“Shyqγr që nuk gjetën ato te tυbi sobës”, si u zbυluan nga përgjimet paratë e fshehura të ρastrueses; Alda Klosi kunata e drejtorit të Tatimeve

FotoMontazh: Havier Dobi – Parate qe u gjeten ne tubin e sobes

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar dy ditë më parë në një operacion special të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës, pas akuzave për grabitje të shumave të mëdha të parave.

Rozeta Dobi punonte si sanitare/pastruese në disa shtëpi në Tiranë dhe në bashkëpunim me djalin e saj kanë grabitur shuma të mëdha parash. Rasti u zbulua nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bërë nga shtetësja Alda Klosi, se i kishin vjedhur kasafortën me para dhe sende me vlerë nga apartamenti në “Rrugën e Kosovarëve”.

Menjëherë uniformat blu u vunë në lëvizje, sepse kishte dhe katër denoncime të tjera për këtë shtetase. Në ditën e parë të operacionit, Policia arrestoi nën e bir dhe sekuestroi 120.000 euro, dy makina të blera me paratë e grabitura dhe florinj. Mirëpo, shuma që blutë e kryeqytetit gjetën në shtëpinë e Rezarta Dobit ishte vetëm një pjesë atyre të grabitura.

Nënë e bir u vendosën në përgjim ambiental në qelitë e paraburgimit ku mbahen deri në caktimin e masës së sigurisë. Gjatë bisedave të tyre, Rozeta dhe Havier Dobi zbuluan se në shtëpi mbanin dhe një shumë tjetër prej më shumë se 400.000 eurosh.Parate qe u gjeten ne tubin e aspirimit te sobes (404 mije euro)

“Shyqyr që gjetën 80.000, jo lekët që kemi fshehur të tubi i sobës.” Kjo pjesë e bisedës së pastrueses me të birin është përgjuar nga Policia e Tiranës dhe menjëherë efektivët kanë shkuar për herë të dytë në shtëpinë e tyre, shkruan newsbomb.al.

Gjatë kontrollit, në tubin e aspiratorit mbi kundrabufe janë gjetur 404.800 euro, 8.500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat ishin të paketuara dhe mbështjella me qese.

Ndërkohë, “Prapaskena” mëson detaje të reja në lidhje me Alda Klosin, ish-Drejtoreshën e Koncesioneve që ra pre e grabitjes nga pastruesja e saj e besuar. Sipas raportit të kësaj medie, Alda Klosi është kunata e Ceno Klosit, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve