Këmbimi valutor 25 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.8 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Sonte ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

Të dielën, 26 tetor, rikthehet ora diellore dhe akrepat e orës do të kthehen pas 60 minuta.

Ndërrimi i orës do të ndodhë në orën 03:00, kur akrepat do të zhvendosen në orën 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë. Një tjetër ndryshim është fakti se pasdite do të ketë një orë më pak dritë natyrale.

Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht. Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars.

Prej vitesh diskutohet për ta eliminuar këtë ndryshim (nga ora legale në orën diellore) por vendet e Bashkimit Evropian ende nuk janë dakordësuar, megjithëse ekziston mendimi se ndryshimi i orës ka efekte jo të mira në shëndetin mendor.

Horoskopi për  ditën  e  sotme, e Shtunë 25 tetòr 2025

Dashi

Marrëdhënia juaj ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do ja kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni ndjesi te reja. Beqaret do lëvizin çdo gur ne mënyrë qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do jene me te mira se kurrë me pare. Do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur.

Demi

Do ndiheni shume te lumtur gjate kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi qe te mos ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqaret do duan te qëndrojnë vetëm edhe sot, por një person ne fakt do iu qëndrojë aq pranë saqë do i beje te ndryshojnë mendim. Financat do jene te vështira për t’u mbajtur te qëndrueshme. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Do i qëndroni shume besnike parterit tuaj gjate kësaj dite edhe pse ne fakt tundimi do jete i madh. Beqaret duhet te shkojnë patjetër tek festa qe do organizoje kompania ku punojnë sepse mund te njihen me mire me disa persona. Ne te kundërt nuk do ketë te reja. Financat jo vetëm qe do jene te qëndrueshme, por situata do vije dita ditës duke u përmirësuar.

Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnë një dite te mrekullueshme sot dhe te mbushur me emocione te veçanta. Ndonjëherë gjithçka do ju duket si një ëndërr. Beqaret do kenë disa takime interesante, por qe do duhet edhe pak kohe para se te kalojnë ne një tjetër stad. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Situata do ketë ndryshime rrënjësore nga disa dite me pare.

Luani

Sot do filloni projekte te përbashkëta me partnerin tuaj te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me njeri tjetrin. Nga ana tjetër do mund t’i zgjidhni me qetësi edhe ato probleme qe keni pasur. Beqaret do fillojnë tashme një lidhje me një person qe kane kohe qe e njohin, por qe nuk kane guxuar te shkojnë me tej. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni shume te matur.

Virgjeresha

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do beje gjithçka qe ju te ndiheni s ame mire dhe te mos ju mungoje asgjë. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne mënyrë te papritur. Financat do ekuilibrohen mjaft dhe do keni mundësi te shlyeni borxhet e marra prej kohesh. Edhe për te shpenzuar nuk do keni me frike.

Peshorja

Jeta ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e prisnit gjate kësaj dite. Ai qe keni ne krah nuk do ua plotësojë dot te gjitha dëshirat prandaj here pas here mund te mërziteni. Mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret jo vetëm qe do njohin persona interesante, por do ju duhet te marrin edhe vendime. Financat do jene ne një gjendje paksa delikate. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente do debatoni ashpër me partnerin e ne disa te tjera do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret nuk do arrijnë as sot te takojnë personin e tyre te ëndrrave. Për financat do jete Saturni ai qe do kujdeset gjithë kohës. Gjendja nuk do jete aspak problematike.

