“48 orë me mot ekstrem dhe temperatura deri në -3 gradë”, meterologu bën paralajmërimin e fortë: Të shtunën pritet…

Meteorologu Hakil Osmani në një emision televiziv njoftoi se nga dita e sotme e deri në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vend. Sipas tij, kjo do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së premte.

Në zonat malore, si Bajram Curri dhe pjesët veriore të vendit, temperaturat do të bien deri në 0-1 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohen edhe vlerat negative, deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatra. Mbrëmjen e sotme priten reshje dëbore, veçanërisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore, me nivele reshjesh dëbore që do të fillojnë nga 700 metra mbi nivelin e detit.

“Duke filluar nga dita e sotme e deri në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Më e ndjeshme kjo pritet që të jetë gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesin e ditës së premte. Në qytetet e zonave malore, temperaturat e ajrit do të zbresin në 0 apo 1 gradë Celsius, si Bajram Curri, zonat veriore. Do i kemi prezente reshjet e borës mbrëmjen e sotme. Kemi një ndërhyrje të masës ajrore, e cila vjen nga zona e ftohtë e kontinentit që bën të kemi këtë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, do të kemi reshje dëbore në zonat malore. Por, mbrëmja e sotme dhe mëngjesi i ditës së premte do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat veri-lindore, por edhe në juglindje. Në verilindje reshjet e dëborës do të jenë 700 metra mbi nivelin e detit, por edhe në zonat e juglindjes.”

Osmani theksoi se ky fenomen meteorologjik shkaktohet nga një masë ajrore e ftohtë që po depërton nga kontinentet veriore, duke sjellë një ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore dhe veriore.

Në kryeqytet, për shkak të lagështisë së lartë në ajër, do të vërehet gjithashtu një rënie e theksuar e temperaturave. Në ultësirën perëndimore, ku maksimumet pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, temperaturat do të luhaten në mënyrë më të moderuar.
Meteorologu u shpreh se ky është një episod i shkurtër, që do të zgjasë rreth 48 orë, ndërsa nga mesdita e ditës së shtunë do të vijë një përmirësim gradual i temperaturave dhe ndërprerje e reshjeve. Në vijim të javës pritet një rritje e temperaturave me maksimum deri në 24-25 gradë Celsius, me më shumë diell dhe reshje të izoluara, pa rrezik për probleme.

“Tirana duke qenë se ka një lagështi të lartë në ajër do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Në zonat malore vlerat do të zbresim më poshtë se 0 gradë Celsius, do të shkojnë deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatrat. Është diçka normale për muajin tetor, pasi vlerat do të luhaten në 5 apo 6 gardë Celsius në zonat malore, kurse maksimumet do të jenë 24 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimoren. Fatmirësisht është një episod i shkurtër, rreth 48 orë, pasi duke filluar nga mesdita e ditës së shtunë, kemi përmirësim sa i përket fushës termike, do të kemi edhe ndërprerje të reshjeve. Pas 48 orëve do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit. Maksimume të cilat gjatë javës së vjen ka gjasa që të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius , do të kemi më shumë diell, do të ketë edhe reshje të izoluara, por nuk do të jenë problematike.”

Dimri i hershëm në Shqipëri/ Vijojnë reshjet e dëborës, trashësia arrin deri në 20 cm në zonat malore

Për gjatë gjithë ditës kanë vijuar pa ndërprerje reshjet e shiut në gjithë territorin e Qarkut Dibër.

Në lartësinë mbi 1200 metra, ka pasur reshje dëbore, ndërsa trashësia në disa zona kalon 20 centimetra.

Reshjet e borës tashmë kanë prekur fshatrat e disa njësive administrative. Në Lurë reshjet kanë përfshirë të gjithë fshatrat. Reshje ka edhe në disa fshatra të Selishtës e Kalasë së Dodës.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta janë problematike për fermerët dhe blegtorët që kanë bagëtitë ende nëpër stane.

Sa i përket zonave të banuara nuk raportohen probleme si me infrastrukturën ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike.

Stuhitë godasin Greqinë perëndimore, autoritetet urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës

Një valë moti mes stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe pritet të përhapet në të gjithë vendin deri të premten, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, stuhi, breshër dhe erëra të forta, kanë paralajmëruar meteorologët.

Shkollat e të gjitha niveleve dhe qendrat komunale të kujdesit ditor u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura në ishullin jonian të Zakynthos, pas një vendimi nga qeveria lokale.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake dhe autoriteteve lokale u urdhërua të qëndrojnë në gatishmëri pas një takimi emergjent të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të shtetit.

Stuhitë e para goditën ishujt e Jonit të mërkurën vonë, duke bërë që shërbimi i emergjencës të lëshojë paralajmërime për banorët. Mesazhe iu dërguan gjithashtu banorëve në rajonet perëndimore të Peloponezit të Akaisë, Ilias dhe Mesinisë.

Zyrtarët thanë se moti më i rrezikshëm pritet në Zakynthos, Kefalonia, Akaia, Ilia, Mesinia, Lakoni dhe Maqedoninë qendrore, me frontin e stuhisë që parashikohet të lëvizë në lindje të premten drejt Trakisë, Maqedonisë lindore, ishujve lindor të Egjeut dhe Dodekanezit.

“Në Ukrainë po ndodh një tragjedi”/ Habit Putin: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë NATO-n por…

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të papritur, teksa tha se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë vendet e NATO-s. Deklarata u bë nga Putin, pasi ai u pyet në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë nga këto vende.

