Trondίtëse/ Grυσja υret burrin në gjumë me çekiç dhe thίkë: Më trαd htonte!

Një 36-vjeçare braziliane që vrau bashkëshortin e saj në Itali, tashmë është në burg për vrasje me paramendim.

Edlaine Ferreira qëlloi Francesco Vetriolin, 37 vjeç, 18 herë me thikë në shpinë dhe katër herë me çekiç në kokë, raportojnë mediat italiane.

Sipas 36-vjeçares, Vetiroli e kishte dhunuar atë fizikisht dhe psikologjikisht.

“Më tha se nuk i kisha dokumentet dhe për këtë arsye nuk mund ta lija dhe ndërkohë ishte xheloz, më kontrollonte, nuk dilja dot vetëm dhe duhej të komunikoja çdo lëvizje të vetme”, ka treguar ajo para hetuesve.

Më tej, gruaja ka thënë se në celularin e 37-vjeçarit ka zbuluar mesazhe tradhtie me transeksual dhe gra të tjera.

“I thashë se nëse ishte homoseksual mund të më linte vetëm dhe të largohej. Ai u zemërua shumë, më kapi kokën dhe më përplasi pas murit”, ka treguar Ferreira.

Një përshkallëzim dhune dhe shantazhi që kulmoi me sherrin dhe më pas me vrasjen: gruaja priti që burrin ta zinte gjumi për ta goditur fillimisht me çekiç në kokë dhe më pas me thikë në shpinë.

Më pas ajo priti dhjetë orë para se të dorëzohej, duke telefonuar në selinë e policisë lokale në Bussolengo.