“Berisha më merrte në prehër dhe…”/ Djali i Azem Hajdarit befason, nuk e besoni se çfarë më ka …

Djali i Azem Hajdarit, i rritur mes kujtimeve politike dhe atmosferës së ngarkuar të viteve të demokracisë, ka ndarë për herë të parë me publikun disa nga momentet më të paharrueshme të fëmijërisë së tij. Në një intervistë të hapur, ai rikthehet pas në kohë duke treguar se si herë pas here, teksa shtepia e tij bëhej vendtakim për figura të rëndësishme politike, vizita e Sali Berishës la gjurmë të forta në memorien e tij të vogël.

“Sali Berisha vinte shpesh në shtëpinë tonë,” rrëfen Azemi i ri, “dhe unë e mbaj mend qartë atë moment kur ai më merrte në prehër dhe më fliste me admirim për babain tim. Më thoshte se sa trim dhe i vendosur ishte Azemi i madh, dhe mua më mbushte me krenari edhe pse isha ende fëmijë.”

Ai kujton sidomos një episod që Berisha e përmendte shpesh, nga protesta e organizuar nga Partia Demokratike në të cilën babai i tij mori pjesë aktive. “Unë nuk e dija shumë për rreziqet,” tha Azemi, “por Dua të kujtoj sesi Babai, pa u menduar dy herë, u hodh drejt një granate që dikush e kishte hedhur për të mbrojtur të tjerët — një akt që Berisha e përshkruante gjithmonë si dëshmi të guximit të papërmbajtur të tij.”

Por kujtimet e tij shkojnë përtej vetëm personazheve të mëdha të politikës; ai tregon se nga i ati ka marrë jo vetëm emrin, por edhe pasionin për angazhimin publik. “Ashtu si babai dhe motra Rudina, edhe unë ndiej një tërheqje të fortë drejt politikës,” tha ai me vendosmëri. “Jam besimtar dhe ndoshta një ditë do të hyj në politikë vetë. Dua të kem ndikim të mirë në jetën publike dhe të lë diçka të bukur pas vetes. Politika për mua ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm si rrugë për karrierë, por edhe si mënyrë për të ushtruar besimin shpirtëror në veprime të mira.”

Duke folur për barrën që sjell emri që mban, Azemi i ri tregoi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të nderuar trashëgiminë e babait të tij, por edhe një dëshirë për të ndërtuar rrugën e tij të vetme. “Nuk dua të jem thjesht një emër; dua të jem një forcë pozitive për të gjithë ata që më ndjekin,” tha ai.

Ai shtoi se, ndonëse jeta politike është shpesh e vështirë dhe plot sfida, për të është e rëndësishme të kujtohet se çdo emër dhe çdo histori njerëzore qëndron pas ngjarjeve të mëdha historike. “Babai më ka mësuar se trimëria nuk është vetëm në momentet e mëdha, por edhe në vendimet e përditshme që marrim për të bërë të drejtën,” përfundoi ai.

E thote vete! Al*rmohet Rama, agjentët e BKH mësyjnë në Kryeministri; p*rplasje me Gardën

Rama konfirmon se agjentët e BKH kanë kryer kontroll në Kryeministri; përplasje me Gardën për dorëzimin e armëve…

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit pak ditë më parë kanë mësyrë në Kryeministri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili në podkastin “Flasim” ka rikthyer sulmet ndaj organeve të drejtësisë. Por në një moment ai ka sulmuar edhe BKH, teksa ka konfirmuar atë që është folur nën rrogoz, se agjentët kanë ushtruar kontroll edhe në godinën e drejtuar prej tij.

Madje ka pasur dhe përplasje me Gardën, pasi agjentët nuk kanë dashur të dorëzojnë armët te dera e Kryeministrisë.

Një shprehje e urtë italiane thotë: due indizi non fanno una prova. Dy indicie nuk përbëjnë një provë; çka sot, në fakt, po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbëjnë jo një provë, por dy dënime. Por unë nuk do të ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, por do të mbetem te bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ata janë ligji, ata janë drejtësia, siç vunë re ca trimosha të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, por kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe nuk donin të linin patllaken te dera, sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës”, tha Rama.

Nuk dihet se përse agjentët kanë shkuar në Kryeministri dhe nëse ka lidhje me dosjen “Balluku”, apo nëse SPAK po godet në nivelin më të lartë të qeverisjes. Rama sot shprehu fjalët më të mira për Klodian Brahon, por duket se diçka e shqetëson Bablokun dhe gojët e liga flasin se steka e SPAK mund të kapë majat.

Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive dhe sëmundjeve të vjetra e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pista, në një proces historik ku duhet të garantojmë me domos suksesin e reformës në drejtësi. Duhet të garantojmë me domos pavarësinë e gjyqësorit, por ku po ashtu nuk mundet kurrsesi të lejojmë me domos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës dhe të ekonomisë së vendit”, tha Rama më tej.

Nuk dihet ende se çfarë dokumentesh ka sekuestruar BKH, por fakti që agjentët kanë arritur të trokasin në derën e Ramës është padyshim një zhvillim i bujshëm dhe një tregues se mund të ketë zhvillime në ditët në vijim. /Pamfleti

Gruaja ne Kushtetuese ktheu ne detyre Ballukun, Drejtori i Syri Tv Andi Bejtja cudit shqiptaret: Ajo mbajti…

Gazetari Andi Bejtja ka sqaruar votën pro të bashkëshortes së tij, Sonila Bejtja, në lidhje me anikimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e zëvendeskryeministres Belinda Balluku.

Në një përgjigje për mikun e tij, Ermal Mulosmani, gazetari Bejtja argumenton se Bejtja edhe në rastin e kryedemokratit Sali Berisha mbajti qëndrimin që rasti i tij duhej të kalonte për shqyrtim në themel.

Po ashtu, ai shkruan se bashkëshortja e tij, ka argumentuar se Kushtetuta i ka njohur të drejtën 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Në atë vendim, gjyqtarja e vetme në pakicë ishte Sonila Bejtja, e cila mbajti qëndrim tërësisht të kundërt me kolegët e saj, duke mbështetur idenë se rasti i Berishës duhej të kalonte për shqyrtim në themel.

Gjyqtarja Bejtja ka argumentuar se Kushtetuta i ka njohur të drejtën 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet ligjvënësve”, shkruan Andi Bejta në përgjigjen për mikun e tij, gazetarin Ermal Mulosmanin.

Votoi pro ankimimit të Ramës për çështjen e Ballukut,

Ndërsa gazetari Mulosmani shkruan se Bejtja ishte e vetmja gjyqtare në Gjykatën Kushteuese, që ka mbajtur qëndrim koherent.

“Më erdhi një sqarim nga miku im Bejtja për votën pro Ramës të bashkëshortes Sonila. Sipas tij, kur ishte puna për të kufizuar imunitetin e zotit Berisha, të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ishin “pro” kërkesës. Përveç njërës, Sonilës.

Nëse do të ndiqej precedenti Berisha, kërkesa nuk duhej të merrej në shqyrtim fare, duhej të thoshin “ka një precedent, gjykata mund të kufizojë imunitetin”.

Mirëpo tani, kur u erdhi halli i madh, ata e lëvizën b…E vetmja që nuk lëvizi, që ishte koherente me herën e parë ishte Sonila.

Ka të drejtë në logjikë.

Ama, pse bre kur e lëvizin këto në favor të pushteti nuk e lëviz edhe Sonila kundër tij? Le të mos ishte koherente. Si gjithë të tjerët…”, shkruan ai.

Flamur Noka shfrenon “imagjinatën”: Grida Duma loboi te Edi Rama për…

Flamur Noka kërkoi ndjesë për firmat që deputetët e partisë së tij dhanë duke lejuar Endrit Shabanin të kandidonte si Avokat i Popullit.

Por Noka tha se deputetët kanë treguar se për të mbështetur këtë kandidaturë i ka telefonuar edhe Ervin Salianji, me të cilin pati përplasje në mbledhjen e kryesisë së PD.

Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin. Gojëdhëna… Gojëdhëna… Ka gojëdhëna. Tani kjo është histori që nuk intereson fare. Ju sqaroj ju sqaroj kaq: Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit ka debatuar me çdo firmëtar, ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka, ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarët e tjerë”, tha Noka.

Duke folur te protesta e thërritur kundër qeverisë për në 22 dhjetor, Noka tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, reforma në drejtësi ka dështuar

“Ca trimosha të BKH nuk donin të linin patllaken”/ BKH i pergjigjet ‘tullë’ Ramës pas akuzave: Askush nuk…

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës.

BKH ka hedhur poshtë deklaratën e Ramës, duke sqaruar se hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Më pas, sipas BKH-së, njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve dhe Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit. Byroja Kombëtare e Hetimit thekson më tej se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

Sipas tyre, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave më datë 20 nëntor 2025, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Njoftimi për mediat i BKH-së:

Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:

Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale. Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.

Gazetarja TR*NDITET nga fjalët e telefonueses: Kam 6 fëmijë, nuk fle dot me burrin se ai..

