Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po përgatitet për Iuftë të madhe kundër Perëndimit deri në vitin 2029

Gjenerali më i lartë i Gjermanisë paralajmëroi se Rusia po riarmatoset me shpejtësi dhe po krijon struktura të reja ushtarake për të sfiduar Perëndimin ushtarakisht deri në vitin 2029, transmeton Anadolu.

“Ne mund të shohim se Rusia po përgatitet të jetë e aftë të zhvillojë një luftë në shkallë të gjerë kundër Perëndimit”, tha gjenerali Carsten Breuer në një tubim katolik në Würzburg, duke shtuar se aleatët e NATO-s duhet të rrisin kapacitetet e tyre ushtarake.

Ai vuri në dukje se raportet më të fundit të inteligjencës tregojnë se Rusia po krijon garnizone të reja dhe se arsenali i saj i ri i armëve sugjeron se Moska dëshiron të jetë e aftë të zhvillojë një luftë të madhe kundër Perëndimit deri në vitin 2029.

“Kërcënimi është real dhe shumë i afërt”, tha Breuer, duke shtuar: “Si ushtar, unë po shikoj skenarin më të keq dhe po them se deri në vitin 2029 duhet të jemi gati. Duhet të jemi gati ta pengojmë Rusinë, në mënyrë që ajo as të mos e mendojë një gjë të tillë”.

Telefoni i gazetarit “tërbon” Lavrorvin në Indi, ministri rus: Dorëzo teIefonin, përndryshe forcat nxjerrin armët (Video)

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, po mbante një fjalim gjatë një vizite zyrtare në Indi dhe gjatë saj është regjistruar një incident i rëndë me një gazetar të pranishëm në sallë.

Gjatë konferencës, gazetarin e telefonojnë, zilja dëgjohet në sallë dhe për më shumë ai vendos të përgjigjet, duke folur me zë të ulët.

Por pavarësisht përpjekjes së tij, zëri u dëgjua në ambient. Kaq mjaftoi që Lavrov të ndërpriste konferencën dhe t’i drejtohej ashpër gazetarit për qetësi, e më pas me një paralajmërim “të armatosur”.

“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai. Menjëherë më pas, Lavrov iu drejtua pjesëtarëve të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”

Pas disa sekondash, ministri rus shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, duhet ta dini”. Komenti i Lavrovit u interpretua nga të pranishmit si një shaka, pasi në sallë shpërthyen të qeshura.

Megjithatë, në pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale, ministri rus nuk shihet duke buzëqeshur gjatë deklaratës së tij, çka ka nxitur reagime dhe komente të shumta online.

Tentoi të vriste “Guccin” e Tik-Tok, si u kap gafiI Fabjan Brahja? Tani radha e Bledar Çunit

Nga Elton Qyno

Një informacion i mbërritur në Policinë e Durrësit, se personi në kërkim për tentativë vrasje, Fabjan Brahja, qëndronte në kushte rehatie në ambientet e shtëpisë së tij, në Kamëz, ka sjellë reagimin e menjëhershëm, duke dërguar një skuadër agjentësh për të kryer verifikimin.

Mbrëmjen e djeshme skuadra e agjentëve është zhvendosur nga policia e Durrësit në drejtim të Kamzës. Ata janë dislokuar në një zonë ku ndodhej banesa e personit në kërkim Fabjan Brahja.

Sapo kanë hyrë në banesë, e kanë arrestuar këtë të fundit teksa ndodhej shtrirë në krevatin e tij.

Fabjon Brahja, është njëri nga 3 personat e shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Durrësit, lidhur me rastin e tentativës së vrasjes të shtetasit Fabion Kuçi, i njohur edhe si “Guçi” i “Tik-Tok”.

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë shoku i, Fabjan Brahjas, shtetasi Bledar Çuni dhe një individ tjetër.

Kurse personi tjetër me inicialet L.B, që rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim është arrestuar dhe më pas liruar nga gjykata pasi në banesën e tij u gjetën disa fishekë luftarak.

