Unë gjithë kohën isha SB-SB, s’ma mori mendja, Luizi bën e rrallë se si deρυteti Benet Beci e ndihmoi: Është njeri i paparë

Banori më i përfolur i këtij edicioni të “Big Brother”, Luiz Ejlli, ka treguar së fundmi ndihmën që deputeti socialist, Benet Beci, i ka ofruar atëhere kur këngëtari nuk e ka pritur.

Duke e cilësuar si një njeri të “paparë” dhe “të mirë”, Luizi po i tregonte Kiarës se kur ishte në nevojë, ishte Beci ai i cili aso kohe nuk ishte në kostumin e deputetit, por mbante postin e administratorit të KESH-it, i ofroi ndihmë.

Këngëtari tha se kjo ndihmë e ardhur nga deputeti socialist, ishte një suprizë për të pasi ai gjatë gjithë kohës tregonte mbështetjen e tij, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Benet Beci më ka ndihmuar shumë. Realisht është shumë njeri i mirë. Tani është deputet, atëhere ka qenë administrator i KESH-it po tani është deputet me PS edhe u habita me thën të drejtën se siç rrija unë SB SB, më ndihmoi shumë. Njeri i paparë. Atëhere kur sma mori mendja, atëhere kur thoja çfarë të bëj, ku të ik, vetëm kur më tha”, dëgjohet teksa i tregon Kiarës Luizi.