Del video pas vjedhjes në Luvër, hajdutët arratisen me vinç pas grabitjes së bizhuterive 88 milionë euro

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që Le Parisien ka verifikuar për autenticitetin e saj, tregon momentet e pabesueshme të arratisjes së dy grabitësve që vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit në Paris.

Në pamjet, që zgjasin rreth 30 sekonda, shihen dy persona teksa zbritin me vinç nga ndërtesa e muzeut, vetëm pak minuta pasi ishin futur nga një dritare për të arritur në Galerinë e Apolonit, ku ndodheshin ekspozuar thesaret.

Menjëherë më pas, ata largohen me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.

Sipas raportimit, njëri nga autorët mban një jelek fosforeshent, ndërsa tjetri një helmetë motoçiklete, dhe të dy janë veshur me rroba të zeza.

Ajo që bie në sy është qetësia e tyre gjatë operacionit.

Në prapavijë dëgjohet një zë që thotë:
“Janë me motor… po ikin… dreq, erdhi policia!”.

Pak sekonda më vonë, grabitësit përpiqen t’i vënë flakën vinçit, por nuk ia dalin. Videoja përfundon teksa ata largohen me shpejtësi në motorin e tyre.

Keni humbur së fundmi dhëmbë? Jeta juaj është në RREZIK …

Shpejtësia me të cilën të moshuarit humbasin dhëmbët lidhet me një rrezik të shtuar për vdekshmëri, tregon një studim i ri.

Rezultatet theksojnë rëndësinë e higjienës orale dhe sugjerojnë se humbja e dhëmbëve mund të jetë një tregues i hershëm i problemeve më serioze shëndetësore.

Lidhja ndërmjet humbjes së dhëmbëve dhe rrezikut nga vdekja e parakohshme është vërtetuar edhe më herët, njerëzit me më pak dhëmbë kanë probabilitet më të lartë për jetë më të shkurtër.

Por deri më tani, pak dihej për ndikimin e shpejtësisë së humbjes së dhëmbëve në këtë lidhje.

Për ta analizuar këtë, shkencëtarët nga Universiteti Sichuan në Kinë shqyrtuan të dhënat e 8073 personave të moshuar, duke ndjekur ritmin e humbjes së dhëmbëve dhe lidhjen e saj me vdekshmërinë gjatë gjatë një periudhe mesatare prej 3.5 vitesh.

“Te të moshuarit, rreziku nga vdekja për çdo shkak rritet ndjeshëm me humbjen më të shpejtë të dhëmbëve, pavarësisht numrit fillestar të tyre”-theksojnë autorët e studimit. Ky rrezik mbeti i vlefshëm edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si mosha, gjinia, niveli arsimor, konsumimi i alkoolit dhe aktiviteti fizik.

Studiuesit sqarojnë se humbja e dhëmbëve nuk shkakton drejtpërdrejt vdekshmëri, por problemet shëndetësore që e nxisin mund të ndikojnë në jetëgjatësinë. Kështu, humbja e shpejtë e dhëmbëve mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i përkeqësimit të shëndetit të përgjithshëm. Higjiena e mirë orale ëshët prej kohësh e lidjur me shëndetin më të mirë të trupin, veçanërisht me parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe rënien njohëse, raporton “ScienceAlert”.

Megjithatë, shkaku i saktë i kësaj lidhjeje mbetet i paqartë. Shkencëtarët përmendin inflamacionin kronik, ushqimin e dobët, obezitetin dhe stresin psikologjik si faktorë që ndikojnë njëkohësisht si në shëndetin oral, ashtu edhe në atë sistemik. Për shembuëë, njerëzit me më pak dhëmbë kanë shpesh vështirësi në përtypje, prandaj marrin më pak lëndë ushqyese, gjë që e përkeqëson gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

“Megjithëse kjo lidhje mund të shpjegohet me faktorë të njohur rreziku për vdekshmëri, mekanizmat e saktë mbeten të paqartë dhe kërkojnë studime të mëtejshme.”-shkruajnë autorët. Ekipi kërkimor thekson rëndësinë e kujdesit të rregullt dentar: vizitat periodike te dentisti, larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe ndalimi i duhanit ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve dhe lidhen me jetë më të gjatë.

