Partia e Lirisë parti sρiυnësh: Kryetari Meta fuks, babai i Brisidës shef i Sigurimit, Elona Guri ndoqi Dritan Priftin me çimka…. edhe Tit Vasili spiun?

Partia e Lirisë apo Partia e Spiunëve? Faktet që po zbulohen dhe ato që dihen botërisht, konfirmojnë versionin e dytë, që partia e re e shpallur nga Ilir Meta

nuk është gjë tjetër veçse një grup i kryesuar nga spiunë të ish Sigurimit të Shtetit dhe personazhe me familjarë që kanë bërë karrierë në ish Sigurimin e Shtetit, strukturën famëkeqe të regjimit komunist.

E ashtuquajtura Partia e Lirisë, emër që iu mbivendos LSI-së si simbol i korrupsionit dhe plaçkitjes, drejtohet nga Ilir Meta, bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Sipas një dosje prej 140 faqesh, Ilir Meta është rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit në vitet 1988-1989, duke u mbushur me çimka përgjuese në klasë, ku mes të tjerësh ka spiunuar edhe shokun e tij Filip Talon.

Ilir Meta ka emëruar Brisida Shehajn, koordinatore të luftës kundër korrupsionit. Brisida Shehaj është vajza e ish-Shefit të Sigurimit, Ibrahim Shehaj, njeri i afërt me Ilir Metën që nga viti 1992. Madje nuk përjashtohet mundësia që koka e ish Sigurimit Ibrahim Shehaj të ketë rekrutuar Metën.

Elona Guri, kandidate për deputete e LSI-së në Durrës, një nga personazhet më të besuar të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për punë të pista, ka gjithashtu aktivitet në spiunazh, por jo me Sigurimin e Shtetit. Elona Guri u angazhua duke ndjekur këmba-këmbas Dritan Priftin me çimka përgjuese, me shpresën për ta kapur me mikeshat e tij. Ishte koha kur Prifti kërcënonte Metën me videon e korrupsionit në zyrën e tij.

Në këto kushte, Meta angazhoi Gurin dhe grupin e saj, duke vendosur përgjuese në çdo vend intim që frekuentonte Dritan Prifti, me qëllim për ta shantazhuar Meta dhe për ta detyruar që të mos publikonte videon. Grupi i Elonës siguroi disa video, për të cilat më pas fliste me kode Spartak Braho, duke kërcënuar Priftin.

Ndërkaq, në rrethet politike thuhet se në ditët në vijim pritet të dalë edhe emri i Petrit Vasilit në dosjet e ish Sigurimit të Shtetit. Vasili është një nga ‘zagarët’ kryesorë të sulmimit në oborrin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. /Prapaskena