Shkoi në spital pasi nuk u ndje mirë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare, ndërron jetë shtetasi italian

“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë.

63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”, njoftoi policia

“Çfarë ishte ajo zhurmë?”/ Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale drejt rrënojave të Titanikut në qershor 2023, është publikuar nga BBC.

Pamjet tronditëse, të kapura nga anija mbështetëse e ekspeditës, tregojnë momentin kur ndodhi dështimi katastrofik i nëndetëses së kompanisë OceanGate.

Në videon e publikuar nga BBC shfaqet Wendy Rush – gruaja e CEO-së së ndjerë të OceanGate, Stockton Rush – duke monitoruar komunikimet me nëndetësen.

Një zhurmë e thellë metalike, e papritur dhe alarmante, dëgjohet në sfond. E befasuar dhe e frikësuar, Wendy ngrin për një moment dhe pyet: “Çfarë ishte ajo zhurmë?”

Menjëherë pas kësaj, ekipi merr një mesazh nga nëndetësja që thotë: “hodhi dy pesha” – një sinjal i zakonshëm për kontrollin e zhytjes, por që fatkeqësisht ishte mesazhi i fundit i Titanit.

Zbulime të reja përpara publikimit të raportit përfundimtar

Pamjet janë pjesë e një dokumentari të ri të BBC-së, i cili hedh dritë mbi rrethanat e tragjedisë dhe gabimet teknike që i paraprinë saj.

Dokumentari zbulon se trupi prej fibre karboni i nëndetëses kishte shfaqur shenja dëmtimi që në vitin 2022 – një vit përpara fatkeqësisë.

Sipas hetimeve të Rojës Bregdetare të SHBA-së (USCG), dëmtimet e strukturës së anijes kishin nisur gjatë zhytjes së 80-të.

“Delaminimi në zhytjen 80 ishte fillimi i fundit,” tha toger komandantja Katie Williams nga USCG, duke shtuar se pas kësaj, çdo udhëtim me Titanin ishte një rrezik i madh.

Ekspertët kishin ngritur alarmin më parë. Victor Vescovo, një eksplorues i njohur i detit të thellë, kishte paralajmëruar drejtuesit e OceanGate se dështimi ishte “thjesht çështje kohe”.

Ish-punonjës të kompanisë kishin quajtur nëndetësen “të rrezikshme” dhe “të ndërtuar në mënyrë të papërgjegjshme”.

Mbetjet e nëndetëses u gjetën më vonë në fundin e Oqeanit Atlantik, bashkë me objekte personale si rroba, karta biznesi dhe afishe.

Autoritetet konfirmuan se midis mbetjeve u identifikuan edhe “mace të supozuara njerëzore”, të përputhshme me viktimat: CEO Stockton Rush, eksploruesi britanik Hamish Harding, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, dhe biznesmeni Shahzada Dawood me djalin e tij Suleman.

Pasojat ligjore nisin: paditë pas tragjedisë

Ndërkohë që USCG pritet të publikojë raportin përfundimtar më vonë gjatë vitit, pasojat ligjore kanë filluar.

Trashëgimtarja miliardere nga Hong Kongu, Karen Lo, ka ngritur një padi prej 1 milion paundësh ndaj OceanGate, pasi udhëtimi i saj me nëndetësen u anulua pas një incidenti në 2018 dhe nuk u realizua kurrë, edhe pse kishte paguar 680,000 paund.

Christine Dawood, e veja e Shahzada Dawood dhe nëna e Sulemanit, tha për BBC se humbja e dy më të dashurve të saj e kishte ndryshuar përjetë: “Nuk mendoj se dikush që kalon një humbje dhe traumë të tillë mund të jetë ndonjëherë i njëjtë.”

Moment prekës dhe emocionues, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e babait të ndjerë(VIDEO)

Një moment prekës dhe plot emocion u përjetua në skenën e spektaklit “AG SHOW”, ku për herë të parë, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori interpretoi këngën e të atit, duke lënë pa fjalë publikun.

Me një prani që përcolli forcë dhe ndjeshmëri, Kaltrina Kondi solli jo vetëm zërin, por edhe shpirtin e muzikës që Dr. Flori ka lënë pas.

Interpretimi i saj i dha jetë një kujtimi të paharruar, duke prekur zemrat e të gjithëve në sallë.

VIDEO

E trishtë/ Ish-deputetja e njohur diagnostikohet me tυmor: Më e vështirë nga sa pritej…

Vasfije Krasniqi, ish-deputetja dhe një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit lajmin se së fundmi është diagnostikuar me tumor.

Krasniqi ka bërë me dije se është diagnostikuar me tumor në zorrë dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për ta hequr atë.

“Qëndrimi në spital ishte më i gjatë dhe i vështirë nga sa pritej,”-shkruan ajo, duke treguar se tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi dhe është e lehtësuar.

