“A e do Evropa Kosovën në NATO?”/ Vjen përgjigjja nga Franca! Eksperti: Ja çfarë kërkon Macron

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Harrizi, ka folur këtë të shtunë në nje wmision televiziv me Franko Egron mbi qasjen që ka Franca për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“E vërtetë, Franko, janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën në NATO. Në Francë nuk kemi një përgjigje konkrete. Franca dhe BE-ja janë të fokusuara më shumë në luftën Ukrainë-Rusi.

Deklaratat e fundit të Macron janë që, përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, të shkohet më tutje dhe të ketë një perspektivë europiane dhe me një rezultat pozitiv.

Macron e thekson të ketë një njohje reciproke. Kurse për NATO-n edhe Brukseli është në pikëpyetje. Kosova i ka përmbushur standardet ushtarake dhe demokratike dhe funksionale.

Duke u bazuar në kontekstin aktual politik, Kurti flet për spiunazhe hibride, duke thënë se sulmet serbe dhe ruse paraqiten në Prishtinë. Por nuk kemi një deklaratë zyrtare të Parisit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.” – tha Harrizi.

Mijëra pensionistë pa bonus në janar, Ministria e Ekonomisë: Skema do të rishikohet!

Rreth 12% e 762,740 pensionistëve në vend kanë mbetur jashtë skemës së bonusit mujor gjatë muajit janar, sipas të dhënave zyrtare. Konkretisht, 672,982 pensionistë kanë përfituar bonusin, ndërsa afro 90 mijë të tjerë nuk janë përfshirë në skemë.

Sipas shifrave, mbi 36 mijë qytetarë me pension mbi 40 mijë lekë nuk janë kualifikuar për përfitim. Këtij grupi i shtohen edhe rreth 54 mijë pensionistë të tjerë që janë penalizuar për shkak të kritereve dhe tavaneve të përcaktuara nga skema aktuale.

Si funksionon skema

Bonusi prej 1,800 lekësh në muaj u jepet pensionistëve urbanë me vite të plota pune, të cilët nuk përfitojnë më shumë se 40 mijë lekë pension në muaj. Ndërsa pensionistët urbanë me pension të pjesshëm përfitojnë 800 lekë, nëse pensioni i tyre nuk kalon 22 mijë lekë.

Për pensionet rurale, përfitimi i bonusit prej 1,000 lekësh kushtëzohet nga një tavan prej 18 mijë lekësh në muaj. Megjithatë, aplikimi i këtij kufiri ka sjellë situata ku përfitimi është i pjesshëm. Për shembull, një pensionist rural që merr 17,500 lekë përfiton vetëm 500 lekë bonus, pasi përfitimi i plotë do ta tejkalonte tavanin prej 18 mijë lekësh të përcaktuar nga qeveria.

Nga përfituesit e muajit janar, vetëm 33% kanë marrë bonusin maksimal prej 1,800 lekësh, ndërsa pjesa tjetër ka përfituar shuma më të ulëta.

Rishikimi i skemës në vitin 2027

Nëse skema mbetet e pandryshuar, numri i pensionistëve që do të mbeten jashtë përfitimit pritet të rritet në vitin 2027, pasi vlera mujore e bonusit është parashikuar të dyfishohet.

Në një reagim zyrtar për Report TV, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se skema do të jetë objekt rishikimi në kuadër të analizës së politikave sociale dhe reformës së sigurimeve shoqërore.

Sipas Ministrisë, skema e kompensimit do të vijojë të zbatohet për pensionet deri në 40 mijë lekë në muaj, ndërsa fashat konkrete të përfitimit dhe masa e kompensimit mund të rishikohen në varësi të:

ecurisë së inflacionit,

qëndrueshmërisë financiare të skemës,

rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

Ndërkohë, qeveria ka parashikuar edhe dhënien e shpërblimit të fundvitit për pensionistët, i cili pritet të përfshihet në paketën e akteve që do të miratohen brenda vjeshtës së këtij viti.