Shigjetari

Do jeni shume konfuze sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni me tej. Edhe partneri do jete shume i paqëndrueshmen ne ato qe do thotë. Beqaret ka rrezik te pëlqejnë një person qe nuk ehte i lire dhe nuk do kenë asnjë mundësi për ta pasur pas vetes. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Bricjapi

Nëse keni nevoje qe gjerat te bëhen me serioze sot ne jetën tuaj ne çift duhet qe te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Komunikimi mund te zgjidhe gjithçka. Beqaret nuk do jene shume te qarte pe rate qe duan te bëjnë me jetën e tyre dhe do i humbasin edhe disa mundësi te mira qe do iu jepen për takime. Me financat nuk duhet te luani dhe as te rrezikoni.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite te trishtuar sot. Ka shume mundësi qe partneri t’i tradhtoje dhe ky do jete një zhgënjim i madh për ta. Beqaret duhet te tregohen edhe pak te duruar nëse duan vërtet te gjejnë personin qe do ju përshtatet. Financat nuk duhet lënë për asnjë çast pas dore. Mundohuni te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit

Mos bëni gabimin te tregoheni autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do njohin një person mjaft serioz dhe inteligjent ne te njëjtën kohe. Ne fakt këto janë tiparet qe ata pëlqejnë me se shumti. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura edhe gjate kësaj dite.

Prej disa ditësh në spitaI, si paraqitet gjendja e ish-kryeministrit Fatos Nano

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano, prej 17 ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Këtë të premte, sipas mediave, ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73-vjeç, është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish-Partisë së Punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste, nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika.

Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia Socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama.

Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Ish-zv.ministri me akuzë të rêndë ndaj Linda Ramës: “Ku e ka…” (Foto)

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje publikisht titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, pasi ajo prezantohet si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”.

Taulant Muka, i cili shpesh ka denoncuar problemet në sistemin e arsimit, thekson se ky fenomen është pasqyrë e degradimit të vlerave akademike në vend.

Në postimin e tij, Muka shkruan: “Bashkëshortja e Kryeministrit paraqitet kudo si ‘doktoreshë shkencash’ dhe ‘studiuese’, por doktoratura e saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik.”

Muka e cilëson këtë si një fenomen të përhapur në Shqipëri, ku: “në vendin tone mjafton të deklarosh që je ‘doktor’ dhe bëhesh menjëherë ‘intelektual’, pa qenë nevoja të kesh bërë ndonjë kërkim shkencor.”

Muka e përmbyll reagimin e tij me ironi: “Kjo është Shqipëria e sotme: sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj mban, dhe me aq më shumë zë të lartë e deklaron.”

Reperi i njohur shqiptar, konkụrrent i Big Brother Vip 5?

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, artisti i njohur Don Phenom ka rrëfyer detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, si edhe nga projektet që pritet të realizojë së shpejti.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e tij për Big Brother VIP.

Kur u pyet nga moderatori Niko Komani nëse do të pranonte të bëhej pjesë e këtij spektakli, reperi u përgjigj me humor:

“Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem.”

Sipas Don Phenom, formati aktual kërkon “talent nervash”, dhe ai nuk është i sigurt nëse do të mund ta përballonte presionin dhe tensionin që krijohet brenda shtëpisë:

“Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar, por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol, dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg.”

Megjithatë, artisti nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për të marrë pjesë nëse formati do të ndryshonte:

“Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda, do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që, drejtora, ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…”

U përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari, profesori itaIian kthehet në atdhe pas 76 ditësh në burgun e Fierit: Tani po jetoj një ëndërr

“Jemi të lodhur, por tani na duket sikur po jetojmë një ëndërr”. Michele D’Angelo dhe partnerja e tij Vanessa Castelli shkruajnë këtë mesazh ndërsa ngjiten në shkallët e avionit të kthimit.

Ata falënderojnë edhe një herë të gjithë ata që i kanë ndihmuar. Kanë pritur të ndihen të sigurt për ta thënë këtë. Një vonesë i detyroi të prisnin edhe një orë e gjysmë më shumë nga sa ishte parashikuar. Në orën 22:00 makthi kishte përfunduar vërtet.

Pas shtatëdhjetë e gjashtë ditësh burgim në Shqipëri, profesori po kthehej në shtëpi. Avioni u ul në Fiumicino rreth dy orë më vonë. Prej andej, dritat e autostradës dhe maleve Apenine në sfond, gjatë udhëtimit me makinë drejt L’Aquilas.