Kërkimet për metoda të reja të zëvendësimit të dhëmbëve po përparojnë. Gjatë muajve të fundit janë raportuar suksese në zhvillimin e dhëmbëve sintetikë të rritur në laborator dhe në testimin klinik të ilaçeve që stimulojnë rritjen e dhëmbëve të rinj.

“Këto rezultate theksojnë rëndësinë e monitorimit të ritmit të humbjes së dhëmbëve.”-përfundojnë autorët.

Incidenti në studio, prezantueses i griset fustani gjatë transmetimit live, kamerat e nxjerrin zbuluar (Video)

Kate Scott po moderonte emisionin e komentimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përkrah disa legjendave të futbollit, kur ndodhi momenti i sikletshëm që nuk i shpëtoi kamerave.

Ajo e menaxhoi mire situatën, duke e kthyer atë në një moment qesharak, ndërsa publiku dhe të ftuarit e tjerë në studio shpërthyen në të qeshura dhe bashkë me Kate e kaluan situatën me qetësi, duke bërë edhe disa batuta.

Momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e Kate Scott e vlerësuan për reagimin e saj spontan dhe karizmën, duke e cilësuar atë “një profesioniste të vërtetë që di ta menaxhojë çdo situatë live”.

U vra nga partneri dhe la pas 4 fëmijë, mikesha e 29-vjeçares shqiptare bën gjestin e ndjerë për të vegjlit e saj

Savanah Kulla, 29-vjeçarja shqiptare, u vra tragjikisht nga partneri i saj në Kanada. Ajo la pas katër fëmijë, 6, 5, 4 dhe 1 vjeç.

Ndërsa hetimet vijojnë për zbulimin e shkaqeve të kësaj tragjedia, shoqja e saj e fëmijërisë ka hapur një gofundme për të grumbulluar donacione që do të shkojnë për fëmijët e saj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në 21 tetor, ndërsa policia ekzekutoi partnerin e saj menjëherë pas krimit, në tentativë për ta arrestuar.

Partneri i cili i mori jetën, ishte dhe babai i vajzës së saj më të vogël, ndërsa tre djemtë më të rritur ajo i kishte nga një raport i mëparshëm.

Njoftimi në faqen e gofundme:

Unë jam Veronica, shoqja e fëmijërisë së Savannës prej shumë kohësh, dhe kushërira e babait të djalit të saj.

Zemrat e familjes sonë janë të thyera përtej fjalëve.

Më 21 tetor 2025, e dashura jonë Savanah Kulla u mor tragjikisht nga ne, u vra nga babai i fëmijës së saj më të vogël, Skyla-Rose.

Savannah ishte një shpirt i bukur, një nënë, bijë, mbesë, motër, teze, mbesë, kushërirë dhe mikeshë e dashur dhe e përkushtuar, e cila i adhuronte katër fëmijët e saj: Joseph (6), Matheë (5), Kalem (4) dhe Skyla-Rose (1). Ata ishin krenaria dhe gëzimi i saj, drita në çdo ditë të saj.

Ajo i donte fëmijët e saj me gjithë zemër dhe kalonte çdo moment që mundte me ta. Bota e saj sillej rreth fëmijëve të saj. Fytyra e saj ndriçonte sa herë që fliste për ta, ishte shumë krenare për secilin prej tyre.

Jeta e Savannah-s u mor shumë shpejt dhe fëmijët e saj tani kanë mbetur pa ngrohtësinë, të qeshurat dhe dashurinë e nënës së tyre. Familja jonë është e vendosur të sigurohet që foshnjat e saj të jenë të rrethuara nga kujdesi, stabiliteti dhe dashuria që ajo do t’u kishte dhënë atyre çdo ditë.

Ne po kërkojmë ndihmë për të mbështetur Joseph, Matheë, Kalem dhe Skyla-Rose ndërsa ata ecin përpara pas kësaj humbjeje të paimagjinueshme.

Fondet do të shkojnë për edukimin, terapinë e tyre dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të dashur që nderon llojin e së ardhmes që Savannah dëshironte për ta.