Ngjarje e rëndë ndodhi në mesnatën e 15 Dhjetorit 2025 në qytetin e Durrësit, duke sjellë plagosjen me armë zjarri të, Fabion Kuçit, i njohur gjerësisht në rrjetin social “Tik-Tok” me nofkën “Guçi”.

Njeriu që ka qëlluar me pistoletë duke sjellë plagosjen e Kuçit, dyshohet të jetë pikërisht, Bledar Çuni, një personazh ky me precedent të mëparshëm penal dhe i ndaluar disa herë nga policia kriminale e Durrësit për akuzën e “tregtimit dhe trafikimit të drogës” si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Pamjet filmike të sekuestruara nga policia dhe prokuroria tregojnë qartë Bledar Çunin që qëllon me armë ndaj Fabion Kuçit, megjithëse ky i fundit përpiqet të fshihet pas banakut të lokalit.

Siç duket dhe në pamjet filmike goditja nga Bledar Çuni drejt Kuçit është kryer me armë zjarri dhe me një karrige metalike. Kuçi, ka marrë dëmtime serioze në njërën këmbë, ndërsa Bledar Çuni së bashku me Fabjan Brahja dhe një person tjetër janë larguar.

Çuni, dallohet qartë që mban në kokë një kapuç por fytyra e tij është totalisht e zbuluar. Në njërën dorë, mban një armë zjarri pistoletë si dhe kryen veprime të dhunshme ndaj Fabion Kuçit alias “Guçi” dhe ambienteve të tjera të lokalit.

Pamjet filmike tregojnë se në total janë dy persona që në duar mbajnë armë zjarri, ku njëri është me xhupin e bardhë dhe tjetri është me xhupin e zi. Rrahja dhe plagosja e Fabion Kuçit jo vetëm që ka ndodhur para kamerave të lokalit, por është filmuar me telefon nga personi me xhupin e bardhë. /Syri.net

Nga Noizy tek ‘Strategu’/ SPAK zbulon nofkat e grupit të Aleksandër Prendit që suImoi grupin Bajri në Bushat.

Një iPhone 13 Pro në përdorim të Arsen Cenit i shërbeu SPAK-ut për të zbuluar mënyrën se si ka funksionuar grupi Prendi në sulmin me armë zjarri ndaj grupit Bajri në gusht të vitit 2024.

Nga këqyrja e të dhënave u përftua se Arsen Ceni ka kryer disa biseda në aplikacione të ndryshme si Signal dhe WhatsApp.Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri-tjetrin, si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë.

Më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu”, ashtu siç është i regjistruar edhe në aplikacionin WhatsApp, ku përdor numrin e tij.Andrea Prendi është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i automjetit Audi Q8, të cilin e kanë në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni).

Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy”, ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”.

Kjo grυa nga shodra ka nje hαΙΙ…me mjafton vetem b. υrri por dua….

Një grua ka zgjedhur të ankohet publikisht për vjehrrën e saj. Ajo thotë se vjehrra po i prish Iumturinë në familje.

Sepse ajo është shumë xheloze për të birin. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Mirëmbrëma…

Jam nje grua e martuar nga Shkodra dhe kam nje burre shume te dashur dhe te mire!

Por vjehra eshte ajo qe nuk na le rahat kur jam vetem me burrin jemi te lumtur pafund, kur eshte ajo burri sikur me largohet sepse ajo gjithmone i ankohet!

Une i respektoj por gjithmon ‘Kush ben mire gjen keq‘.

Ne fillim e doja vjehren dhe mundohesha sa me mire te shkojme, por tani nuk dua as ta shoh prane sepse ma prish gjithe lumturine me burrin.

Ai me kupton se kam te drejte, por kur eshte prane nenes tij mua s’me afrohet. Jam shume ne hall, s’di cfare te bej.

Mua me mjafton burri, por ajo xhelozon kur ai me perqafon para saj.

S’di cfare te bej… Postojeni nese mundeni, por anonim ju lutem”, shkruan ajo.

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

E FUNDIT/ Aksioni i AMP-së, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë

Detaje të reja janë zbarhdur nga aksion Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i zhvilluar në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste të ndërtimeve pa leje.

