“Provuam për vite me radhë të kishim fëmijë, nuk bëra dot sepse…”, Edisa në ngashërim: Kjo solli ndarjen, ndiheshim fajtorë sepse…

Eftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.

Kush nuk do që të bëhet nënë? Kush është ajo femër që nuk e ka dëshirën që t’i ketë krahët plot, por jeta jo gjithmonë të çon në një trajektore që ti ke menduar kur je e vogël. Edhe te pjesa kur më sulmojnë për moshën, ishin po të njëjtët ata komentues që thanë se ti je e dështùar sepse je 35 vjeç dhe nuk ke fëmijë dhe ata që pasi doli lajmi thanë ‘Ua po ti paske fëmijë si je kështu?’

Dëshirën e kam të madhe dhe shpresoj që të jem sa gjysma e nënës sime dhe çereku i gjyshes dhe motrës sime për mëmësi. Por atë gjë e di Zoti lart dhe nuk është gjithmonë në dorën tonë.

Gjatë marrëdhënies që unë kam patur të konsoliduar dhe të deklaruar që kemi qenë gati për martesë absolutisht që kemi dashur shumë të dy që të bëheshim prindër dhe arsyeja e ndarjes erdhi pikërisht sepse diçka për një arsye apo për një tjetër nuk po funksiononte dot dhe ne nuk arritëm dot. E provuam për vite me radhë dhe nuk ndodhi, kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje. Njerëzit e kanë shumë të lehtë që ta gjykojnë, ato lotë që unë kam derdhur ato kohë kur bëja testet e shtatzënisë dhe më dilnin negativ, edhe kur analizat dilnin shumë mirë. Asnjëri nga ne nuk kishte problem dhe fëmija nuk po vinte, e donim por ndiheshim fajtorë. Ishin momente shumë të dhimbshme.

Vrasja e Endri Goxhajt, prindërit e 30-vjeçarit tregojnë detaje: E ruanin përditë

Familjarët e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili u vra pak ditë më parë në Memaliaj, kanë rrëfyer dhimbjen dhe detaje të reja mbi ngjarjen tragjike që i mori jetën djalit të tyre.

Babai i tij, Astrit Goxhaj, i cili është invalid, në një prononcim për TCH, rrëfen se ka bërë sakrifica të shumta për të rritur të birin, duke punuar në kushte të vështira dhe madje duke mbledhur lule në mal për të siguruar jetesën. Ai shprehet se çdo mundim kishte vetëm një qëIIim, t’i siguronte Endrit një të ardhme më të mirë. Por pas vrasjes së tij, ai thotë se gjithçka është shembur.

Mes dhimbjes së thellë, babai kërkon që autorët të vihen përpara drejtësisë, ndërsa thekson se humbja e të birit i ka marrë çdo shpresë për jetën.

Edhe nëna e 30-vjeçarit, e tronditur nga ngjarja, apelon për zbardhjen e plotë të krimit. Ajo shprehet se djali i saj ndiqej vazhdimisht dhe, sipas saj, autorët e ruanin përditë për të realizuar vrasjen. Me zë të dridhur, kërkon që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar, duke theksuar se drejtësia është e vetmja gjë që mund t’i japë sadopak qetësi shpirtërore.

“Amanet gjaku”/ U vra  bashkë me gruan në atentat, VIDEO e Kreshnik Mujecit

39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij mbetën viktima të një atentati ditën e sotme, në Balldre të Lezhës.

Mujeci rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në tokat e tyre.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mujeci duket duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të protestojnë krah banorëve të Rrjollit, në mbrojtje të tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se po uzurpohen padrejtësisht nga biznesmeni Ulaj.

“Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta këlyshë të luajnë kufijtë e të parit. Të mbetet histori djalë pas djali. Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit”,- shprehej në një video Mujeci.

VIDEO

Qytetari ua thotë deputetëve në sy: Ndaloni Paketën e Maleve, do na grabiten tokat, pyjet, uji e kullotat

Një qytetar në Gjirokastër u ka bërë thirrje deputetëe që të ndalojnë Paketën e Maleve, te cilën e cilësoi si mjetin për grabitjen e pronës, kullotave, ujit dhe tokës së fshatarëve.

