VIDEO/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 MIJË EURO fluturimi për në samitin e NATO-s, mister kush ia pagoi!

Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit.

Videoja e publikuar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.

Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.

Dosja.al, shkruan se një fluturim me këtë tip avioni, një ndër më luksozët në qarkullim, kushton minimalisht 35 mijë euro, edhe kur rezervohet një muaj më parë.

Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit.

Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.

Dosja.al iu drejtua zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë për të mësuar se kush e ka paguar çarterin dhe mbi çfarë baze financiare është realizuar fluturimi, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Kryeministri vetë, në raste të mëparshme kur është pyetur për çarterët që përdor, ka dhënë deklarata kontradiktore.

Pasi u publikuan të dhëna nga hakerat iranianë mbi fluturimet me çarter të Ramës me avionin Airbus A319-100, ku pretendohej se kostoja ishte 15 mijë euro në orë, Kryeministri tha:

“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat, se kanë fatura të paguara. Unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra (65 mijë lekë të reja).”

Në atë kohë Rama deklaronte se kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania” dhe udhëtimet ishin pjesë e reklamës për kompaninë.

Kur Dosja.al publikoi kontratën e rezervimit të njërit prej çarterëve por jo marrëveshjen promocionale që ai përmendte, Rama reagoi me një postim në Twitter:

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?!

Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!

Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë, se s’ka mundësi?! Ka si s’ka!

Hilja është ashiqare fare te përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”

Postimi:

Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, Rama shmangu totalisht kostot, por u përpoq të justifikonte fluturimet me “rëndësinë e punës shtetërore”:

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

E vërteta është se ky udhëtim nuk është kryer me “Air Albania” dhe as nuk ka lidhje me marrëveshje promocionale. Avioni është me regjistrim turk dhe nuk rezulton të jetë në pronësi apo bashkëpunim me linjën shqiptare.

Madje, Air Albania, që Rama e ka promovuar vazhdimisht si një arritje personale, sipas Arben Ahmetajt ka falimentuar.

Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania është 20 milionë euro. Rama ka thënë se unë jam imazhi i Air Albania.

Tani imagjino Michael Jordan që është imazhi i NIKE që të humbë dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët kanë paguar për çarterin e Ramës përmes taksave.

Jemi duke folur për devijim të parave. Një fluturim deri në Romë nga Tirana është 14 mijë euro. Le t’i numërojnë të gjitha udhëtimet. Le të shohin sa faturohet Qeveria për një udhëtim në minimum, pastaj le të shohin se çfarë ka ndodhur me taksat në Air Albania. Le të shohin detyrimet aeroportuale”, tha Ahmetaj.

Ky nuk është një udhëtim pune. Është një shëtitje 35 mijë euroshe me sushi, puro dhe asistencë personale në 11 mijë metra lartësi. Dhe për çdo qytetar që nuk e kupton, mos u shqetësoni, Rama do të thotë se kushton vetëm 65 mijë lekë të reja. Mbase e ngatërron me pagën minimale.

Ndaj pyetja e vetme që mbetet është: Kush e paguan çarterin e Ramës? Ju, ai vetë… apo ndoshta “reklama për Shqipërinë”?

Sepse në fund të ditës, kur udhëton si sheik por qeveris si asket, ose je mjeshtër propagande… ose thjesht e di që s’të kërkon askush llogari./Dosja.al

VIDEO/ ΡΙas GRUSHTI mes vajzave në Vlorë, kaρen për fΙ okësh për një vend parkimi!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, teksa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij.

Tre vajza janë përfshirë në një përplasje fizike me njëra-tjetrën, me sa duket për shkak të një vendi parkimi.

Fillimisht konflikti ka nisur me debate verbale, por më pas situata ka agravuar në përleshje fizike, ku vajzat janë kapur për flokësh, siç dëshmohet edhe në një video të publikuar online.


Në përpjekje për t’i ndarë, ndërhyn edhe një zotëri, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi vendndodhja e incidentit në qytetin bregdetar.

Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe masat që mund të ndërmerren.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë.

Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.7 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.9 lekë, ndërsa në shitje me 62.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Nuk ka qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.

Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.

Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës Rihter.

Niset me helikopter drejt Tiranës/ Shkoi në terren për kontroll të bimëve narkotike, policit i ndodh e papritura

Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policisë së Shtetit pranë Komisariatit Mat, kanë qenë në territorin e Njësisë Adminiatrive Ulëz për kontroll të bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Burimet tona bëjnë me dije se përgjatë ushtrimit të kësaj detyre një nga punonjësit e policisë Mat, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Trodhë, në kufi me rrethin e Krujës, është ndier i përkeqësuar nga shëndeti.

Menjëherë është njoftuar shërbimi i ambulancës, por automjeti i nisur nga Spitali i Burrelit nuk ka mundur të shkojë deri në vend, për shkak të terrenit të thyer dhe pa rrugë automobilistike.

