VIDEOLAJM/ Puthje në publik, Rama dhe Linda kapen ‘mat’ në lamtumirën e Fatos Nanos!

Pas ceremonisë mortore të ish liderit socialist Fatos Nano, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij Lindën, janë parë së bashku duke kaluar një moment privat.

Teksa Linda po largohej, Rama e ka përshëndetur duke e puthur në buzë, ndërsa ka vijuar të jetë prezent në përcjelljen e arkmortit.

Ky ishte një moment pikant, ku Linda dhe Edi janë kapur në flagrancë me njëri-tjetrin duke shkëmbyer një puthje përshëndetëse.

Video e marrë nga euronews:

Fatos Nano mbylli sytë përgjithmonë, ish-gruaja Rexhina i qëndroi pranë deri në ditët e fundit të jetës!

Fatos Nano, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 73-vjeçare. Me vdekjen e tij mbyllet një kapitull i rëndësishëm i historisë së Shqipërisë pluraliste.

Nano u nda nga jeta pas problemeve shëndetësore në mushkëri, duke lënë pas familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. Bashkëshortja e tij e parë, Rexhina Nano, e cila i qëndroi pranë për dekada dhe gjatë periudhës së burgosjes në vitet ’90, raportohet se ishte pranë tij deri në ditët e fundit.

Luan Rama, shkrimtari shqiptar në Francë, shprehu ngushëllimet e tij duke kujtuar përkushtimin e Rexhinës ndaj Fatosit “nga koha e burgut deri në frymën e fundit”.

“Ngushëllime Rexhinës që nuk iu nda që nga burgosja e tij në vitet e para të tranzicionit e deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ngushëllime gjithë familjes”, shkruan ai.

Nano kishte jetuar prej vitesh mes Austrisë dhe Shqipërisë me bashkëshorten e tij të dytë, Xhoana Nano. Ai mbetet një figurë kyçe në historinë politike të vendit, si themelues dhe “arkitekt” i Partisë Socialiste moderne.

“Ftesa nga NATO erdhi prej paktit Nano-Berisha”, Ilir Kulla: Fali kundërshtarët, nuk u hakmor as në ‘97, pse u largua nga politika

Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë.

Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi.

“Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte i pari në nivelin e politikanëve tanë. Sa më shumë do kalojë koha aq më shumë do të rritet figura e tij edhe sepse ata që kanë ngelur mbrapa janë komplet e kundërta e tij”, shprehet Kulla.

Ky është vlerësimi Ilir Kullës për Fatos Nanon me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht për një periudhë të gjatë. Ndarjen nga jeta të zotit Nano, Ilir Kulla e quan të trishtë.

“Nga pikëpamja njerëzore e kam pritur shumë keq sepse ishte akoma i ri për të ikur nga kjo botë dhe ishte njeri që e meritonte të jetonte disa vite më shumë jetë sepse kishte bërë sakrifica. Mos të harrojmë se ishte politikani i vetëm në këtë vend që ka bërë katër vjet burg në kushte dhe rrethana si ato të fillim viteve 90-të që nuk ishin të thjeshta në Shqipëri”, tha Kulla.

Ilir Kulla në këtë intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu sjell disa detaje që nga largimi Nanos nga politika aktive dhe si ai e shpenzoi kohës larg asaj që mbase dinte të bënte më mirë duke lënë gjurmë jo vetëm në PS.

“Shiko, Fatos Nano ishte njeriu që e demitizoi veten me qëllimin e vetëm që të jetonte si njeri normal. Të gjithë mendonin dhe mendojnë në politikë si ta mitizojnë veten. Atë e mitizoi historia e vet. Kishte si qëllim demitizimin e vetës e të qenurit  njeri i lirë dhe njeri i thjeshtë e ta jetonte jetën si një njeri i tillë. Kështu e ka jetuar jetën”, shprehet ai.

Por çfarë trashëgimie politike lë pas Fatos Nano?

“Trashëgimia e tij është trashëgimi shumë e pasur. Është njeriu që modernizoi sistemin politik në Shqipëri. Liberalizoi mentalitetin politik shqiptarë. Është një njeri që i mësoi njerëzit që të mos urrejnë politikisht dhe mos të thonë kurrë fjalën e fundit në politikë. Është një njeri që diti të falë kundërshtarin që nuk është një gjë e lehtë në kushtet tona dhe kur kundërshtari nuk kishte qenë i butë me të. Përkundrazi kishte qenë mjaftueshmërisht i egër me të sepse pasi ishte një njeri që shikonte në të ardhmen”, thotë Kulla.

