano arrin të zhvillojë zgjedhje normale dhe pa incidente serioze. Fatos Nano zgjidhet deputet në një nga zonat elektorale të Tiranës dhe merr mandatin e dytë si kryeministër, përsëri nga Partia e Punës.

35- Dorëheqja e parë si kryeministër u bë në maj të vitit 1991. Kundërshtimi i opozitës për legjitimitetin e pushtetit, grevat e punëtorëve në vend dhe gjendja e rënduar ekonomike në vend bënë që Nano të jepte dorëheqjen për t’u krijuar Qeveria e Stabilitetit që u drejtua nga Ylli Bufi.

36- Fatos Nano është kryetari i parë i Partisë Socialiste. Në Kongresin e 10-të të PPSH-së, Nano mori drejtimin e partisë më të madhe në vend, duke shënuar ndarjen e partisë që drejtoi regjimin komunist dhe zëvendësimin jo vetëm me një emër tjetër, por edhe me një tjetër frymë.

37– Ishte politikani i parë që vendosi kontaktet me partitë e tjera të majta evropiane që i dhanë njohjen PS-së në rajon e më tej. Nano bashkëpunoi me Beneto Kraksin e të majtës italiane, Andrea Papandreun e PASOK-ut grek, etj.

38- Takimi i parë i Fatos Nanos me kundërshtarin e tij më të madh, Sali Berisha, sipas dëshmive të të dy palëve, ka ndodhur më 1990 në ambientet e redaksisë “Zëri i Popullit”, ku diskutuan për një shkrim që ishte botuar.

39- Është politikani i parë që ka njohur rezultatin e zgjedhjeve në vend fill pas daljes së rezultateve. Në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, Nano pranoi humbjen dhe daljen në opozitë të PS-së. Në këto zgjedhje, Nano fitoi mandatin e deputetit në Kuçovë.

40- Takimi që i ka dhënë më shumë pikë Fatos Nanos, ka qenë ai me presidentin amerikan Bill Klinton. Gjatë mandatit të parë në krye të qeverisë arriti të shkëlqente në marrëdhëniet ndërkombëtare duke sjell një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

41- Vizita më e rëndësishme e Fatos Nanos jashtë vendit është ajo në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në vitin 2004 dhe takimi me Presidentin Xhorxh Bush. Vizita u bë në kuadër të anëtarësimit të vendeve të reja në NATO. Gjatë takimit doli edhe një detaj interesant, Bush theu protokollin duke e zgjatur takimin me Nanon më shumë sesa koha e programuar. Siç duket kryeministri shqiptar e bëri për vete me batutat e tij liderin amerikan.

42- Pas humbjes së zgjedhjeve nga Partia Socialiste në 3 korrik 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. U vlerësua për rotacionin paqësor të pushtetit.

43- Pas dorëheqjes së kryeministër i vendit, në shtator 2005, Fatos Nano jep dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste. Me këtë veprim, Fatos Nano futi një akt civilues në politikën shqiptare, që kryetari që humbet zgjedhjet largohet, veprim ky që nuk është përsëritur nga liderët e tjerë politikë. Sali Berisha e bëri këtë veprim kur humbi zgjedhjet e vitit 2013.

44- Fatos Nano është duhanpirës që nga vitet e para të adoleshencës. Cigaret e preferuara për të janë puro kubaneze dhe cigaret me filtër “Marlboro”. Në shumicën e takimeve dhe daljeve publike, në dorën e tij të majtë do të ishte pothuajse gjithnjë një cigare. Fatos Nano nuk është vetëm një i pasionuar pas muzikës, por edhe një njeri që në adoleshencë ka kënduar. Në intervistat e tij ka pohuar se grupi i tij i preferuar muzikor ishin “Bitëllsat”. Këngët e këtij grupi i këndonte fshehurazi nën shoqërinë e miqve.

45- ishte politikani i parë që u pa të ndiqte ndeshjet e Kombëtares. Pothuajse ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet më të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Edhe pasi u largua nga politika. Nano është një i apasionuar i madh i futbollit. Në Shqipëri bën tifo me “Partizanin”, ndërsa në Itali me Interin, ndërkohë që është edhe tifoz i Italisë.

46- Ishte një nga politikanët që ka një raport të veçantë me pijen. Padyshim që njohja që ka ai për verën dhe xhinin, por edhe shumë pije të tjera alkoolike futen në kulturën e tij gjenerale. Pija e tij e preferuar “Xhini” i shoqëruar me tonik.

47- Më 17 gusht të vitit 2003, Fatos Nano kryen një operacion të planifikuar në tëmth. Operacioni u bë pas disa shqetësimeve shëndetësore të Nanos të përsëritura që nga viti 1996. Ky ishte operacioni i dytë i Nanos, pasi po në vitin 2003 bëri një ndërhyrje estetike në sy.

48– Më 19 shtator të vitit 2007, Nano anononçoi themelimin e Lëvizjes për Solidaritet dhe Politikë Institucionale në PS. Në këtë lëvizje, Nanos iu bashkuan plot 14 deputetë socialistë. Por me kalimin e muajve, Nano pak nga pak e la në hije nismën, duke bërë që kjo lëvizje të shuhej. Ndërsa Edi Rama vendosi të hakmerrej ndaj mbështetësve të Nanos, duke i lënë jashtë listave të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

49– Ëndrra më e madhe politike mbeti Pallati i Brigadave. Më 8 korrik 2007, Fatos Nano hyn zyrtarisht në garën presidenciale. Por Partia Socialiste nuk e mbështeti ish-kryetarin e saj. Për tu hakmarrë ndaj mosmbështetjes së Ramës, 6 deputetë socialistë, mbështetës të Nanos, ia dhanë votat Bamir Topit. Në 20 gusht, Bamir Topi zgjidhet president me votat e Nanos, ndërsa Shqipëria arrin të shmangë zgjedhjet e parakohshme.

50- Fatos Nano prej vitesh ishte larguar jetës politike në vend. Numërohen me gishtat e dorës deklaratat e tij të rralla politike gjatë kohëve të fundit. Nano bënte një jetë mes Vjenës dhe Tiranës, por vitet e fundit i kaloi në Shqipëri ku dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Udhëtoi 1 vit e tre muaj me biçikletë/ Indonezianët nuk e pranuan SHQIPTARIN për dhëndër, nuk ia japën vajzën për nuse!

Pas një rrugëtimi që zgjati 1 vit e 3 muaj, i cili frymëzoi mijëra njerëz në rrjete sociale.

Cekki Hoti, shqiptari nga Kosova që u nis me biçikletë për t’i propozuar vajzës së ëndrrave në Indonezi, ka bërë një rrëfim të papritur.

Në një video të fundit në TikTok, ai ka treguar se historia që nisi me shpresë, përfundoi me “jo”.

 “Pas shumë ditësh bisedash me familjen e saj, nuk u dakorduam në kushte. Ata nuk pranuan të miat, unë nuk pranova të tyret, prandaj secili vazhdoi jetën e vet. Jam i lumtur që ndodhi ashtu siç ndodhi,” – ka shkruar ai, duke e mbyllur me fjalinë: “Kjo është jeta.”

Vetëm pak ditë më parë, Cekki kishte folur për Prive, duke treguar planet për të ndërtuar një jetë me vajzën që e kishte njohur online dhe për të cilën kishte përshkuar mijëra kilometra me biçikletë, nga Kosova deri në qytetin Bau Bau të Indonezisë.