Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

Një ilaç i ri imunoterapie kundër kancerit ka ndihmuar pacientët me kancer në kokë dhe qafë të jetojnë dyfish më gjatë pa u rikthyer sëmundja.

Studiuesit e përshkruajnë këtë si përparimin më të madh në trajtimin e këtij lloji të kancerit në 20 vitet e fundit. Mijëra pacientë në mbarë botën mund të përfitojnë nga kjo terapi, e cila potencialisht do të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj një sëmundjeje që deri më tani ka qenë tepër e vështirë për t’u trajtuar, shkruan BBC.

Laura Marston, 45 vjeç, nga Derbyshire në Angli, është një nga mbi 350 pacientët që morën pjesë në provën klinike. Pas diagnostikimit me kancer të avancuar në vitin 2019, mjekët i dhanë vetëm 30% shanse për të mbijetuar pesë vitet e ardhshme. Sot, gjashtë vjet më vonë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon punën me kohë të plotë.

“Jam e habitur që jam ende gjallë,” – thotë Laura. “Kjo terapi më ka rikthyer jetën.”

Laura iu nënshtrua trajtimit me ‘pembrolizumab’, një ilaç imunoterapie që iu dha para dhe pas operacionit. Qëllimi ishte të aktivizohej sistemi imunitar që të njohë dhe luftojë kancerin në rast se ai rikthehet.

Rezultate që ndryshojnë jetën

Krahasuar me trajtimin standard, pacientët që morën pembrolizumab para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale jetuan, mesatarisht, pesë vjet pa rikthim të kancerit, krahasuar me vetëm 2.5 vjet tek grupi tjetër.

Gjithashtu, pas tre vitesh, rreziku për përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit u ul me 10%.

Profesor Kevin Harrington, udhëheqësi i studimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se “ilaçi ndihmon trupin të zhvillojë një reagim të fuqishëm imunitar kundër tumoreve, dhe e mban atë reagim aktiv edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.”

“Ky trajtim mund të ndryshojë rrënjësisht trajtimin e pacientëve me kancer në kokë dhe qafë. Ai e zvogëlon ndjeshëm rrezikun e përhapjes së sëmundjes, që është faza më e rrezikshme për jetën e pacientëve,” – tha Harrington.

Ilaçi që ‘i trajnon’ qelizat e trupit

Sekreti i suksesit, sipas studiuesve, është dhënia e ilaçit para operacionit, në mënyrë që sistemi imunitar të “shohë” tumorin dhe të mësojë ta sulmojë në të ardhmen.

Laura, e cila humbi gjuhën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, por rifitoi aftësinë për të folur e ngrënë falë një ndërhyrjeje rindërtuese, thotë se imunoterapia ka qenë “fenomenale”. “Nuk besoja se do të isha këtu për të treguar historinë time,” shton ajo.

Të dhënat nga studimi

Studimi klinik Keynote përfshiu 192 spitale në 24 vende, dhe u drejtua nga Universiteti i Uashingtonit në ShBA. Ai u financua nga kompania farmaceutike MSD.

Rezultatet do të prezantohen në Kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane për Onkologjinë Klinike (ASCO).

Rreth 12,800 raste të reja me kancer në kokë dhe qafë diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel

“Kriset” koalicioni PD-PL? Berisha: Ilir Meta është në burg, çdo forcë bën zgjedhjet e veta…

Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, është pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën pasi ky i fundit po mendon që në zgjedhjet lokale të hyjë me siglën e Partisë së Lirisë.

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vet. Berisha tha se koalicioni me të ishte për zgjedhjet e 11 majit.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-ASHM ai është një i burgosur politik. Pastaj për zgjedhje të tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjen e vetë. Kjo aleancë ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

Armando Broja është një nga lojtarët më të përfolur të kombëtares shqiptare, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë. Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ku huazimin tek Everton, jo vetëm që e mbylli pa asnjl gol, por edhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat.

Megjithatë jeta personale përtej futbollit, duke se po i shkon “vaj”. Pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.

Aktualisht ai është në një romancë me një vajzë shqiptare me origjinë nga Përmeti të quajtur “Sindi” dhe këtë gjë e konfimroi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Broja tha se deri më tani nuk i ka dedikuar asnjë gol asaj, por shpreson që këtë gjë ta bëjë në të ardhmen.

Armando Broja: Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani.

Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?

Armando Broja: Shqiptare.

Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?

Armando Broja: Nga Përmeti.

Futbollisti shtoi se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.

Armando Broja: Jam i vogël, jam 23 vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur.

Flor Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor! Artisti pezullon koncertin..

Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero.

Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.

Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.

Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit, dyshe e cila u përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar. Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën. Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.

Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por tashmë, rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë.

Prej disa kohësh Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij. Kujtojmë që u bë kohë e gjatë që nga projekti i fundit që këngëtari ka lançuar. Mirëpo fansat dhe ndjekësit e tij nuk e kanë harruar asnjë moment, shpesh kanë kërkuar nga Flori projekte të reja.

Ajo çfarë u vu re në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.

Nuk dihet nëse ky është titulli i albumit më të ri, apo paralajmërim për diçka më të madhe. Njerëzit e afërt të Florit, bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital. Por kur kanë kaluar rreth 1 vit nga ideimi i projektit për një koncert recital, duket se për të ende nuk është koha që të ngjitet në skenë. Por tashmë krijimtaria e tij, duket se do të rinisë, të paktën për artistët e tjerë.

Në një ceremoni përrallore, këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luar, ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni përrallore pranë detit, në Jug të Shqipërisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Etjen, me të cilin ndan një histori të gjatë dashurie.

