“U merrte burrin të tjerava!”- Influencerja e njohur trondit me deklaratën për Parashqevi Simakun: E shmangnin, nëpër dasma…

Influencerja Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me këngëtaren Parashqevi Simaku, duke ndarë me publikun thashethemet që ka dëgjuar për të në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë, ajo u shpreh se ka dëgjuar se Parashqevia ishte përmendur si një person që “u merrte burrat të tjerave”.

Ajo shtoi se ishte befasuar nga këto informacione dhe se kjo histori kishte shkaktuar bujë në komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave,” tha ajo. “Mendova që ishte femër e bukur dhe kishte karrierë, por familjet nisën ta shmangnin dhe ajo u tërhoq nga skena,” tha Shqipja.

Ajo theksoi gjithashtu se këto thashetheme ishin të njohura kryesisht për shqiptarët që jetonin në Amerikë prej vitesh dhe jo për emigrantët e rinj.

“Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë, sidomos në dasma, deri në momentin që nuk e merrnin më dhe ajo u zhduk. Nuk është e bukur ta them, dhe edhe unë nuk e pata të lehtë ta dëgjoja,” përfundoi influencerja në TCH.

I shkoi në shtëpi për ta surprizuar me një parfum të shtrenjtë, moderatorja sajoi takim dhe futi në burg mjekun që e përndiqte

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj, madje Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë, një parfum të shtrenjtë.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim./ Top Channel

I zhdukur që prej 13 shtatorit/ Vëllai i 22-vjeçarit: Mund ta kenë marrë për trafik organesh

22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur që prej 13 shtatorit, teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Që prej vdekjes se nënës, i riu shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.

I vëllai i tij, Denis Kola, në një prononcim për mediat tregon se për herë të fundit, Elkristi ka komunikuar me babain e tij, ku i ka thënë se do e merrte një burrë, edhe pse nuk e njihte atë.

Sipas tij, Elkristi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes, ai nuk u hap asnjëherë deri sa u fik.

Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore, ku kërkon që të pakten të zbardhen tabulatet telefonike nësë vëllai i tij ka komunikuar me ndonje person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.

“Vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator, afërsisht rreth orës 19:30-20:00 dhe përpara se të largohej ka komunikuar me babain tim dhe i ka thënë se do dal se një burrë do të vijë të më marrë. E ka pyetur babai se kush është ai burrë, ai ka thënë se nuk e njoh.

Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë ikur, ose mund ta ketë marrë dikush. Edhe faktin që nuk e ka kapur asnjë pjesë të kamerave, dhe nuk e ka parë askush, unë mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim apo jo, por mund të jetë për arsye të ndryshme, mund ta shfrytëzojnë për ndonjë gjë, ose mund t’i shesin organet. Mendoj se edhe mund të ketë bërë ndonjë aksident, mund t’i ketë ndodhur diçka.

Të paktën të zbardhin tabulatet telefonike, ta dime me kë ka folur në ato momente, se ai nuk është larguar kështu tak-fak”

I lodhur nga kjo situatë, Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë, por sido që të jetë, ai kërkon që të dijë se çfarë ndodhi me vëllain e tij.

“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe në qoftë se nuk është gjalle, shpresoj të paktën, ta gjejmë çfarë ka ndodhur, ta stakojmë edhe ne mendjen, mos na rrijë edhe ne mendja gjatë gjithë kohë, a thua a është gjallë, apo ka vdekur, a është këtu, a është atje”.

Putin firmos urdhrin e rekrutimit, 135 mijë të rinj thirren në ushtrinë ruse këtë vjeshtë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar të hënën një dekret për nisjen e fushatës së rekrutimit të vjeshtës, e cila synon të thërrasë rreth 135 mijë burra të moshës 18 deri në 30 vjeç për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Sipas dekretit, rekrutët duhet të paraqiten nga data 1 tetor deri më 31 dhjetor dhe do të shërbejnë për një periudhë njëvjeçare. Rusi zhvillon dy fushata rekrutimi në vit: një në pranverë dhe një në vjeshtë.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, autoritetet ruse kanë deklaruar se rekrutët nuk dërgohen në front, por kryejnë vetëm detyra mbështetëse brenda territorit të Rusisë. Megjithatë, ka pasur raportime të përsëritura për dërgimin e tyre në zonat e luftës.
Fushata pranverore e këtij viti kishte për qëllim të rekrutonte 160 mijë ushtarë, ndërsa ajo e vjeshtës 133 mijë (sipas shifrave zyrtare të mëparshme).

