Shqiptarët brakisin Jugun, Jala dhe Dhërmiu tërësisht bοsh: Shërbimi skandaΙoz, çmimet e çmendυra dhe υrasësit me skafe frikësojnë pυshuesit

Jemi tashmë në muajin gusht, një periudhë e shumëpritur për këdo, për shkak të pushimeve.

Por duket se në Shqipëri jo gjithçka po shkon si duhet, veçanërisht në Jug.

Kjo pasi ndryshe nga ç’ishte menduar këtë verë shqiptarët kanë braktisur disa nga vendet më të frekuentuara si Jala apo Dhërmiu.

Nga pamjet e siguruara vihet re që shezlonget janë 70% bosh dhe pushuesit nuk shihen gjëkundi.

Shkak për këtë situatë të krijuar janë bërë disa faktorë. Këtu mund të listojmë shërbimin skandaloz, i cili ka lënë të pakënaqur shumë qytetarë, çmimet “e çmendura” që kanë prekur majat apo edhe pasiguria për jetën e pushueve nga skafet e shumtë.

Këtu mund të përmendim, tragjedinë që ndodhi pasditen e të martës, ku mbeti e vdekur një 7-vjeçare, pasi drejtuesi i skafit Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit.

Kjo ngjarje ka frikësuar dyfish edhe ata pak pushues, të cilët kishin zgjedhur të relaksoheshin. Tashmë duket se gjithçka është boshatisur. Si pasojë, është vërtetuar që turizmi këtë sezon në Jug ka shkuar vetëm për poshtë.