Tragjedi në autostradë/ Furgoni përplasje fatale me një kamion, humbin jetën pesë persona, policia mbyll aksin

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Maribor – Lubjanë të Sllovenisë. Mësohet se nga aksidenti pesë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Siç raportohet një furgon me shtetas të huaj përplasi një kamion të ndaluar në kolonë, duke shkaktuar këtë tragjedi. Aksidenti ndodhi pak para orës 10:30 pranë daljes Slovenske Konjice.

Për shkak të ngjarjes, autostrada është mbyllur plotësisht në drejtim të Lubjanës, ndërsa janë krijuar kolona edhe në drejtim të Mariborit. Policia vendase ka thënë se do të japë më shumë informacion në një konferencë për shtyp në orët e pasdites.

Tërmet me magnitudë 8.8 ballë në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin! Evakuime në Japoni dhe SHBA

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i fuqishmi në këtë rajon në gati 73 vite, është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën detare pranë gadishullit rus Kamchatka, duke shkaktuar cunam në pjesë të Rusisë dhe Japonisë. Autoritetet kanë lëshuar alarme emergjente për banorët e shumicës së vendeve që lagen nga Oqeani Paqësor

Sipas Ministrisë ruse për Menaxhimin e Emergjencave, qyteti Severo-Kurilsk, që ndodhet në pjesën veriore të arkipelagut të Ishujve Kurile, është përmbytur nga uji. Pamje të shpërndara në rrjete sociale tregojnë ujë të furishëm që përshkon rrugët dhe depërton në ndërtesa të këtij qyteti me rreth 2.000 banorë, të cilët janë evakuuar urgjentisht.

Nga Japonia, transmetimet e drejtpërdrejta televizive treguan banorë që largoheshin drejt zonave më të larta, me automjete ose në këmbë, veçanërisht në ishullin verior Hokkaido, ku u shënua një valë e parë cunami me lartësi rreth 30 cm. Eyewitness footage shows tsunami waves crashing onto the coastal town of Severo-Kurilsk in Russia’s Sakhalin region following an earthquake in Kamchatka.

.#WIONUncut #Russia #Tsunami #TsunamiWARNING pic.twitter.com/eAglrfBlJB

— WION (@WIONews) July 30, 2025

Po ashtu, evakuime ka pasur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Guvernatori i Havait, Josh Green, u ka kërkuar njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami. Sipas Institutit Amerikan të Studimeve Gjeofizike, tërmeti u regjistrua në orën 01:35 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 20.7 kilometrash, rreth 126 kilometra larg nga qyteti kryesor i rajonit të Kamchatka, në skajin më lindor të Rusisë. Fillimisht tërmeti u raportua si 8.0 ballë, më pas u përmirësua në 8.7 dhe përfundimisht në 8.8 ballë. Sipas Akademisë së Shkencave të Rusisë, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në këtë zonë që prej vitit 1952.

30 korrik/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 30 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.5 lekë dhe shitet me 84.8 lekë.

Euro blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 111.3 lekë dhe shitet me 112.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62.1 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Njerëz që dalin të tmerruar nga banesat/ Publikohen pamjet e tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Paralajmërime për cunami në Japoni dhe SHBA

Janë publikuar pamjet nga momenti kur një tërmet i fuqishëm godet rajonin e Kamchatka në Rusi. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, ai ka shkaktuar panik dhe evakuime masive.

Tërmeti me magnitudë 8.8 u regjistrua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në zonat përreth.

Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuime.

Sipas ministrit rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunami me lartësi nga 3 deri në 4 metra.

“Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Pamjet bëhen virale/ Mjekët nuk dorëzohen, por vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Momenti kur “shtrëngojnë” pacientin të shtrirë në krevat

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku pavarësisht lëkundjeve të forta sizmike, stafi mjekësor vendosi të mos largohej nga salla e operacionit për të mos rrezikuar jetën e pacientit.

Sipas raportimeve lokale, mjekët që po kryenin operacionin nuk e ndërprenë asnjë moment procedurën, madje ata shihen duke e mbajtur pacientin që të mos lëvizte nga krevati.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe kolegë të mjekëve i kanë quajtur ata “heronj të vërtetë”.

EMRAT/ Aksidenti me υdekje në Borsh, humbin jetën burrë e grua, plagosen dy të tjerë, pamje nga përplasja e furgonit me makinën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të Borshit.

Aksidenti ne BorshBurime bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij.

Policia po punon për identifikimin e pasagjeres.

Aksidenti në BorshGjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i makinës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Në vendngjarje ndodhen forca te shumta policie.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Borsh/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ρër Ieshje mes të rinjve shqiptarë dhe grekë në Athinë, ρΙagosen me th. ikë tre persona, dy në pranga

Një përleshje e përgjakshme mes pesë personash është regjistruar mbrëmë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Hymettus.