Këta rekrutë nuk duhet të ngatërrohen me mbi 300 mijë rezervistë që u mobilizuan dhe u dërguan në luftë që nga vjeshta e vitit 2022, këta të fundit kishin përfunduar më parë shërbimin ushtarak.

Rekrutët dhe lufta në Ukrainë – çështje e ndjeshme për rusët

Dërgimi i të rinjve në luftë ka qenë gjithmonë një temë e ndjeshme në Rusi, sidomos pas luftës së parë në Çeçeni (1994–1996), ku shumë rekrutë u plagosën apo u vranë, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pavarësisht deklaratave zyrtare, në gusht 2024 Ukraina raportoi se kishte kapur disa rekrutë rusë gjatë një sulmi të befasishëm në rajonin e Kurskut, në kufi me Ukrainën.

Në vitin 2023, Rusia ndryshoi ligjin e rekrutimit, duke rritur kufirin maksimal të moshës nga 27 në 30 vjeç, për të zgjeruar bazën e mundshme të personave që mund të thirren në ushtri.

LAJM I FUNDIT/ G ruaja ρΙagos bυrrin, e godet me hekυr në kokë

Një konflikt në familje ka ndodhur të hënën në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se shtetasja D.B ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.

“Dronë hungarezë fluturuan mbi Ukrainë”, Viktor Orban sfidon Kievin: Nuk është shtet sovran, por do…

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka hedhur poshtë shqetësimet e Ukrainës për shkelje të hapësirës ajrore nga dronë hungarezë.

Gjatë një podcasti të partisë në pushtet Fidesz, Orbán komentoi me ironi incidentin e dronëve, duke deklaruar se Ukraina nuk është një shtet i pavarur.

“Le të themi që fluturuan disa metra brenda (në Ukrainë), e pastaj çfarë?”, duke shtuar më tej:

“Ukraina nuk është shtet sovran… nëse Perëndimi ndalon ndihmën financiare, ajo rrëzohet brenda ditës.”

Sipas Orbán, Kievi e ka humbur tashmë një të pestën e territorit nga Rusia, dhe mbijeton vetëm falë mbështetjes perëndimore. Ai shtoi se, megjithëse Hungaria dhe Ukraina kanë dallime, ato “nuk janë armiq”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, sidomos pas bllokadës hungareze ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm të Budapestit me Moskën në fushën e energjisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, urdhëroi një hetim për dronë të dyshuar hungarezë që sipas raporteve, kanë kaluar kufirin për të spiunuar struktura industriale.

Kryediplomati hungarez, Péter Szijjártó, reagoi ashpër, duke akuzuar Zelenskyn se është i fiksuar me urrejtjen ndaj Hungarisë.

Orbán, nga ana tjetër, minimizoi incidentin, duke deklaruar se Ukraina duhet të përqendrohet tek dronët në kufijtë lindorë, aty ku po zhvillohet lufta me Rusinë.

“Nuk do ta sulmojë askush nga këtu. Disa dronë, më shumë apo më pak, nuk janë problem real për Ukrainën”, tha ai.

“Nuk e dini kush jam unë”, Karamuço rrëfen detaje nga vrasja e biznesmenit italian: Personat që ishin me viktimën nuk..

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një panoramim të qartë të ngjarjes tragjike ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.

Ai tha se vrasja nuk ka qenë e paramenduar, por një konflikt i çastit që ndodhi pas një shkëmbimi verbal mes palëve.

Duke folur në Euronews, sipas Karamuços, ngjarja nisi në momentin kur automjeti i autorit dhe makinat që shoqëronin biznesmenin italian u shkëmbyen në rrugë.

“Automjetet e grupit të viktimës ishin të pajisura me prozhektorë nate pasi përdoren për gjueti. Në çastin e shkëmbimit, autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka reaguar me sharje.

