Si kanë ndrγshuar sot monedhat e hυαja? Kυrsi i këmbimit

Sot më 15 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro blihet me 102.6 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.3 lekë, ndërsa në shitje me 109 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 120.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.3 lekë dhe në shitje me 71 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja

VIDEO/ Reshjet e dëborës “zbυkurojnë” Korçën, nuk raρortohen ρrobleme në rrugë

KORÇË- Këtë të premte në të gjithë vendin termometri ka shënuar rënie duke bërë që në zonat e thella malore të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Rajoni i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj ka siguruar pamje nga njësia administrative Vithkuq, ku peizazhi është mbuluar me petkun e bardhë të dëborës.

Sipas gazetarit të gjitha akset rrugore në rajonin e Korçës janë të kalueshme dhe nuk raportohet për problem për shkak të reshjeve. Grupet e kompanive, që mirëmbajnë rrugët, janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e tyre./ n.m.abcnews.al

JugΙindja nën “ρυshtetin” e ngricave dhe borës, si ραraqitet situata e rrugëve

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Raportohet se në rrugën Boboshticë-Dardhë aktualisht ka reshje dëbore, ndërsa po punohet për pastrim dhe kriposje në të gjithë segmentin.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Sakaq, autoritetet apelojnë që në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Ndërkohë, zonat e tjera më të ulëta janë përfshirë nga reshjet e shiut.

Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 15 Dhjetor 2023

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje mos kërkoni te impononin mendimin tuaj mbi partnerin sepse do keni mosmarrëveshje te shumta. Pranojini sugjerimet e tjetrit dhe toleroni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur. Nëse shpenzoni pa u menduar do futeni ne një vorbull te madhe.

Demi

Çiftet do gjenden përballë disa zgjedhjeve te vështira, por qe duhet t’i bëjnë sot me patjetër, Mendohuni sa te mundni, por jo vetëm për veten tuaj. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person qe sapo ka filluar një angazhim serioz. Mos bëni gabim te shkatërroni një lidhje te qete. Merkuri do ndikoje tek financat dhe do i mbaje ato gjithë kohës te qëndrueshme.

Binjaket

Ndryshime rrënjësore do ketë sot ne jetën sentimentale te çifteve. Ata qe kane pasur debate do ndihen me te qete, ndërsa ata qe kane pasur një lidhje te qëndrueshme do bëjnë plane për te ardhmen. Beqaret do kenë surpriza te këndshme. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Nuk do keni as vështirësi për te shpenzuar për ato qe dëshironi.

Gaforrja

Jeta juaj sentimentale do ndjeke drejtimin e duhur sot. Jupiteri do iu nxite te tregoheni me te hapur dhe t’i pranoni me lehtësisht mendimet e atij qe keni ne krah. Ai nga ana e tij do iu surprizoje gjithë kohës. Beqaret nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Financat nuk do jene te mira, por nuk duhet te luani aspak me lojëra fati. Mund te humbni me shume sesa te fitoni sot.

Luani

Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me personin qe keni ne krah. Çdo moment do jete i veçante dhe emocionues për ju. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim dhe do i studiojnë mire personat qe do takojnë. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë me pare. Gabimeve vogla mund te jene fatale.

Virgjeresha

Jeta juaj sentimentale do jete e mbushur me surpriza te këndshme sot. Do jeni te gatshëm te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe atmosfera te nxehet. Beqaret do jene me te mbyllur ne vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen për te dale. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire. Tregohuni te kujdesshëm qe te mos keni probleme.

Peshorja

Plutoni do jete i vendosur keq ne qiellin tuaj te dashurisë dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit do jene te mëdha. Mos u nxitoni për asgjë. Beqaret do kenë takime mjaft impresionuese me persona te veçante. Problemet materiale duhet t’i zgjidhni sa me shpejt te mundni. Edhe shpenzimet duhet t’i ulni nëse nuk doni te keni me tepër vështirësi.

Akrepi

Do keni disa përballje te vogla sot me atë qe keni ne krah, megjithatë nuk pritet asgjë alarmuese. Mos mendoni gjithmonë se jeni ju qe keni te drejte. Beqaret do kenë mundësi ta gjejnë shpirtin e tyre binjak ne orët e pasdites. Bëjini sytë katër ne atë periudhe. financat do jene mjaft te luhatura. Nuk është momenti i duhur për te kryer shpenzime te pamenduara.