Michele dhe Vanessa sërish bashkë në makinë, ashtu si në mbrëmjen e 8 gushtit, kur u përfshinë në aksidentin rrugor në hyrje të qytetit të Fierit. Michele-n e prisnin njerëzit më të dashur. Por edhe macet e tij të dashura, përtej derës së shtëpisë: shenjë e një normaliteti të rifituar, me të cilin do të duhet të mësohet sërish pas javësh izolimi. Sot në qytet do të ketë festë të madhe. Para së gjithash në Universitet, i cili më në fund do të mund të përqafojë profesorin e vet.

KTHESA

Profesori i Biologjisë nuk do të jetë në arrest shtëpie, siç ishte përfolur fillimisht. Në heshtjen totale të orëve delikate e vendimtare, lajmet kishin qarkulluar të përziera dhe kontradiktore. D’Angelo do të jetë i lirë me kusht. 15 mijë eurot e kërkuara nga autoritetet shqiptare u paguan dhe u pranuan zyrtarisht dje në mëngjes. Ai do të ketë vetëm detyrimin për të firmosur. Ndërkohë që pritet që ekspertiza përfundimtare e kërkuar nga Prokuroria e Fierit – siç shpresojnë të gjithë – ta shpallë të pafajshëm nga akuzat për shkelje të Kodit Rrugor dhe për bashkëpërfshirje në aksidentin në të cilin humbi jetën një adoleshent.

Ishte makina “Lancia Ypsilon” e drejtuar nga D’Angelo ajo që u godit nga “Mercedes”-i me shpejtësi të madhe, i cili pas përplasjes u përmbys duke rrezikuar të merrte flakë. Hetimet e Prokurorisë duhet të përfundojnë me ligj deri në mesin e nëntorit. Por diplomacia arriti të përshpejtojë afatet, duke e nxjerrë nga burgu dhe duke i mundësuar kthimin në Itali, në siguri dhe pranë njerëzve të tij të dashur. Operacioni thuhet se përfshiu përfaqësues nw nivel ministror – si italianë ashtu edhe shqiptarë – në nivele shumë të larta. Më pas erdhi edhe miratimi përfundimtar nga autoritetet gjyqësore. Vendimi përfundimtar u mor të mërkurën në mbrëmje.

MOBILIZIMI

Në heshtjen e imponuar nga diplomacia, kryebashkiaku i L’Aquilas, Pierluigi Biondi, mundi të fliste publikisht vetëm pasi kthesa kishte ndodhur tashmë, duke njoftuar lirimin e afërt të profesorit dhe duke falënderuar “ambasadën dhe trupin konsullor përmes Farnesinës, zv.ministri Edmondo Cirielli dhe të gjithë stafin e tij”. Një frymëmarrje lehtësimi për të gjithë. Fjalë që mbyllën 76 ditë pune të zhvilluara detyrimisht në heshtje.

Ndërkohë që D’Angelo jetonte jetën e një të burgosuri në një vend të huaj, në pasiguri dhe frikë, duke u mbështetur te shpresa për të mos u thyer, nga Italia ngriheshin thirrje dhe apele për t’i treguar mbështetjen. U mobilizua para së gjithash Universiteti i L’Aquilas, edhe përmes një fushate mbledhjeje fondesh nga kolegë dhe studentë për ta ndihmuar atë dhe partneren në shpenzime. Pak minuta pas Biondit, rektori Fabio Graziosi shprehu publikisht gëzimin e tij dhe të gjithë komunitetit akademik për fundin e makthit të profesorit, i cili tani mund të rifillojë punën aty ku e kishte lënë në verë: me temat e studentëve të tij.