Ai foli në takimin e organizuar për reformën e re territoriale ku theksoi se ligji në fjalë nuk do sjellë asgjë të mirë.

“Do doja të flisja pak ndryshe, jo shumë teknikisht. Reforma e 2014-ës, duam apo nuk duam ne, ka dështuar. Këtë reformë të re që do të bëhet, dùhet ta përdorim pikë së pari që të ndalojmë gjakderdhjen e kombit. I bëj thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës, sepse këtë, këta do ta votojnë, këta i kanë votat.

Të bëjnë ç’është e mundur që nëpërmjet kësaj reforme të realizohet ndalesa e gjakderdhjes, të mos vazhdojë më sepse Shqipëria po braktiset. Pse po braktiset? Se s’ka shërbime, nuk ka shërbime. Dhe një thirrje të fundit, rrëzoni Paketën e Maleve.

Nëpërmjet Paketës së Maleve, edhe ata pesë fshatarë që kanë ngelur lart e poshtë nëpër male, do shkojnë investitorët do ua marrin burimet ujore, do ua marrin tokat, kullotat, pyjet, dhe ku do shkojnë ata njerëz.

Edhe thotë z.Rama e dëgjova pardje. S’ka punë me pronarët, se do i kompensojë qeveria.” – tha qytetari.

Habit Rogerti: Do të hyja treshe në kreυat me Mirin dhe SeIinën

Νë Post Big Brother, Rogerti ka deklaruar se ndihet në siklet për gjestet që ka bërë gjatë formatit.

Ai ka thënë se, po të hynte në shtëpi nga dita e parë, do të kishte një lojë tjetër.

Ai ka thënë se do të hynte “treshe në krevat me Mirin dhe Selinën”.

Ai ka thënë se do të hÿnte “treshe në krevat me Mirin dhe Selinën”.

I pyetur në lidhje me lojën e tij dhe ofendimet ndaj konkurrentëve të tjerë, Rogerti tha se në jetën reale ai nuk është ashtu, por aty ka luajtur një rol.

“Rogerti ka qenë aktor i Machiavellit, unë jam aktori më i mirë që mund të ketë Shqipëria. Të gjitha ofendimet që kam bërë, mi kanë bërë këta të parët. Kur hyra në shtëpi ishte strategji për t’i rënë Mirit që ta shkëpusja nga Selin.

Nuk i kam sulmuar për t’i ofenduar. Doja të futesha në lojë, të arrija në finale. Ka një publik që më ka dashur se kam folur troç”, tha ai.

A po vazhdon lidhja e Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë? Ky detaj po merr vëmendje… (Foto)

Ceremonia e tyre e martesës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ishte padyshim një nga momentet më romantike dhe të komentuara të këtij edicioni.

Por ajo që filloi si një lojë dhe traditë e formatit, duket se është kthyer në një realitet mjaft të bukur jashtë kamerave!

Ndryshe nga shumë çifte televizive që ftohen sapo fiken dritat e spektaklit, Brikena dhe Mateo po vërtetojnë të kundërtën. Lidhja e tyre jo vetëm që po vazhdon, por po ecën me ritme të qëndrueshme, pavarësisht distancës gjeografike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Së fundmi, dyshja ka hequr çdo hije dyshimi për fansat. Mateo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi mjaft të ëmbël ku shfaqet duke i mbajtur dorën Brikenës. Por sytë e të gjithëve mbetën tek një detaj i veçantë: në gishtat e tyre shkëlqejnë ende unazat që shkëmbyen gjatë “dasmës” brenda shtëpisë!

A po vazhdon lidhja e Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë?

Ky vendim për të mbajtur simbolin e atij momenti të veçantë është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një konfirmim i qartë i angazhimit të tyre ndaj njëri-tjetrit.

