Shqiptari fiton Ιotarinë 1 milion dollarë

Një shqiptar nuk u ka besuar syve, ku ka parë se ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë “Lotto Max”. Babai i tre fëmijëve, Gazmen Hashani, nga Oliliqi i Kosovës, që jeton në Kanada, ka fituar llotarinë më sot, 18 tetor.

Ai ka treguar se nuk mund ta besonte se ka fituar paratë dhe se e ka skanuar dy herë biletën. Ndër të tjera 49-vjeçari rrëfen se kur ia tregoi lajmin gruas ajo nisi të dridhej dhe lumturohej.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollar. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Prita time shoqe për t’i treguar. Kur i thashë që fituam një milionë dollarë, ajo nisi të dridhet.

Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë” tha ai. U lumturuam të gjithë si familje. Ndihem i qetë mendërisht e fizikisht, një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë”-tha 49-vjeçari.

Shqiptari ka treguar se me paratë që ka fituar mendon të blejë një shtëpi.