Sipad mediave greke përpleshja ka ndodhur pas një sherri në një dyqan mes të rinjve shqiptarë dhe grekë. Nuk dihet arsyet që sollën këtë përleshje por situata agravoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Njëri prej të rinjve nxori një thikë dhe filloi të godiste të tjerët. Nga përleshja janë plagosur tre personave mes tyre edhe një shqiptar.

Ata janë shtruar në spitalin “George Gennimatas”. Të palgosurit janë dy grekë të moshës 18 dhe 20 vjeç dhe një shqiptar 30-vjeçar.

20-vjeçari u plagos në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia ka vënë në pranga dy persona, konkretisht një shqiptar 18-vjeçar dhe një grek 17-vjeçar.

Gjendet një person i plagosur rëndë poshtë urës së Maliqit, në aksin Korçë-Pogradec

Një person është gjetur pasditen e sotme në gjendje të rëndë shëndetësore poshtë urës së Maliqit, përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë familjarët ata që kanë raportuar humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre që prej mbrëmjes së kaluar. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe paralelisht janë përfshirë edhe vetë në kërkimet në terren.

Rreth orës 15:30, në bashkëpunim me forcat policore, personi është lokalizuar poshtë urës, me shenja jete, por në gjendje të rëndë fizike. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku aktualisht po i jepet ndihma mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari reagon dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Ndërkohë, forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar rrethanat që çuan në këtë incident.

Vrau efektivin e policisë, dënohet me burgim përjetshëm Azgan Mërnica

Azgan Mërnica do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

Është ky vendimi i dhënë këtë të mërkurë nga gjykata e Fierit për 24-vjeçarin, i cili një vit më parë i mori jetën efektivit të policisë, Novruz Cenalia.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.

24-vjeçari u gjykua për akuzat e vrasjes së punonjësit të policisë, e cila parashikon edhe dënimin maksimal, armëmbajtje pa leje si edhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Sipas Prokurorisë së Fierit, që lexoi më 10 korrik pretencën, konflikti që çoi në përdorimin e armës nisi pasi polici i “Shqiponjave” ndaloi Mërnicën për t’i tërhequr vëmendjen pse ishte futur në kthesë me shpejtësi.

Ai ndaloi më pas mjetin e tij, iu afrua efektivit të policisë, i cili ishte i veshur me uniformën e punës dhe ishte i identifikueshëm si pjesë e strukturës së policisë, dhe e qëlloi në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe vetëm pas 3 ditësh kërkime, pas negociatave të policisë dhe familjarëve të tij, pranoi të vetëdorëzohej.

‘Mos iu afroni bregdetit!’, paralajmërime të reja nga shkencëtarët rusë: Toka nuk është…

Shkencëtarët besojnë se mund të ndodhin lëkundje të mëvonshme deri në 7.5 ballë në shkallën Rihter, si dhe një cunami në afërsi të Gjirit Avachinsky, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme për Territorin e Kamçatkës, pas një takimi të Këshillit të Ekspertëve Rus për Parashikimin e Tërmeteve, Vlerësimin e Rrezikut Sizmik dhe Rrezikun e Rreziqeve Sizmike dhe Vullkanike në rajon.

“Në lidhje me ngjarjen e fundit sizmike, u mblodh një takim i jashtëzakonshëm i degës së Kamchatka-s të Këshillit Rus të Ekspertëve për Parashikimin e Tërmeteve, Vlerësimin e Rrezikut Sizmik dhe Rrezikun e Rreziqeve Sizmike dhe Vullkanike në Rajonin e Kamchatka-s.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se në të ardhmen e afërt priten lëkundje të mëvonshme me magnitudë deri në 7.5 me një intensitet deri në gjashtë pikë në rrethin e qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky dhe cunami të rrezikshëm të shkaktuar prej tyre në gjiret bregdetare Avachinsky”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Situatave të Emergjencave sqaroi se nuk pritet rritje e sizmicitetit në zonën e Gjirit të Avaçinës, duke pasur parasysh magnitudën e madhe të tërmetit kryesor dhe një seri pasgoditjesh, raporton Tass.

Administrata kryesore e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rajonit Kamchatka nuk rekomandon vizitën e rajoneve të vendosura përgjatë ujërave të Gjirit Avachinsky dhe Oqeanit Paqësor.

“Ekipet e shpëtimit këshillojnë fuqimisht që të mos vizitohen zonat pranë ujërave të Gjirit Avacina dhe Oqeanit Paqësor në të ardhmen e afërt, veçanërisht vendet e preferuara si Plazhi Halaktirska, Gjiri Angličanka, Liqeni Prilivnoje dhe vija bregdetare e shpateve të Nikoljska Brda”, sipas deklaratës së Administratës të publikuar në kanalin Telegram.

Në Kamçatka është shpallur gjendje alarmi e lartë. Gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Distriktin Kuril Verior të Oblastit Sakhalin, ku ndodhën edhe tërmeti dhe cunami.

Një tërmet me magnitudë 8.7 ballë të shkallës Rihter ndodhi herët këtë mëngjes në brigjet e Kamçatkës, tërmeti më i fortë në rajon që nga viti 1952.