Lajmi më i mirë për të dhe për të gjithë ata që e ndjekin me dashuri e admirim, është fakti se tumori ka rezultuar beninj, duke i hapur rrugën një shërimi të plotë.

Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj, ku u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë.

Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj.

Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës.

Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës.

Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo.

Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gruaja zhduket bashkë me djalin 2-vjeçar, burri kërkon ndihmë: Nuk dua t’ja di për atë, dua vetëm djalin

Shkodër- Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij Klaudia Hiluku si dhe të djalit të tyre 2-vjeçar.

Mikaj ka deklaruar se ka humbur kontaktet prej dy ditësh me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tyre. Gjovalin Mikaj kërkon ndihmë publike për gjetjen e djalit të tij, ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë interes për gruan, Klaudia Hiluku.

Sipas asaj që Mikaj ka dëshmuar, kjo nuk është hera e parë që gruaja e tij largohet pa lënë gjurmë duke lënë pas dhe djalin e vogël. Ai është shprehur se ka kontaktuar dhe familjarët e saj, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë informacion se ku Klaudia mund të ndodhet dhe mbi të gjitha nuk duan t’ia dinë më për të.

Gjovalin Mikaj kërkon që të gjendet djali dhe se të sigurohet që ai është mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Trump pret në Zyrën Ovale familjen shqiptare, zbulohet arsyeja dhe dhurata për njërin prej fëmijëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.

Mësohet se kjo vizitë u mundësua nga “Make a Wish Foundation”. pasi Presidenti Trump ka në axhendën e tij takime me persona me aftësi ndryshe.

Bëhet me dije se pjesë se këtij rasti është edhe djali i madh i kësaj familjeje me origjinë shqiptare.

Gjithashtu mësohet se Trump i dha djaloshit edhe një monedhë, që do ta ketë kujtim nga takimi me Presidentin e SHBA-ve.

Zyrtarët lokalë në panik/ SPAK bastis zyrat, sekuestron prova të forta

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe të dyshuarve për krime zgjedhore.

SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.

Janë sekuestruar dokumentacione në Drejtorinë e Punëve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe sektorin e pastrim gjelbërim.

Gjithashtu, janë zhvilluar kontrolle edhe në ambientet e bashkisë qendrore, konkretisht në zyrat e dy drejtuesve të saj.
Me vendim gjykate, janë sekuestruar pesë telefona celularë. Ky procedim nuk lidhet me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliajt, por dyshohet për një tjetër aferë të mundshme shpërdorimi detyre dhe korrupsioni nga administrata aktuale.

weblajm.com kontaktoi edhe zyrën e shtypit të bashkisë tiranë për një koment mbi lajmi dhe kontrollet. Në përgjigje të pyetjes ata u shprehen se “ska patur asnjë kontroll të tillë në administratën e bashkisë“.

WebLajm.com ka verifikuar lajmin dhe rezulton se veprimet hetimore janë kryer me kërkes të prokurores Elida Kaçkini dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Trag. jedia godet familjen e mjekes në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e saj hυmbin je.tën nga një sυlm ajror izraelit

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Khan Younis në Gaza, ku një pediatre humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj gjatë një sulmi ajror izraelit. Ngjarja ndodhi ndërsa mjekja Alaa al-Najjar ndodhej në detyrë në spitalin “Nasser”, ku punon prej kohësh.

Sipas deklaratës së spitalit, vetëm një prej fëmijëve dhe bashkëshorti i saj mbijetuan, ndonëse me plagë. Kirurgu britanik Graeme Groom, i cili punon në të njëjtin spital, tha se kishte operuar djalin 11-vjeçar të mbijetuar. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi, shtëpia e familjes u godit vetëm disa minuta pasi bashkëshorti i mjekes ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte çuar atë në punë.

Videot nga vendngjarja, të verifikuara edhe nga BBC, tregojnë trupa të vegjël fëmijësh të nxjerrë të djegur nga rrënojat pas sulmit të së premtes.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur mbi 100 objektiva në të gjithë Gazën. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se të paktën 74 persona janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Dr. Muneer Alboursh, tha se fëmija më i madh i familjes al-Najjar ishte vetëm 12 vjeç. Në një video të publikuar nga një tjetër kirurg britanik që punon në spitalin “Nasser”, thuhet se babai i fëmijëve është në gjendje shumë të rëndë.

Një tjetër mjek, Youssef Abu al-Rish, tregoi se kishte parë mjeken duke kërkuar me ankth informacion për djalin e saj të mbijetuar në sallën e operacionit.

“Na mjafton! Mëshironi popullin tonë! I bëjmë thirrje të gjitha vendeve, komunitetit ndërkombëtar, Hamasit dhe të gjitha palëve që të na mëshirojnë. Jemi të rraskapitur nga uria dhe zhvendosja, na mjafton!”, tha al-Rish me lot në sy.