Policia greke s’e gjen, por shqiptari del në media flet për arratinë nga burgu: Më pritën! E bëra për familjen time

Ka kaluar një javë që kur 27-vjeçari shqiptar u arratis nga burgu i Kasandrës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij vazhdojnë. 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla ishte dënuar për lehtësim të transportit të emigrantëve të paligjshëm dhe mbahej në burgun rural.

Ishte pak pas orës 11:00 të mëngjesit të së enjtes së kaluar, më 18 shtator 2025, kur 27-vjeçari arriti të arratisej nga burgu ndërsa punonte në një magazinë dhe u zhduk. Një ditë më vonë, një burrë i panjohur arriti të futej me forcë në një dhomë hoteli në zonën Kypsa të Kasandrës në Halkidiki dhe sulmoi një grua 20-vjeçare ukrainase që qëndronte atje, e plagosi në këmbë me thikë dhe u zhduk pasi i mori 2,000 euro dhe telefonin celular.

Policia i tregoi vajzës foto të të arratisurit 27-vjeçar dhe ajo dëshmoi se e njihte fytyrën e burrit që e plagosi, por theksoi se nuk ishte 100% e sigurt. Pak më shumë se 24 orë më vonë, u zbulua se gjurmët e gishtërinjve të gjetura në dhomën e 20-vjeçares nuk i përkisnin të arratisurit 27-vjeçar. Ato duket se i përkasin një personi të paidentifikuar dhe hetimet po zhvillohen për të zbuluar identitetin e tij.

“U largova nga burgu sepse kisha probleme me fëmijën tim”

Newsit.gr arriti të gjejë vendndodhjen e 27-vjeçarit të arratisur. Ylli Shkalla refuzoi të zbulonte vendndodhjen dhe përshkruan momentin e arratisjes së tij.

“U largova nga burgu sepse kohët e fundit pata disa probleme me familjen dhe fëmijën tim dhe më duhej t’i zgjidhja. Isha i mërzitur, doja t’i shihja. Çdo person për familjen e tij mund ta bënte këtë. U largova nga burgu dhe që andej erdhën dhe më morën. U largova menjëherë nga zona. Nuk qëndrova”, tha ai midis të tjerash.

27-vjeçari deklaron se nuk është në asnjë mënyrë ai që e plagosi 20-vjeçaren ukrainase dhe thekson: “Kur ndodhi incidenti me vajzën, unë nuk isha as në Halkidiki. Pastaj mësova se po thoshin se kisha kryer një grabitje, por unë vetë nuk isha as atje. Është pak e çuditshme të dëgjosh diçka të tillë. Më mërziti sepse kam qenë në Greqi për shumë vite dhe nuk kam bërë gjëra të tilla. Kam familje, fëmijë. Pse do të qëndroja dhe do ta bëja këtë?”

“I kisha rregulluar të gjitha për t’u larguar. Një shofer erdhi dhe më mori. Më vjen shumë keq, ndihem keq sepse mbi të gjitha nuk mund ta kuptoj se si doli e gjithë kjo që e bëra unë dhe në fund dolën dhe thanë se kishin gabuar. Në Greqinë Veriore ku jetoja, të gjithë më njohin. Nuk do të ishte kurrë e mundur që unë të shkoja dhe të vrisja. Kam shumë peshë. Dua që e gjithë bota ta dijë se nuk kam ngacmuar kurrë asnjë vajzë”, përfundon ai. /Piranjat.al/

Liverpool e mban fjalën, e konfirmon trajneri Slot: Familja e Diogo Jotës është paguar deri në fundin e kontratës!

Klubi i Liverpool-it ka nderuar Diogo Jotën në mënyrën më dinjitoze të mundshme, duke i dhënë familjes së tij të gjithë shumën e mbetur të kontratës, prej 14.5 milionë paundësh, pas vdekjes tragjike të futbollistit.

Jota, i cili ndodhej në kulmin e karrierës, humbi jetën në një aksident automobilistik në korrik, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva. Ai la pas bashkëshorten, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Kontrata do të respektohet deri në fund – një veprim që nuk është “normë” në futboll

Futbollisti portugez kishte një pagë javore rreth 140,000 paund dhe dy vite të mbetura nga kontrata që do të përfundonte në vitin 2027. Megjithatë, pronarët e klubit, Fenway Sports Group (FSG), vendosën ta nderojnë marrëveshjen deri në fund.

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e quajti këtë vendim të jashtëzakonshëm: “Ndoshta njerëzit mendojnë se kjo është normale, por nuk është e zakonshme në botën e futbollit.

Pronarët shpesh kritikohen, si trajnerët, por mënyra si e kanë menaxhuar këtë situatë është e jashtëzakonshme.

