“Shqipëria në kaos gjyqësor”/ Vrasja e Astrit Kalasë kap titujt ndërkombëtarë: Tronditen udhëheqësit politikë

Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e sotme në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku shtetasi Ervis Shkëmbi qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, duke e goditur me tre plumba në kraharor. Gjatë të njëjtit incident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, me të cilët autori kishte një çështje pronësie në proces gjyqësor.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë publik dhe është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare, përfshirë këtu The Guardian, Associated Press dhe Balkan Insight. Këto media e kanë cilësuar ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë, duke komentuar mbi rrethanat e krimit dhe mënyrën e arrestimit të autorit nga forcat e rendit.

The Guardian e ka nisur artikullin duke shkruar se ‘Një burrë në gjyq hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hënën, duke vrarë gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, tha policia. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E Sh, sipas policisë. Kalaja vdiq ndërsa po dërgohej në spital.’ Artikulli vazhdon më tej duke sqaruar ngjarjen dhe arrestimin e autorit.

Associated Press shkruan; Një gjyqtar në gjykatën e apelit në Tiranë u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, tha policia në Shqipëri. Personi i armatosur iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më vonë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E. Sh., sipas policisë. Kalaja vdiq ndërsa po dërgohej në spital. Më tej vazhdon duke sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e arrestimit të autorit.

BalkanInsight shkruan; Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke shkaktuar reagime të tronditura nga udhëheqësit politikë. Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë në spital të hënën pasi u qëllua nga një person i armatosur brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë – duke shkaktuar reagime të tronditura nga udhëheqësit politikë në Shqipëri. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, dy persona të tjerë u plagosën në sulm. Artikulli vazhdon më tej duke dhënë detaje më të hollësishme rreth ngjarjes dhe autorit e arrestimit të tij.

Konfliktit mes 31 familjeve dhe Gjon Shkambit, kjo është godina që i mori jetën gjyqtarit të Apelit (Foto)

Kjo është godina e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, ku jetojnë 31 familje të cilat prej vitit 1992 janë në konflikt me Gjon Shkambin, nipi i të cilit, Elvis Shkambi qëlloi për vdekje në sallën e gjyqit, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja.

Sic shihet nga pamjet, fasada e objektit është e pandryshuar, ndërsa familjet i kanë përshtatur ambientet e ish-shkollës si hyrje. Nga dëshmitë që kanë dhënë sot për News24, banorët thonë se sot gjyqtari Astrit Kalaja vdiq për të drejtën e tyre.

“Unë jam Shuke Pepniku, në banesën që jetoj ja kam blerë shtëpinë Gjon Shkambit më 1996, Bashkia ia ka dhënë atij personit më 1993, s’ka nevojë me e çu më gjatë këtë muhabet.

Gjon Shkambi e ka shit vetë dhe kemi qenë 15 vite gjyqeve, edhe pse e ka shitur vetë, jemi të rregullt me drita, ujë dokumente etj.

Jemi shqetësuar shumë për vdekjen e gjyqtarit. Na vjen shumë keq, ngushëllime familjes së tij.”, kanë thënë sot banorët.

Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.

“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar.

Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi.

Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.

Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi.

Hetimet e kryeministrit në përfundim/ Aleati i Trump plas ‘bombën’: Ja kush ma dha foton e Ramës me McGonigal

George Papadopoulos, ish-ndihmës i presidentit Donald Trump dhe një ekspert i njohur i politikës në SHBA, zbuloi në intervistën televizive, se ku e ka marrë foton e Edi Ramës me ish-kryeagjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë.
Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij.

Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet.

Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare. Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës.

Në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë sepse kundërhetimi që po bën tani Departamenti i Drejtësisë kundër presidentit Obama dhe ekipit të tij është një nga çështjet më të rëndësishme sot në Amerikë,” tha Papadopoulos.

Ai theksoi se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje.

“Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme. Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”.

Shehaj ‘shuplakë’ PD-së, ja çfarë thotë për kandidaturën e Florian Binajt

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt.

Në një deklaratë për shtyp, ai tha se procesi për përzgjedhjen e tij ishte qesharak.

“Qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim ? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme”, tha Shehaj.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.

Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë” .

E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.

Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.

Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi.”, tha Shehaj.

LAJM I FUNDIT/ Vrasja në Gjykatën e Apelit, policia ndalon punonjësin që ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë

Policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit.

Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin.

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Publikohet VIDEOJA, momenti kur policia neutralizon autorin (Video)

Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.

Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

VIDEO

“U detyrova ta qëlloja, po …”, Gjon Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit Kalaja në sallën e Apelit

E qëllova sepse po humbisja një gjyq.

Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Gjon Shkëmbi në Komisaritatin numër 1 pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Mësohet se Kalaja kishte në dorë një çështje prone ku i përfshirë ishte edhe Shkëmbi.

Ky i fundi i ka qëlluar me 3 plumba gjyqtarit Kalaja pasi ka dhënë vendimin.

FOTO! I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafikantësh droge, kush ishte shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi

Është siguruar foto e Artur Tushit, 44-vjeçarit me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Kolumbi.

I njohur edhe me pseudonimin ‘Qoti’, Tushi ishte një emër i njohur në komunitetin shqiptar në Amerikën Latine. Ai u qëllua për vdekje në një sulm të organizuar, ndërsa një grua që ishte pranë tij mbeti e plagosur.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal dhe autoritetet në Kolumbi kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho! Masë sigurie edhe për vajzën e tij

Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho.

Mësohet se Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg për mjekun, por gjykata caktoi “arrest në shtëpi”.

Ina Xhaxho akuzohet për mashtrim dhe vrasje nga pakujdesia. Ndërsa nën hetim është edhe stomatologia Marta Gina