Nga karriera e gjatë politike e Fatos Nanos zoti Kulla veçon.

“Nëse Shqipëria mori anëtarësimin në NATO në 2008 ajo ndodhi për shkak se Fatos Nano arriti të bëj një marrëveshje me kundërshtarin e jetës së tij politike Sali Berishën për të shmangur krizën politike të 2007 kur u zgjodh president Bamir Topi.

Pra, nëse 9 muaj më vonë Shqipëria ishte në NATO ishte meritë e madhe Fatos Nanos. Mos harroni që Fatos Nano është njeriu që administroi me rotacion të jashtëzakonshëm politik procesin e transferimit të pushtetit në 2005 dhe ishte Fatos Nano që në 1997 pas një lufte gati civile në Shqipëri kur mori pushtetin nuk u hakmor që të bënte ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri, e modernizoi pushtetin politik e Shqipërisë”, tha Kulla.

Ilir Kulla jep këtë koment për largimin e ish-kryeministrit socialist nga politika ndërkohë që kolegët e tij politik të kohës nga e djathta, janë ende aktiv ose në burg.

“Sepse Fatos Nano nuk ishte president i federatës së shahut ose ndonjë federate tjetër sportive e politike që e shikonte vetën në përjetësi. Fatos Nano nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori kishte bërë historinë. Të gjithë ata që sot që përmendët ju që bëjnë gjithçka për mos tu larguar nga politika e bëjnë se janë saktësisht e kundërta e Fatos Nanos. Ai ka atë batutën e famshme thënë në kongresin ne 2003-shit. Ka thënë: “Unë jam Fatos Nano dhe pas më vjen historia juaj”, tha ai.

“Kurrë nuk e kam thënë më parë…”/ Ish banorja e BBVA zbulon sekretin e papritur për Fatos Nanon

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni, ka reaguar në Instagram pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Sara Gjordeni shprehet se ka ndjekur që fëmijë intervistat e Fatos Nanos dhe ka mësuar shumë prej tij.

Gjordeni thekson se Fatos Nano mbetet një nga politikanët me ironinë dhe fjalorin më interesant dhe të pasur ndërsa ka rrëfyer çfarë bënte kur ishte 12 vjeç.

“Nuk postoj asnjëherë kur ndërrojnë jetë personalitetet sepse duket si teatër mediatik që shpeshherë ma shpif.

Këtë zotërinë sot do e postoj sepse lidhet drejtpërdrejt me aftësinë time më të komplimentuar, oratorinë.

Ulesha me një bllok që ishte duke u bërë copë-copë, vetëm, pasi dilnin intervistat e tij, për të mbajtur shënim çdo fjalë të re të cilën e dija se do më jepte avantazh në bisedat në shkollë apo aftësitë argumentuese në jetë. Një mentor i huaj në heshtje. Faleminderit!”-shkruan Gjordeni në Instagram.

“Shk▪︎rdhatë, u mërzite ti?”, ish-truproja rrëfen batutën e Fatos Nanos në ashensor pas darkës me Berishën dhe intervistës tek Fevziu

Viktor Agolli, ish-truproja historik i ish-kryeministrit Fatos Nano, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku ka rrëfyer episode nga jeta e Nanos dhe takimin e famshëm të këtij të fundit me Sali Berishën në studion e “Opinion”.

Ish-truproja Viktor Agolli tregoi se Fatos Nano asokohe ishte pak i tensionuar, por mes dy liderëve më pas gjithçka shkoi mirë dhe darkuan.

Viktor Agolli u shpreh se pas intervistës dhe darkës, Fatos Nano në ashensor i tha me humor:”Shkërdhatë, u mërzite ti?”.

“Një nga momentet më të lumtura të Nanos ishte takimi pas 10 vitesh te Blendi Fevziu me Berishën.
Pas 10 vitesh akuza dhe divergjenca, u takuan.

Ishte i tensionuar dhe më tha një fjalë, kur mbaroi intervista shkuan dhe në një darkë dhe kur hymë në ashensor më tha ‘shkërdhatë u mërzite ti.’”-tha ai.