Në këto kushte është njoftuar të vijë helikopteri për të bërë transportin e punonjësit të policisë, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

U qëI Iua për υ▪︎ekje/ Zbardhet identiteti i të riut që hυmbi jetën gjatë një tentative për vjedhje (Foto+Emri)

Biznesmeni përgjegjës për vrasjen e një të riu shqiptar dhe plagosjen e një të riu tjetër të së njëjtës kombësi ka rrëfyer fajin. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të së hënës, kur tre shqiptarë kishin hyrë në pronën e italianit në afërsi të Salernos (me siguri për të vjedhur), por biznesmeni i qëlloi. Shqiptari i tretë është në arrati.

Rrëfimi i pronarit të vilës shënoi një pikë kthese dramatike në hetimin për vrasjen e një hajduti të ri shqiptar në Cilento. Aurelio Valiante, një biznesmen i njohur 58-vjeçar i ndërtimit, ka pranuar vrasjen e Rivaldo Rusit, 25 vjeç, banor i Francolise, në zonën Agro Caleno, dhe fshehjen e trupit të tij.

Zbulimi erdhi pas një marrjeje të gjatë në pyetje të kryer nga karabinierët dhe magjistrati. Faktet datojnë që nga nata midis të dielës dhe të hënës, kur një bandë hajdutësh hynë me forcë në vilën e Valiantes. Biznesmeni thuhet se ka marrë një pushkë gjuetie dhe ka qëlluar me armë.

Një nga plumbat plagosi rëndë një të ri tjetër shqiptar, 28 vjeç, i cili është ende i shtruar në spital me një prognozë të rezervuar në spitalin Cardarelli në Napoli. Rivaldo Rusi, 25 vjeç, u vra menjëherë. Biznesmeni tani do të duhet të përgjigjet për vrasje, fshehje të një kufome dhe lëndime të rënda trupore.

Që nga dje, në Sant’Andrea del Pizzone, një lagje e populluar në komunën e Francolise, shtëpia e viktimës ka qenë një vend pelegrinazhi për shumë bashkatdhetarë që janë mbledhur rreth familjes së viktimës. Rivaldo lë pas një grua të re dhe një djalë të vogël.

Shοkon 28-υj. eçαrja: I dα shυri im e ka… shumë të υ ogëΙ, s’më kënαq

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo lodër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.

Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im

e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç.

Përgjigja e DEIDRE: Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij.

HlSTORlA që “TR0NDlTl” vëndin! 23-υj eçarja nga Tirana: Kisha Iidhje me b. υrrin e…

Ariela Dema 23 vjeçe, nga Tirana është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e saj të veçante dhe njëkohësisht frymëzuese për të gjithë.

Që kur ka qenë e vogël, ishte shumë e lidhur me hallën dhe me bashkëshortin e saj.

Ata nuk patën fatin të kishin fëmijë, ndonëse tentuan shumë herë. Një ditë, bashkëshorti i hallës sheh në ëndërr të ëmën që kishte ndërruar jetë dhe i thoshte se ishte e kotë të tentonin,

pasi sipas fjalëve të së ndjerës fëmija i vetëm i tyre ishte Ariela.

Kur Ariela filloi klasën e parë, me dëshirë të plotë vendosi të jetojë me hallën dhe burrin e saj dhe pse me prindërit dhe vëllain e saj kishte një jetesë shumë të mirë.

Ariela ka qenë shumë e lidhur me xhaxhain e saj veçanërisht, kështu e ka thirrur gjithmonë burrin e hallës, të cilin e ka dashur dhe konsideruar përtej babait. VIDEO

V. αjza shqiρtare deΙ mes kryeqytetit me rr οba bαnjo, Ja si i d υken të gjithα…

Ndodh edhe kjo në Tiranë! Një vajzë shfaqet duke ecur me rroba banjo në zonën e “Tregut Çam” në kryeqytet. 

Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, vajza ka veshur një palë rroba banjo në ngjyrë të zezë dhe sipër tyre një fund prej rrjete, që i tregon të gjitha linjat trupore.

Vajza ecën e qetë, ndërkohë që kalimtarët e shikojnë me kureshtje.

Mesa duket ajo nuk i duruar dot temperaturat e larta dhe ndërkohë ka imagjinuar sikur është duke shëtitur pranë detit.

shiko videon KETU

Ja si të k υρtοni që një fe mër ka neυojë për ..κs

Një një lidhje në çift se.ksi ka prioritet. Rezultati i një jete aktive se.ksuale është një bashkëjetesë e lumtur.

Edhe në qoftë se kemi kaluar një ditë të lodhshme dhe stresuese, kur vjen fjala tek se.ksi nuk ka refuzim.

Ndryshe nga meshkujt, femrat janë ato të cilat japin shumë lehtë shenjat që kanë kanë kohë pa bërë s.eks.

Jeni më pak social:..Një tjetër shenjë e cila tregon se një femër nuk ka kryer marrëdhënie se.ksuale është kur ajo nuk është shumë e komunikueshme dhe është e mbyllur në vetvete.

Mungesa e gjumit:Mungesa e gjumit është një tjetër shenjë e mungesës s.ksuale për femrat.