Skαηdali/ Në Big Market, prodυkte pa skaηdencë, ushqimet tregtohen pa respektυar rregullat bazë

Ushqimet vijojnë të jenë produktet më të pakontrolluara.

Në dyqanet Big Market, Ora News ka konstatuar produkte ku data e prodhimit apo skadimit nuk është e dallueshme madje në disa produkte nuk ka datë fare.

Në lidhje me këtë Ora News kërkoi informacion nga Big Market, por ky i fundit deri më tani ende nuk ka dhënë një përgjigje duke kërkuar më shumë kohë.


Ska/ndalet në lidhje me cilësinë e produkteve që tregton rrjeti i dyqaneve Big Market nuk kanë fund edhe pse siguria duhej të rritej në prag festash.

Sipas AKU-së, në VKM është e përcaktuar qartë që datat e prodhimit apo skadimit nuk duhet të fshihen në asnjë lloj mënyre.

Por në Big Market shumë produkteve u fshihet etiketimi. Veç ushqimeve që u fshihen datat e prodhimit apo skadimit janë dhe pa datë skadence.

Para transmetimit të kronikës Ora News ka kërkuar informacion pranë Big Market, por ky i fundit nuk është përgjigjur duke kërkuar kohë.

Ky është një skandal i bazuar në fakte dhe prova dhe se qëllimi kryesor është siguria e konsumatorëve i përkthyer në parimin kryesor i televizionit Ora News është garantimi i lajmit pa çensurë për qytetarët. 

SHIKO VIDEON