Raportohet se pas dy efektivëve, është arrestuar edhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari.

Po ashtu, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë.

Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.

Lëvizja e AMP vjen pas dy rasteve të evidentuara gjatë ditëve të fundit në zonë.

Në njërin rast, Prokuroria sekuestroi katin e një hoteli të ndërtuar pa leje, ndërsa në rastin tjetër, në një plazh të Ksamilit, u arrestuan 8 punëtorë që po kryenin punime të paligjshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 16 Maj 2026

DASHI

Është një ditë e ngjeshur, kështu që le ta shfrytëzojmë sa më shumë, duke u përqendruar në ato projekte që duhen konsoliduar dhe riafirmuar. Ekziston dëshira për të ndërtuar, jo vetëm për të imagjinuar. Mund të synojmë shkëmbime produktive dhe mirëkuptime të sinqerta.
DEMI

Dielli dhe Hëna në bashkëpunim, së bashku me Merkurin, favorizojnë zbatimin dhe saktësinë, ndërsa Jupiteri në Gaforre shpërblen përkushtimin. Nxitimi është kundërproduktiv. Plutoni në katror na paralajmëron të mos e teprojmë dhe të respektojmë kohën tonë.

BINJAKËT

Qartësia mendore dhe vendosmëria na mbështesin në vendimet tona. Ne përdorim racionalitetin dhe mprehtësinë për të udhëhequr jetën tonë. Ne shkojmë direkt në temë. Në marrëdhëniet tona, transparenca dhe dëgjimi mbizotërojnë sot. Fjalët e sinqerta forcojnë të gjitha lidhjet.

GAFORRJA

Një tjetër treshe planetësh në sekstil. Dielli, Hëna dhe Mërkuri në Dem na garantojnë shpejtësi dhe progres të madh. Energjia është e fokusuar dhe fluide. Një përgjigje e shumëpritur mund të vijë. Është koha për të ngritur velat; era tani është në favorin tonë.
LUANI

Një injeksion i fuqishëm emocionesh pozitive. Dashuria lulëzon, lumturia familjare është në kulmin e saj dhe ndjenjat shprehen spontanisht. Gëzimi që ndiejmë kanalizohet edhe në sferën profesionale, duke marrë mbështetje nga kolegët.

VIRGJËRESHA

Një takim i papritur me një mik të vjetër na sjell ëmbëlsi dhe një ndjesi vazhdimësie. Ne rizbulojmë një argëtim që e kishim lënë mënjanë. E kaluara na ofron një burim, një burim që mund të jetë i dobishëm në zgjidhjen e një problemi të vogël praktik në të tashmen.

PESHORJA

Po presim një përgjigje, por qielli na nxit të mos na detyrojë. Ndërkohë, le t’i përkushtohemi kujdesit për kopshtin ose një bimë. Nëse Jupiteri dhe Saturni, armiqësorë, duket se po i ngadalësojnë gjërat, kjo është një shenjë se duhet t’i rishikojmë planet tona në detaje.

AKREPI

Opozitat e Diellit dhe Mërkurit minojnë optimizmin tonë të thellë. Le t’i lëmë energjitë tona të rrjedhin dhe të rifokusojmë vizionin tonë për rrugën tonë. Le të rizbulojmë dhe ringjallim talentin tonë artistik, i cili mund të rrisë dhe zhvillojë vetëvlerësimin tonë.SHIGJETARI

Jemi të mbushur me entuziazëm të madh dhe frymëzim të gjallë për një aventurë të re. Pavarësisht nxitimit, ne gjejmë kohë për ta hartuar idenë. Kreativiteti ynë është i pakufishëm dhe na çon të shohim potencial të fortë edhe në terren të thatë.