I kanë dhënë gruas dhe fëmijëve të Jotës të gjithë shumën e kontratës,” u shpreh Slot për TNT Sports.

Në vazhdën e tragjedisë, Liverpool ndërmori një valë të madhe blerjesh, duke shpenzuar rreth 426 milionë paund, përfshirë afrimin e sulmuesve Hugo Ekitike dhe Alexander Isak, në një merkato që u ndikua drejtpërdrejt nga nevoja për të zëvendësuar Jotën.

Slot përshkroi emocione të forta gjatë javëve të zisë: “Dhimbja që përjetoi qyteti, mënyra si reaguan tifozët, lulet, memorialet – ishte e pabesueshme.

Ka momente kur mendoj: ‘Si ndihen tani gruaja dhe fëmijët e tij?’.”

Në një veprim simbolik, klubi ka tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që mbante Jota, ndërsa kryetari i klubit, Tom Werner, e përshkroi futbollistin si një njeri të jashtëzakonshëm: “Nuk ishte i dashur vetëm sepse shënonte gola – ishte i dashur sepse ishte sinqerisht një njeri i mirë.”

Përtej rivalitetit sportiv, edhe lojtarët e Chelsea-t dhuruan një pjesë të madhe të shpërblimit prej 11.4 milionë paundësh nga Kupa e Botës për Klube, në ndihmë të familjes së Diogo Jotës – një akt solidariteti që preku opinionin publik dhe botën e futbollit.

“Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj”/ Sherr pas koncertit në Athinë, plagosen me 3 shqiptarë

Një festival i Kretës në Metamorfosi të Athinës, përfundoi në një përleshje të përgjakshme të shtunën në mëngjes, me katër persona të plagosur, përfshirë tre shqiptarë dhe një grek nga Kreta që u përpoq të ndante sherrin.

Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou, në një aktivitet të Shoqatës së Kretasve të Metamorfosit. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë për një çështje të parëndësishme. “Pse po më shikoni, largohuni që të kaloj” ishte fillimi i përballjes, e cila shpejt u përshkallëzua në një përleshje të egër me thika. Tensioni u përshkallëzua dhe debati u zhvillua në një përleshje të egër midis 20 personave me thika, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.

Katër persona u plagosën në incident dhe u dërguan në spital. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, 26 dhe 25 vjec, me lëndime të rënda në gjoks, brinjë dhe sqetull, një grek, i lindur në vitin 2000, me një plagë nga një objekt i mprehtë në shpinë, i cili u godit kur hyri në përleshje për t’i ndarë dhe një tjetër shqiptar 25-vjecar, me lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha nxjerr videon: Autori, nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një qytetar, sipas të cilit autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë është nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe mik i deputetit të zonës, Tërmet Peçi. Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë.

Statusi i Berishës

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit

Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri

Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

📩 Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.

Krizë mes çiftit? Roza Lati dhe Xhonatani i japin fund romancës pas disa muajsh lidhje, detajet që nxitën dyshimet për fundin e marrëdhënies së tyre

Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë. Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.

roza lati xhonatan islami

Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in. Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre. Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.

Roza Lati (3)

Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër. Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje.

rozaa

Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar, për 3 muaj me radhë. Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin. Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëritjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka heksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

Roza Lati (2)

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëritjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, – u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, – tha Roza.

E papritur! Zbulohet ish-zyrtari demokrat që do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës

Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë nga kampi opozitar, të cilët kohët e fundit janë në negociata për të zgjedhur emrin që do të rivalizojë Ogerta Manastirliu.

Gjatë intervistës në një emision televiziv, Kadilli tha se opozitës i duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri.

“Do isha i nderuar të kisha përgjegjësinë e një sfide të tillë për Tiranën. Por kjo si çdo gjë ka një por. A ka një bashkim të vërtetë? A ka një reflektim të vërtetë? A do heqim dorë nga strategjitë dhe makinacionet për të fshehur të vërtetën dhe për të kontribuar të gjithë? A do arrijmë të bashkojmë të gjithë spektrin opozitar? Nëse këto janë të mundshme, unë do isha i nderuar të kisha një sfidë të tillë. Por nuk është fjala për mua. Është fjala për të gjetur një projekt politik përbashkues. Dhe këtu kam parasysh njerëz që kanë vullnetin të kuptojnë. Ne kemi një PD në degradim në opozitë, kemi disa parti që më saktë janë kryetarë pa parti, kemi edhe një lëvizje radikale majtas, puritane në dukje, që ka ardhur në ngjitje. Dhe sfida e tyre është strategji efektive për ta, për të marrë vota maksimalisht. Dhe ku qëndron avantazhi i tyre? Duhen njerëz që kanë shfaqur identitet të fortë, që kanë shfaqur pavarësi nga lideri dhe ndershmëri”, tha mes të tjerash Kadilli.