 Lidhur me temën nëse prindërit duhet të puthen në sy të fëmijëve, një telefonuese e programit e “Shije Shtëpie” në Tv Klan u shpreh kundër. Nëna e 6 fëmijëve ka zgjedhur të qëndrojë me ta në një dhomë ndërsa bashkëshorti fle veç në tjetrën. Ajo tregoi edhe arsyen e kësaj zgjedhjeje që vjen për shkak të bashkëshortit.

Telefonuesja: Kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Keni 6? Oh sa mirë!

Telefonuesja: Kam dy dhoma, unë fle me kalamajtë e mi vetëm, bashkëshorti vetëm.

Katerina Trungu: Flini veç?

Telefonuesja: Po. Nuk fle me bashkëshortin sepse kam 6 kalamaj.

Katerina Trungu: Kuptova. Dhe, si është jeta në çift ndërkohë, ju nuk e shkëmbeni asnjë puthje me njëri-tjetrin në sy të fëmijëve?

Telefonuesja: Asnjëherë. Bashkëshorti po, por unë nuk pranoj para kalamajve.

Katerina Trungu: Ah, nuk pranon!

Telefonuesja: Jo.

Katerina Trungu: Po pse e ke marrë këtë vendim?

Telefonuesja: Sepse burri është i pirë dhe nuk dua që… vjen i pirë, tapë, në një, në dy dhe nuk kam dëshirë.

Pas mbylljes së telefonatës, gazetari Ermal Qori evidentoi edhe faktin që tej puthjeve e dashurisë në familje, nuk mungojnë as rastet e gabuara. Në një moment, gazetari ndërpreu fjalën pasi vuri re Katerina Trungun disi të prekur.

“Jo, më rri dhe e mbaj mendjen pak aty te telefonuesja. E kam mendjen aty për momentin”, u përgjigj moderatorja.

Pasi tha se pret fëmijën e tij, Laert Vasili fi|mohet duke g○ditur me shυρΙakë Serena Sulën (Video)

Showbizi shqiptar është përfshirë nga një tjetër “tërmet” mediatik këtë fundjavë, ku protagonistët janë aktori i njohur Laert Vasili dhe modelja Serena Sula.

Gjithçka nisi vetëm dy ditë më parë, kur gjatë një interviste, Serena Sula lëshoi deklaratën e fortë se është në pritje të ëmbël, duke lënë të nënkuptohet hapur se babai mund të jetë pikërisht aktori Vasili. Por, duket se situata ka marrë vëmendje edhe fizikisht në publik.

Rjeti po zien nga një video virale që po qarkullon me shpejtësi. Në këto pamje, shfaqet Laert Vasili në një moment intim me Serenën.

Në video, ndërsa Serena Sula shihet duke provokuar me lëvizjet e saj pranë aktorit, Vasili nuk është përmbajtur dhe e ka goditur disa herë me shuplakë në të pasme.

Mbetet ende e paqartë nëse kjo është kimi reale apo një lëvizje e mirëmenduar marketingu.

Video Player

Kontrollet e BKH në Kryeministri, Spartak Ngjela: Edi Rama është në p*nik, dyshohet se ka marrë vesh se

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me përplasjen e kryeministrit Rama dhe BKH-së.

Ngjela shkruan se fakti që Rama nuk pranoi që hetuesit e BKH të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë, tregon që është i trembur.

Ai thekson se fakti që SPAK dhe BKH po vijon punën e vetë, duket se Rama ka marrë informacione se edhe ai shumë shpejt do të thirret për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

“Rama sot kërkoi konflikt me Byronë Kombëtare të Hetimit duke mos i pranuar hetuesit e saj që të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë.

Kjo tregon se është i trembur. Kurse lufta antikorrupsion e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojë. Ndërsa Rama bën mirë të respektojë shtetin se është kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Por, fakti që Rama është i trembur, siç duket ka marrë informacion se është edhe ai në radhë për t’u paraqitur i thirrur nga Prokuroria e Posaçme”, shkruan Ngjela në “Facebook”.

Reagimi i Ramës erdhi rreth 30 minuta pas deklaratës së BKH-së, e cila hodhi poshtë rrëfimin e bërë më herët në podcastin “Flasim”. Në atë episod, kryeministri foli për një situatë ku, sipas tij, tre hetues të BKH kishin refuzuar të dorëzonin armët, duke mos respektuar rregulloren për hyrjen në Kryeministri, një pretendim që BKH e mohoi kategorikisht.