Pamjet e ndara nga të ftuarit në rrjete sociale tregojnë një atmosferë romantike dhe elegante, ku çifti dukej më të dashuruar se kurrë, nën sfondin mahnitës të detit dhe qiellit të kaltër shqiptar. Luar mahniti me fustanin e saj të bardhë, i cili theksonte thjeshtësinë dhe hijeshinë e saj, ndërsa detajet e dasmës reflektonin ndjenjë dhe stil.

Ceremonia ishte intime, por e mbushur me emocione dhe dashuri – një ditë që me siguri do të mbetet e paharruar për çiftin dhe të gjithë të pranishmit.

Video Player

Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit (Video)

Një skandal është regjistruar ditën e djeshme, ku dy vajza janë futur me automjetin e tyre kundravajtje në autostradën e Laçit.

Ato kanë filmuar veten teksa udhëtojnë në drejtim të kundërt dhe i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale, të cilat janë denoncuar më pas për JOQ.

Siç shihet edhe nga video, vajzat nuk duken aspak të trembura apo shqetësuara. Madje po këndojnë, gjë që nënkupton se futja kundravajtje nuk ka qenë gabimisht, por e qëllimshme.

Një manovër e tillë mund të kthehet në tragjedi, jo vetëm për jetën e tyre, por duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të tjerë.

https://streamable.com/e/zca1ya?quality=highest

Gati kulla më e re në Tiranë! “Barcelona” do të jetë 192.8 metër e lartë

Kulla më e re në Tiranë do të emërtohet “Barcelona” e projektuar nga studio e njohur spanjolle Ricardo Bofill Taller.

Pas “Lana Riverse Residences”, për nga lartësia renditet kulla e emëruar “Barcelona Tower”, e cila do te jetë 192.8 metër e lartë, duke numëruar 50 kate mbi tokë dhe 6 të tjera nën tokë.

Kjo ndërtesë do të zërë vendin e Bankës Kombëtare Tregtare, ngjitur me Shtëpinë e Gjetheve.

Kjo kullë do të jetë ngjitur me Green Tower Forever tek Gjykata dhe do të jetë e projektuar e gjitha e beton në ngjyrë tulle.

LAJM I MADH për tifozët shqiptarë, FIFA jep “dritën jeshile” para duelit me Serbinë

Për sjelljet diskriminuese të dia tifozëve në sfidën me Andorrën në “Arenën Kombëtare” FIFA dënoi FSHF-në për mbylljen e 20% të stadiumit. Në sfidën e ardhshme kualifikuese nuk do të lejoheshin tifozët pas portave.

Por, tashmë duket se institucioni më i madh i futbollit ka dhënë “dritën jeshile” për shqiptarët. Prej javësh FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me FIFA-n për lehtësimin e masave në “Arenën Kombëtare”.

Kështu mësohet se tribunat pas porte mund të përdoren sërish nga tifozët për sfidën ndaj Serbisë, duel ky që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në orën 20:45. Padiksutim ky është një lajm shumë pozitiv për të gjithë ndjekësit e Kombëtares, të cilët kanë aplikuar për të qenë prezent në shkallët e stadiumit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kuqezinjve.

Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

Tronditet Italia/ Vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të ashpra në të gjithë spektrin politik italian.

Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM), ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që ndërroi jetë në rrethana tragjike.

Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentin si një tregues të “një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë”.

Ajo shtoi: “Nuk është më thjesht një përplasje politike. Është një klimë dhune që synon edhe fëmijët për të goditur prindërit. Politika duhet të bashkohet për ta ndalur këtë.”

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar kontrolle për të zbuluar identitetin e autorit të postimit dhe ka premtuar masa shembullore: “Asnjë tolerancë për dhunën,” tha ai.

Arianna Meloni, motra e Kryeministres dhe drejtuesja e sekretariatit të Fratelli d’Italia, reagoi me zemërim në rrjetet sociale: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i fuqishëm dhe unanim. Motrës sime Giorgia dhe mbesës sime, përqafimi im më i ngrohtë.”

Reagime të forta kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike: Galeazzo Bignami, president i deputetëve të FdI, kërkoi një “përgjigje shembullore”; Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, theksoi se “shprehja e urrejtjes ndaj një fëmije ofendon ndërgjegjen”; Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, kërkoi “vigjilencë dhe censurë nga të gjitha institucionet”.

Solidaritet me Melonin shprehën edhe përfaqësues të opozitës. Simona Malpezzi, senatore e Partisë Demokratike, tha: “Është e pabesueshme që dikush ngacmon një fëmijë për të sulmuar politikisht nënën e saj.” Ndërsa Pierferdinando Casini shtoi: “Solidariteti për vajzën e Kryeministres nuk duhet të jetë lajm – duhet të jetë një normë njerëzore.”

Michaela Biancofiore, senatore e grupit centrist në Senat, theksoi se “është frikacakëri të sulmosh një fëmijë dhe t’i urosh vdekjen me fjalë që nuk duhet të mendohen kurrë”.

Ngjarja ka ringjallur debatet mbi gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale dhe mbi përgjegjësinë e institucioneve për të mbrojtur jo vetëm zyrtarët e lartë, por edhe familjet e tyre nga sulme të tilla të ulëta dhe të rrezikshme.

Çpo ndodh? Shpat Kasapi dhe Kicja kalojnë natën së bashku, kapen ‘mat’ teksa kërcejnë (Video)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi disa video ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi shfaqet në një club nate në shoqërinë Kices e cila njihet nga platforma “TikTok”.

Pamjet janë filmuar nga fansa të pranishëm në ambient, dhe duket se dyshja po kalon momente të bukura.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një dalje miqësore apo jo, por prania e tyre së bashku ka mjaftuar për të ndezur aludime në rrjet.

@big.brothervipalb#kice#shpatkasapi#fyp#foru#viral_video#viralvideos♬ Funny Song – Bruno Portinho Trilhas para filmes