Shigjetari

Marrëdhënia ne çift do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet qe keni pasur dikur. Beqaret do i japin me shume prioritet jetës familjare dhe miqve. Dashuria për ta do jete ne vend te dyte. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare. Do mund te kryeni edhe ndonjë transaksion me tepër.

Bricjapi

Nëse mendoni se ka ardhur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë qe keni ne krah dhe bëjani te qarte gjerat. Boll me duke e shtyre kohen pak e nga pak. Beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri. Edhe pse nuk e kane kërkuar me ngulm princi i kaltër do mbërrijë. financat do duan me shume kujdes dhe maturi. Me pak durim mund ta stabilizoni situatën.

Ujori

Dialogu nuk do mungoje për asnjë moment sot ne lidhjen qe keni krijuar. Nga ana tjetër partneri do iu joshe gjate gjithë kohës dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese pa qene te sigurte për personat qe do ua bëjnë atë. Ne planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Do tregoheni shume strikte ne dashuri sot dhe shpesh do e vini partneri ne siklet. Mos e teproni nëse nuk doni te keni mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do duhet te marrin disa vendime te cilat mund t’ua ndryshojnë përfundimisht jetën. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me se miri. Madje do keni mundësi te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Ήistoriani rumun në 1666: Lυftëtarët shqiρtarë janë më të mirë, më me mend se sa jeniçerët

Në studime e punime të ndryshme me vlerë historike ose në relacione e kronika ngjarjesh, historianë të huaj e personalitete politike e shoqërore, kanë dhënë gjatë shekujve mendime të shumta për popullin tonë.

Kështu për shembull historiani Sutherlan Munzier në veprën e tij “Turkey old and new” botuar në vitin 1882, në faqen 365 shkruan kështu për shqiptarët:

“Ata janë ushtarë të palodhshëm. Janë të gjallë dhe të gëzuar, zemërbardhë dhe heroikë për vendin, racën dhe për familjen e tyre. Ata janë një racë prej hekuri, të fortë ashtu siç janë dhe shkëmbinjtë e vendit ku ata banojnë. Në emrin e luftëtarit ata e kanë bërë veten e tyre të famshëm e me vlerë”.

Historiani rumun Demetrio Cantemiri në veprën “The history of the Growth and decay of the Ottoman empire”, botuar në vitin 1666, ndër të tjera shkruan:

“… Luftëtarët shqiptarë janë më të mirë, më të vendosurit dhe më me mend se sa jeniçerët. Edhe pse nuk kanë një rregullore të tyre të përcaktuar sikurse kanë jeniçerët, ata kanë si traditë zakonin: të qëndrojnë të bashkuar si në fitore, ashtu dhe në humbje.

Shqiptarët janë veçanërisht të famshëm si qëllues, janë aq të stërvitur në këtë drejtim, sa lehtësisht mund të vënë një vezë mbi kokën qoftë dhe të nënave, grave e të fëmijëve të tyre dhe ta marrin në shenjë vezën nga një largësi prej dyqind hapash…”.

Historiania Miss Edith Durham shkruan: “… Asnjë racë e huaj nuk ka mundur t’i asimilojë shqiptarët, t’u shkatërrojë atyre gjuhën dhe zakonet kombëtare. Inteligjenca e madhe e shqiptarëve u bëri ballë romakëve…”.

Po kjo më tutje shpjegon:

“… Zotërimet e huaja kanë kaluar mbi kombin shqiptar pa lënë në të asnjë gjurmë, si uji që kalon mbi shpinë të rosës”. Kurse historiani francez Jean Larmeroux thotë: “Kulti i vërtetë i shqiptarëve është kulti i Atdheut”.

Sipas arkivit të kryeministrisë turke (Bashbakanllëk arshivi) është karakteristikë tmerri që i ka zënë autoritetet e larta të pushtuesve osmanlinj në Shqipëri. Ja një nga raportet e datës 27 nëntor 1828, që serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha, i drejtoi Stambollit: “Ky popull nuk don të punojë për… dovlet.

