VIDEO / Ylber Ramadani shënon eurogol në “Serie A”

Leçe ka kaluar në avantazh këtë të diel ndaj Torinos në një ndeshje emocionuese të Serisë A, me golin e parë të takimit të realizuar nga mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Në minutën e 46-të të lojës, Ramadani ka realizuar një gol fantastik, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje precize dhe të fuqishme.

Goli i tij ka dhuruar një moment gëzimi për tifozët e Leçes, të cilët po shpresojnë që ky avantazh të mund të ruhet deri në fund të ndeshjes. Me këtë gol, Leçe është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 ndaj Torinos.

Nëse kjo përformancë e Ylber Ramadanit vazhdon, mund të jetë një lajm i mirë për Sylvinhon në prag të sfidës kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Si për rastësi, në portë për Torinon ishte serbi Vanja Milinkovic-Savic, i cili u shtang nga gjuajtja e shqiptarit. Ramadani u hodh në fushë në fundin e pjesës së parë.

Bëhet viral reagimi i Beatriçes pas renditjes në Eurovizion: Nxjerr gishtin e… (Foto)

Eurovision 2025 ka përfunduar, por pas nates finale që u mbajt mbrëmjen e kaluar, rrjetet sociale nuk kanë pushuar së shpërthyeri me komente, diskutime dhe… një foto që po bën xhiron e internetit.

Në këtë imazh, këngëtarja shqiptare Beatriçe Gjergji, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjerm”, shihet duke nxjerrë gishtin e mesit, e shoqëruar nga anëtarë të stafit të saj, të cilët bëjnë të njëjtin gjest.

Megjithatë, e vërteta e veprimit të Beatriçes nuk dihet ende, dhe do na duhet të presim reagimin e saj zyrtar për të sqaruar situatën.

Edhe figura të njohura të skenës shqiptare si Luiz Ejlli dhe Dafina Zeqiri kanë reaguar ndaj Eurovision, duke aluduar për manipulim të votave dhe duke theksuar se “Zjerm” meritonte më shumë, madje edhe fitoren.

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

Izraeli mori vetëm 60 vota nga juritë e shteteve, por ndërkohë kapi vendin e dytë në Eurovision 2025 me 357 pikë në total, duke marrë një rekord prej 297 pikësh nga publiku, duke ngritur hije tek shumë shtete.

Kjo ka bërë që dhe tensionet midis RTVE (Transmetimi Publik i Spanjës) dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) të vazhdojnë të përshkallëzohen.

Sipas burimeve të mediave të huaja pranë organizatës, transmetuesi publik i Spanjës ka vendosur të kërkojë një audit nga organizata përgjegjëse për televotimin në Eurovision.

Qëllimi i auditimit është të verifikojë rezultatet e televotimit spanjoll, pasi pretendojnë se publiku i tyre nuk e ka mbështetur këngën e Izraelit.

RTVE mori 142,688 vota në finalen e Eurovision të shtunën në mbrëmje, sipas raportit të kërkuar nga EBU, të dhëna të marra këtë të diel. Raporti fillestar i marrë nga Spanja ishte një listë e vendeve për të cilat dha më shumë vota, por nuk specifikonte numrin e votave për secilin.

Gjyqtarit anglez i soset durimi: “Histori që e dëgjoj çdo javë”/ Dënohen shqiptarët, iu kapën 900 rrënjë kanabis

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën duke kujdesur për një fabrikë të madhe kanabisi në një njësi industriale në Eastbourne.

Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, ishin përgjegjës për një operacion të sofistikuar kultivimi me rreth 900 bimë kanabisi, ku ata ujitnin, monitoronin ndriçimin dhe kujdeseshin për rritjen e bimëve.

Policia britanike bastisi njësinë në Maple Road më 19 shkurt, duke gjetur 470 bimë në atë moment, me potencial për të prodhuar deri në tre cikle vjetore. Ekspertët vlerësuan se struktura mund të prodhonte 25-75 kg kanabis në vit.