Gjyqtarët e SPAK janë kapur në videot e Agasit? Manjani: cili gjyqtar u detyrua të merrte vendim kundër dëshirës

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë për lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit, se gjyqtarë të Republikës po detyrohen të marrin vendime kundër bindjes së tyre, për “çështje të nxehta” që janë duke ndodhur aktualisht, pasi po shantazhohen nga prokurorët e SPAK.

“Përdorimi për shantazh i të dhënave hetimore që janë siguruar në hetimet ndaj Ergys Agasit, quhet krim. I organizuar madje në stil mafioz. Vendimet nën shantazh janë të padrejta. Shantazhuesi është kriminel i tipit mafioz. Kushdo që e bën ashtu quhet: mafioz”, shkruan ai.

Nga zërat që po qarkullojnë ditët e fundit në qarqet e Tiranës, ka dalë se një gjyqtar është shantazhuar për shkak të materialeve që kanë dalë në dosjen e administruar nga SPAK për biznesmenin Ergys Agasi, dhe gjyqtari është detyruar të ndryshojë vendimmarrjen.

“Nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes “Agasi” shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz. Edhe kur këtë gjë e bëjnë shtetarë të drejtësisë njësoj është, mafioz. Vendimet e gjykatave, ku gjykatësve të tyre u tregohet materiali shantazhues, janë të padrejta. Janë mafioze”, thekson ai.

Sipas Ylli Manjanit, shantazhi në vetvete është akt mafioz dhe shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari. Avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë sqaron se përgjegjësia për aktet e administruara në dosje i takon organit që i administron ato për shkak të hetimit, rrjedhimisht SPAK.

“Nuk e di se ç’video, foto apo biseda telefonike ka SPAK në atë dosje, por përdorimi ligjor i tyre nënkupton vetëm në atë proçes, dhe jo kundër kujtdo tjetër jashtë tij. Çdo përdorim tjetër quhet shantazh. Mafie quhet. Gjithnjë nëse janë të vërteta aludimet ne nënzëshme për gjykatës që ndryshojnë mendim dhe marrin vendim kundër asaj që mendojnë”, përmbyll ai.

Ditët e fundit, media të ndryshme kanë raportuar se ekzistojnë raporte konfidenciale sipas të cilave një gjyqtar është shantazhuar në lidhje me një video intime të tij, ndaj ka ndryshuar vendimin në sallë, duke mos shprehur atë që kishte bindje, por i ndikuar nga shantazhi.

Shënimi i plotë i Ylli Manjanit: Shantazhi është krim mafioz

*******

Përdorimi për shantazh i të dhënave hetimore që janë siguruar në hetimet ndaj Ergys Agasit, quhet krim. I organizuar madje në stil mafioz.

Vendimet nën shantazh janë të padrejta.

Shantazhuesi është kriminel i tipit mafioz. Kushdo që e bën ashtu quhet: mafioz.

Kujdes, shantazhi nuk është korrupsion, as ndikim i paligjshëm e as shpërdorim detyre. Këto të fundit ti puthësh e ti vësh në ballë përpara shantazhit mafioz.

Nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes “Agasi” shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz. Edhe kur këtë gjë e bëjnë shtetarë të drejtësisë njësoj është, mafioz.

Vendimet e gjykatave, ku gjykatësve të tyre u tregohet materiali shantazhues, janë të padrejta. Janë mafioze.

E kuptoj se shumë njerëz mendojnë se përse e kanë bërë veten ata gjykatës e prokurorë të shantazhueshëm. Edhe unë nuk po i justifikoj në asnjë kuptim, përkundrazi i ftoj të dorëhiqen sa më parë nga detyrat të mbajnë.

Gjyqtarë të Kushtetueses të parët.

Gjyqtarë të Vettingut, gjykatës e prokurorë që e dinë se janë të shantazhueshëm, duhet të dorëzojnë detyrën, përpara se të kapen gafil.

Por shantazhi në vetvete është akt mafioz. Shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari.