Mund të më bëjnë atentat. Tani rreh meje kam vetëm shqiptarë. Zoti më ruajt, shteti duhet të verë dorë… Mua më hiqni këtej dhe emëroni një tjetër”.

Dhe në një raport tjetër të serasqerit të Rumelisë, Mehmet Rashid Pasha, drejtuar Stambollit më 23 shtator 1830, thuhet:

“Sikurse kam raportuar dhe herë tjetër, ky popull nuk mund të krahasohet për burrëri e trimëri me asnjë popull. Kur shohin se mbi ta bie një peshë e madhe janë aq vetëmohues sa asnjë komb tjetër.

Këta janë komb luftëtar. Futja e tyre nën zap dhe nën nizam është konsideruar nga të gjithë si çështje jo vetëm e vështirë, por edhe e pamundur”.

Ndërsa një konsull i huaj detyrohet të shkruajë: “Karakteri dallues i shqiptarit është heroizmi. Në të gjitha kohët Shqipëria ka qenë djepi klasik i heronjve”.

Trαfikoi 500 kg kokαinë, por nuk sillte dot ραratë në Shqipëri e Holandë, “mbreti” shqiptar i drόgës dënohet me 24 vite burg

Mbreti i një bande droge që importonte kokainë me vlerë miliona paund është dënuar me 24 vite burg. Helios Nanaj, 37 vjeç, banues në Smugglers Way, Londër, u shpall fajtor në Gjykatën e Gloucestershire Crown për import dhe furnizim droge. Gjykatësi Rupert Lowe tha se ai ishte “bosi i madh” dhe “mendja kryesore organizative” e bandës. Policia e Gloucestershire tha se është ndjekja penale “më e madhe” e kësaj force të drogës dhe ka pasur një ndikim të madh në nivelet e krimit.

Nanaj u shpall fajtor më 7 dhjetor për katër akuza të organizimit për furnizimin e një droge të klasit A të kontrolluar dhe një për organizim për të importuar drogë. Me origjinë nga Shqipëria, ai drejtonte një rrjet të gjerë kriminal që importonte qindra kilogramë kokainë në Mbretwrinw e Bashkuar dhe shpërndante drogën e paligjshme në Gloucestershire dhe në mbarë vendin duke përdorur korrierë të shumtë dhe shtëpi të sigurta.

Gjykata dëgjoi se Nanaj hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të kamionit kur ishte 15 vjeç dhe, me mburrjen e tij, tha se kishte qenë i përfshirë në krimin e organizuar për 20 vjet.

Duke e dënuar Nanaj më herët, gjykatësi Lowe tha: “Kthimi ndaj krimit të organizuar në vendin tuaj të adoptuar ishte një mënyrë e pamend dhe e rrezikshme për të siguruar për ju dhe familjen tuaj, përveçse ishte i gabuar moralisht. Ju e vendosni familjen tuaj në rrezik për t’ju humbur – kjo është vepra juaj që ata ju kanë humbur për kaq shumë kohë.”

Matt Phillips, nga njësia e krimit të rëndë dhe të organizuar të Policisë së Gloucestershire, tha: “Ne mendojmë se kjo përfaqëson ndjekjen më të madhe të drogës në Gloucestershire. “Nxjerrja jashtw e dikujt si z. Nanaj ka realisht ndikim në drogat që disponohen në vend dhe kemi parë një rritje të çmimit të drogës si pasojë e arrestimit të tij. Ai ishte një lojtar vërtet i rëndësishëm, ai ishte në gjendje të rregullonte importin e dyqind kilogramëve drogë në të njëjtën kohë dhe t’i shpërndante ato. Brenda Britanisë së Madhe do të thoshim se nuk ka shumë njerëz mbi të”, shkruan BBC.

Mesazhet e gjetura nga policia në telefonin e Nanajt tregonin se ai po mësonte edhe tregtarët e tjerë të nivelit të lartë të drogës se si të krijonin biznesin e tyre të importit të kokainës. Phillips tha: “Dëshmitë sugjerojnë se ai furnizoi ndoshta mbi 500 kilogramë kokainë dhe në një moment ai ankohej se kishte 1.6 milion £ dhe nuk mund t’i lëvizte jashtë vendit”.