“Janë njoftuar dhe Ambasadat”, deklarata e fortë: Prokurori i SPAK, Dritan Prençi është kërcënuar me jetë! Garda i ka vënë në mbrojte 6 truproja

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë të fortë, kur ka deklaruar se prokurori i posaçëm Dritan Prençi është kërcënuar me jetë. Sipas tij, situata është shumë serioze dhe në dijeni janë vënë dhe selitë diplomatike në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Task Force”, politikani demokrat ka treguar se veç kërcënimeve me jetë, prokurorit Dritan Prençi është bërë presion edhe nga kryeministri Edi Rama, përmes telefonit.

“Ka një informacion. Është shumë serioz dhe është bërë publik në nivele shumë të larta dhe në qarqe diplomatike. Është serioze situata. Flitet për kërcënime që ka marrë drejtpërdrejtë zoti Prençi nga kryeministri.

Në informacionin që kemi Prençit i është shtuar mbrojtja me 6 truproje. Ka mbrojtje ekstra. Ka 6 persona që I garantojnë sigurinë atij dhe familjarëve të tij. Flitet se është kërcënuar dhe në banesë”, është shprehur deputeti Belind Këlliçi.

Megjithatë, këto mbeten deklarime publike për të cilat nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme dhe Garda e Republikës – si institucioni i ngarkuar me ligj për sigurinë e njerëzve të drejtësisë – ndaj mund të merren me rezerva edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në SPAK.

Bënte eko në këmbim të parave në Spitalin e Fierit, ja kush është mjeku imazherist, në banesë iu gjetën mijëra euro

Ky që shihni më lart është Gëzim Taullaj, mjeku imazherist në spitalin rajonal të Fierit, i cili i merrte para pacientëve për t’iu bërë eko.

Pas një hetimi gati 4 mujor, 66-vjeçari u vu në pranga, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ”Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gëzim Taullaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.Ndër të tjera mjeku imazherist shpërdoronte detyrën, pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën shuma të konsiderueshme parash: 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar.

NJOFTIMI

Fier/Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar “Imazheria”.

I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.

Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

700 raketa gati për sulm, tre armiqtë e SHBA futen në lojë, pse janë rritur tensionet Trump-Maduro

Tensionet janë gjithnjë e më alamante midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Administrata Trump thuhet se ka vendosur të sulmojë instalimet ushtarake brenda vendit, dhe kjo mund të ndodhë në çdo kohë, thanë burime të njohura me situatën për Miami Herald . Sulmet e planifikuara, të raportuara gjithashtu nga Wall Street Journal , synojnë shkatërrimin e bazave të përdorura nga karteli i drogës Soles , i cili SHBA-të besojnë se udhëhiqet nga Presidenti Venezuelian Nicolas Maduro dhe menaxhohet nga anëtarë të lartë të regjimit të tij.

Objektivat

Sipas informacioneve të publikuara nga Miami Herald dhe Wall Street Journal, sulmet e planifikuara synojnë, përveç shkatërrimit të infrastrukturës ushtarake, të ndihmojnë në neutralizimin e udhëheqjes të kartelit të drogës që eksporton rreth 500 ton kokainë çdo vit, kryesisht në SHBA dhe Evropë. Përshkallëzimi i tensioneve është një sinjal i qartë i arritjes në një pikë kritike. Disa burime të afërta me administratën amerikane sugjerojnë se objektivat kryesorë përfshijnë portet, aeroportet dhe bazat ushtarake që përdoren për transportimin e drogës. Shtetet e Bashkuara janë vendosur të përdorin fuqinë ajrore për të realizuar sulme të mundshme me qëllim shkatërrimin e udhëheqësve të kartelit, një veprim që mund të ndodhë brenda ditësh ose madje orësh.

