Julia Ilirjani mori 384 vota si kandidate për deputete, reagon vajza e aktores! Renee ironizon: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës.

Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.

Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën.

Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.

“U gëzova shumë që ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë”, urimi i veçantë i Ali Ahmetit për Edi Ramën pas fitores: Të përqafoj si vëllau vëllain

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, Ahmeti thotë se urimi pas kurorëzimit dhe vulosjes së fitores si dhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim”, shkruan Ahmeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

Porosit dhe blen online vaj për gjunjët, por befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar 15 euro, pasi thotë se ka dhimbje në gjunjë.

Dy shishet, që i erdhën me postë kishin brenda ujë ngjyrë rozë, me një mbishkrim për qëllimin e përdorimit, por pa asnjë të dhënë tjetër mbi përbërësit.

“Kishte pafund reklamë kjo faqe dhe bleva edhe unë. E porosita online, kur je në hall… Po ua solla edhe ju që t’i shikonit vetë me sytë tuaj. Në këto shishe nuk ka asgjë tjetër veçse ujë me aromë lulesh. Ngjyra është si ujë trëndafili, aromën nuk e ka aspak të keqe, por nuk ka lidhje me atë se çfarë unë kërkoja dhe reklamohej aty. Unë e aplikova në gjunjë, por ishte thjesht ujë me aromë, nuk ka asnjë lidhje me vajin. Mund tan lija dhe në heshtje, por shikoj që ka shumë njerëz që marrin informacion për këtë dhe mashtrohen si puna ime”, tha denoncuesja.

Mjeku alternativ Irfan Gjeçi,thotë se bëhet fjalë për një produkt të dyshimtë, ndaj duhet bërë kujdes me blerjet e pakontrolluara në internet.

“Rastet kanë treguar se kur produkti nuk tregohet në shkrim se çfarë përbërje ka dhe për çfarë përdoret, atëherë ky rast është pak i dyshimtë dhe është vetëm për tregti. Pra rastet janë të shumta. Njerëzit që blejnë në internet, kur nuk kanë një informacion për faqen dhe nuk e shikojnë produktin janë të zhgënjyer shpesh herë.

Ne e pamë produktin ka një aromë luleshtrydhe, por i mungon manuali i përdorimit. Normalisht që këtu ka viktima dhe viktima është ai që ka problemin dhe do bëjë një blerje jo të zgjuar”, tha mjeku Irfan Gjeçi./tvklan

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.

Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.

Titujt që ajo mban janë, “Mirënjohja e Qytetit” dhe “Protagoniste e Vitit” lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe “Qytetare Nderi” nga Bashkia Brataj.

Ndër të tjera, Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.

Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.

Trump zbulon bisedën me Putin: Negociatat për armëpushim do nisin menjëherë! Do bëjmë tregti të madhe me Rusinë pas luftës nv

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se telefonata me Vladimir Putinin shkoi “shumë mirë” dhe se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim.

Në një postim në Truth Social pak çaste më parë, Trump shtoi se Vatikani kishte shprehur interes për të pritur negociatat.

Ai më pas vazhdoi duke thënë se Rusia “dëshiron të bëjë tregti në shkallë të gjerë” me SHBA-në sapo të mbarojë lufta, dhe se Ukraina gjithashtu mund të përfitojë shumë nga tregtia.

Trump tha gjithashtu se kishte informuar Volodymyr Zelenskyy-n, presidentin ukrainas, si dhe udhëheqësit e BE-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës, menjëherë pas telefonatës me Putinin.

Ja postimi i plotë:

Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUND i luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të bëhet vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur kjo “gjakderdhje” katastrofike të mbarojë, dhe unë pajtohem.

Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë. E kam informuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me mua, menjëherë pas telefonatës me Presidentin Putin. Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!

Një tjetër shqiptar humb jetën në punë, shtypet nga kamioni në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në vendin e punës në komunën Vernio pranë Pratos në Itali. Mësohet se një punëtor 56-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u shtyp nga një kamion ndërtimi në zonën via del Bisenzio, në fshatin Mercatale.