Partia Demokratike ka nisur punën për gjetjen e një kandidati konsensual për zgjedhjet e pjesshme që pritet të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës. Grupi negociator i mandatuar nga Sali Berisha ditën e sotme nisiun takimet me aleatët dhe më tej me partitë e tjera për të arritur në konsensus për emrin e kandidatit opozitar.

Grupi i PD i kryesuar nga Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti sot në mesdite kanë takuar kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.

Kurse ditën e diel priten takime me drejtuesit e Partisë së Lirisë dhe me forcat e tjera aleate. Ndërkohë që javën e ardhshme takime do të shtrihen edhe me figurat e reja politike, si: Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin të cilët në zgjedhjet e “11 majit” morën një sasi votash të konsiderueshme nga elektorati gri.

Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

Sot iu dha lamtumira e fundit vëllait 15 vjecar të artistit Gjesti.

Ndarja e tij nga jeta ndodhi pas aksidentit te rende rrugor ne Kosove diten e djeshme.

Në varrim morën pjesë fytyra të ndryshme publike, në mesin e tyre edhe Egli Tako.

Ish banorja eshte pare duke marre pjese ne ceremoni dhe duke ngushelluar Gjestin ne kete moment te veshtire.

Raporti i DASH “shkund” Ramën: Shqipëria peng i bandave dhe korrupsionit politik

Alarm nga SHBA për Shqipërinë: Korrupsion, pastrim parash dhe grabitje pronash me ndihmën e gjykatave

Qeveria e kryeministrit Rama vijon të marrë shuplaka nga SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2025 për klimën e investimeve dhe korrupsioni me pastrimin e parave shihen si problematikat më të mëdha.

Sipas raportit, paraja informale, kryesisht nga trafiku i drogës ka prishur balancat në treg.

Problemet që rendit DASH janë: korrupsioni në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike; konkurrencë e padrejtë dhe e shtrembëruar; një ekonomi e madhe informale; pastrim parash; ndryshime të shpeshta në legjislacionin fiskal; të drejtat pronësore dhe zbatim i dobët i kontratave.

“Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale”, thuhet në raport.

Më tej problem shihet korrupsioni. Edhe pse Rama pretendon të godasë korrupsionin me tenderët përmes Diellës, për DASH, ky sektor është ndër më problematikët.
“Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet më tej.

Në raport theksohet se të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Sipas tij, ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur.

Pjesë nga raporti

Investimet e huaja direkte nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë një pjesë të vogël, por në rritje. Në fund të vitit 2024, investimet e huaja direkte në stokun e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, sipas Bankës së Shqipërisë, arritën në 382 milionë dollarë, nga 300 milionë dollarë në fund të vitit 2023 (të dhëna të qeverisë shqiptare).

Shqipëria ka potencial të gjerë ekonomik, një kuadër të shëndoshë ligjor dhe ka përparuar në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Rezultati i Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International u përmirësua nga 37 në 42 nga 100 në vitin 2024. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të:

-korrupsioni në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike;
-konkurrencë e padrejtë dhe e shtrembëruar,
-një ekonomi e madhe informale,
-pastrim parash;
-ndryshime të shpeshta në legjislacionin fiskal;
-të drejtat pronësore; dhe
-zbatim i dobët i kontratave.

Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka deklaruar qëllimin e saj për të adresuar këtë problem, por progresi ka qenë i kufizuar.

Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale (ZPS) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI), të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është duke vazhduar, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend.

Zbatimi i reformës gjyqësore që filloi në vitin 2016 përfshinte verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan verifikimit janë shkarkuar nga puna për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur verifikimin. Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, BE pret që Shqipëria të intensifikojë hetimet e rasteve të profilit të lartë, të krijojë një historik të padive për raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, dhe të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Komuniteti i biznesit vlerëson progresin e reformës në drejtësi në luftën kundër korrupsionit dhe në dhënien fund të pandëshkueshmërisë, por shpreh shqetësime se vendet e lira të krijuara në gjyqësor kanë ngadalësuar gjykimin e çështjeve, duke krijuar një numër të madh çështjesh të prapambetura në gjykata, veçanërisht në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative të Apelit.

