Skandali që zbυloi ρastruesja, si kërkonte Kaç Myftaraj arrestimin e Alda Klosit muaj para se të ndërronte jetë

Gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj më 29 mars 2022 bëri një emision me titull “SPAK të arrestojë dy “Stela Gugallat” TNLD, Alda Klosi (Ciko) dhe Rovena Beqiraj në emisionin e tij “Ju flet Moska”. Një nga këto emra, Alda Klosi, sot është në qendër të vëmendjes për grabitjen e miliona lekëve.

Pastruesja e saj Rozeta Dobi dhe djali Havier Dobi, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë grabitur miliona lekë në valuta të ndryshme në shtëpinë e Alda Klosit dhe personave të tjerë.

Në atë kohë Myftaraj tha se SPAK kishte lëshuar urdhër-arrestet për disa persona lidhur me aferën e inceneratorëve dhe theksoi se Alda Klosi (Ciko) dhe Rovena Beqiraj ishin persona kyç në çështjet e këtyre koncesione, në këto 9 vite të qeverisjes.

“Të dyja janë Trup i Nivelit të Lartë Drejtues të shërbimit civil. Gratë më e lartë në administratë. Të dyja këto nuk janë arrestuar sot, edhe pse janë shumë të përziera. Alda Klosi ka dalë foto së bashku me Rovena Beqirajn, që ka qenë drejtoreshë e agjencisë së trajtimit të koncesioneve dhe PPP-ve në ministrinë e zhvillimit ekonomik.

Kjo Alda Klosi ka qenë drejtoreshë koncesionet, edhe për incineratorin. Kudo ku ka ikur Ahmetaj e ka marrë me veten Klosin. Klosi është në kryeministri tashmë. Kur u bënë ato procedurat e inceneratorëve, kjo i ktheu përgjigje ministrisë së Mjedisit me shpejtësi të rrufeshme”, u shpreh atëherë Kastriot Myftaraj.

Ndërkohë, Beqiraj doli në komisionin parlamentar të inceneratorëve duke thënë se për Elbasanin nuk kishte lidhje sepse nuk kishte kërkesë për agjencinë e saj. Në atë komision ishte dhe Alda Klosi, por qëndronte pas ish-ministrit Arben Ahmetaj, për ta ndihmuar me dokumentet.