Presidenti polak shokon botën me deklaratën e fortë: Putin do të sulmojë …

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

“Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki. Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.“Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.

“Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.

Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë. Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë. Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.

“Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit”, tha Stubb.

Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./REL

Ish-prokurori Eugen Beci: Me këtë kod, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të ketë frikë…

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka shprehur rezerva mbi Kodin e Ri Penal, në emisionin Log, në News24.

Ai theksoi se Kodi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për qytetarët, përndryshe rrezikohet cenimi i të drejtave të tyre. Beci kritikoi faktin që shumë sjellje të zakonshme kriminalizohen, duke shtuar se “çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo”.

Sipas tij, fokusi duhet të kishte qenë te krimet moderne, si ato kibernetike.

“Kodet kanë një parim, duhet të shkruhen në mënyrë të saktë. A do të duhet të lexojmë dhe ta kuptojmë. Nëse nuk e kupton, i bie që ti nuk kupton se cila sjellje të çon në burg. Grupi i punës duhet që ta krijonte Ministria e Drejtësisë. Veprat duhet të ishin të qarta, të sakta dhe të kuptueshme.

Fokusi duhet të ishte te veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike. Nuk mund të dënohet me burg një noter a avokat, sepse përcakton tarifë të paarsyeshme. Shteti ndërhyn në treg. Me këtë Kod Penal, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë, duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo. Shpërdorimi i detyrës të riformulohet dhe objekti të jetë jo vetëm shpërdorimi i fondeve publike, por të përcaktohet më qartë ku është bërë shpërdorimi”, tha Beci.

Ditën lavazhier makinash, natën në ‘shtëpi bari’, shqiptari tradhëtohet nga…furça e dhëmbëve

Policia angleze përdori një furçë dhëmbësh për bërë lidhjen midis një punëtor shqiptar të një lavazhi me një shtëpi kanabisi në një fshat në Norfolk, të cilën ai po ndihmonte ta drejtonte.

Meardo Kokomani u kap në një makinë pranë fermës së drogës, në një pronë në Terrington St John, pasi ajo u bastis nga oficerët e policisë.

Gjykata e Kurorës së Norwich u informua se policia gjeti një furçë dhëmbësh në vend, e cila, kur u ekzaminua nga mjeko-ligjorët, tregoi qartë se 32-vjeçari shqiptar po qëndronte në atë adresë.

Richard Paterson, prokuror, tha se vetëm dy bimë u gjetën në pronë, megjithëse kishte edhe 110 fidanë të tjerë, si dhe pajisje hidroponike të përdorura për t’i kultivuar ato.

Prokurori tha se puna “sapo kishte filluar” në kohën kur u bastis në qershor 2023. Kokomani u gjet gjithashtu me 605 paund para “cash”.

I pandehuri, me banim në Kembrixh, u paraqit në gjykatë të martën pasi më parë pranoi prodhimin e kanabisit më 9 qershor 2023.

Kokomani, i cili ndodhej ligjërisht në vend dhe punonte në një lavazh makinash. Gjyqtari Shaw vendosi një urdhër dyvjeçar për punë në komunitet.

Kokomani duhet të kryejë 80 orë punë të papaguar si pjesë e urdhrit.

E rëndë në këtë shtet Protestuesit bllokojnë shtëpinë e ish-kryeministrit dhe i vendosin f|akën, d▪︎gjet e gj▪︎ΙΙë gruaja e tij

Mes protestave të dhunshme në Nepal, gruaja e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal, Rajyalaxmi Chitrakar, ka ndërruar jetë tragjikisht mes flakëve pasi shtëpia e tyre u dogj nga protestuesit ditën e sotme.

Sipas një raporti nga media nepaleze, incidenti ndodhi jashtë rezidencës së ish-kryeministrit dhe gruas së tij në Dallu. Protestuesit bllokuan bashkëshorten e ish-kryeministrit dhe i vunë flakën shtëpisë.

Gruaja e tij u shpëtua nga zjarri më vonë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Kirtipur në gjendje kritike por ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve e marra.

Rajyalaxmi Chitrakar është ndër viktimat që u vranë gjatë protestës së Gjeneratës Z në Nepal, e cila u bë e dhunshme pasi forcat e sigurisë vranë 19 të rinj të hënën dhe plagosën 500 të tjerë.

Mes dhunës së vazhdueshme në Nepal, protestuesit të martën i vunë flakën ndërtesave kryesore në Nepal, përfshirë Parlamentin dhe zyrën e Presidentit.

Zjarre dhe vandalizëm u raportuan gjithashtu në Singha Durbar, Parlamentin Federal, Gjykatën Supreme, Gjykatën Speciale, disa gjykata rrethi, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, zyrat e të ardhurave nga toka dhe shtëpitë e zyrat e figurave të larta politike.