Asnjë donacion nuk është shumë i vogël, çdo ndihmë do të thotë më shumë sesa mund të shprehim. Nëse nuk jeni në gjendje të jepni, ju lutemi ta ndani këtë faqe dhe t’i mbani këta fëmijë në lutjet tuaja.

Dashuria e Savannah-s nuk do të zbehet kurrë. Shpirti i saj jeton në katër fëmijët e saj të bukur, gëzimin e saj më të madh, dashurinë e saj më të thellë dhe trashëgiminë e saj të qëndrueshme.

Avioni “Boeing” me 140 persona në bord përplaset me balonën e motit, piloti shmang tragjedinë

Një aksident ajror që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Mjeti fluturues i linjës “United Airlines” u përfshi në një përplasje me një balonë për mbledhjen e të dhënave të motit.

Kjo përplasje raportohet se shkaktoi dëme të konsiderueshme në xhamin e përparmë të “Boeing 737 Max”.

Megjithatë, mënyra se si balona arriti të kalonte trajektoren e fluturimit – pasi nuk duhet të jetë në të njëjtën lartësi si avionët komercialë, privatë dhe ushtarakë – tani do të duhet të zbulohet nga hetuesit e NTSB-së. Ky përmbysje përjashton hipotezën origjinale të “mbeturinave hapësinore”.

Avioni, i cili u nis nga Denveri për në Los Angeles, kishte 134 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, 2 pilotë dhe 4 asistentë fluturimi.

Tridhjetë e tetë minuta pas ngritjes, dhe ndërsa fluturonte me një shpejtësi prej 636 kilometrash në orë, në një lartësi prej 36 mijë këmbësh, Boeing 737 Max u godit nga diçka.

Goditja shkaktoi dëme të konsiderueshme në xhamin e përparmë dhe kapiteni, i cili u plagos nga mbeturinat, kërkoi të ulte lartësinë e fluturimit dhe të shkonte drejt aeroportit më të afërt.

Për fat të mirë ata ruajtën lartësinë dhe ekuilibrin aerodinamik, duke shmangur më te keqen.

NATO ngre ALARIMIN! Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të …

Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze. President i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ky veprim përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.

Sipas tij ky rast konfirmoi edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.

“Kjo është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.Edhe një herë konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.

Ministria e Jashtme lituaneze do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar ndaj sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme”, tha Presidenti i vendit Gitanas Nauseda.

Mediat e huaja shkruajnë se avionët luftarakë të NATO-s të cilët patrullonin nga Polonia janë thirrur për t’iu përgjigjur kërcënimit.

E BUJSHME/ Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha …

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Lala shpjegoi se si do të vijojë procedura ligjore. Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se një person nga bota e krimit të organizuar, ka dashur të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se e di fatin e Martinajt, por nuk i është dhënë ky status.

“Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj.

Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë.

Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen si të zhdukur të djalit të tij. Në momentin që familjarët nuk kanë kontakt me familjarin, për një periudhë dy vite, iu lind e drejta, të kërkojnë shpalljen si të zhdukur dhe të kenë akses mbi të drejtat e tij pronësore. Në këtë aspekt, Mustafa Martinaj iu drejtua gjykatës pasi kanë kalur tre vite. Me short është zgjedhur gjyqtari dhe po e shqyrton.

Çfarë bën gjykata?

Shpallen njoftimet dhe qëndrojnë gjashtë muaj me rradhë, në këtë periudhë, nëse ndonjë person mund të kenë të dhëna që mund të informojnë për fatin e Martinaj, i bëhet me dije gjykatës. Nëse nuk ka të dhënë, gjyqtari plotësohet në treshe gjykuese dhe ndryshon procedura.

Gjyqtarët u bëjnë shkresa institucioneve dhe nëse merr përgjgje negative prej tyre, Martinaj shpallet i zhdukur. Më pas, mund të kërkojë familja pas katër vitesh të tjera ta shpallë të vdekur. Shpallja si i vdekur, është procedurë më e vështirë dhe e koklavitur.

Nëse më vonë del që ai jeton, ka pastaj problematika ligjore sa i përket ndjekjes së tij penale. Mendoj se koha do të jetë më e gjatë për të shkuar në këtë pikë.