Dyshja po kalon një pjesë të mirë të kohës bashkë, duke udhëtuar dhe duke mposhtur largësinë, për të treguar se ndjenjat e lindura nën presionin e lojës mund të mbijetojnë shumë mirë edhe në jetën reale.

Për publikun, ata mbeten padiskutim një nga historitë më të bukura që dhuroi ky edicion.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 27 Prill 2026

DASHI

Ndjeni sikur diçka duhet të ripërcaktohet. Nuk jeni më të gatshëm të pranoni situata të paqarta ose të pakënaqshme. Në punë, mund të ndryshoni qasjen tuaj dhe të arrini rezultate më të mira falë kësaj strategjie të re dhe më të menduar. Megjithatë, në dashuri, është koha të tregoni ndjenjat tuaja me veprime konkrete, pa vonesë.

DEMI

Sipas horoskopit të PaoΙo Fox (e hënë, 27 prill 2026), një ditë që ju fton të ecni përpara, edhe nëse vetëm me hapa të vegjël. Stabiliteti mbetet i rëndësishëm, por ju ndjeni nevojën për diçka më stimuluese. Një mundësi interesante po hapet në punë, por duhet të jeni gati ta përqafoni atë. Në dashuri, dëshira për përfshirje emocionale më të thellë dhe më pak të parashikueshme rritet.

BINJAKËT

Jeni në gjendje të jeni më konkret se zakonisht. Idetë nuk janë thjesht të ngecura në kokën tënde, por kanë filluar të marrin formë. Në punë, kjo të ndihmon të bësh përparim të vërtetë. Megjithatë, në dashuri, ki kujdes të mos jesh shumë i pakapshëm: dikush duhet ta kuptojë më mirë atë që dëshiron vërtet.

GAFORRJA

Është një ditë emocionalisht intensive, por edhe e dobishme. Do të jeni në gjendje të kuptoni se çfarë ju rëndon dhe çfarë ju bën të ndiheni mirë. Në punë, përpiquni të mos mbylleni shumë në vetvete dhe angazhohuni në më shumë biseda. Në dashuri, dialogu i sinqertë mund të sjellë qetësi dhe të forcojë ndjeshëm lidhjen tuaj.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 27 prill 2026), forca juaj qëndron në qetësinë dhe vetëbesimin tuaj të brendshëm. Nuk keni nevojë të provoni asgjë, dhe kjo ju bën më autoritar. Në punë, i menaxhoni situatat më mirë. Në dashuri, po hyni në një fazë më autentike: më pak krenari dhe më shumë e vërtetë do t’ju sjellë rezultate më të mira.

VIRGJËRESHA

Është një ditë e mirë, por me disa elementë të papritur. Jo gjithçka mund të planifikohet dhe ju e kuptoni mirë këtë. Në punë, do të gjeni zgjidhje efektive dhe praktike. Në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë kritikë: lini vend për spontanitet dhe emocione.

PESHORJA

Mendoni se është koha për të marrë një qëndrim të qartë. Nuk mund të qëndroni më të bllokuar midis dy situatave. Në punë, mund t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm. Në dashuri, një diskutim i hapur mund të çojë në një pikë kthese të rëndësishme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 27 prill 2026), ju pret një ditë shumë intensive dhe e kthjellët. Aftësia juaj për të kuptuar ju vendos përpara të tjerëve. Ky është një avantazh i madh strategjik në punë. Në dashuri, jeni më selektivë: dëshironi diçka të vërtetë dhe nuk pranoni më kompromise të panevojshme.

SHIGJETARI

Ndjeni nevojën t’u jepni energjive tuaja një drejtim konkret. Thjesht lëvizja nuk është e mjaftueshme për ju: ju doni të ndërtoni diçka që do të ketë kuptim me kalimin e kohës. Një projekt interesant mund të lindë në punë. Në dashuri, ju jeni më të sinqertë dhe kjo mund të forcojë ose të vërë në provë një marrëdhënie.