Pas një përplasjeje verbale, ai ka kthyer makinën mbrapsht, ka parakaluar grupin dhe u ka zënë rrugën. Më pas autori ka zbritur nga automjeti, i armatosur me një pushkë gjahu me dylbi. Nuk mund të them që ishte snajper, por pushkë sportive për gjueti. Ai filloi t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte personat që ndodheshin me biznesmenin italian, madje ka deklaruar:
Nuk e dini kush jam unë, jam filani”. Megjithatë, sipas dëshmive fillestare në polici, askush nga grupi nuk e kishte njohur apo mbajtur mend emrin e përmendur. Pasi debati ka degjeneruar në përplasje fizike, autori ka hapur zjarr, duke qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, pa shënjestruar ndonjë person konkret. Një nga plumbat goditi në këmbë shtetasin italian, duke i dëmtuar aortën e femurit – plagë që i solli vdekjen.

Personat që ishin me viktimën nuk janë larguar nga vendngjarja, por kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë. Në vendngjarje janë gjetur leckë dhe rrip i vendosur për të ndaluar gjakderdhjen. Ata kanë telefonuar edhe një familjar të një ish-ministri të Brendshëm për të kërkuar ndihmën e një helikopteri, por viktima ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma mjekësore”, thotë Karamuço.

Karamuço tha se autori është larguar me një makinë të bardhë, për të cilën nuk janë mbajtur mend as targat, as të dhëna të tjera.

“Identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve të një kamere sigurie të një lokali dhe një baxhoje pranë vendngjarjes. Më pas, policia aktivizoi dronë dhe njësi të specializuara dhe arriti të lokalizonte automjetin e autorit, pushkën me dylbi dhe prova të tjera”, tha Karamuço.

Eksperti theksoi se autori nuk është çoban, por pronar i disa staneve në zonë, me banim në qytetin e Vlorës. Ai mohoi të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.

“Zona përdoret për gjueti. Nuk është sezoni i mbjelljes së kanabisit – kjo ndodh në mars. Për më tepër, personat që ishin me viktimën janë biznesmenë, jo të lidhur me aktivitet kriminal,” u shpreh ai.

Sa i takon zërave për një inskenim të mundshëm të ngjarjes nga ana e personave që ndodheshin me viktimën, Karamuço i hodhi poshtë kategorikisht. “Nuk ka asnjë të dhënë që të mbështesë këtë teori. Kjo ide përjashtohet plotësisht,” theksoi ai.

Në fund, ai kritikoi edhe mediat italiane që, sipas tij, po përpiqen të nxijnë situatën. “Unë nuk shoh asnjë paramendim. Po të donte ta vriste me qëllim, do ta godiste në pjesë të tjera të trupit, jo në këmbë,” tha Karamuço.

E trishtë! Ndërron jetë në kasollen e varfër Fredi. Kujdesej për 200 qen endacakë

Një zemër e madhe pushoi së rrahuri sot, por jehona e dashurisë së saj nuk do të shuhet kurrë.

Fredi Ademi, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një boshllëk të thellë jo vetëm për ata që e njohën, por edhe për qindra qen që ai i quante “familjen time të vetme”.

Në një kasolle të varfër në Elbasan, larg zhurmës dhe syve të botës, Fredi jetonte me mbi 200 qen endacakë – kafshë që askush nuk i deshi, por që për të ishin gjithçka. Çdo ditë i ushqente, i pastronte, u fliste me ëmbëlsi dhe i përqafonte sikur të ishin fëmijët e tij. Ai vetë nuk kishte familje, nuk kishte pasuri, nuk kishte as rrjete sociale. Kishte vetëm një zemër të madhe – ndoshta më të madhen që kjo shoqëri ka njohur ndonjëherë.

Tragjikisht, u gjet i pajetë mes qenve që i deshi pa kushte, në atë kasolle që e ktheu në strehë dashurie për të braktisurit e botës.

Lajmin e dha miku i tij, Renaldo Morava, i cili e përshkroi si një njeri të rrallë: “Nuk kërkoi kurrë asgjë për veten. Nuk u ankua. Nuk ofendoi. Dhe nuk hoqi dorë kurrë nga kafshët, pavarësisht urisë apo ftohtit.”

Fredi jetoi i harruar nga bota, por sot bota s’mund të bëjë sikur nuk e njohu. Ai nuk bëri zhurmë, nuk doli në lajme për të kërkuar ndihmë, por sot është fjala jonë që duhet të bëjë zhurmë për të.