Jo vetëm kaq: shumë persona kërkuan ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të institucioneve. Deputeti abrucez Luciano D’Alfonso, për shembull, i kishte shkruar drejtpërdrejt presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke denoncuar përdorimin e tepruar të paraburgimit ndaj profesorit.

Po ashtu, kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, qytet në zonën e Foggias prej nga është me origjinë D’Angelo, i ishte drejtuar presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Madje edhe komuniteti shqiptar në Itali ishte mobilizuar, me shoqata dhe komitete që kishin dalë në protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Romë. Lirimi i tij është një fitore për të gjithë. Për profesorin, një zgjim nga një ëndërr e keqe.

Partia SociaIiste i bën kërkesën e PAPRITUR SPAK-ut i kërkon të rishikojë …

Mazhoranca socialiste në Kuvend ka miratuar në Komisionin e Ligjeve rezolutën për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke i kërkuar këtij institucioni të rishikojë mënyrën se si kërkon masat e sigurisë ndaj personave nën hetim dhe subjektet ndaj të cilave lëshon urdhër-arreste.

Rezoluta, e miratuar vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtimin e deputetëve demokratë, përmban një sërë kërkesash dhe udhëzimesh ndaj SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në dokument theksohet nevoja për:

> “Unifikimin dhe standardizimin e metodologjisë së hetimit, në lidhje me marrjen e provave dhe masat e sigurisë, bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së”.

Në të njëjtën rezolutë, Kuvendi kërkon rritjen e efikasitetit të BKH-së, përmes plotësimit të vakancave dhe sigurimit të logjistikës së nevojshme për funksionimin e plotë të strukturës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e dokumentit është ngritja e një grupi pune të përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, për të hartuar një analizë mbi grupet aktive të krimit të organizuar dhe strategjinë për luftimin e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhje me zgjedhjet, Kuvendi i kërkon SPAK-ut të zhvillon një analizë mbi punën e Task Forcës Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ, për të vlerësuar efektivitetin e masave të marra dhe për të forcuar luftën kundër krimeve zgjedhore në proceset e ardhshme.

Rezoluta i bën thirrje gjithashtu SPAK-ut të avancojë me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe të përdorë teknologjitë e avancuara për gjurmimin e rrjeteve financiare dhe hetimet mbi krimet kibernetike dhe pastrimin e parave, përfshirë edhe kriptovalutat.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar ashpër dokumentin, duke u mbështetur në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili sipas saj ngre kritika të forta për institucionet e drejtësisë. Deputetët demokrat e cilësuan raportin si “një pasqyrë të situatës katastrofale në sistemin e drejtësisë”, ndërsa përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e quajti rezolutën për SPAK “një tallje”.

Nga ana tjetër, deputetët socialistë e mbrojtën dokumentin, duke theksuar se SPAK është përmendur pozitivisht në raport, ndryshe nga institucionet e tjera të drejtësisë.

‘Ai e di të vërtetën për Ervis Martinajn’ – ZbuIohet dëshmia që trondit hetimin: SPAK nuk i dha statusin e të penduarit personit që thotë se di fatin e ‘mbretit të kumarit’

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë në lidhje me çështjen më të mistershme të botës së krimit në Shqipëri — zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për MCN TV, ka zbuluar se një personazh i njohur i botës së krimit ka kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se di të vërtetën për fatin e Martinajt, por SPAK nuk ia ka dhënë këtë status.

Sipas Lalës, ky person kishte pretenduar se mund të ndihmonte hetimin për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, por kërkesa e tij nuk u pranua nga prokuroria.

Në të njëjtën kohë, gazetarja tha se babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për ta shpallur djalin e tij të zhdukur, pasi prej tre vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

> “Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. Xhaxhai i Martinajt ka vajtur në polici në vitin 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervisin. Që prej atij viti nuk dihet asgjë për fatin e tij,” – u shpreh Lala.