Operacioni për të zbuluar rrjetin e drogës së Nanajt filloi në nivel lokal kur policia arrestoi një tregtar të Gloucestershire me 2 kg kokainë, tha Phillips. “Ne mund të identifikonim korrierin që e kishte blerë atë nga Londra,” tha ai. “Kur korrieri u arrestua, ne gjetëm një telefon të enkriptuar EncroChat dhe më pas ishte një zbulim i madh duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit që e identifikoi zotin Nanaj si në rrjedhën e sipërme ose “Kingpin.” Tregtari vendas që e lidhte Nanaj me krimet e tij ishte Dhimitri Gjini, i cili u arrestua më 8 maj 2020 në posedim të mbi 60,000 £ pasi furnizoi 2 kg kokainë në Gloucester. Më vonë ai u burgos për më shumë se 10 vjet.

Nanaj gjithashtu u dërgoi kontakteve të tij foto të stivave të parave të gatshme
Policia mundi të lidhte Nanaj me një telefon Encrochat sepse ai i kërkoi kodet personale të ‘Bobokut’. Nanaj më vonë do t’u tregonte kontakteve që ishte pseudonimi i tij për djalin e tij pesëvjeçar. Phillips shpjegoi se Nanajt “i pëlqenin gjërat më të bukura në jetë” dhe kontrollet e shtëpisë së tij, e cila kishte një pamje nga Thames në Wandsworth, e gjetën atë plot me rroba dhe këpucë të stilistëve me vlerë 40,000 £.

Nanaj kishte pretenduar se ishte një punëtor ndërtuesish dhe mesazhet tregojnë se ai po përpiqej të conte paratë e tij në Amsterdam ose në Shqipëri.

Në gjykatë, ai pretendoi se po përdorej nga kriminelë të tjerë për t’i mbajtur telefonat për ta dhe ata i dërgonin mesazhet kur të donin, prandaj të dhënat e telefonit i tregonin gjithmonë telefonat me të.
Por juristët nuk e besuan atë dhe e gjetën fajtor për krimet e tij. Phillips tha: “Një nga mesazhet e gjetura nga një telefon që i përkiste Nanajt aludonte për faktin se ai nuk po dërgonte më shumë drogë nga Londra në Gloucester për një kohë, pasi ishte ‘shumë nxehtë’ me aktivitetin e policisë”.

Për 3 minυta strehohej i gjithë Kυkësi, çfarë do të ndodhë me ‘qγtetin’ nëntokësor: Brenda kishte edhe 1 spital

Nën Kukës shtrihet një tunel i gjatë 7.5 kilometra i cili është ndërtuar në rast të ndonjë sulmi atomik në kohën e komunizmit. Arkitekt Andrit Shehu është tashmë një nga të rinjtë që kërkon që të rivitalizohet kjo galeri.

Ai shoqëroi gazetarin dhe moderatorin e emisionit “Opinion” në Tv Klan brenda tunelit, ku tregoi se ende disa pjesë të tij nuk janë ende të përfunduara. Sipas tij, galeritë janë përdorur në kohën e diktaturës për qëllime stërvitore. Ai tregoi edhe një detaj interesant në rast se duhej të strehohej qyteti.

“Për 3 minuta në rast alarmi, i gjithë Kukësi strehohej. Popullata ka qenë rreth 6 mijë – 7 mijë banorë”, tha ai.

Por cili është plani për këtë tunel?

“Ne si bashki kemi një plan për ta kthyer, për ta vitalizuar dhe për t’i rijetëzuar këto galeri. Në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do i bëjmë një dixhitalizim edhe një planimetri të azhornuar të gjitha galerive. Plani i vjetër duke qenë galeri ‘top secret’ e kohës dhe nuk ekziston azhornimi përfundimtar i të gjitha galerive. Ne mendojmë që një pjesë mund të përdoret edhe për qëllime stërvitore ushtarake, ndërsa pjesa tjetër duke qenë se janë 7.5 kilometër galeri, do ta përdorim për zhvillimin e turizmit”, u shpreh Shehu.

Βorxhe dhe diνorc/ Kush është ρolici që ktheu αrmën drejt vetes në Tiranë?

Një efektiv policie është vetëplagosur këtë të enjte me armën e tij të shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, ku polici 50-vjeçar dyshohet se e kreu aktin në banesën e tij.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, njoftoi policia.