Egli Takos i da!in fotot e z hυ€shur nga dhoma e hotelit (SHIKO FOTOT)

Këngëtarja dhe ish-banorja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, vijon të mbetet një nga personazhet më aktive dhe më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me fansat e saj momente nga përditshmëria, projektet profesionale, por edhe çaste më personale, duke ruajtur gjithmonë interesin e publikut.

Së fundmi, Egli ka publikuar në Instastory një fotografi nga një dhomë hoteli, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ka nxitur komente të shumta në rrjet. Në imazh, këngëtarja shfaqet pranë xhamit, në një pozë mjaft provokuese, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe duke reflektuar vetëbesim e sensualitet.

Fotografia, e realizuar në një ambient elegant dhe me ndriçim të butë, përforcon stilin estetik që Egli ka ndërtuar prej kohësh në rrjetet sociale. Edhe pse pa një përshkrim të gjatë, imazhi flet vetë dhe përcjell një mesazh të qartë për lirinë e shprehjes dhe vetëvlerësimin.

Postime të tilla janë tashmë pjesë e zakonshme e përmbajtjes që këngëtarja ndan me ndjekësit e saj, të cilët e mbështesin jo vetëm për pamjen, por edhe për karrierën muzikore dhe projektet që pritet të sjellë në vijim. Me çdo paraqitje, Egli Tako arrin të mbajë vëmendjen e publikut, duke u konfirmuar si një figurë aktive dhe influente në skenën mediatike shqiptare.

Shpëtojnë emigrantët! Greqia bën lëvizjen e madhe: Autostradë e teknologjisë së fundit deri në derën e Shqipërisë, ja kur përfundon

Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Greqisë po hyn më në fund në fazën e zbatimit. Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë lajmin e madh për nisjen e punimeve të autostradës Janinë-Kakavijë brenda fundit të këtij viti, një investim që pritet t’i japë fund kalvarit të gjatë të udhëtimit në këtë segment.

Investimi strategjik prej 310 milionë eurosh Projekti, i cili kap vlerën e konsiderueshme prej 310 milionë eurosh, është siguruar plotësisht financiarisht në kuadër të Kornizës Referuese Strategjike Kombëtare të mbështetur nga Bashkimi Evropian (NSRF/ESPA 2021–2027). Kjo autostradë e re, me një gjatësi prej rreth 70 kilometrash, nuk është thjesht një përmirësim rruge, por një vepër madhore që do të zgjasë autostradën moderne “Ionia Odos” nga veriu i Greqisë direkt deri në pikën kufitare të Kakavijës.

Çfarë përfshin projekti? Sipas detajeve teknike të bëra publike, autostrada do të nisë nga kryqëzimi i Egnatia Odos në Janinë dhe do të përshkojë zonën drejt Kalpakit dhe fshatrave turistike të Zagorisë, për të përfunduar në portën hyrëse të Shqipërisë, në Kakavijë. Projekti parashikon ndërtimin e gjashtë nyjeve (kryqëzimeve) të mëdha rrugore, të cilat do të garantojnë siguri maksimale dhe shpejtësi lëvizjeje, duke zëvendësuar rrugën ekzistuese që shpeshherë bëhej burim aksidentesh dhe vonesash.

Dimitris Anagnopoulos, Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës në Greqi, e ka cilësuar këtë projekt si teknikisht sfidues për shkak të terrenit, por theksoi se rezultati do të jetë një “autostradë e teknologjisë së fundit”. Sipas tij, kjo vepër do të transformojë rrënjësisht zhvillimin rajonal, duke e kthyer Greqinë Veriperëndimore në një nyje lidhëse kryesore.

Përfitimi për shqiptarët dhe rajoni Për qytetarët shqiptarë, ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Përfundimi i këtij aksi do të thotë lidhje direkte me rrjetin e autostradave evropiane. Autostrada e re do të lidhë dy arteriet kryesore të Greqisë – “Ionia Odos” (që vjen nga Athina/Patra) dhe “Egnatia Odos” (që lidh lindjen me perëndimin e Greqisë/Selanikun) – direkt me Shqipërinë. Kjo do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt Janinës, Athinës apo Selanikut, si dhe do të lehtësojë transportin e mallrave dhe turizmin.

Kur përfundon? Punimet përgatitore tashmë kanë nisur. Firma kontraktuese është përzgjedhur dhe aktualisht po kryhen studimet gjeoteknike, ndërsa procesi i shpronësimeve po ecën me ritme të shpejta. Projekti pritet të përfundojë plotësisht brenda 4.5 viteve. Me përfundimin e tij, Kakavija nuk do të jetë më thjesht një pikë kufitare e ngadaltë, por porta kryesore moderne e Ballkanit Perëndimor drejt Greqisë dhe Bashkimit Evropian.