Orë para dorëheqjes së Kryeministrit KP Sharma Oli të martën, protestuesit i vunë flakën shtëpisë private të udhëheqësit nepalez në Balkot dhe sulmuan pronat e Presidentit Ramchandra Paudel, ish-kryeministrit Pushpa Kamal Dahal, ministrit të Komunikimit Prithvi Subba Gurung, ish-ministrit të brendshëm Ramesh Lekhak dhe ish-kryeministrit Sher Bahadur Deuba.

E papritur/ Ministrja e re e Shëndetësisë, humb ndjenjat gjatë konferencës, godet kokën në podium (Video)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Suedi, vetëm pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann.

Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium.

Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur. Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.

Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.

“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë. Pak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.

Edhe pse nuk u raportua për lëndime serioze, nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor. Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.

Habit gazetarja: Hëngra drekë në paraburgim, peshk dhe verë “gold” cilësi e parë!

Pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u helmua në burg teksa po konsumonte karkaleca, një tjetër deklaratë kontraverse ka ardhur nga gazetarja e kronikës së zezë, Anduena Llabani.

Gazetarja ka deklaruar se nuk është as hera e parë e as e fundit që dikush helmohet në burg me karkaleca pasi jashtë familjarët u pajtojnë restorante të caktuara që gatuajnë produkte deti dhe ua dërgojnë të paketuara.

“Përjashto këtu zotin Meta, që pranon të hajë vetëm nga një dorë”-deklaroi Llabani, duke nënkuptuar frikën e ish-presidentit për tentativa helmimi pas hekurave.

Produktet e detit duhet t’u serviren pa hala të burgosurve, pasi në të kundërt, në rast se qëllon se mund të mbyten, përgjegjësia i mbetet burgut.

Ajo tha se ka drekuar në paraburgim dhe i janë servirur produkte deti dhe verë gold, që është shumë e shtrenjtë.

“Unë personalisht e kam ngrënë një drekë me një të paraburgosur në një nga burgjet shqiptare për një intervistë, drekë peshku madje.

Të ftohta, ishin të pastruara. Dhe meqë kishte shkuar vakt dreke, erdhi ushqimi, u gjenda aty dhe u ushqeva dhe unë me të. Kishte verë. Vera ishte kështu madje… speciale, gold. Verë për t’u eksportuar. Verë e cilësisë më të mirë.”

Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma.

Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg:

“Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg.”

Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

“Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur.”, tha ai.Pyetjes nëse kanë në plan për kurorëzim, Salianji iu përgjigj: “Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik.”, tha Salianji.

“Anija amfib” kryesore e ushtrisë amerikane ankorohet në Shqipëri

Nje prej anijeve kryesore te ushtrise amerikane eshte ankoruar ne Shqiperi.

Njoftimin e dha ambasada amerikane ne Tirane:

“MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano.

Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan ambasada ne faqen zyrtare.

Cfare eshte anija ne fjale?

USS Mount Whitney është një nga dy anijet komanduese amfibe të klasës Blue Ridge të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe është anija kryesore dhe komanduese e Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara.

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP.

E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi publikisht lajmet për shtatzëni brenda Ferma VIP.

Ish-fermerja e cilësoi daljen pas fermës si një fazë me shumë emocione të larta.

Pjesë nga biseda:

Alba Pollozhani: Sa i përket shtatzënisë, nuk e di pse doli një lajm i tillë. Nëse do ishte e vërtetë, unë do ta kisha pranuar sepse unë nuk mund të bëhem një njeri që mohoj diçka të bukur.

Gazetarja: Ti nuk e pohoje, por as nuk e mohoje, diçka lije që të nënkuptohej.

Alba Pollozhani: Ka qenë një fazë me shumë emocione të larta. Dhe nuk ka qenë fokusi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve që më vinin. Se ishte një fazë që del nga kufizimi. Dhe ti realisht sado i fortë të jesh, je konfuz me çdo gjë që ndodh përjashta.

Sulmi izraelit, Katari hedh poshtë pretendimet e SHBA: Nuk u lajmëruam paraprakisht

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, deklaroi se Katari nuk kishte marrë asnjë njoftim paraprak për sulmin izraelit që u zhvillua në Doha.

Ai tha se informacioni nga një zyrtar amerikan arriti vetëm gjatë momentit të shpërthimeve, duke e bërë komunikimin shumë të vështirë.

Kjo bie ndesh me deklaratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë, e cila kishte konfirmuar se administrata amerikane kishte informuar Katarin për operacionin para nisjes së tij.

Në një komunikatë të fundit, u theksua se ish-presidenti Trump kishte urdhëruar menjëherë dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, që ta njoftonte Katarin për sulmin, gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë u bë.

Situata mbetet e tensionuar ndërmjet palëve, ndërsa mosmarrëveshjet për transparencën e këtij operacioni ushtarak theksojnë tensionet në rajon.