Siç raportohet viktima ishte duke punuar në shkarkimin e materialeve ndërtimore nga mjeti, i cili ishte ndalur në një shpat. Për shkak të humbjes së tërheqjes në asfalt, kamioni u lëviz papritur dhe goditi burrin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, automjeti përfundoi në një kanal anës rrugës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 paradite.

Punëtori ishte i punësuar nga një kompani që kryente aktivitete për llogari të Hekurudhave Shtetërore. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ambulancë e emergjencës 118, por mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen. Ndërkohë, ndërhyrja u krye edhe nga zjarrfikësit, karabinierët, policia bashkiake dhe inspektorë të Departamentit të Parandalimit të ASL Centro.

“Zoti po na sheh, Berisha po zbret nga froni i sunduesit”,Kara: Ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë së elitës politike

Avokati Romeo Kara komentoi në një studio televizive, vendimin e gjykatës së posaçme për kalimin për gjykim të dosjes “Partizani”

Avokati Kara theksoi se për herë të parë, ish-kryeministri Berisha po “zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit”.

Në këtë rast drejtësia në këtë fushatë e ulën tempin. Besoj që kjo tregon se e bënë sepse akoma nuk kanë dalë nga stereotipi… pra siguria jonë juridike është shumë e brishtë.

Ne na fut ujë sistemi edhe aty ku mendojmë se është më i miri. Ta shohësh si një person të vështirë, edhe të ta hetuar…Na paska parë Zoti që shqiptarët, votuan njësoj…

Për herë të parë po zbret nga froni i sunduesit dhe po i afrohet ndëshkimit. Ky është fillimi i fundit të sundimit të njerëzve që me pushtetin politik kanë mbajtur peng drejtësinë”, tha ndër avokati.

Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, reagon Rama! Zbardhet mesazhi që i ka nisur socialistëve!

Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë. Sipas informacioneve, Rama nuk ka urdhëruar që të heqë dorë, por u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër. Dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.

Gjithashtu, Rama beson se nuk ka patur asnjë çrregullim në proces.

Edhe pse në mesazh Rama nuk i referohet me emër Gjylametit, ndër të tjera shton që diferenca është e madhe për të patur pretendime/a2cnn

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024?

Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Por cilat janë përfitimet konkrete të emigrantëve?

Ata përfitojnë pensionet e pleqërisë; invaliditetit; familjare, pensionet e papunësisë; mbulime për sëmundjet dhe barrëlindjen.

Shqipëria njihet si një vend që ka emigracion shumë të lartë në shumë vende të botës. Sa marrëvshje për njohjen e pensioneve ka nënshkruar deri më tani vendi ynë?

Janë finalizuar 12 të tilla, me rëndësi për tu theksuar ato me vendet e Bashkimit Europian, ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. Ndërkohë që janë drejt finalizimit katër marrëveshje të tjera, kryesisht me vendet e Ballkanit.

Por ka raste si Greqia, ku ndodhet edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, me të cilën ne nuk kemi ende një marrëveshje për pensionet. me këtë shtet, nuk ka ende dritë në fund të tunelit.

Ndërsa po negociohet me Serbinë dhe Poloninë dhe negociatat për marrëveshjet e pensioneve pritet të nisin edhe me Danimarkën; Spanjën; Slloveninë dhe Moldavinë. Kjo pavarësisht se këto shtete kanë një peshë shumë më të vogël për sa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.

Po ku janë të shpërndarë emigrantët shqiptarë?

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i emigrantëve shqiptarë i kapërcen 1.6 milionë. Pjesa më e madhe e tyre jeton në Itali, pasuar nga Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E rëndë/ Ishte futur në një qese të zezë, gjendet mes mbeturinave, fo. shnja pa shenja jete!

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në Prishtinë, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash.

Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishëm, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, foshnja u gjet në një qese plastike të zezë në zonën e vendgrumbullimit të mbeturinave në rrugën “Butofci”, ndërsa policia dhe hetuesit ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet mbi vdekjen dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Autoritetet kanë bërë thirrje publike për këdo që mund të ketë informacion.