Nuk e di se ç’video, foto apo biseda telefonike ka SPAK në atë dosje, por përdorimi ligjor i tyre nënkupton vetëm në atë proçes, dhe jo kundër kujtdo tjetër jashtë tij. Çdo përdorim tjetër quhet shantazh. Mafie quhet.

Gjithnjë nëse janë të vërteta aludimet ne nënzëshme për gjykatës që ndryshojnë mendim  dhe marrin vendim kundër asaj që mendojnë.

****

Tani i bie t’i lutemi Gysit ti nxjerrë ato video vetë që të bjerë përdorimi i “monopolizuar” i tyre nga ata që i administrojnë për shkak të hetimit.

Me atë rast u bie edhe çmimi spekulantëve politikë e mediatikë…

Mirë do ishte në fakt,  të dalin ato video, foto e biseda që të bëhet edhe një vetting tjetër në drejtësi dhe, mbase kuptojmë edhe se kush ka kërkuar “ndihmë” për të kaluar vettingun…

Se me shantazhe nuk ndërtohet asgjë e drejtë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fylli.manjani.2025%2Fposts%2Fpfbid0gLMb8R3oYsWGUg9WiCsX3E28Q97iaVTbpYzPwnoau1qpJz6dL5yHmpqPiCxLprPvl&show_text=true&width=500

Lajmi i fundit! Deputeti jep dorëhëqjen, vendimi që trondit politikën

Një zhvillim i papritur ka tronditur skenën politike, pasi një deputet ka vendosur të japë dorëheqjen nga mandati i tij në Kuvend, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Ai është zëvendësuar nga Branislav Nikoliq, ku ky i fundit bëri sot betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Listës Serbe, ndërsa arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende publike në detaje. Elek, i cili udhëhiqte subjektin politik që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ishte pjesë e legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Dorëheqja e tij pritet të ketë ndikim në përfaqësimin politik të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, ndërkohë që mbetet të shihet se kush do ta zëvendësojë atë në ulësen parlamentare.

I ngacmoi gruan, i shkonte tek marketi dhe…! Autori mori gruan me vete!

Sipas gazetares Xhensila Kodra, bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.

Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës.

Pasi kanë shkuar në shtëpi, Buçpapa është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima më ngacmonte shpeshherë dhe nuk më linte rehat.

Ajo nuk është arrestuar nga policia. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.

SI NDODHI NGJARJA

Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Ndryshimi DRASTIK i motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars…

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se fundjava do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta me reshje shiu që priten gjatë pasdites në pjesën lindore të vendit.

Dita e diel do të sjellë temperatura minimale në zonat malore rreth -1 deri -2°C, ndërsa maksimumet në këto zona pritet të jenë rreth 12°C. Në vijën bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13°C në mëngjes dhe 16-17°C në mesditë,” tha Osmani, duke theksuar se moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë edhe gjatë javës që vjen.

Për muajin mars, Osmani paralajmëroi një rritje graduale të temperaturave, duke e konsideruar këtë periudhë si një kalim nga dimri drejt pranverës.

Në mars reshjet janë më se prezente herë pas here, dhe rritja e temperaturave mund të ndikojë edhe në zhvillime të përkohshme të cikloneve që prekin territorin shqiptar. Prania e diellit dhe temperaturat më të larta në vijën bregdetare do të jenë karakteristike për ditët e ardhshme” shtoi meteorologu.

E trishtë! Nuk e përballoi transplantin, ndahet nga jeta 2 vjeçari, mamaja merr vendimin që do iu prekë

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë ku 2-vjeçari Domeniko i cili para pak kohësh iu nënshtrua një transplanti të zemrës më 23 dhjetor, është ndarë nga jeta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga avokati i familjes përmes një deklarate nga Spitali Colli.

Vogëlushi është ndarë nga jeta menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore së vogëlushit.

“Ai vdiq pas një përkeqësimi të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes së tij klinike. Menaxhimi Strategjik, së bashku me të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët e tjerë, shpreh ngushëllimet e tij më të thella dhe i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes në këtë moment pikëllimi të madh” tha avokati.

Mes lotësh, mamaja e Domenicos, Patrizia Mercolini u shpreh se djali i saj ka mbaruar, ai është ndarë nga jeta.

