U υra nga bυrri në Greqi, kjo është grυaja shqiptare, fυnerali do të bëhet në Shqipëri

Lorona Serina është 41-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30 korrik në Zakinthos të Greqisë.
.
Shqiptarja dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos, ku mbërrit pas plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja me thikë në fyt dhe gjoks.

Protothema.gr raporton se 41-vjeçarja do të varroset në Shqipëri të premten, 5 gusht.

Shqiptari i cili rrahu dhe vrau me thikë nënën e tre fëmijëve të tij, pritet të mbërrijë sot në gjykatën e Zakinthos për t’u dërguar në Prokurori.