Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili u aksidentua më 18 maj, në fshatin Pouskë të Prizrenit. K
ujtojmë se në aksidentin e 18 majit humbi jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.
25-vjeçari Erdal Tumba u dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor për tre javë, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.
Një tjetër aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar në Itali.
Viktima, banues prej kohësh në Castel Bolognese, po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.
Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. Fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.
Dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hipotezave të para, burri mund të jetë shkelur për vdekje nga një traktor. Dyshohet se është shtypur nga pirunët e mjetit ngritës.
Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja u konstatua në vend.
Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas, janë shfaqur edhe përfaqësues të mediave serbe.
Gazeta e përditshme “Kurir” ka publikuar materiale video dhe fotografi nga stërvitja, duke pranuar hapur se e ka ndjekur seancën jashtë hapësirës së autorizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në një artikull të botuar me titull provokues “Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, media serbe jo vetëm që pranon ndjekjen e stërvitjes, por edhe e paraqet si një “arritje”, duke përshkruar detaje nga puna taktike e trajnerit Silvinjo dhe përgatitjet e skuadrës kuqezi në prag të sfidave të radhës.
Veprimi ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me masat e sigurisë në kampin stërvitor të Shqipërisë, pasi mbetet e paqartë se si gazetarët serbë kanë mundur të qëndrojnë për një kohë të gjatë pranë fushës, pa u ndaluar nga personeli përkatës.
Dragan Stojkoviç ka folur në konferencë për shtyp. Në prag është ndeshja Shqipëri-Serbi, që do të luhet të shtunën prej orës 20:45.
Trajneri serb nuk pëlqeu një prej pyetjeve ku iu vendos në dyshim pozita si trajner.
Në anën tjetër konferenca nisi në shqip dhe u mbyll po në shqip prej tij.
Stojkoviç uroi po ashtu Kurban Bajramin në fillimin e fjalës së tij. Pas konferencës iu bashkua grupit në “Air Albania” për seancën e fundit stërvitore./PANORAMASPORT.AL
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet dhe kurioziteti nuk mungojnë as në konferencat për shtyp.
Gjatë konferences së kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, një gazetar serb e ka zhvendosur vëmendjen nga futbolli te jeta personale e mbrojtësit.
Gazetari serb i ka drejtuar një pyetje rreth bashkëshortes së Gjimshitit, e cila është me origjinë serbe. Por kapiteni shqiptar nuk ka preferuar të japë komente për jetën private.
“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll,” – u shpreh me qetësi, por qartësisht i vendosur. (TemA)
Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij.
Përplasja filloi kur Musk kundërshtoi projektbuxhetin për të cilin tha se do e rriste borxhin amerikan me disa triliona dollarë. Por Trump iu përgjigj duke thënë se Musk kishte qefmbetje pasi projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.
Së fundmi, Elon Musk duket se ka kaluar limitet duke sugjeruar se Trump është në dosjen “Epstein”, të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.
Dosja e Epstein, që përmban dokumente dhe emra të panjohur, dyshohet të personazheve të fashëm që janë shoqëruar me Epstein, u premtua se do të publikohej e gjitha nga administrata e re e Trump, diçka që nuk ndodhi.
“Arena Kombëtare” transformohet përsëri në “Air Albania”.
Pak muaj pas përfundimit të marrëveshjes së parë mes palëve, FSHF dhe kompania në fjalë kanë nënshkruar për 5 vitet e ardhshme marrëveshjen e re, duke emërtuar kështu stadiumin kryeqytetas me emrin që ka mbartur që pas rindërtimit të tij në vitin 2019.
Marrëveshja u firmos në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.
Një 21-vjeçare britanike është arrestuar dhe mbahet në burg prej tre javësh në Sri Lanka, pasi akuzohet për trafik droge.
Ajo u ndalua me sasi të madhe kanabisi sintetik me vlerë miliona euro, që u zbulua në bagazhet e saj.
Sipas raportimeve të gazetës The Independent, bëhet fjalë për Charlotte Maylee Lee, një ish-stjuardesë nga jugu i Londrës, e cila u arrestua më 12 maj në aeroportin Bandaranaike në Kolombo, pasi mbërriti me fluturim nga Bangkoku.
Ajo po mbahet në paraburgim nën dyshimin se transportonte 46 kilogramë kanabis në dy valixhe, një sasi me vlerë rreth 1.4 milionë euro.
Avokati i saj ka deklaruar për mediat se Lee mohon çdo dijeni për lëndët narkotike të gjetura në valixhet e saj. Ajo ndodhet në burgun e Negombo, një qytet në veri të kryeqytetit, dhe ende nuk i është ngritur zyrtarisht akuza, pasi hetimet e policisë vijojnë.
“Gjatë seancës së fundit gjyqësore, kam kërkuar që substancat e sekuestruara të analizohen nga departamenti shtetëror përkatës dhe raporti të dorëzohet në gjykatë,” deklaroi avokati i saj.
Nëse shpallet fajtore, 21-vjeçarja përballet me një dënim deri në 25 vite burg. Charlotte kishte udhëtuar në Tajlandë për pushime dhe më pas shkoi në Sri Lanka për të rinovuar vizën 30-ditore, me qëllim të rikthimit në Tajlandë.
Ajo kishte lënë Britaninë drejt Tajlandës në fund të prillit.
Rasti ka ngjallur interes të shtuar në media, pasi është ngritur mundësia e një lidhjeje me rastin e Bella Callie, një 18-vjeçare e cila u zhduk teksa udhëtonte në Tajlandë dhe më pas u arrestua në Gjeorgji, nën akuzën për kontrabandim të dhjetëra qeseve me kanabis në vend.
Të dyja vajzat u arrestuan brenda një dite, pasi kishin fluturuar vetëm nga aeroporti Suvarnabhumi në Bangkok.
Callie përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtore për trafik ndërkombëtar droge në Gjeorgji.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.
“Siç ju e dini, të përgatitemi për luftë, të shpenzojmë më shumë dhe kur ju mund të jeni gati për të luftuar ju nuk do të sulmoheni”, tha Rutte.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, Efi Dhedhes ka reaguar publikisht ndaj cilësisë së dobët të një pale rroba banje të blera në Zara.
Në një video të postuar në Instagram, ajo tregon se rrobat e banjës vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë, pavarësisht se janë larë disa herë.
“Mos blini rroba banje te Zara. Është e disata herë që i vesh dhe vazhdojnë të nxjerrin ngjyrë”, thotë Efi, duke treguar edhe peshqirin që është njollosur nga boja.
Reagimi i saj ka nxitur menjëherë reagime nga ndjekësit, disa prej të cilëve janë shprehur se kanë përjetuar përvoja të ngjashme me produktet e së njëjtës markë.