Fredi është pronari i lokalit ku çdo mëngjes dhe çdo darkë Jofiel Koço, së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 11 vjeçar, ulej për të konsumuar kafen.
Fredi në një intervistë të dhënë për Kolibri.al ka hedhur poshtë lajmet se Jofieli ka qenë i divorcuar apo të ketë qenë konsumues droge e aq më pak të ketë patur borxhe për shkak të kumarit.
Sipas shokut të ngushtë, gjithçka mund të ketë ardhur për shkak të problemeve familjare, pasi Jofiel Koço ka nënën të paralizuar dhe vëllain me probleme të shëndetit mendor.
Sipas Fredit, pronarit të lokalit ku Jofiel Koço konsumon kafen, vetëvrasja e astreologut të njohur mund të ketë ardhur për shkak të mospërballimit të problemeve familjare.
Ndërkohë që Fredi u ka kërkuar gazetarëve të kenë kujdes me atë çka shprehin për të ndjerin, pasi Jofiel Koço ka qenë një qytetar i denjë i Korçës.