50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet paraprakisht se efektivi ishte i divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte vetëm. Po ashtu ai dyshohet se kishte probleme me borxhet dhe e ka kryer aktin në kushtet e depresionit.

Βerisha thërret ρrotestë ditën që Këshilli i Mandateve mbΙidhet për αrrestimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar mbajtjen e një proteste, me gjasë për të bllokuar punën e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit që mblidhet ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha i ka kërkuar mbështetësve të tij që të mblidhen në protestë ditën e hënë në orën 10:00, kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit.

Raportohet se deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë shprehur kundër nisjes së protestave, ndërsa mbledhja është shoqëruar me debate.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të autorizojë arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berishia.

Ish-kryeministrit i ishte caktuar masa detyrim paraqitje çdo të hënë, por ai kishte refuzuar tre herë resht të paraqitet para SPAK-ut, duke pretenduar se vendimi ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në këto rrethana, SPAK ka ndryshuar masën nga detyrim paraqitje në “arrest në shtëpi”.

Berisha ka thënë disa herë se do ta zbatojë vendimin, por njëkohësisht sot ka njoftuar protesta, të cilat i ka argumentuar se janë pjesë e aksionit opozitar dhe nuk kanë lidhje me çështjen që ai ka me drejtësinë.

Kujtojmë se Berisha është i pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

“ShkëΙzeni si i ati”, aυokati: Përgjegjësia në Gërdec e rëndë, shkon deri në bυrg përjetë. Fundi i famiΙjes Berisha, skëterrë

Shkëlzen Berisha po ecën në gjurmën e babait, është ky komenti I avokatit Idajet Beqiri, në studion e Tirana Live, ndërsa komentoi mungesën e tij në GJKKO për cështjen Gërdeci.

“Si i ati si i biri, ecën në gjurmën e babait, kanë zgjedhur rrugën e mosbindjes ndaj Kushtetutës, rrugën e rrugës dhe jo të një qytetari të ndershëm që kur thirret nga një pushtet siç është gjyqësori, paraqitet dhe atje i shpalos të gjitha, mund të ketë prova e fakte që e lehtësojnë nga cdo lloj përgjegjësie. Do u përgjigjet pyetjeve siç vlerëson vetë. Këta janë natyrë që e konceptuan shtetin si pronë të tyre.

Ka shqiptar që s’e ka marrë vesh se më 14 dhjetor duhet të ishte berisha dhe bumci dëshmitar? Vetëm të kesh futur kokën si struci e nuk shikon gjë, nuk e merr vesh. S’ka nevojë të mos vijë thirrja. Ai nuk e bën një gjë të tillë, është i inkriminuar e di se pas marrjes në pyetje, jam i bindur që edhe prokurori që do pyeste pas përgjigjeve edhe vetë gjykata, menjëherë do krijonte bindjen që ky është një ndër autorët kryesorë në vrasjen e 26 personave në gërdec dhe të një dëmi të pallogaritshëm në Gërdec. Përgjegjësia e tij është aq e rëndë sa në maksimum dënimi shkon në burg përjetë. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet, nëse jo gjykata e merr me dhunë. Ai do shkojë patjetër por mesa duket GJKKO, ka parasysh edhe procedurën që kur ka të bëjë më kriminelë të tillë potentë, procedurën kërkon ta bëjë konform ligjit 100% është e detyruar ta cojë thirrjen në adresën e re që i ka dhënë prokurori.” u shpreh Beqiri, ndërsa shtoi se sado të përpiqet Shkëlzen Berisha nuk e zvarrit dot procesin.

Nuk zvarrisin dot gjë, sikurse nuk e bën dot edhe Berisha, SPAK dhe BKH i vijoi hetimet punoi me dosjen, edhe në rastin konkret është një shtyrje gjyqi, gjykata dëshminë e Bumcit e mori. Më 27 ka edhe dëshmitarë të tjerë, nuk është vetëm Shkëlzen Berisha. Nuk e kanë në dorë ata shtyrjen, procedurat janë të shkruara qartë, fundi i tyre dihet tashmë. Kanë fund skëterrë,” vijoi Beqiri./abcnews.al