BRICJAPI

Nuk kemi pse të fitojmë me çdo kusht, por të demonstrojmë superioritetin tonë intelektual me njohuri origjinale. Le të mos i shndërrojmë fjalët në armë. Le të ruajmë qetësinë dhe të përdorim dinakërinë për të arritur rezultatin e dëshiruar, pa kompromentuar marrëdhëniet.UJORI

Mund të ndiejmë shumë presion ose të kuptojmë se zgjedhjet tona vihen vazhdimisht në pikëpyetje. Nuk duhet t’i dorëzohemi lodhjes. Nëse shohim se nuk ia vlen të luftojmë për diçka, le ta pranojmë me mençuri dhe ta lëmë situatën të kalojë.

PESHQIT

Le t’i besojmë me sy mbyllur asaj që na bën të ndihemi gjallë. Vlera jonë e padiskutueshme është gati të manifestohet në formën e saj më të mirë. Çelësi është përqendrimi. Le të zhvillojmë talentet tona të pashfrytëzuara: mund të zbulojmë dhurata të fshehura, të paimagjinueshme. Le t’u kushtojmë vëmendje shenjave.

“E kanë rrahur në Astir, sepse bën gjeste”/ G-Bani trazon rrjetin me dekIaratën për Gjestin

Reperi i njohur G-Bani ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë me një deklaratë të fortë të bërë së fundmi gjatë një interviste në një podkast, ku ai foli hapur për një incident të ndodhur në të kaluarën që lidhet me Gjesti.

Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë debat në rrjetet sociale dhe ka shtuar interesin e publikut për raportin mes dy personazheve të njohur.

Gjatë bisedës, G-Bani tregoi një prapaskenë të panjohur për publikun, duke pretenduar se para se Gjesti të bëhej pjesë e formatit televiziv Big Brother, ai ishte përfshirë në një situatë problematike në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas reperit, ngjarja kishte ndodhur pranë studios së një mikut të tij, ku Gjesti dyshohet se kishte bërë manovra të rrezikshme me makinë duke xhiruar gomat, veprim që më pas ka sjellë tension dhe konflikt fizik me persona të tjerë që ndodheshin aty.

“Para se me u fut në Big Brother, ka xhiruar gomat e makinës në Astir dikur te studio e një shokut tim, dhe e kanë rrahur. Po e kanë rrahur sepse bën gjeste,” është shprehur G-Bani gjatë intervistës, duke lënë të kuptohet se sjellja provokuese e Gjestit ka qenë shkaku kryesor i përplasjes.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në mendime. Disa e kanë mbështetur reperin për sinqeritetin e tij, ndërsa të tjerë kanë kërkuar më shumë prova dhe sqarime lidhur me ngjarjen.

Deri në këto momente, nga ana e Gjestit nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar për të konfirmuar apo mohuar pretendimet e bëra nga G-Bani.

Situata vazhdon të komentohet gjerësisht dhe pritet me interes nëse do të ketë një përgjigje publike nga ana e tij në ditët në vijim.

E pabesueshme, studimi zbuIon pasurinë e panjohur në thellësitë e galerive të Bulqizës

Qeveria miratoi këtë të mërkurë masën e dëmshpërblimit për pronarët e kafshëve të prekura nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, fermerët do të përfitojnë në total 53 345 500 lekë dëmshpërblim për humbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje.

Dëmshpërblimi do të financohet nga buxheti i vitit 2026, i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë.

V E N D I M

PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË VLERËS SË DËMIT DHE TË DËMSHPËRBLIMIT TË PRONARËVE PËR KAFSHËT E THERURA, TË ELIMINUARA, TË SHKATËRRUARA E TË GROPOSURA NGA SËMUNDJA E MURTAJËS SË RUMINANTËVE TË VEGJËL NË VITIN 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 49, të ligjit nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e dëmshpërblimit, në masën e përgjithshme prej 53 345 500 (pesëdhjetë e tre milionë e treqind e dyzet e pesë mijë e pesëqind) lekësh, pronarëve të kafshëve që janë therur, janë eliminuar, janë shkatërruar dhe janë groposur, pasi kanë rezultuar pozitive me sëmundjen e murtajës së ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025, në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, sipas shtojcës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Pronarët dëmshpërblehen nga buxheti i vitit 2026, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga shpenzimet korrente, në programin buxhetor 04220 “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.