FOTO/ Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në aksidentin e rëndë rrugor në Peqin. Viktimat nuk i mbijetuan plagëve të rënda

Këta janë dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor që ndodhi në orët e para pas mesnatës, në Peqin, tek vendi i quajtur “Ura e Teqes”.

Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, banues  në Peqin, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Të plagosurit  janë nisur  me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital.

Policia e Elbasanit njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 02;00 në Hyrje te Peqinit Tek ura e Teqes ka ndodhur  një aksident  mjeti tip WGolf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll.,  24 vjec  banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banues  në Peqin.

Aksidenti tr agjik në Pogradec, ja emri i νik timës

Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën Martin Kastrioti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, duke sjellë humbjen e jetës së një personi. Viktima është identifikuar si Martin Kastrioti, banor i zonës.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ambulanca dhe forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, Martin Kastrioti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Banorët e zonës shprehen të tronditur nga lajmi dhe bëjnë thirrje për më shumë kujdes në rrugë.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.

Shoferi i droguar dhe i dehur përfundon në oborrin e shtëpisë private në Tiranë (VIDEO)

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë.

Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.

SHIKO VIDEON KËTU