“Më telefonuan mbrëmë, rreth orës 4:00, duke më thënë se situata po përkeqësohej, sepse ECMO po fillonte të ngadalësohej . Qëndrova deri në fund, derisa aparati duhej të fikej” u shpreh mamaja e vogëlushit.

Pas transplantit i cili dështoi dy muaj më parë, fëmija në fakt kishte mbijetuar falë ECMO-s, aparatit për frymëmarrje dhe qarkullim ekstrakorporal.

Mamaja e vogëlushit zbuloi se me rastin e kësaj tragjedie ajo ka zgjehdur që të formojë një fondacion në emër të Domenikos.

“Së bashku me avokatin tim, së shpejti do të njoftojmë një fondacion që dua të krijoj në emër të Domenikos. Dua të lë një gjurmë tek djali im dhe ky fondacion do të bëjë pikërisht këtë. Do të luftoj për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij” shtoi mes lotësh mamaja e vogëlushit.

Habit Ministrja Ibrahimaj: Aq shumë vende të lira pune ka në Shqipëri, saqë po importojmë punonjës të huaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i sipërmarrjeve dhe si rrjedhojë edhe e vendeve të lira të punës.

Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se për të plotësuar kërkesat e bizneseve për punonjës, Shqipëria është detyruar që të importojë fuqi punëtore edhe nga jashtë vendit. Ajo tha gjithashtu se gjatë tremujorit të fundit, GDP u rrit me 3.8%, një rritje që sipas saj ka vijuar vit pas viti.

“Unë nuk e kam për zakon të merrem me individin, se nuk është vendi këtu për të thënë se çfarë them unë e çfarë thua ti. E kam treguar në eksperiencën time që unë di të flas me shifra. Nëse doni shifra, unë i kam të gjitha shifrat përpara. GDP u rrit në 3 mujorin e fundit me 3.8 %. Është një rritje që 70 % e të cilës vjen nga konsumi. E si është ky konsum? Është konsumi i popullatës, që ka vijuar me rritje për vite e vite me radhë. Nga 2022 dhe më pas është rritur nga 3.5% deri në 4%.

Dhe nuk është e vetmja shifër që rritet. Është rritur punësimi. Numri i të punësuarve në totalin e ekonomisë, vijon të rritet. Aq e madhe është nevoja për vende pune në Shqipëri, saqë ne kemi filluar të importojmë punonjës, për të përmbushur kërkesat e tregut. Pse? Sepse numri i bizneseve është rritur, sepse kërkesa e bizneseve është rritur dhe të gjitha të dhënat thonë se ekonomia shqiptare është rritur”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

Berisha paralajmëron zyrtarët: Korrupsioni do shpallet krim i rëndë! Kush arratiset, do i dyfishohet dënimi! Do kapen kudo që të jenë!

Nga konferenca me gazetarët, Sali Berisha ka paralajmëruar zyrtarët e lartë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në fitore dhe se me ardhjen në pushtet, PD do e shpalli korrupsionin krim të rendë.

Berisha: Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën.

Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë.

“Po hidhem në lumë vëlla”/ I dha fund jetës duke u hedhur në Osum, 42-vjeçari kishte 7 muaj pa e parë të birin! Ja kujt ja nisi mesazhin e fundit

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Në vendngjarje, u gjetën edhe një motorr me të cilin ai lëvizte ,disa sende persone dhe celulari i tij. Pas kqyrjes së celularit të 42-vjeçarit është gjetur edhe mesazhi i tij i fundit, të cilin ja kishte dêrguar të vallait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qënë i martuar me një shtetase rumune,me të cilën kishte bërë edhe një djalë, por 7-vite më parë ata ishin ndarë.

Ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt shtetit rumun dhe që prej asaj dite Iliri nuk e kishte takuar më djalin dhe as kishte folur më me të.

Sipas familjarëve,ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft largimin nga djali. Burimet policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ky shtetas të jetë hedhur në lumë, ndaj po vijojnë kërkime për gjetjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.