Sipas gjykatës, Kurti dhe Mozhika jetonin në kushte të rënda dhe nuk kishin marrë pagesë për punën e tyre. Ata dyshohet se ishin shfrytëzuar nga rrjete kriminale dhe punonin për të shlyer borxhe nga 3,000 deri në 5,000 paund ndaj trafikantëve që i kishin sjellë në vend.

Gjykatësi Martin Huseyin deklaroi: “Ju ishit pjesë e një operacioni shumë më të madh. Të dy jeni vetëm ingranazhe të vogla në një makinë kriminale të sofistikuar. Histori që e dëgjoj çdo javë!”.

Të dy u dënuan me 14 muaj burg, nga të cilët duhet të vuajnë të paktën 40% përpara se të përballen me deportim të mundshëm. Gjykata urdhëroi gjithashtu shkatërrimin e bimëve dhe pajisjeve të përdorura në kultivim.

E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur 41-vjeçari shqiptar

Një burrë me kombësi shqiptare, i identifikuar si shtetasi me inicialet M.G, 41 vjeç, është gjetur i vetëvarur në Greqi.

41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.

Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.

E rëndë/ Ndërron jetë 4 vjeçarja, shembet muri rrethues …

Në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë. Për pasojë vogëlushja humbi jetën.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Mësohet se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

Shqipëria, e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfundoi e teta në garën evropiane të këngës “Eurovision” këtë vit. Shqipëria mori 218 pikë, ndërsa prej tyre 173 ishin nga publiku.

“Eurovision” u mbajt në Bazel të Zvicrës këtë vit.

Në faqen e “Eurovision” janë publikuar edhe votat e televotuesëve për secilin shtet.

Shqipëria ka marrë pikë maksimale, 12 sosh, nga televotuesit e Greqisë e Malit të Zi.

Nga 10 pikë i ka marrë nga televotuesit e “Pjesës tjetër të botës”, Kroacisë, Francës, Italisë dhe Zvicrës.

Nga televotuesit e Gjermanisë, San Marinos dhe Sllovenisë, ka marrë nga 8 pikë e nga ata të Azerbajxhanit, Belgjikës, Luksemburgut e Suedisë nga 7 pikë.

E nga votat e jurisë, pikë maksimale 12 sosh, Shqipëria i mori vetëm nga Franca. Juria e Malit të Zi ia dha 10 pikë.

“Pikë që ndahen sipas pasaportës”/ Luiz Ejlli i zhgënjyer, reagon ashpër pas humbjes së Zjerm në Eurovision!

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij kompeticioni është më shumë pasojë e lojërave politike dhe aleancave mes shteteve sesa e vlerësimit real të performancave muzikore.

“Ajo që pashë në Eurovision ishte e njëjta histori e vjetër… pikë që shpërndahen sipas pasaportës, jo sipas performancës”, shkruan ai, duke nënvizuar se vendet e vogla që guxojnë të sjellin diçka ndryshe shpeshherë ndeshen me vështirësi për t’u vlerësuar drejt.

Ai thekson se Shqipëria këtë vit, përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike”, solli një pamje të re, moderne dhe autentike të vendit. “Shkodra foli me zë të lirë, solli një Shqipëri tjetër, moderne, elektrike, me identitet”, shkruan Luiz, duke shtuar se “s’ka pikë që na e ul vlerën”.

Në fund, artisti përmbyll me një mesazh ku thekson se muzika nuk mund të matet me kalkulime politike: “Muzika është ndjenjë, dhe kjo ndjenjë nuk futet dot në kalkulime politike.”

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale! Ja si komentohet gjesti

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u filmua teksa gjatë shtrëngimit të duarve i kapi gishtin presidentit francez Emmanuel Macron.

Videoja e cila ka marrë vëmendjen e mediave turke, u bë virale. Pas këtij momenti, të dy liderët qeshën.

Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin. Por presidenti turk nuk e lejoi këtë. Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje klasike”, një kundërveprim pasiv-agresiv që e nxjerr nga balanca liderin tjetër – pa thënë asnjë fjalë.

Detaje nga ngjarja e rëndë, 4-vjeçarja po luante në oborrin e shtëpisë, muri rrethues u shemb dhe…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Roskovec.

Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë.
Për pasojë vogëlushja humbi jetën.

Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.