BRICJAPI

Po përmirësoni një rrugë që tashmë është duke u zhvilluar dhe po e bëni atë më efektive. Në punë, po bëni zgjedhje të qarta dhe të synuara. Megjithatë, në dashuri, keni nevojë për më shumë hapje emocionale: dikush duhet të ndiejë se jeni më të pranishëm dhe të përfshirë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë, 27 prill 2026), keni intuita të shkëlqyera që mund të sjellin ndryshime konkrete. Mos u mjaftoni vetëm me ide: vërini ato në praktikë. Në punë, iniciativa juaj mund të bëjë diferencën. Megjithatë, në dashuri, përpiquni të jeni më të qartë dhe më pak të shkëputur.

PESHQIT

Është një ditë shumë interesante sepse jeni në gjendje të kombinoni ndjeshmërinë dhe veprimin. Jo vetëm që perceptoni, por edhe ndërmerrni veprime konkrete. Kjo ju ndihmon të arrini rezultate në punë. Në dashuri, ka një ëmbëlsi më të qëndrueshme, më pak të brishtë dhe më të vetëdijshme.

“Mundohu sa të duash, nuk e bën dot!”/ Arbër Hajdari thumbon Arbana Osmanin për Ferma VIP!

Deklaratat e opinionistit të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në “Top Albania Radio”, kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet.

Fjalët e tij janë marrë menjëherë nga publiku dhe mediat rozë si një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i fortë ndaj ish-moderatores së këtij formati, Arbana Osmani, dhe reality show-t konkurrent, “Ferma VIP”.

Gjatë bisedës, Arbëri theksoi se sùksesi i një formati të këtij kalibri nuk qëndron thjesht tek individët, por te fuqia, eksperienca dhe “makineria” e një televizioni të madh si Top Channel.

Deklarata e tij e prerë, e cila po qarkullon me shpejtësi në faqet e showbiz-it ishte:

“(As moderatori, as casting, as opinionisti) Për të bërë një reality show të suksesshëm, duhet Top Channel. Mundohu sa të duash nuk e bën dot. Nuk është me zor. Është vite punë, është eksperiencë.”

Ndonëse opinionisti zgjodhi të mos përmendte emra konkretë, konteksti i situatës ka bërë që ndjekësit ta përkthejnë këtë si një mesazh të qartë për Arbanën dhe për këdo tjetër që përpiqet të replikojë suksesin e BBVIP jashtë dyerve të Top Channel.

E fundit! Policia futet për kontroll në banesën në Patos, gjen të riun norvegjez duke …

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, Sebastian Temples, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu banonte përkohësisht në një banesë me qira.

Gjatë kontrollit të ushtruàr ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

I arrestuari është shtetasi S. T., 28 vjeç. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.

“Do të paguaj taksinë”/ Incident i pazakontë! D.hunon dhe bën për spital fqinjin për… 20 euro

Një incident i rëndë dhune është regjistruar në Patra, Greqi, ku një 56-vjeçar është sulmuar brutalisht pasi refuzoi t’i jepte para një personi që e njihte vetëm si fqinj.

Sipas deklarimeve të viktimës për televizionin MEGA TV, konflikti nisi kur autori iu paraqit në banesë duke i kërkuar fillimisht 5 euro për një taksi. Më pas, kërkesa është rritur në 20 euro, të cilat viktima i ka refuzuar.

“Nuk kam më para”, ka thënë 56-vjeçari, duke shtuar se pas refùzimit, autori nuk është larguar, por ka hyrë me forcë në banesë. Sipas tij, agresori ka marrë një tabletë nga shtëpia dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe gjoks. Në atë moment, në vendngjarje ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar autorin dhe ka thirrur shërbimet mjekësore.

I plagosuri është dërguar në spitalin Agios Andreas Hospital, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe qepje për plagët e marra.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se i dyshuari është i lidhur edhe me një grabitje të ndodhur disa ditë më parë në një sallë lojërash fati në qendër të Patras, ku dyshohet se ka marrë rreth 1,800 euro. Ndaj tij janë ngritur akuza për grabitje dhe vjedhje. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.