Horoskopi për ditën e sotme,e Mërkurë 21 Prill  2025

Dashi

Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.

Demi

Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe herë pas here do jeni me inat. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të qene partner serioz, besnik dhe i përkujdesur, por do ju tërheqë edhe dikush tjetër dhe pa dashje do e lini pas dore atë që keni në krah. Tundimi do jetë i fortë. Nëse jeni beqarë ka mundësi që t’i riktheheni një dashurie të vjetër, por ndryshe nga më parë me më shumë pasion. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do hezitoni të shprehni idetë dhe mendimet që keni. Shpenzimet mbajini gjithë kohës nën kontroll për të mos pasur probleme.

Binjakët

Klima yjore do jetë shumë e mirë sot dhe ambiento do jetë gjithë kohës i ngrohtë. Nëse keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet për të kënaqur fillimisht veten dhe atë që keni në krah. Çdo premtim që keni bërë do e mbani. Ju beqarët do pëlqeni dikë, por do keni një përzierje mendimesh dhe nuk do dini nëse duhet apo jo të hidhni hapa. Dëgjoni më mirë zemrën. Në punë do i bëni gjërat shpejt dhe mirë. Vërtet do lodheni pak, por përfundimet do ju kënaqin pafundësisht. Në planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse mund t’iu dalin probleme më vonë. Para hua mos jepni për asnjë arsye.

Gaforrja

Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm probleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.

Luani

Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyre kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.

Virgjëresha

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.

Peshorja

Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.

Akrepi

Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sado ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.

Shigjetari

Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate.

Bricjapi

Sot nuk do ju mundojë për asnjë moment dinamizmi dhe jeta profesionale do jetë më e privilegjuara nga të gjitha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do krijoni asnjëherë situata të pakëndshme. Monotoninë dhe rutinën do e mbani gjithë kohës larg marrëdhënies që keni krijuar. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme dhe mund të nxitoni të hidheni në krahët e dikujt pa e njohur mirë. Në punë çdo gjë do marrë një tjetër kuptim. Do hidhni hapat e duhura kurdoherë dhe të gjithë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do guxoni shumë, do rrezikoni, por do ja dilni mbanë.

Ujori

Ditë shumë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Logjika dhe maturia do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do ja shprehni edhe më shumë dashurinë partnerit dhe ai do gëzohet aq shumë saqë do ua plotësoje disa dëshira të mëdha që i keni shprehur. Lidhja mes jush do bëhet edhe më e fortë. Nëse jeni beqarët do hidhni hapat e para drejt një historie që do iu ndryshojë kuptimin e jetës në tërësi. Nëse në punë keni kohë që keni kërkuar një post të ri apo diçka tjetër, sot do merrni përgjigjet e shumëpritura e madje në mënyra që nuk i prisnit. Me shpenzimet do jeni më të rezervuar dhe situata do mbetet e stabilizuar.

Plas brenda PD, kandidatja Kalaja: Tabakut, votat ia bleu Rama për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit.

Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.

Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së.

Statusi i Kalasë:

Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.

Qëllimi:

Për të poshtëruar Berishën;
Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;
Për të zgjedhur opozitën që do.
Do ja shohin hajrin shpejt Sudes

E do Rama në krye të PD.

Donald Trump: Putin më tha se RUSËT e admironin gruan time, Melania!

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare fokusi ka qenë mundësia e një armëpushimi në luftën e Ukrainës.

Mirëpo, gjatë një konference në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë.

“Putini sapo tha, ata rusët e respektojnë shumë gruan tënde”, u shpreh Trump. Kur presidenti amerikan e ka pyetur “Po mua?”, ai tha se Putini ishte përgjigjur, “Ata e pëlqejnë më shumë Melanian”.

 Ai përmendi gjithashtu se kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Putinin për çështje serioze.

Trump vuri në dukje se ishte bërë përparim në diskutimet e tyre, megjithatë me turmën vendosi të ndante këtë moment qesharak që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti amerikan firmosi Aktin “Take It Down”, për ndalimin e shpërndarjes apo përdorimit të imazheve të personave pa pëlqimin e tyre.

Donald Trump mori një moment për të falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për udhëheqjen e saj në çështjet kritike, duke lavdëruar përkushtimin dhe dhembshurinë e saj.

Ai theksoi përpjekjet e saj në sigurimin e 25 milionë dollarëve për të siguruar strehim dhe mbështetje për të rinjtë që po largohen nga kujdesi familjar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lejoi bashkëshorten e tij, Melania, të nënshkruante të hënën një legjislacion për të ndaluar pornografinë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale me fytyra të njerëzve të vërtetë.

Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë, erdhën të vendosin bo. mba!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka akuzuar në mënyrë direkte mafian shqiptare në Ekuador, se është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Me një ton tejet të ashpër dhe duke i quajtur “terroristë”, Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët konktrollojnë grupet mafioze në Ekuador, dërguan disa mercenarë për akte të tilla.

Më parë, Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, kishte konfirmuar kapjen e 38 mercenarëve që planifikonin të sabotonin zgjedhjet. Midis tyre ishin 17 të huaj.

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme, duke lidhur aktivitetet terroriste rajonale me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak Blackwater.

Teksti i transkriptuar nga Presidenca venezueliane ndërkohë thotë: “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara”.

Në takimin, të mbajtur në Sallën Simon Bolivar, morën pjesë edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, ndër përfaqësues të tjerë të forcave të sigurisë.

“Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, tha Maduro, duke iu referuar zgjedhjeve që do të mbahen më 25 maj.

Stërvitja ushtarake “Defender 25” nis më 25 maj në Shqipëri

Më 25 maj, zyrtarisht do të nisë stërvitja shumëkombëshe e njohur si “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM).

Kjo është një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë.

“Defender Europe 25”, do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor.

Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

Ushtrimet ushtarake në fjalë përfshijnë një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve.

Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Evropë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO-ja është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

Tr agjike! Ηυmb je. tën djali i influencueses pas mbγtjes në pishinë

Djali 3-vjeçar i influencueses së njohur të “TikTok”, Emilie Kiser, ka ndërruar jetë më 18 maj 2025. Trigg Kiser humbi jetën gjashtë ditë pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e pishinës së familjes në Chandler, Arizona.

Mediat e huaja shkruajnë se Departamenti i Policisë vendase ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 12 maj, kur autoritetet u thirrën për një rast mbytjeje.

Oficerët e policisë nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar (CPR) para se të mbërrinin zjarrfikësit, të cilët e transportuan fëmijën në Spitalin Rajonal të Chandlerit.

Për shkak të gjendjes së rëndë, 3-vjeçari u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Phoenix, ku qëndroi në gjendje kritike deri në ndarjen nga jeta më 18 maj.

Emilie Kiser, 26 vjeçe, ka mbi 3.4 milionë ndjekës në “TikTok” dhe mbi 1 milion në “Instagram”, ku ndan përditshmëri nga jeta familjare me bashkëshortin Brady dhe dy djemtë e tyre.

T merr në Francë, pronari i restorantit υr* t 57-vjeçarin dhe e gatuan për…

Policia në Francë ka zbardhur vrasjen e një burri 57-vjeçar, nga një pronar restoranti dhe gruaja e tij 45-vjeçare, të cilët zotërojnë një piceri.

Detajet për ngjarjen janë të tmerrshme. Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi, pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler, ja copëtuan trupin dhe gatuan disa pjesë të tij për të fshehur gjurmët.

Duke rrëfyer krimin, Schneider dyshohet se i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë ku jetonte viktima. 69-vjeçari rrëfeu se në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke çuar në plagosjen e tij për vdekje.

Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal.

Disa nga pjesët e trupit të viktimës u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.

Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai ishte zhdukur. Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.

Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tyre telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.

Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje. Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji.

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë.

Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.

Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese.

Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.

Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.

Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.

Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.

” E vetmja akuzë që mund t’i bëhet Berishës sot, është…”/ Reflektimi i Gjekmarkaj pas humbjes së zgjedhjeve, 11 maj

Rolin e Sali Berishës, dhe komentin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, deputeti Agron Gjekmarkaj e sjell si reflektim.

Shkrimi i Gjekmarkajt:

(Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)

1) Një “fitore” pa virtyte!

Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter!

I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita.

Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”.

Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.

2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!

Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje.

Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative!

Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.

3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?

Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe!

Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së.

Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.

4) Shqipëria e penguar

Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar.

Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.

5) Figura e Berishës si simbol qëndrese

Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim.

Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë!

Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!

6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi

Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë!

SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale.

Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.

7) Republika e frikës po merr formë

Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste.

Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht.

Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut!

Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.

8) Fundi është fillim

Berisha është baluardi i fundit.

Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë!

Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!

9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!

Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës.

Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe.

Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!

Mjeku bën paralajmërimin e frikshëm: Deri në vitin 2050 gjysma e popullsisë do të…

Mjeku okulist Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie”, foli për miopinë, (uljen e shikimit) tek njeriu.

Ai u shpreh se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.

Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.

“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.

Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, u shpreh okulisti.