Mobilizimi ushtarak

USS Gravely, një shkatërrues i fuqishëm me raketa të telekomanduara, është dërguar në Karaibe, duke intensifikuar mosmarrëveshjen diplomatike me Karakasin. Në këtë kontekst, Presidenti Nicolás Maduro ka ngritur shqetësimet e tij, duke besuar se pas operacioneve të pretenduar kundër narkotikëve, qëllimi i SHBA-ve është të rrëzojnë regjimin e tij. Po ashtu, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një përshkallëzim i mundshëm ushtarak është gjithnjë e më afër, pasi SHBA-të kanë realizuar sulme të përsëritura ndaj anijeve që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare, me gjithsej shtatë sulme në dy muajt e fundit. Për të përforcuar praninë e saj ushtarake, SHBA-të kanë dërguar aeroplanmbajtësin Gerald Ford dhe një flotë të fuqishme detare, që përfshin tetë anije luftarake, tri anije sulmi amfibe dhe një nëndetëse, duke krijuar një prani të jashtëzakonshme në rajon. Ky është operacioni më i madh detar amerikan në Amerikën Latine gjatë 25 viteve të fundit, me mbi 700 raketa dhe afërsisht 180 raketa Tomahawk që mund të lëshohen në rast nevoje. Sipas ekspertëve ushtarakë, kjo mund të jetë një nga përpjekjet më të mëdha për të ushtruar presion ndaj regjimit të Maduro. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është dërgimi i bombarduesve B-1B në Karaibe, duke treguar përkushtimin e administratës Trump për të intensifikuar përpjekjet ndaj Venezuelës.

Ndihma nga Rusia, Kina dhe Irani

Në reagim ndaj këtyre zhvillimeve, Presidenti Maduro ka kërkuar ndihmën e fuqive ndërkombëtare, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, për të forcuar mbrojtjen e vendit të tij. Në një letër dërguar Presidentit Vladimir Putin, ai ka kërkuar ndihmë për të përballuar sulmet ajrore të mundshme që mund të realizohen nga SHBA. Po ashtu, Venezuela është në kërkim të pajisjeve ushtarake moderne për të mbrojtur kufijtë dhe infrastrukturën kritike nga një operacion i mundshëm ushtarak i SHBA-ve. Ky është një moment kyç për të kuptuar se si do të evoluojnë tensionet ndërkombëtare dhe si do të ndikojnë ato në stabilitetin politik dhe ekonomik të Venezuelës në të ardhmen e afërt.

Reagim pas vdekjes së Nanos – Deputeti demokrat: I bëri shumë dëme vendit, Zoti pastë mëshirë për të

Deputeti Gent Strazimiri, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, por me një ndryshim; tepër agresiv e me tone akuzash të forta.

Statusi i plotë i Gent Strazimirit

Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtojë Partinë e Punës në 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.

I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë!

Qytetar, intelektual, i lexuar por, mbi të gjitha krejt i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte bërë vendit.

Mjerisht, nuk pati kurajon që në momentin e parë, në qershor 1991, kur “shndërrim” të saj, quajti thjesht “ndërrimin e emrit”!!!

Drejtoi Shqipërinë mbi këtë bazë moskurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte.

“Popull” quante komunistët, veteranët, shefat e kuadrit, oficerët e Sigurimit… dmth të gjithë ata që e rrethonin, sepse në popull nuk doli kurrë vërtetë.

Në fund, “popullit” e Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet dhe, iku të jetojë jashtë, i bindur se do e kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është…

Fatos Nano nuk është më!

Dëmi që la pas, PO!

Zoti pastë mëshirë për të!

Fatos Nano i besoi dritën e syve, mjeku Pajtim Lutaj: Lamtumirë miku im i mirë, emri dhe vepra jote do të mbeten në përjetësi (FOTO)

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj ka publikuar dy fotografi me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe i jep lamtumirën e fundit, pas ndarjes së tij nga jeta, dje, në moshën 73 vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore që rëndoheshin vit pas viti.

“Lamtumirë miku im i mire. Te prehesh ne paqe. Emri dhe vepra juaj do ngelet ne perjetesi”, shkruan mjeku, të cilit Fatos Nano i kishte besuar dritën e syve dhe jo rrallë shfaqej në klinikën e tij për t’u kujdesur për shikimin, përcjell newsbomb.al.

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj është me origjinë nga Mallakastra dhe është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste të kësaj zone, Piro Lutaj.

Një vit më parë, newsbomb.al ka pasqyruar një vizitë që Fatos Nano ka bërë në klinikën e doktor Pajtimit dhe më pas të dy bashkë, kishin drekuar. Sigurisht, siç tregoi Pajtim Lutaj kur u pyet nga media, Nano kishte humbur 48 kilogramë, kur u shtrua në 2024 në spital nga mushkëritë.

“Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan”, tha mjeku në Prill 2024.

Pajtim Lutaj ndër të tjera shtoi se Fatos Nano nuk e kishte humbur sensin e humorit dhe se gjatë drekës që kanë konsumuar, kishin folur për politikën ndërkombëtare.

“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta”, tregoi mjeku atëkohë.