Putin jep sinjale, i gatshëm të takohet me Zelenskyn: Të negociojmë për t’i dhënë fund luftës

Në ditën e 1,212 të konfliktit në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë sinjale të reja për një mundësi negociatash, por me kushte të qarta.

Gjatë një takimi me drejtuesit e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, shefi i Kremlinit deklaroi se nuk e konsideron riarmatosjen e NATO-s si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe gatishmëria e tij për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në një fazë përfundimtare të negociatave, me qëllimin për të përmbyllur luftën.

Megjithatë, Putin ngriti një çështje delikate përmes një komenti të drejtpërdrejtë: “Pyetja është kush do ta nënshkruajë marrëveshjen”, tha ai, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky, mandati i të cilit përfundoi në maj 2024. Për shkak të ligjit ushtarak, zgjedhjet presidenciale në Ukrainë nuk janë mbajtur.

Nga pala ukrainase, tensionet me Moskën vijojnë të rriten edhe përtej kufijve tradicionalë.

Sipas Andriy Chernyak, përfaqësues i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia po zgjeron prezencën e saj ushtarake në Arktik, një zhvillim që konsiderohet strategjik për kontrollin e zonave me burime natyrore dhe qasje të reja detare.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 85.5 lekë.

Euro, blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.1 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 113.8 lekë dhe shitet me 115 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 61.7 lekë, ndërsa në shitje me 63 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Miss Shqipëria 2025” shpall më të bukurën/ Ja vajza bukuroshe që rrëmbeu titullin

“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia

Bombardimi i spitalit në Izrael, reagon Netanyahu: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

Pas sulmit të drejtpërdrejtë me raketa iraniane ndaj spitalit Soroka në Beer Sheva, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra, duke paralajmëruar një përgjigje të fuqishme ndaj Teheranit.

“Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë”, deklaroi Netanyahu në një komunikatë zyrtare të shpërndarë për mediat, duke e quajtur Iranin një regjim terrorist që po shënjestron civilët izraelitë.

Sipas kryeministrit izraelit, raketat iraniane u lëshuan kundër spitalit Soroka, një nga institucionet më të mëdha mjekësore në jug të vendit, si dhe kundër popullsisë civile në qendër të Izraelit, përfshirë zona si Tel Aviv dhe Jeruzalem, ku u raportuan shpërthime dhe dëme të konsiderueshme.

Netanyahu e cilësoi këtë akt si një sulm barbar dhe të paprecedentë ndaj infrastrukturës civile, duke pretenduar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe do të veprojë me vendosmëri për të ndaluar agresionin iranian.

Kërcënimi i hapur për një hakmarrje të ashpër vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm të rrezikshëm, me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake midis dy shteteve.

SKANDAL në Maliq! Pronari i agjencisë funerale shkonte në varreza e ua vidhte pllakat e mermerit varreve, më pas i shiste sërish

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në qytetin e Maliqit ku një qytetar ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Varrezat”, është bërë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit me ininciale B.M, pronari i një agjencie funerale.

Ky shtetas, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka vjedhur pllakat prej mermeri dhe graniti në varrezat e qytetit. Pasi i merrte 48-vjeçari i çonte në punishten e tij dhe më pas i shiste.

Dronët e policisë nxjerrin zbuluar të riun në Librazhd, e kapën me…

Autoritetet kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Jonuz Roçi, i cili kishte ngritur një parlcelë që shërbente për kultivimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Parcela ishte vendosur në fshatin Spathar të Librazhdit ku të mbjella ishin 150 fidanë narkotikë. Procedim penal është nisur dhe për kryeplakun e fshatit, shtetasin N. Xh., i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas që dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës.

Asgjësohen fidanët, nëpërmjet djegies.

Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.

Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh..

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Prej 4 ditësh e zhdukur! Humb gjurmët adoleshentja shqiptare në Greqi! Dyshohet se është rrëmbyer

Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej katër ditësh në Greqi.

Bëhet fjalë për Emilia Veliun, e cila ka humbur gjurmët që prej datës 16 qershor.

Mediat greke kanë publikuar njoftimin e zhdukjes së adoleshentes shqiptare si edhe foton e saj.

Ditën që u zhduk Emilia me gjatësi 1.70 dhe 65 kg, kishte veshur pantallona xhinse të zeza, një kanotiere të zezë, syze shikimi dhe një çantë ngjyrë bordo.

16-vjeçarja u zhduk në zonën e Petralonës në Athinë, me familjarët e saj që kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe autoritetet greke.

Autoritete greke u bëjnë thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 116000 si dhe në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, nëse kanë informacion për vendndodhjen e Emilias.

Të afërmit e adoleshentes kanë publikuar gjithashtu njoftimin e zhdukjes së 16-vjeçares në rrjetet e tyre sociale Facebook dhe Instagram.

Halla e adoleshentes shkruan se policia greke e ka shpallur të rrëmbyer Emilian.

Një tjetër ngjarje që trondit aviacionin/ Avioni me 150 pasagjerë mbushet me tym, ulje emergjente në Athinë

Të dhënat fillestare flasin për shfaqjen e tymit në kabinën e pilotit të avionit Airbus, i cili u detyrua të kthehej pak pas ngritjes.

Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni i kompanisë çarter Carpatair, që kryente fluturimin e AirBaltic (BT6162), u drejtua fillimisht drejt verilindjes dhe më pas u kthye duke bërë ulje në Spata.

Sipas ERT, të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të kontrollohet nga teknikët.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 19 Qershor 2025

Dashi

Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe. Kush është i martuar, gjatë këtyre ditëve do të jetë shumë i tensionuar, për çështje që kanë të bëjnë me jetën në çift. Ndërsa kush është në një lidhje, mund të pësojë zhgënjim nga njeriu që ka në krahë. Edhe puna nuk sjell ndonjë zhvillim premtues, përveç ndonjë projekti të vogël.

Demi

Nëse një person i së kaluarës ju krijon probleme apo nëse së fundmi keni përjetuar një ndarje, nuk përjashtohet mundësia që brenda të premtes të përballeni me një diskutim të ndërprerë në mes. Ju presin tre ditë të mbushura me nervozizëm dhe lodhje. Duhet të mbani parasysh edhe një debulesë fizike. Nga ana tjetër duhet të dini se sa më shumë afrohet fundi i vitit, aq më shumë do të afrohen zgjidhjet që prisni.

Binjakët

Kjo e enjte është mjaft pozitive për kontaktet, udhëtimet dhe për lidhjet që mund të krijohen në qytete të tjera. Do të arrini që të argëtoheni dhe të rigjeni buzëqeshjen e munguar. Bëni mirë që të mbyllni çdo çështje të mbetur pezull brenda së enjtes dhe kjo gjë ka të bëjë edhe me dashurinë.

Gaforrja

Keni kaluar një verë të mbushur me probleme gjë që ju ka hequr buzëqeshjen. Gjithë kjo, ka sjellë një shqetësim të madh si në familje edhe në dashuri. Ka ardhur momenti i rikuperimit, pasi lodhja do të ndihet, bashkë me ndonjë shqetësim të së kaluarës.

Luani

Jeni shumë të zënë me çështje që kanë të bëjnë me punën gjatë kësaj periudhe, ndaj Paolo Fox iu këshillon që të tregoni më shumë kujdes ndaj gjërave që keni për të bërë. Brenda tre muajsh jeta juaj mund të ndryshojë pozitivisht, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të jeni në një betejë konstante.

Virgjëresha

Ata që për vite kanë mbetur pezull në dashuri, duhet të pyesin veten nëse është momenti për të ndryshuar. Nëse në të kaluarën keni zhgënjyer dikë, do keni mundësi që të rikuperoni. Gjatë këtyre ditëve duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mundoheni që të zgjidhni ndonjë problem ligjor.

Peshorja

Edhe pse së fundmi nuk keni qenë shumë të sigurtë lidhur me një zgjedhje që duhet të bëni, tashmë do të jeni më të sigurtë në veprimet tuaja. Pavarësisht aparencës, shpesh jeni të pasigurtë lidhur me atë që duhet të bëni. Ka ardhur momenti që të tregoni se sa vleni dhe të fitoni një sfidë të rëndësishme. Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen projekte dhe programe të reja.

Akrepi

Këshillohet që të hidheni në veprim, për sa kohë që yjet ju mbështesin. Ata të cilët nuk do të marrin asgjë në një periudhë kaq të favorshme, do t’iu duhet që ti bëjnë llogaritë me disa probleme të vjetra. Ndërkohë kush dëshiron të hakmerret, bën mirë që të harrojë të kaluarën dhe të mendojë për të ardhmen. Me ndikimin e Venusit në shenjën tuaj, do të keni mundësi që të veproni me siguri sa i takon dashurisë.

Shigjetari

Kush është përfshirë shumë në disa probleme të punës dhe është ndjerë i izoluar, është normale që të kërkojë lirinë dhe gjëra të reja. Është gjithashtu normale që gjatë kësaj dite të përballeni me njerëz, të cilët do ju dalin kundër me agresivitet. Duhet të bëni të pamundurën për të gjetur qetësinë e brendshme.

Bricjapi

Për të lindurit e kësaj shenje, e enjtja rezervon rrezik gjatë veprimeve impulsive. Bëni mirë që të mbani nën kontroll karakterin tuaj, pasi shpesh do ju duhet që ti bëni llogaritë me veprime të gabuara, shkruan noa.al. Mundohuni që të kuptoni më mirë nevojat tuaja dhe më pas të veproni.

Ujori

Kjo periudhë është e mbushur me konfuzion për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, pritet që ta kaloni këtë fazë pasigurie. Ndërsa në punë po investoni në shumë projekte dhe me shumë entuziazëm, por rezultatet ekonomike nuk do të jenë të kënaqshme. Në këtë drejtim do ju duhet më shumë kohë dhe kjo periudhë nuk do të jetë aspak e favorshme.

Peshqit

E enjtja do të jetë e mbushur me zhvillime mjaft pozitive. Keni nevojë për më shumë konsensus përreth vetes në mënyrë që të ecni drejt projekteve të rëndësishme në sferën profesionale, gjatë muajve në vijim. Në dashuri, ajo për të cilën keni nevojë, është besnikëria.