Investitorët në Shqipëri kanë të drejtë për mbrojtje gjyqësore të të drejtave ligjore që lidhen me investimet e tyre. Investitorët e huaj kanë të drejtë të paraqesin mosmarrëveshjet në një gjykatë shqiptare. Përveç kësaj, palët në një mosmarrëveshje mund të bien dakord për arbitrazh. Shumë investitorë të huaj ankohen se korrupsioni gjyqësor dhe procedurat joefikase gjyqësore dëmtojnë mbrojtjen gjyqësore në Shqipëri dhe kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Mund të jetë e dobishme për investitorët amerikanë të marrin në konsideratë përfshirjen e klauzolave ​​detyruese të arbitrazhit ndërkombëtar në çdo marrëveshje me homologët shqiptarë.

Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe pengojnë investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar.

Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse është e vështirë të merret një titull i qartë pronësie. Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm pronësie mbi tokën. Titujt e pronësisë që mbivendosen janë të përhapur. Procesi i kompensimit për tokën e konfiskuar nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i vështirë, joefikas dhe i pamjaftueshëm. Qeveria ka deklaruar qëllimin e saj për të adresuar këtë problem, por progresi ka qenë i kufizuar.

Për të adresuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi ndryshime të gjera kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Zyrën e Prokurorisë Speciale (ZPS) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (NBI), të cilat janë pjesë e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Reforma gjyqësore mbështetet fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, dhe zbatimi është duke vazhduar, me shpresën se suksesi i saj përfundimisht do të përmirësojë klimën e investimeve në vend.

Zbatimi i reformës gjyqësore që filloi në vitin 2016 përfshinte verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan verifikimit janë shkarkuar nga puna për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar, ose kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur verifikimin. Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, BE pret që Shqipëria të intensifikojë hetimet e rasteve të profilit të lartë, të krijojë një historik të padive për raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të parave, dhe të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale. Komuniteti i biznesit vlerëson progresin e reformës në drejtësi në luftën kundër korrupsionit dhe në dhënien fund të pandëshkueshmërisë, por shpreh shqetësime se vendet e lira të krijuara në gjyqësor kanë ngadalësuar gjykimin e çështjeve, duke krijuar një numër të madh çështjesh të prapambetura në gjykata, veçanërisht në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Administrative të Apelit.

“Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron, prek kryesisht…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për një emision televiziv, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante.

Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.

“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët.

Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”.

Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.

“Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.

Arrinin fitime deri në 8 milionë euro, shkatërrohet organizata e drogës në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë! Sekuestrohen mbi 1 ton kanabis dhe armë

Një organizatë e mirëstrukturuar kriminale, e specializuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, u godit nga autoritetet greke në një operacion me “FBI-në” greke, që çoi në arrestimin e pesë shqiptarëve, të moshave 73, 39, 36, 35 dhe 34 vjeç.

Sipas mediave greke, organizata kishte arritur të gjenerojë të ardhura mbi 8 milionë euro, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar me role të qarta dhe logjistikë të plotë.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr një shtetas shqiptar, mes të arrestuarve, i cili është i njohur për autoritetet greke që prej vitit 2012.

Mediat greke shkruajnë se ai kishte hyrë me armë në një banesë në zonën e Nea Erithraia (në Athinë), ku kishte mbajtur peng pronarët e shtëpisë. Në përplasjen me policinë, kishte qëlluar me armë dhe kishte plagosur rëndë një efektiv të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Pas një dekade, duket se ka “ndryshuar fushë”, duke kaluar në veprimtari të trafikut të drogës.

Gjatë operacionit policor, autoritetet kanë sekuestruar: 1.640 bimë kanabisi në rritje, 1 ton dhe 161 kg kanabis të papërpunuar, gati për trafikim. Pajisje për kultivim, peshore elektronike, automjete dhe arsenal armësh, përfshirë: një pushkë automatike, dy pistoleta, një granatë dore dhe 134 fishekë.

Në krye të organizatës qëndronte një 39-vjeçar, i cili kishte përgjegjësinë për koordinimin e aktiviteteve të grupit, menaxhimin e kultivimit dhe shpërndarjes së drogës dhe komunikimin me klientët dhe mbledhjen e fitimeve.

Krah tij, si zëvendës, vepronte një 36-vjeçar që mbikëqyrte plantacionin, siguronte mjetet, furnizimet dhe ushqimet për “punëtorët” e angazhuar në terren.

Anëtarët e tjerë kishin role të ndryshme, përfshirë gjetjen dhe sigurimin e vendeve për fshehjen e drogës dhe parave, transportin e liderit të grupit në mënyrë të sigurt, fshehjen e pajisjeve të komunikimit për të shmangur përgjimet

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar të drogës, armëmbajtje pa leje dhe qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Dosja është dorëzuar në Prokurorinë përkatëse greke, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe për të bërë bilancin e plotë ekonomik dhe kriminal të organizatës.