Megjithatë, presidenti e konsideroi armatimi ne Kievit zyrtar si “militarizim histerik i kontinentit”, ndërsa fajësoi vendet e Evropës për faktin që lufta ende vijon.

“Tragjedia e Ukrainës është e dhimbshme si për ukrainasit ashtu edhe për rusët. Është e dhimbshme për të gjithë ne”-, tha Putin.

Ukraina po armatoset me raketa me rreze të gjatë veprimi nga vendet e Evropës, që së fundmi, përflitet se do sigurohen dhe nga SHBA-të.

Adoleshentja filmoi veten duke… U hodh nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim, 16-vjeçarja udhëtoi nga Kamza për të kryer υ*tëυrasjen te Rruga e Dibrës! Çfarë iu gjet në çantë

Adoleshentja, e cila u hodh ditën e djeshme (1 Tetor) nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim në kryqyet, udhëtoi nga Kamza për të kryer vetëvrasjen në Rruga e Dibrës.

16-vjeçarja mësohet se para se të kryente aktin e rëndë ka filmuar veten duke u ngjitur në shkallët e pallatit ku edhe i dha fund jetës, raporton gazetari Xhuljan Ferzaj.

Ka dyshime se adoleshentja ka pasur probleme me familjen e saj, ndërsa në çantë iu gjetën dhe disa ilaçe.

Sipas banorëve 16-vjeçarja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur që të largoheshin punëtorët dhe më pas të kryente aktin e vetëflijimit.

Deri më tani familjarët nuk kanë dhënë dëshmi në polici për shkak të gjendje së rënduar. Ndërsa zona ku 16-vjeçarja kreu vetëvrasjen është shumë larg nga banesa e saj.

E pazakontë/ Dy qytetarë gjejnë shumë të konsiderueshme parash në rrugë, i dorëzojnë në polici

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Stacionin Policor në Rahovec të Kosovës.

Siç raporton Policia e Kosovës, dy qytetarë janë paraqitur për të dorëzuar një shumë prej 1950 eurosh në total.

Mësohet se dy shtetasit kishin gjetur të hollat në rrugën “Sheh Mihedini”, Rahovec.

Personi I.Sharku ka dorëzuar 1000 euro, ndërsa personi H.Haxhimustafa ka dorëzuar shumën prej 950 euro.

Të hollat e dorëzuara më pas iu janë kthyer pronarit, i cili po ashtu ishte paraqitur në stacionin policor dhe kishte raportuar humbjen e tyre.

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në rrugë një person, dyshohet se është qëlluar me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi në fjalë, rreth 50 vjeç, është goditur me thikë.

Mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Reagimi i papritur i nënës së Ledrit për ndarjen e tij nga Sara Hoxha: Nuk e kemi patur qejf, por të rinjtë nuk na…

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan për ndarjen e reperit të njohur shqiptar Ledri Vula dhe blogeres Sara Hoxha, reagimi nga e ëma e artistit, Xheraldina Vula, ishte i papritur

E njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpirtin e hapur, Xheraldina ndau ndjenjat e saj në lidhje me ndarjen e çiftit, duke shprehur zhgënjimin dhe trishtimin që ka ndjerë familja pas këtij vendimi.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur i ndahet fëmija, ose kur ndahet një çift që ka qenë fantastik. Ne jemi befasuar dhe jemi ndjerë tepër tepër keq, mirëpo nuk është as çifti i parë as i fundit. Nuk kemi pasur qejf fare (të ndaheshin), por të rinjtë nuk na pyesin,” u shpreh Xheraldina, duke dhënë një panoramë të qartë të emocioneve që ka përjetuar familja Vula pas këtij zhvillimi.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën vijon të jetë e mirë dhe e respektueshme, duke vendosur mbi gjithçka dashurinë për mbesën e saj.

Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën marrëdhënie. Në fund të fundit mbesën e kam aty, edhe mirëqenia e Sarës është edhe mirëqenia e vajzës.”

Deklarata e saj prekëse tregon për maturinë dhe qëndrueshmërinë e një nëne që, përtej ndarjeve sentimentale, zgjedh të ruajë harmoninë për hir të fëmijës dhe dashurisë që ka për familjen.

Ky qëndrim është përshëndetur edhe nga ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, që kanë vlerësuar mënyrën se si Xheraldina ka reaguar – me ndershmëri, respekt dhe zemër të hapur.

Ndërkohë, teksa Sara Hoxha po përflitet për një lidhje të re me Erik Fullanin, dyshimet për një romancë mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt janë duke vijuar prej kohësh tashmë.

Janë kapur peng nga Izraeli/ Një shqiptare në mesin e aktivistëve në flotën Summud

Mësohet se një shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve në flotën Summud, që janë kapur nga Izraeli teksa tentonin të dërgonin ndihma në Gaza.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar, duke kërkuar lirimin e të gjithë aktivistëve e duke njoftuar se mes tyre ndodhet dhe Albulena Fazliu.

“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu”, thuhet në postim.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të kërkojë menjëherë nga Izraeli lirimin e saj.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagim.

LAJM I FUNDIT/ Identifikohet burri i υ▪︎a rë sonte në Tiranë. Ishte më i ri nga sa u mendu

Është identifikuar burri që u vra sot në Tiranë. Ai është Hajdar Ismailgeci dhe mbeti i pajetë në moshën vetëm 40 vjeç, raporton noa.al.

Policia tha se rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme, në zonën e Babrrusë, Kamëz, është gjetur pa shenja jete një shtetas tashmë i paidentifikuar, 40 vjeç, Hajdar Ismailgeci

Nga këqyrja paraprake rezulton se viktima kishte një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë si dhe kapjen e autorit.