Prokuroria e Lezhës, dosjen e ka drejtuesi Arben Nika. E vetmja gjë që është bërë në këto tre vite, përveç marrjes së kamerave dhe pyetja e personave që kanë patur dijeni, ka hetim të çelur zyrtar, dosja është në prokurori, është pyetur vajza që e shoqëronte, është dënuar edhe polici që e shoqëronte, por dosja është në gjendje të fjetur. As nuk është pezulluar dhe as nuk është kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë me hetime të thelluara, nëse ka informacione.

Fakti që Martinaj në këto tre vite nuk ka asnjë sinjal, më bën të dyshoj që mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Rasti i tij nuk është i thjeshtë, për shkak të personalitetit që kishte, përplasjeve të forta në botën e krimit dhe përplasje me mazhorancën përpara se të zhdukej. Ishte njeri i lojrave të fatit e me rradhë.

Nuk ka të dhënë tjetër. Në informacionet që kam disponuar, ka patur tentativë të një personi, që mund të konsiderohet si njeri i rëndësishëm i krimit, që ka patur tratativë për të marrë statusin e të penduarit, nuk i është dhënë. Nuk di të them pse nuk i është dhënë statusi”, deklaroi Lala.

V▪︎ asja e 29-vjeçares shqiptare në Kanada, gazetari zbulon detaje tronditëse: Burri mori vajzën 1-vjeçe dhe u kthye me… (Video)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja kriminale që tronditi komunitetin shqiptar në Kanada, ku u vra nga i dashuri nëna shqiptare Savannah Kulla.

Gazetari Emanuel Smaka, për moderatoren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, rrëfeu dinamikën e krimit të rëndë. Ai tha se shqiptarja 29-vjeçare, nënë e tre fëmijëve me burrin e parë dhe një me autorin, kishte sinjalizuar familjarët për rrezikun.

“Kishte patur një përpjekje nga Savana që ajo lidhje të ndërpritej, madje i kishte shprehur dhe familjarëve shqetësime se ajo rrezikohej dhe u kishte thënë se lidhja nuk mund të vazhdonte. Ata kishin një lidhje prej më shumë se një viti e gjysmë. Urdhër mbrojtjeje nuk kishte pavarësisht shqetësimeve që ajo kishte shprehur.

Me atë kishte dhe një vajzë një vjeçe. Arma ishte pa leje dhe ai kishte probleme për armëmbajtje pa leje të mëparshme. Ata janë takuar me marrëveshje, do të merrte vajzën dhe do të kalonte disa orë me të, por në momentin që ka marrë vajzën është kthyer në makinë dhe e ka vrarë atë. Nuk ishin të martuar ligjërisht.

Informacion që nuk ka dalë nga media është se autori, Anthony, ishte sjellë shumë mirë për një vit, deri para katër muajsh kur Savana kishte vendosur të ndahej”, u shpreh gazetari.

“Pati kërkime në tokë dhe në det”, Artan Hoxha për zhdukjen e Martinajt: Qelizat telefonike të fundit janë afër…

Kërkesa e babait të Ervis Martinajt për të shpallur të zhdukur djalin e tij, ka qenë lajm kryesor ditët e fundit, lidhur me këtë zhvillim ka folur sot gazetari Artan hoxha, i ftuar në një studio televizive.

Ai i qëndron pistës se ai është vrarë. Sipas Hoxhës, nga hetimet që janë bërë rezulton se qelizat e fundit telefonike të Martinajt e tregojnë 30 km larg Fushë Kuqes.

“Qelizat e telefonit të Martinajt janë 30 kilometra nga Fushë Kuqja. Kërkime ka pasur në det dhe tokë. Ata që kanë bërë këtë e kanë bërë si për njerëzit e tjerë edhe për ata të Martinajt, pasi ja prenë degët dhe elanë zbuluar. Ja vranë të gjithë. Kërkesa që ka bërë babi ka të drejtë. Ai po rrit fëmijët. Po e pe, këresa ësht bërë ditën që ia ka bërë 43 vjetorin e lindjes”, tha ai.

Këmbimi valutor 23 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.3 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.