Pas vdekjes së tij, mbi 200 qen kanë mbetur në mëshirë të fatit. Vera, bashkëpunëtorja e vetme që i qëndroi pranë deri në fund, ka nevojë për ndihmë për të vazhduar kujdesin për ta. Sepse dashuria që Fredi mbolli, nuk mund të shuhet me ikjen e tij.

Sot, ne nuk vajtojmë vetëm një humbje. Ne nderojmë një njeri të rrallë. Një shpirt që kishte kaq pak, por dha më shumë se çdokush prej nesh.

🕊 U prehsh në paqe, Fredi. Shembulli yt është një dritë në errësirën e një bote që shpesh harron ç’do të thotë të duash pa interes.

SHBA-ja po shqyrton kërkesën që të dërgojë raketa “Tomahawk” në Ukrainë, reagon ASHPËR Moska

Rusia tha sot se ushtria e saj po analizonte nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do te furnizonin Ukrainen apo jo me raketa “Tomahawk” për të sulmuar në brendësi Rusinë – një hap që zyrtarët rusë thonë se mund të shkaktojë një përshkallëzim të madh, sipas “Reuters”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha dje se Uashingtoni po shqyrtonte kërkesën e Ukrainës për të furnizuar vendin e shkatërruar nga lufta me raketa “Tomahawk”.

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe ka qenë i kujdesshëm për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë – në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Por, fakti që ai tani po e shqyrton një vendim të tillë – tregon shkallën e zhgënjimit të tij me refuzimin e presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim – gjatë takimit të tyre, në Alaskë, muajin e kaluar.

Raketat “Tomahawk” kanë një rreze veprimi prej 2,500 kilometrash – mjaftueshëm larg për të goditur Moskën dhe pjesën më të madhe të Rusisë Evropiane nëse ato lëshohen nga Ukraina.

Zelensky i ka kërkuar Uashingtonit t’ua shesë taketat “Tomahawk” vendeve evropiane – në mënyrë që ato të dërgoheshin në Ukrainë.

Sipas Kremlinit, rrezikohet një përshkallëzim nëse SHBA-ja përfshihet në lëshimin e raketave “Tomahawk” në Rusi.

“Pyetja është kjo, kush mund t’i lëshojë këto raketa? Vetëm ukrainasit mund t’i lëshojnë ato, apo duhet ta bëjnë edhe ushtarët amerikanë?”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Kush po përcakton shënjestrimin e këtyre raketave? Pala amerikane apo vetë ukrainasit?” tha Peskov, duke shtuar se nevojitej një analizë shumë e thellë.

Më herët, Rusia paralajmëroi se Rusia kishte të drejtën për të sulmuar postet ushtarake në vendet – që lejojnë Ukrainën të përdorë raketat e tyre – për të goditur Rusinë.

‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes.

Nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë.

Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë mes fshatrave Nivicë-Bolen po udhëtonte me makinën e tij, kur u shkëmbye me Bracin dhe kanë debatuar ashpër për dritat e gjata.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.

Ai e ka ndjekur Bracin dhe miqtë e tij nga pas dhe i ka parakaluar. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar defekt dhe ai bashkë me shokët ka mbetur në mes të rrugës.

Braçi ka telefonuar babain e tij Eqeremin dhe i ka kërkuar që të shkonte t’i merrte. Eqerem Braçi sipas hetuesve është nisur me makinën e tij, ndërsa biznesmeni Italian Sarchi është nisur me automjetin e tij.

Kur ata janë afruar tek makina që kishte defekt, në drejtim të tyre është qëlluar me armë. Nga plumbat janë dëmtuar gomat e makinës, ndërsa italiani ka marrë vetëm një plumb.

Në vazhdim për më shumë se 15 minuta, Sulcaj ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke mos iu dhënë asnjë mundësi të lëviznin. Më pas Sulcaj është larguar me makinën e tij dhe një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, ka fshehur automjetin dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit.

Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.

Ndërsa në banesën e Kamber Sulçaj në Mesaplik, u gjetën dhe sekuestruan 2.5 milion lekë dy kasaforta të mbyllura dhe armë gjahu. Sulcaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, ndërsa vion aksioni për kapjen e tij.