Sipas gazetares, procedura ligjore për shpalljen e një personi të zhdukur është e qartë: kur familjarët nuk kanë kontakt për më shumë se dy vite, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ta shpallur si të zhdukur, në mënyrë që të kenë akses mbi të drejtat pronësore.

“Gjykata, pasi merr kërkesën, shpall njoftimet publike që qëndrojnë gjashtë muaj me radhë. Nëse brenda kësaj periudhe nuk paraqitet asnjë informacion apo provë e re, formohet një tresh gjykuese dhe procedura kalon në fazë tjetër. Gjyqtarët u dërgojnë shkresa institucioneve dhe nëse marrin përgjigje negative, personi shpallet i zhdukur. Vetëm pas katër vitesh të tjera familja mund të kërkojë shpalljen si i vdekur – një proces shumë më i vështirë dhe i ndërlikuar,” – sqaroi Lala.

Nëse më pas del se personi është gjallë, lindin probleme të reja ligjore, përfshirë ndjekjen penale dhe rivendosjen e statusit juridik të tij.

Gazetarja shtoi se Prokuroria e Lezhës është institucioni që po mban dosjen e hetimit, dhe se drejtuesi Arben Nika është përgjegjës për ecurinë e saj. Sipas saj, në këto tre vite hetimet kanë qenë minimale: janë marrë kamerat e sigurisë, janë pyetur disa persona që kanë patur dijeni për rastin, përfshirë edhe vajzën që e shoqëronte Martinajn në momentin e fundit, si dhe policin që është dënuar për lidhje me këtë ngjarje.

“Dosja është zyrtarisht e hapur, por në gjendje të fjetur. Nuk është as pezulluar dhe as kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë në çdo moment, nëse dalin informacione të reja,” – tha gazetarja.

Duke komentuar mungesën e çdo sinjali për tre vite me radhë, Lala shtoi se beson se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë, duke e konsideruar rastin “shumë kompleks për shkak të figurës së tij, përplasjeve të shumta në botën e krimit dhe konflikteve që kishte me pushtetin para zhdukjes.”

“Fakti që Martinaj nuk ka dhënë asnjë shenjë jete për tre vite më bën të besoj se nuk është gjallë. Ai kishte ndikim të madh në botën e lojërave të fatit dhe përfshihej në përplasje të forta me grupe rivale, por edhe me njerëz të mazhorancës,” – tha Lala.

Në fund, gazetarja nënvizoi se informacionet që ajo disponon flasin për një person shumë të njohur të krimit, i cili ka kërkuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë gjithçka që di për fatin e Martinajt, por nuk u pranua nga SPAK për arsye që nuk janë bërë publike.

“Në informacionet që kam, ka patur një tentativë nga një person i rëndësishëm i botës së krimit për të marrë statusin e të penduarit, duke pretenduar se di për fatin e Martinajt. Nuk i është dhënë. Nuk di të them pse,” – përfundoi Klodiana Lala.

LAJM I FUNDIT/ Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, BeIinda Balluku flet nga Zvicra

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar publikisht për herë të parë pas raportimeve mediatike më herët sot, se është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Nga një udhëtim me tren në Zvicër, Balluku ka dhënë një prononcim për median, ku ka folur për axhendën e saj zyrtare dhe planet për zhvillimin e transportit hekurudhor shqiptar.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat,” – u shpreh Balluku.

Ajo ndodhet në Zvicër së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe të Hekurudhës Shqiptare, ku do të zhvillojë një takim bilateral me Ministrin Federal të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit të Zvicrës.

“Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin dhe efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, fillimisht me projektin e parë nga Tirana në Durrës,” – tha më tej Balluku.

Ky prononcim i zëvendëskryeministres vjen vetëm pak orë pasi u njoftua në media se SPAK ka regjistruar emrin e saj si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë, ministrja nuk ka dhënë asnjë koment direkt mbi hetimin, duke u fokusuar në agjendën ndërkombëtare të bashkëpunimit në infrastrukturë.

VIDEO